Faqe kryesore arrow Ã‡eshtja Kombetare arrow Mbremje e bukur festive ne Nju Jork per Diten e Flamurit
Mbremje e bukur festive ne Nju Jork per Diten e Flamurit PDF Print E-mail
04 Dhjetor 2006
Nga Pierre-Pandeli Simsia
 
Diten e hene, me 27 Nentor Komunuiteti Shqiptar i Amerikes ne Nju Jork  u mblodh ne restorantin e mirenjohur ne Manhattan te bashkeatdhetarit tone te nderuar Bruno Selimaj per te festuar 28 Nentorin, diten e shenjte, diten kombetare te Flamurit tone te ndritur. Per te kujtuar dhe festuar kete date te shenuar historike cdo vit,  Perfaqesia e Ambasades Shqiptare prane OKB-se jep nje pritje per  bashkeatdhetaret e shumte ne seline e saj. Ndryshe nga vitet e tjera, pritja kete
vit u be ne restorantin e njohur BRUNO. Njera nga sallat e medha te atij restoranti te bukur ishte zbukuruar si per feste dhe te dukej se edhe vete ajo salle te buzeqeshte dhe i  uronte mireseardhjen bashkeatdhetareve.

Bashkeatdhetare te shumte te ardhur jo vetem nga Nju Jorku, por edhe  nga shtetet fqinje si Connecticut, New Jersey drejtohen drejt atij  restoranti. Te paret qe hyjne ne ate restorant feste ishin Dr. Namik Shehu,  Dr. Selahedin Velaj, aktivisti i njohur zoti Sali Bollati, Zoti Hazbi Shehu, shkrimtarja Albana Melyshi, shkrimtari i mirenjohur zoti Naum Prifti se bashku me vajzen e tij Julika Prifti...
Ne hyrjen kryesore te restorantit qendronte pronari Bruno Selimaj me  nje pjese te personelit te tij te cilet, me buzeqeshje u shtrengonin  duart te mireseardhurve duke shqiptuar fjalet: "Gezuar Festen e Flamurit".  Pastaj i drejtonin ne nje nga sallat e restorantit, aty ku edhe do te festohej.
Te tjere njerez, personalitete te nderuar, kryetare shoqatash te ndryshme i drejtohen restorantit Bruno. Kryetari i Vatres, zoti Agim Karagjozi, Kryetari i Liges Shqiptaro- Amerikane zoti Zef Bala, Historiani  Prof. Skender Isaku, Kryetari i Shoqates Shqiperia Mustaf Rahmani, zoterinjte Adli Bellcista, Besnik Docaj, Bek Selimi, Ismer Ahmetaj, Vasel Ivezaj, kryetarja e Shoqates se Gruas Shqiptaro- Amerikane zonja Anna Kohen, Kryetari i Akademise se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skender Kodra, aktivistja e palodhur, e kudogjendura e komunitetit tone, ish punonjesja dhe folesja ne teleizionin shqiptar Elmira Muja, Presidenti i Institutit Gjergj Kastriot Skenderbeu Rrape Ruci,
Komandanti i batalionit "ATLANTIKU", qe morri pjese ne lufte ne Kosove kunder bishes se eger serbe, zoteria i nderuar Skender Doci...

Ne hyrjen e asaj salle feste qendronin Ambasadori i Shqiperise prane OKB-se, zoti Adrian Neritani dhe bashkeshortja e tij Valbona, zevendes ambasadori i Shqiperise prane OKB-se, zoti Ljublin Dilja dhe personalitete te tjere. "Gezuar Festen e Flamurit" ishin fjalet pershendetese nga zyrtaret prites dhe te mireseardhurve te shoqeruara me te tjera fjale: "Kosova se shpejti e lire dhe e pavarur" Atmosfera brenda ne salle ishte tejet e gezueshme dhe festive. Ne sfond  ishte Flamuri yne Kombetar, gjithashtu edhe ne tryeza ishin vendosur flamuj te vegjel kombetare.
Bashkeatdhetaret, te njohur dhe te panjohur shtrengonin duart me njeri tjetrin, perqafoheshin si te njohur prej kohesh, si vellai me vellane, vellai me motren, si vellezer te nje gjaku, gjaku shqiptar. Dhe te gjithe ne ate salle ishim te njohur, motra dhe vellezer, na kishte bashkuar Flamuri yne Kombetar, festa e tij.
E ndermjet njerezve te shumte ishin ata si kurdohere, te palodhurit,  duarartet dhe peneartet, njerezit e medias dhe televizionit Kultura Shqiptare, zoterinjte e nderuar Beqir Sina dhe Adem Belliu, qe hynin mes njerezve te shumte, duke shkrepur aparatet e tyre fotografike dhe kamerat e levizshme televizive.
Per nje cast, papritur, njerezit e shumte qe qendronin me prane deres  (salla e madhe e restorantit u mbush plot me njerez dhe nje pjese e mire qendronin ne kembe) filluan te leviznin dhe disa peshperitje u degjuan  ne fillim te ngadalta, por qe u perhapen ne te gjithe sallen, duke terhequr vemendjen e pjesemarresve. Kjo beri qe te gjithe ata qe ishin ulur te ngriheshin ne kembe, te gjithe me shikim drejt deres... Caste te bukura dhe teper emocionante po kalonim te gjithe. Presidenti  i Kosoves zoti Fatmir Sejdiu ndodhej midis nesh. Po kalonte prane nesh. Po na pershendeste te gjitheve, po na takonte, shtrengim duarsh... Duartrokitje te forta dhe thirje te fuqishme:"Rrofte 28 nentori, dita e
shenjte e Flamurit tone" "Rrofte populli shqiptar", "Kosova e lire dhe  e pavarur".
Presidenti Sejdiu shoqerohej nga ambasadori Neritani dhe zevendesi i tij Dilja.
Pastaj Presidenti Sejdiu nen shoqerine e personaliteteve qe e  shoqeronin zune vend ne tavolinen e rezervuar per ta.
Te gjithe donin te takonin Presidentin Sejdiu, te flisnin me te, t'i  uronin mireseardhjen, t'i uronin se shpejti Pavaresine e Kosoves.
Pasi zune vend ne tryezen e tyre, fjalen e hapjes e mbajti Ambasadori i Shqiperise prane O.K.B.-se zoti Adrian Neritani.
Duke uruar mbare popullin shqiptar per festen e Flamurit, zoti Neritani  ndermjet te tjerash tha:
"...Menduam ta festonim pa ceremoni zyrtare, sepse keshtu e konceptuam  qe te jemi te gjithe bashke, te hame dicka te mire, te pijme dicka te mire, te takohemi me njeri tjetrin, te shkembejme mendime, opa dallime  krahinore, politike dhe fetare, sepse keshtu jemi me mire. na bashkon ajo qe te gjithe jemi shqiptare. Te urojme te gjithe se bashku njeri  tjetrin... Gezuar Festen e Flamurit" e mbylli fjalen e tij pershendetese  zoti Adrian Neritani.
Pastaj pershendeti Presidenti i Kosoves, zoti Fatmir Sejdiu.
Darka kaloi ne nje feste te bukur dhe mbreselenese. Te gjithe ne shijuam gjellerat e shumta, te shijshme dhe te
shumellojshme te shoqeruara me pije te ndryshme, te gjitha keto falas nga pronari  i restorantit, bashkeatdhetari yne i nderuar, zoti Bruno Selimaj. Eshte ne vazhdimesine e punes dhe ndihmen e madhe qe jep ky bashkeatdhetar i nderuar i komunitetit tone.
Ne vazhdim pjesemarresit shkembyen biseda te lira me njeri tjetrin si dhe me zoterinjte ambasadore, Adrian Neritani dhe Ljublin Dilja. Shkrepja e aparateve fotografike ishte edhe kujtimi me i bukur per pjesemarresit ne kete feste, ku bashke me urimin: "Gezuar Festen e  Flamurit.Keshtu u mbledhshim perhere ne festa dhe gezime me njeri tjetrin, te  gjithe se bashku" ishte edhe mbyllja e asaj mbremje te bukur dhe mbreselenese, Festimi i Flamurit tone Kombetar.
 
 
Fjalimi i plote i Presidentit Sejdiu
 
Faleminderit zoti Ambasador.
Te nderuar bashkekombas. Eshte rastesi e mire, sepse ne gjendemi  bashke, me gjithe Ju, qe te kremtojme nje nga ditet me te rendesishme te  historise te tashme dhe te ardhmes sone, Diten e Flamurit qe eshte  simbolike, e fuqishme, e perkushtimit dhe e nderrimit tone per te gjithe periudhat e kaluara te historise nacionale, per te gjithe periudhat qe ky  Flamur  ka qene i mbartur me nder te vecante dhe ka qene simbol, shtytes, nxites dhe mbrojtes i Lirise nacionale.
Natyrisht ne gjendemi ne nje faze te rendesishme te zhvillimit tone edhe si Komb dhe ne vecanti ne nje faze te rendesishme qe deshirojme dhe kemi kohen e permbylljes se nje cikli te veshtire te punes per Lirine dhe Pavaresine e Kosoves dhe besojme se  bashkazi, viti i ardhshem natyrisht do te jete edhe viti i kremtave te medha, por dhe muajt e pare te vitit te ardhshem do te jene muajt e shenimit te njohjes kombetare te Pavaresise se Kosoves.
Zoti Ambasador dhe te gjithe Ju zonja dhe zoterinj, shfrytezoj rastin te falenderoje gjithe angazhimin tuaj ne te gjithe kohet per Lirine dhe Pavaresine e Kosoves qe nuk keni kursyer asnjehere nga vetja juaj, nga  energjia juaj, qe te mberrijme kete dite te rendesishme. Ju keni qene po ashtu misionare te fuqishem te zerit te Lirise se Kosoves, posacerisht ne kete vend te shenjte, ne kete vend qe eshte ndihmetare dhe mbeshtetes i proceseve te medha te lirive njerezore, ne kete vend mik, qe ka qene dhe mbetet i perkushtuar ne mbeshtetje te kauzes sone, te kauzes se
lirise.
Prandaj falenderoje po keshtu edhe miqte amerikane qe mund te jene ne mesin tone dhe ju falenderoje juve qe keni arritur, qe vertete rrezatoni  mire per nje miqesi te qendrueshme dhe te vazhdueshme. Gezuar!


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-12 22:15:21
Un personalisht e çmoi shum kontributin e Ballit kombtar.  
Gjithmon ka mbrojtur interesat e popullit shqiptar dhe po i mbron ato edhe sot edhe gjithmon. Kam shpres se ne kte periudh tranzicioni shum te vshtir per popullin e Kosoves, Balli kombtar do tê gjej mnyren se si te veproi kunder çdo politike me karakter negativ qe reflekton ne llogarin e shqiptarve e ne dem te tyre, qoft nga jasht apo brenda territorit tone.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?