Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Akademi Përkujtimore në Prizren kushtuar Mid'hat Frashërit
Akademi Përkujtimore në Prizren kushtuar Mid'hat Frashërit PDF Print E-mail
13 Tetor 2009
Dr. Riza Sadiku
Sekretar i Ballit Kombëtar të Kosovës për mërgatën

REFERAT I MBAJTUR NË AKADEMIN PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 70 VJETORIT  TË THEMELIMIT TË BALLIT KOMBËTAR DHE 60 VJETORIT TË VDEKJES TË MID’HAT FRASHËRIT, Prizren 3 tetor 2009

Veprimtarin kombëtare të persomalitetit ma të shquar të kombit shqiptar, djalit të Abdyl Frashërit, kryetarit të Kongresit të Masnastirit,  firmosësit të Pavarsisë shqiptare, ministrit të Qeverisë së parë të Vlorës, pjesëmarrësit të Konferencës së Paqës në Paris, themeluesit të Ballit Kombëtar, themeluesit të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, luftëtarit dhe propaganduasit të pa epur të Shqipërisë Etnike, regjimi komunist gjatë gjithë kohës të sundimit të tij , për popullin shqiptarë e mbajti të margjinalizuar dhe të anatemuar, andaj më lejoni në këtë Akademi Përkujtimore , të cilën ia  kushtojm 70 vjetorit të themelimit të Ballit Kombëtar dhe 60 vjetorit  të ndarjes fizike  të apostollit të nacionalizmës shqiptare, Mid’hat Frasherit, ti them disa fjalë për veprimtarin e tij politike dhe kombëtare.

Zonja dhe Zotëri , të nderuar  pjesëmarrës

Kamë nder dhe privilegj të veçantë, në emër të Ballit Kombëtar të Kosovës, të flas për veprimtarinë kombëtare të ideologut dhe themeluesit të Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri, djalin e Abdyl Frashërit, themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili lindi në Janinë më 25 mars të vitit 1880.

 Mid’hat Frashëri herët mbeti pa të jatin, të cilin edhe nuk e njohi, për shkak se ishte i dënuar dhe i burgosur nga regjimi osman për shkak të organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për këte arsye u rrit dhe u edukue nën kujdesin e Naim dhe Sami Frashërit, i cili u frymëzue dhe u brumos me guximin e Abdylit, djenjat e Naimit dhe mendjen e Samiut. 

Aftsit intelektuale të Mid’hat Frashërit vinë në shprehje shumë herët. Në moshën l6 vjeçare, krijon emër dhe autoritet në të gjitha klubet shqiptare dhe mban korespondencë me personalitete të njohura intelektuale të shoqërive shqiptare të Romanisë, Bullgarisë, Turqisë, Italisë, Egjyptit e vendeve tjera. Në moshën 17 vjeçare  shkrimet e tia me pseudnimn “Skendo Frashëri” i gjejmë në gazetën “Albania” të Faik Konicës. Prej vitit 1898, shkrimet e Midhat Frashërit me pseudnimin “Lumo Skendo” u bënë shpirti dhe mendja e  “Kalendarit Kombiar”.
Mid’hat Frashëri për të qenë ma afër tokave shqiptare në vitin 1905,  vendoset në Selanik, i cili mbrenda një kohe të shkurtër u bë zemra e shqiptarëve për shkak të përhapjes së arsimit, kulturës dhe ndërgjegjesë kombëtare përmes gazetës “LIRIA” të cilën e boton në Selanik në vitin 1908, kurse  më vonë hap edhe një shkollë në gjuhën shqipe, dhe boton revistën “Dituria”
Mid’hat Frashëri për shkak të kontributit kombëtar dhe autoritetit që gëzonte në atë kohë nga të gjitha klubet shqiptare, ishte një nga protagonistët dhe organizatorët kryesor të Kongresit të Manastirit i cili u mbajtë në nëntor të vitit 1908, pikrisht për këto arsye zgjidhet kryetar i Kongresit.

Më 14 mars të vitit 1909, Mid’hat Frashëri ju bënë thirrje të gjitha klubeve shqiptare të angazhohen në hapjen e shkollave  shqipe. Me iniciativën e Mid,hatit  mbahet edhe Kongresi i Elbasanit, i cili rezulton në hapjen e Normales të Elbasanit.
Ngjarjet politike të vitit 1912, Mid’hat Frashrin nuk e lejojn  të merret me shkrime dhe letërsi, për të cilat ka patur aftësi dhe afinitet, duke konsideruar se ngjarjet aktuale – politike për fatin e popullit shqiptar janë shumë ma të rëndësishme, andaj prej vitit 1912, Mid’hati me gjithë qenjen e tijë shpirtënore, intelektuale, kombëtare, financiare, politike dhe diplomatike angazhohet për zgjedhjen e çështjes kombëtare.

Në tetor të vitit 1912, kur trojet dhe popullata shqiptare digjeshin dhe masakroheshin nga ushtritë barbare të Aleancës Ballkanike të udhëhequra nga politika ekspanzioniste e Serbisë, Mid’hat Frashëri viziton qendrat e rezistencës shqiptare, Shkupin, Ferizajin, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Hasin, Mirditën, Vlorën e vende tjera. Me këte rast takohet me një numër të personaliteteve të dalluara të çështjes shqiptare, si me Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Sali Gjukën, Bajram Currin, Isa Buletinin, Mark Markagjonin e shumë të tjerë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte bashkimi i ushëheqësve shqiptar për mbajtjen e Kuvendit mbar kombëtar, në të cilin do të shpallej  pamëvarsia e Shqipërisë.
   
Në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912, Mid,hat Frashëri  ishte delegat i Kosovës dhe i Elbasanit dhe njëri ndër  protagonistët  kryesor me Ismail Qemalin  në organizimin e Kuvendit historik.

Me rastin e formimit të qeverisë së parë shqiptare nën udhëheqen e Ismail Qemalit, më 4 dhjetor 1912, Midhat Frashëri zgjidhet Ministër i Punëve Botërore, kurse në qeverin e Turhan Pashës në kohën e Princ Vidit,  emrohet Ministër i Post-telegrafeve dhe i Punëve Botërore.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore, Mid’hat Frashërin  e gjenë në Zvicër, në qendrat propagandistike të Evropës, në Lozanë dhe Gjenevë, në të cilat qendra prej vitit 1914 kishte zhvilluar një aktivitet të dendur kombëtar në të gjitha fushat politike dhe diplomatike për njohjen e opiniont  ndërkombëtar me çështje e pa zgjedhur të popullit shqiptar. Në këtë drejtim boton disa vepra, broshura të veçanta, disa qindra artikuj dhe memorandume në gazetat ma të njohura evropiane, për padrejtsit që janë bërë popullit shqiptar në Konferencën e ambasadorëve në Londër, duke shpresuar se në Konfrencën e Paqës e cila duhej të mbahej së shpejti në Paris do të revidohen të gjitha padrejtësit që u bënë shqiptarëve në të kaluarën dhe vendimet e Konferencës të Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.  
   
Mjerisht, fuqit vendimmarse të Konferencës së Pqës në Paris, apriori ishin përgaditur nga propaganda e Serbisë, Greqisë dhe Italisë, jo të bëjnë revidimin e vendimeve të Konferencës së Londrës, por të kundërtën ti ricoptojnë edhe një herë territoret shqiptare në mes të Serbisë, Greqisë dhe Italisë.
     Duke i parë pazarllëqet që bëheshin në korriz të popullit shqiptar, Mid’hat Frashëri në mbarim  të vitit 1919, me një mesazh i drejtohet kryetarit Wilson të SH B A-së, me kërkesë që të ndërhyjë fuqimisht në marrjen e vendimeve të Konferencës së Paqës në Paris,  për  zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare, kurse nga shqiptarët Mid,hati kërkonte që në atë kohë,  politikën e tyre në të ardhemen  ta orientojnë me SHBA-së, i cili shtet nuk ka qëllime kolonizuese, por liridashëse.       
Pas shumë debataeve të ashpëra dhe të zjarrta, dhe një lufte të vështirë diplomatike që zhvillon Mid’hat Frashëri nëpër qendrat  propagandistike të Evropës dhe SH B A-së, e sidomos në Konferencën e Paqës në Paris, me vendimet e të cilës mbeti shumë i dëshpruar dhe i pa kënaqur, pasi dy krahinat shqiptare Kosova dhe Çamëria mbeten jashta shtetit amë, në tetor të vitit 1922, këtheht në Shqipëri. Në janar të vitit 1923 dërgohet në një emision special për vuarjen e marrëdhënjeve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe Greqisë, në kohën kur regjimi shovenist grek, ushtronte dhunë dhe gjenocidë të pa parë ndaj popullit Çamë. Pas shumë përpjekjeve  të Mid,hat Frashërit  për ndërprerjen e dhunës dhe shpërnguljeve  të Çamve,  përmes organizatave ndëdërkombëtare, të cilat nuk dhanë rezultate, si dhe kur e pa se  edhe koncepti politik dhe ai kombëtar i tij, nuk pajtohet me ate të Ahmet Zogut, më 25 dhjetor të vitit 1925, jep dorëhekje të pa revokueshme si amabasador fuqiplot i Shqipërisë në Greqi dhe këthehet në Shqipëri.
Pas shkëputjes të Mid,hat Frashërit nga politika, ai i rikëthehet  pasionit të tij të parë, librave dhe studimeve, i cili prej vitit 1897 kishte filluar ngritjen e një biblioteke personale e cila në vitin 1925 numronte ma shumë se 40. 000 vollume, të cilën për nder të vllaut të vet që ka vuajt nga smundja mendore e emron në emrin e tij “Lumo Skendo”. Libraria e Mid,hat Frashërit në të kohë u bë  qendër e intelektualëve  për të gjitha moshat. Në vitin 1929 Mid,hat Frashëri la një testament, përmes të cilit  të gjithë fondin  e librave dhe të gjithë pasurinë që kishte, duke përfshi edhe mobiljet ia la në dispozicion shtetit për hapjen e Institutit Albanalogjik, por mjerisht dëshira e tij kur nuk u relizua, kurse librat u bënë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Ngjarjet e vitit 1939 i tronditi thellë atëdhetarët shqiptarë në krye me Mid’hat Frashërin. Gjatë kësaj kohe, në ballë të rezistencës kundër pushtimit fashist u vua rinia shqiptare e frymzuar me djenja kombëtare për çlirim dhe bashkimin e trojeve etnike. Nga këto elemente të rezistencës shqiptare, më 13 prill të vitit 1939 themelohet Balli Kombëtar si kërkesë e kohës në krye me Mid’hat Frashërin, i cili me dorën e vetë i shkruajti Tetë Pikat e Nacionalizmës shqiptare, në bazë të të cilave  u vuan themelet e platëformës  politike të Ballit Kombëtar, rreth të cilës u mblodh yndyra e intelegjencës shqiptare.
Në bazë të Tetë Pikave të Nacionalizmës shqiptare, në vitin 1942 përpilohet Dekalogu i Ballit Kombëtar i cili është dhe mbetet udhërrfyes i pa tekalueshëm i çdo shqiptari të ndërgjegjëshm për zgjedhjen e çështjes mbar kombëtare.
Ideja e Shqipërisë Etnike, dhe Shqipëria e Shqiptarëve,  edhe pse lindën nga Lidhja e Prizrenit, por me mësimet dhe shembullin e Mid’hat Frashërit, kjo ide përmes Ballit Kombëtar u bë edhe ma vrullshme, duke lëshuar  rrënjë dhe zënë vend në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, duke krijuar një besim të thellë se ideja për Shqipërinë etnike do të jetojë gjithëmon, aqë sa do të jetoi populli shqiptar. 
    Me daljen në skenë të P.K.të Shqipërisë, Balli Kombëtar merr iniciativën për krijimin e një fronti të përbashkët për çlirim dhe bashkim kombëtar. Me këto qëllime arrihet marrveshtja e Mukjes në gusht të vitit l943, e cila me ndërmjetsimin e P.K. të Jugosllavisë, përmes PK të Shqiprisë, nuk jetësohet. Mos respektimi i marrveshtjes  së Mukjes nga komunistët, shkakton luftën civile vllavrasëse në trojet etnike shqiptare, duke lënë pasoja tragjike, të cilat ndihen thellë sot e kësaj dite.
   
Me triumfin e ideologjisë komuniste në trojet shqiptare, nacionalistët kur nuk u pajtua me regjimin komunist të importuar nga Karpatet e lëshuan vendlindjen dhe emigruan në shtete të ndryshme të botës së lirë, për të vazhduar rezistencën  sipas kërkesave të kohës, kurse  Mid,hat Frashëri me një numër të anëtarve të Ballit Kombëtar u vendos në Itali.

    Pas disa aktiviteteve të zhvilluara gjatë këaj kohe nëpër shtetet e botës së lirë,  më 26 gusht të vitit 1949 në Paris Mid.hat Frashëri shpall Komitetin “Shqipria e Lirë”. Më 6 shator po të ati viti, Mid,hat Frashëri me kryesin e ngusht udhëton në Londër dhe përmes BBC e informon mërgatën shqiptare mbi shpalljen e Konitetit  Demokrat “Shqipëriae e Lirë“ Me këtë rast organizohet një konferencë shtypi, në të cilën Midhat Frashëri kur fillon të flasi për Kosovën ia pamundsojnë fjalimin , duke i thëne  se ajo nuk gjendet nën juridiksionin e  shetit shqiptar. Mid,hati në shenjë proteste e prishë konferencën e shtypit, dhe nga ai moment ndërmerr iniciativën  që nga ballistët të cilit janë të lindur në territoret shqiptare jashta shetit shqiptar Londinez të thenelohet Lidhja Kosovare e cila do ti përfaqësoj  interesat kombëtare  dhe politike të shqiptarëve  të Kosovës  prej Manastiri deri në Tivar, në organizatat dhe konferencat ndërkombëtare.

Në fillim të tetorit 1949, Mid’hat Frashërin e gjejm në Nju Jork i cili shkon për ti informuar dhe tu japi zemër dhe shpresa ballistve të Amerikës për themelimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Duke e kryer këte mision të shenjët kombëtar, në hotelin “Winthrop” të Nju Jorkut, më 3 tetor të vitit 1949, ndrron jetë nga pika në zemër, në prani të bashkveprimtarit besnik  Talat Karagjozit. 
    Mid’hati pas katër ditë nderimesh dhe pikllimesh nga ballistat në mërgim,  varroset në  Nju Jork, mjerisht eshtrat e të cilit prehen edhe  sot e klsaj dite në këtë qytet.
       
Vdekja e Mid’hat Frashërit e goditi thellë veprimtarinë e Ballit Kombëtar, jo vetëm në mërgim, por në mbarë trojet shqiptare. Largëpamsia e tij kombëtare dhe profetike ishte e pazavendsueshme jo vetëm në mërgatën shqiptare, por për tërë popullin shqiptarë, sepse platforma e tij politike për zgjedhjen e çështjes  mbarë kombëtare gjithëmon ka qenë dhe ka mbet aktuale, deri sa të zgjidhet çështja mbarë kombëtare shqiptare në kuadër të trojeve të natyrshme etnike.

     Me rastin e shënimit të përvjetorit të Mid’hat Frashërit, Vasil Andoni, bashkohanik dhe bashkëpunëtor i ngusht i tij në mest tjersh thot :       
“ Kangëtari i fundit i Frashlijve edhe pse fizikisht nuk është në mesin tonë, por kënga e tij jeton, këndohet dhe përgëdhel ndjenjat e atdhedashurisë, këte kangë Balli Kombëtar do ta këndoi gjithëmon deri sa të egzistoi populli shqiptar “.

Zonja dhe Zotërinjë, të respektuar pjesëmarrës,
Të shkruash sot për Mid’Hat Frashërin do të thotë të shkruash për një erudit, për një figurë me horizont të gjërë enciklopedik, për një poliglot të anatemuar dhe të njollosur për pesë dekada nga regjimet komuniste i cili me punën dhe aktivitetin  e tij kombëtar  ka hapur shtigje dhe rrugë të reja  të patejkalueshme deri më sot për popullin shqiptarë, duke lënë gjurmë të pashlyera  në historinë dhe kulturën shqiptare në të gjitha fushat ku ka shkelur.

Veprimtaria kolosale kombëtare e Mid’hat Frashërit e argumentuar dhe e dëshmuar me dokumenta autentike e nderon dhe madhëron mbar kombin shqiptarë, e pasuron historinë tonë kombëtare, duke i zbardhur shumë ngjarje historike nga e kaluara, në të cilat në shumë raste rolin kryesor e ka luajtur pikrisht Mid’hat Frashëri.
Mjerisht, regjimi komunist, jo vetëm që nuk e përmend kontributin e Mid’hat Frashërit në historinë kombëtare, por edhe emrin e tij e fshin nga dokumentat e rëndësishme  historike të nënshkruara nga Mid’hat Frashëri, ku ai ishte protogonisti kryesor i atyre ngjarjeve, si në Kongresin e Manastirit, Kongresin e Elbasanit, Kuvendin e Vlorës, pjesëmarrja e tij në qeverin e Ismail Qemalit, në Konferencën e Paqës në Paris e kështu me radhë.
Shpresojm, se në sisitemin e ri prulalist, figura kombëtare e Mid’hat Frashërit, si dhe të shumë të tjerëve, në bazë të kontributeve  kombëtare , të argumentuare me dëshmi faktografike do të dalin në dritë, dhe si të tillë do të zejnë vendin meritor në historinë e popullit shqiptar.  

Të nderuar pjesëmarrës,  më lejoni krejtë në fund, kësaj Akademije Përkujtimore ti paraqesë këto propozime :

1. Dënohet Enciklopedia kuazishkencore e ashtu të quajturës Akademi Shekncore e Maqedonisë, emri i të cilit popull përmendet prej vitit 1945, e cila përmes  shkrimeve tendencioze, të pa argumentuara fyen popullin shqiptar i cili është njeni nga popujt ma të vjetër në Ballkan dhe Evropë, andaj kërkojm jo vetëm tërhekjen e Eciklopedisë nga publiku, por edhe ndjekje penale ndaj personave përgjegjës,

2. Personaliteti ma i dëshmuar i cili tërë jetën ia ka kushtuar çlirimit dhe bashkimit kombëtar ishte dhe mbeti Mid,hat Frashëri, andaj propozojm që Autostrada Durrës – Kukës - Prizren – Merdar, të quhet  Autostrada e Bashkimit Kombëtar “Mid,hat Frashëri”,  dhe

 3. Kërkojm nga të dy qeverit shqiptare, respektivisht organet kompetente të marrin iniciativën zyrtare që eshtart e Mid,hat Frashrit të cilat ende prehen në Nju Jork, të sjellen në  vendlindje.


  Ju faleminderit për kujdesin

2 tetor 2009                                         Referatin e përgatiti,
            Prishtinë                                            Dr. Prof. Riza Sadiku

   
Në këtë Akademi përkujtimore u lexuan edhe dy telegrame përshëdetse nga personalitete të Ballit  Kombëtar në mërgim :

1.    Petrit Kello nga Australia e  largët, anëtarë i flakët i Ballit Kombëtar, përshendet organizatorët dhe pjesëmarrsit e Akademisë Prëkujtimore, kushtuar Mid,hat Frashërit, duke ju dëshruar  sukses në punët e më tejme dhe të gjitha të mirat.

3 Tetor 2009-10-09
Brisbone, Australi


2.  Hafëz Jusuf Azemi dhe Ajet Rushiti, anëtar besnik të Ballit Kombëtar në mërgim, veprimtar të dalluar të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përzemërsisht përshëndesin  Akademin Përkujtimore në Prizren, kushtuar 60 vjetorit të vdekjes së Mid,hat Frashërit dhe 70 vjetorit të themelimit të Ballit Kombëtar, duke i dëshëruar suksese në afirmimin dhe realizimin e platformës politike të Ballit Kombëtar.

3 Tetor 2009
Çikago, SHBA-së

 

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive