Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha
Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha PDF Print E-mail
07 Tetor 2009
I nderuar Zoti Kryeministёr

Hezitonim, t’ju drejtohemi juve, apo Kryetares sё Kuvendit, zonjёs Topalli. Dalja juaj me  tezёn “Borgjezia e re”, ishte arsya tё vendosim.
Zoti Kryeministёr, tani, pasi krijuat “Borgjezinё e re”, flisni haptas, vec nuk pёrmendni edhe krijimin e “Proletarёve tё rinj”.

1.  I kujtohen popullit tё Tiranёs, dhe tё gjithё Shqipёrisё, leksionet e shokut Ramiz Alia nё prag tё formimit tё Partisё “Demokratike”. Nuk ishin sekret. Ish-diktatori ynё transmetonte kёshillat e Mihail Gorbacovit nё Katovicё drejtuar qeveritarёve komunistё tё Lindjes me porosinё si tё krijonin Borgjezinё e re:  - “Partitё e reja tё udhёhiqen nga komunistёt”, “Pronarё tё ardhshёm tё bёhen njerёzit tanё”, “Ta shndёrrojmё klasёn komuniste nё klasё kapitaliste”. Ish-diktatori ynё transmetonte edhe leksionet e veta origjinale: “Prona ёshtё jona”, “Tё shpronёsuarve tu njohim pronёn me njё letёr nё dorё, por kurrё mos t’ua kthejmё”, “Ata tё enden nё gjykata, nga e para te e dyta, e pёrsёri nga e para”. Nё Shqipёri kёto leksione u realizuan nё jetё ekzaktёsisht.

2.  Viti 1991. Pas zgjedhjeve tё para pluraliste, nё koncert me ish kryeministrin punist, zotin Nano, - sikur nё Shqipёri tё kish fituar Diktatura e jo Demokracia, - hartuat  Ligjin antikapitalist 7501, identik ligji i Diktaturёs i Vitit 1946.

3.  Mars 1992. Partia “Demokratike” fitoi zgjedhjet parlamentare. Qeveria “Demokratike” e dalё prej tyre filloi me urgjencё zbatimi i ligjit famёkeq 7501. Hapёsirat e gjera, tё lira tё tokave qё u ishin rrёmbyer pronarёve nga diktatura u copёzuan pёrsёri. U krye pёrsёri marrshimi i madh antikapitalist. Iu rrёmbyen pёrsёri pronat atyre pronarёve tё mjerё, qё dolёn nga njё burg e ju i futёn nё burg tjetёr, se kёrkonin pronat e tyre tё grabitura nga diktatura e re. Ligji 7501 i hapi rrugё korrupsionit, mafies, vjedhjes, kontradiktave tё thella e konfuzionin nё shoqёrinё shqiptare qё vazhdon prej 19 vitesh.

Njёkohёsisht me rrёmbimin e pronave u bёnё “rrush e kumbulla” gjithё pasuritё e shqipёrisё, u shitёn thuajse pa cmim ndёrmarrjet shtetёrore, fabrikat, hotelet, dyqanet, asgjё nuk u la pёr tё kompesuar pronarёt. Kaluan tё gjitha nё pronёsi tё nomenklaturёs – drejtorё, kryetarё, brigadierё, pёrgjegjёsa, e tё agjentёve tё kudondodhur tё sigurimit.

4.  Zoti Berisha, diktaturёn e egёr nё Shqipёri, mё tё egrёn nё kampin e Lindjes, nuk e pёrmbysёt ju. Monumentin e diktatorit mё tё egёr nё Tiranё, nuk e pёrmbysёt ju. E pёrmbysi populli heroik i Tiranёs i skllavёruar 50 vjet, e pёrmbysёn bijtё e tij punёtorё e  heroikё, qё u ngritёn nё luftёn pёr demokraci, luftuan heroikisht e i qёndruan besnikё deri nё fitore. Diktaturёn nё Shqipёri e pёrmbysi populli shqiptar qё luftoi me heroizёm pёr demokracinё e dashur, aq shumё tё pritur.

Kur populli, nё tё katёr anёt e Shqipёrisё, luftonte dhёmb pёr dhёmb me forcat e shtetit tё diktaturёs e agjentёt e sigurimit, dёshironte tё dёgjontё edhe zёrin tuaj, tё pedagogёve  nё universitete, tu thonit dicka studentёve, ju asgjё. Ju ishit strukur, pritnit nga do frynte era. Vetёm shumё vonё, kur furtuna popullore nё sheshet e nё rrugёt e Tiranёs, tё Shkodrёs, tё Kavajёs, e gradualisht tё gjithё Shqiperisё, arriti kulmin, kur u pa qartё qё diktatura nuk kish mё shpresё, ju u zgjuat nga gjumi, dolёt nё podiume me dy gishtat lart. Ishte ky shkaku qё demokracia u realizua nё Shqipёri shumё mё vonё se nё vendet e tjerё tё Lindjes.

Por, fatkeqёsia nuk qёndron te vonesa, fatkeqёsia qёndrom te fakti qё nё krye tё shtetit e tё pushtetit nё Shqipёri nuk erdhёn demokratё, e ligjet e demokracisё u tradhtuan qё nё ditёt e para. Kjo ёshtё arsyja e 19 viteve tranzicion kaq kontradiktor e tё vёshtirё.

5.  Me ligjin e diktaturёs 7501, krijuat pengesё pёr investime e pёr zhvillimin e ekonomisё kapitaliste.

Menjёherё, pas pёrmbysjes sё diktaturёs, investitorё tё huaj nxituan tё sulen nё Shqipёri. Ofruan tё investojnё, tё krijojnё ferma, tё ndёrtojnё fabrika, tё hapin vende pune. Shumё prej tyre ngritёn kantiere e filluan edhe punimet. Investitorёt kёrkuan tё merrnin kontakt edhe me pronarin e ligjshёm se donin siguri pёr investimet e tyre, por hasёn nё kontradiktё me pronat e grabitura. Ata u detyruan tё braktisin punimet, ngarkuan nё shpinё mjetet e tyre tё punёs e morrёn arratinё. Njerёzit, tё mbetur pa punё, endeshin rrugёve, kёrkonin me cdo kusht tё hypnin nё gomone, tё shkonin diku pёr tё siguruar bukёn e gojёs. Sa prej atyre tё mjerёve u mbytёn nёpёr dete e sa u zhdukёn nё kufi.

6.  Ju mburrreni, krijuat “Borgjezinё e re”. Deshёm t’ju pyesim, c’bёtё ju me “Borgjezinё e vjetёr”, me ata “Cohuni ju, O tё munduar, O t’urtё skllevёr anembanё!”, qё si asnjё popull tjetёr u vranё, u burgosёn e lanё kockat nё kampet e internimit skёterrё?!
Kur ju, zoti Berisha, kryenit specializimet nё Francё, ata skllevёr, krejtёsisht tё pafajshёm, i binin kazmёs e linin kockat nё kёnetat e internimit.
“Borgjezinё e re” zoti Berisha, ju e krijuat me pasurinё e grabitur atyre tё mjerёve. Nё listёn e “Borgjezisё suaj tё re”, pa dyshim, ndёr tё parёt figurojnё edhe fёmijёt tuaj.

7.  Zoti Kryeministёr, ju drejtohemi me pyetjen: Kur do tu ktheni ose do tu kompesoni pronarёve tё ligjshёm pronat e tyre tё grabitura prej qeverisё “Demokratike”?

Pronat e grabitura vlerёsohen 24 miliard euro, 35 miliardё dollarё. Pronarёt e shpronёsuar nga qeveria juaj kanё tё drejtёn tё dinё si, dhe kur, do tu kthehen pronat ose do paguhen pёr pronat e tyre?  

-  Ju keni projektuat pёr kompesimin e pronave 5 milionё dollarё nё vit. Me njё kurs tё tillё pronat nuk kompesohen as nё shumё shekuj. Cili ёshtё kalkulimi juaj? Kursi juaj  ёshtё tallje e shtetit me ata tё mjerё.

Shumё vite kanё ikur e tё tjerё po ikin, u bёnё 19 vjet. Prisni vallё  pronarёt tё zhduken krejtёsisht e “Borgjezia juaj e re” tё gёzojё qetёsisht pronat e grabitura? Brezi i parё i pronarёve, pasi u torturua nё burgje e internime, u zhdukёn tё mjerёt pa marrё asgjё nga tё drejtat e tyre, brezi i dytё po zhduket, i ka ardhur radha tё tretit. Kur mendoni t’i kompesoni? Zvarriten ata tё mjerёt nёpёr gjykata, enden nga zyra nё zyrё, u kёrkohen dokumente tё rinj, certifikata, vёrtetime, shkresa tё reja e vёrtetime pa numёr e pa fund. A kanё fuqi e para ata tё mjerё t’i kёnaqin kёto teka?

-  Ju dini mё shumё se ne, Ligji themelor i kapitalizmit e pёrkufizon pronёn tё shenjtё e tё paprekshme, sepse prona ёshtё baza e ekonomisё kapitaliste, pa atё nuk ka kapitalizёm. Kushtetuta e rendit kapitalist thotё “Toka mund t’i merret pronarit tё ligjshёm pёr qёllime publike, me pagesё tё plotё”. Qeveria juaj “Demokratike” nё bazё tё Kushtetutёs sё rendit kapitalist e tё Kushtetutёs sё Shqipёrisё, duhej t’i paguante pronarёt e ligjshёm menjёherё, ose t’i kompesonte menjёherё.

-   Ju thoni nga paratё e prvatizimeve 1/10-tёn do ta caktoni pёr tё kompesuar pronarёt. Pёrse 1/10-tёn e jo 100/100 nuk e destinoni pёr tu paguar pronarёve tokat e tyre tё grabitura?

-  Pёrse tё ardhurat nga privatizimet e kompanive strategjike nuk i destinoni 100/100 pёr tё paguar tokёn e rrёmbyer, kur dihet vetё toka ёshtё me vlerё super strategjike?

-  Tokat qё u rrёmbyet pronarёve rrinё djerrё, pa punuar, janё 50.000 hektarё. Do ishin kthyer nё ferma moderne, do ishin krijuar vende pune e do ishte pёrmirёsuar ndjeshёm ekonomia. Pёrse nuk ua ktheni atyre qё ua rrёmbyet, pronarёve tё ligjshёm?!

-  Pёrse nё vend tё zbatoni ligjet e demokracisё, t’u ktheni pronat e tyre pronarёve tё ligjshёm, i shisni ato me formulёn tuaj “Shqipёria 1 euro”?!

-  Pёrse nё vend t’u ktheni pronarёve pronat e tyre tё ligjshme, i jepni ato me qera 20 e 99 vjet?!

-  Pёrse nё vend tu ktheni pronat pronarёve tё ligjshёm, pёrgatisni ligje t’i shisni ato me cmim disa herё mё tё ulёt se vlera e vёrtetё? Eshtё ndoshta mёnyra mё efikase qё tё kalojnё lehtas nё posedim tё “Borgjezisё suaj tё Re?”

-  Ju mund tё thoni “kёto cёshtje janё atribute tё Komisioneve Parlamentare nё Kuvend”. Mendojmё qё nё koshiencёn tuaj jeni krejtёsisht i vetёdijshёm, nёse do vepronit si qeveri vёrtet demokratike, me mission demokratik, komisionet do t’i braktisinin kёto vendime.

-  Nё gjithё shtetet e qeveritё e Lindjes nё vitin 1991 iu kthyen pronat pronarёve tё ligjshёm, nё Shqipёri ndodhi e kundёrta, ju hartuat pёrsёri ligjet antikapitaliste tё diktaturёs. Tani krijoni ligje pas ligjesh, cёshtja komplikohet edhe mё shumё. Si dhe kur do zgjidhet cёshtja e pronave tё grabitura?

8.  Zoti Kryeministёr, ju bёtё edhe njё politikё tjetёr. Nga shoqatat e pronarёve dёgjohen  tё flasin  pёr cёshtjen e pronave vetёm 2 zёra, zёri i  kryetarit tё shoqatёs “Pronёsi me Drejtёsi” dhe zёri i kryetarit tё “Shoqatёs Bregdeti”. Drejtuesit e tjerё tё kёtyre shoqatave cuditёrisht kohё tё gjatё kanё heshtur, kanё komentuar vakёt e me gjysmё zёri, si duket janё druajtur, nuk dёshironin ta prishin me ju. Nё njё kohё qё ata do organizonin protesta tё fuqishme, sepse tё fuqishme kanё qenё padrejtёsitё tuaja. Ata do t’i drejtoheshin fuqishёm Kёshillit tё Evropёs e Komisionit Evropian, do t’i drejtoheshin pёr ndihmё Kongresit e Senatit Amerikan. Eshte e cuditshme pёrse nuk e kanё bёrё. Tani sёfundmi ju i shani e mallkoni se kanё filluar tё ngrenё zёrin!

Tё njёtёn bёtё me Partinё Republikane, e Zoti Godo qё ёshtё ndёr hartuesit e Kushtetutёs sё Shqipёrisё, nё nenet e sёcilёs prona shpallet e paprekshme, e nё nenet e sёcilёs kёrkohet prona t’i kthet pronarit tё ligjshёm, pasi PR heshti kohё tё gjatё, ai disa herё ёshtё prononcuar “Kthimi i pronave ёshtё bёrё i pamundur”. Ju u lejuat tё delni mbi Kushtetutёn, zoti Kryeministёr i Shqipёrisё “Demokratike”.

E njёjta ka ndodhur me Zonjёn Topalli, Nёnkryetare e Partisё “Demokratike” e Kryetare e Kuvendit tё Shqipёrisё. Njerёzit me kёnaqsi e konsideronin me background demokrat e shpresonin. Nuk e kemi dёgjuar njё herё tё vetme tё thotё dicka pёr kёtё padrejtёsi tё madhe tё Qeverisё “Demokratike”. Si ёshtё e mundur! E kemi dёgjuar nё Kuvend nё polemikё me zotin Nano t’i pёrgjigjet atij: “Po, i mora pronat e familjes sime, sepse unё nuk jam nga fshati yt”. Deshёm t’i themi zonjёs Topalli habitemi, nuk ka ngritur zёrin tё  thotё dicka pёr ata mijёra tё mjerё, qё pasi u vranё, u zhdukёn nёpёr burgje, u torturuan e lanё kockat nё internimet sketerrё, tani enden nga gjykata nё gjykatё, enden nga zyra nё zyrё, pёr tё kёrkuar pronat e tyre tё ligjshme tё grabitura nga qeveria “Demokratike”.

Tre faktorёt e mёsipёrm sёbashku janё ligjёrisht forcё shumё e madhe, ata do ndikonin fuqishёm pёr tё ndryshuar kursin tuaj.

A ka demokratё nё Partinё “Demokratike?” Ata do gjenin kurajёn tё ngrenё zёrin, tё mbrojnё ligjshmёrinё demokratike.

A do t’i pranojё Evropa gjithё kёto zullume? Nuk dimё c’do tё thotё ajo, sepse ajo ka ligjet e saj, pa kthyer pronat deri nё njё nuk ka demokraci. Evropa thekson nё kёrkesёn e saj Respektimin e tё Drejtave Themelore tё Njerit, e njё ndёr to ёshtё kthimi i pronёs tek pronari i ligjshёm ose pagesa e saj.

A do t’i pranojё Evropa dhe Amerika kёto bёma tё pёrshtatshme pёr njё shtet diktatorial!

Ju, zoti Berisha, sa herё afrojnё zgjedhjet pёr Kuvendin e Shqipёrisё, delni me premtime “Do kthejmё pronat”. Kёtё herё premtuat “Do t’i kthejmё pronat deri nё dosjen e fundit”. Tё presim sa do ta realizoni. Reformatorё nuk janё ata qё realizojnё ligjet e diktaturёs, reformatorё janё ata qё ecin pёrpara e realizojnё ligjet e reformat e demokracisё. Tё presim, c’do tё bёjё tani qeveria juaj e koalicionit.

Pyetja ёshtё: Kur do t’i kthehen pronat?                                                                            

Me respekt
Visar Llane    


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-10-24 00:48:13
Kur do t'i ktheni pronat ?  
Do ti beja nje pyetje dy dekada shkuan mere me ment ku do ishim si mendon te futet ne evrope pa kthimin e pronave? 
 


International
English
Faqe interaktive