Faqe kryesore arrow Letersia arrow Paragjykimet, nihilizmi ndaj Kadarese - nje sjellje e shemtuar!
Paragjykimet, nihilizmi ndaj Kadarese - nje sjellje e shemtuar! PDF Print E-mail
08 Nentor 2009
Bep Pjetri,  Kopenhage

Nje mendim i im i hedhur ne rrjeshta per Kadarene


    Ishte marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’, qe me ngacmoi te shkruaj per kete evenimet kaq te madh per letersine dhe imazhin shqiptare dhe me gjere. Çmimi ’’Princi i Austurias’’ u nda prej Mbreterise spanjolle ndaj disa personaliteteve ne fusha te ndryshme dhe si perfaqsues i Ballkanit zgjodhen Shqiperine ne fushen e letrave me perfaqsues shkrimtarin Kadare.
Perfaqsues nga shteti shqiptar ishte minister i shtetit Genc Pollo dhe si e tille u transmetue direkt nga TVSH Ceremonia e dhenies se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ Ismail Kadarese, gje qe ishte per TVSH nje aktivitet i dores pare qe organizohen shume rralle. Transmetimi kaperceu harkun kohor te Emisionit te Lajmeve te ores 20:00 te dates 23 tetor te ketij viti. Une e ndoqa me vemendjen me te madhe gjithe ceremonine shume te thjeshte nga Mbreteria e Spanjes. Vura re me kujdes sesi reagoi kryeprinci apo princi i kurores mbreterore.
Kryeprinci, mbreteresha pasqyruan gjate fjalimit te Kadarese nje vemendje dhe nje admirim te veçante edhe pse kishin njohuri mbi veprat e tija, large paragjykimeve.

•    Motorat ndizen, altoparlantat, arshivat e artikujve versulen kunder Kadarese, sa here merr çmime.

Sa here qe merr çmime shkrimtari Ismail Kadare menjehere leshohen borijet, turren togje njerezish nga te kater anet e globit me qender Tiranen per te reaguar ne menyra te ndryshme.
Kjo borija bie fort sa qe i kepute dhe frenat e kuajve prej turra-vrapit te terbuar padite se ku po perfundojne si dhe nise nje zhurme mediash, qe ve ne levizje nje lume njerzish qe dalin nga shtrati i vet duke sjelle nje soj baterdie qe te kthen nga mbrapa, ne epoken e diktatures.
Fillojne rreshta te panumerta faqe e debate perplasjesh dhe fyerjesh deri ne kercenime si dhe shprehje absurde se ti qe i gezohesh çmimeve te Kadarese je komuniste-enveriste, apo deri aq large vertiten sa qe etiketojne edhe si spiun i ish Sigurimit Famekeq te Shtetit Komunist.

Kemi rastin e fundit te marrjes se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ ne 23 tetor te ketij vitit 2009, qe per nga randesija çmohet pas Çmimit Nobel.

Dhe ja po vendose nje email qe i nisa nje mikut, qe hodhi fjale perbuzese ndaj Kadarese ne ket ceremoni te dhenies se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ dhene Kadarese.

Ç'ka te prish ty apo shokeve te tu pune, marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ nga Kadare?
Besoj se e din se per marrjen e ketij çmimit ka nje komision ne mbreterine spanjolle krejt e pa-aneshme, ku ketij viti menduan te çmomin me ket çmim nje personalitet nga Ballkani. Dhe brenda ketij gadishullit te Ballkanit qe me ne fund u eleminua psikoza e viteve 1913 se ''Ballkani eshte fuci baruti'' zgjodhen Shqiperine sepse ky shtet e pesoi rende prej kesaj politike fatale te Perendimit me ne krye Rusine ne Luftrat ballkanike te Paren dhe ne te Dyten e me pas.
Komisioni menduan te fusha letrare, pra aty ku Kadareja me qendrimet e tija shqiptare ka rrezatuar neper vepra edhe ne ditet tona, duke i njohur dhe i misheruar neper librat e tija, tema ’’ Shqiperia ne mjedisin ballkanik’’, te cilat jane perkthyer nga vete shtepite botuese te vendeve te huaja me deshire
te tyre.
 
•    Si e kuptova une kete ngjarje kaq te madhe?
 
Pra une e kuptova dhenien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ qe ju dha Kadarese per logjiken e fuqishme ne subjektet akademike, ne mesazhet e paqes , gje qe patjeter kane rrezatuar ne politiken shqiptare, ne ate ballkanike dhe ne mirekuptimin midis vendeve ballkanike. Gje qe ka dhene nje kontribut te çmuar ne mendesine e politikes ne Shqiperi, ne shkrirjen e akujve shekullore ne Ballkan dhe ne Europe.
Duke e ditur se arti, letersia me mesazhet e saja  te drejta e te kjarta gjithmone i paraprine politikes. Ket maksime filozofike duhet vleresue dhe matur ne logjiken e njeriut sidomos komisionet e marrin si kriter baze ne vleresimin e dhenieve te çmimeve. Keshtu vleresohen personalitetet e fushave sidomos ajo letrare.
 
•    Perendimi na nderoi, na vendosi ne piedestal shkrimtarin shqiptar Kadaren

Na shqiptaret me te drejte themi lirshem se perendimi esht raciste, antishqiptare e tjera,. ..bla... bla... .bla. Ket nuk e lot as topi prej vendit, por esht detyre e njerezve te pendes te ndikojne ne permiresimin e mendesive te popujve dhe politikaneve qe jane vendimarresit e politikave shtetrore, rajonale e metej. Ket gja duhet ta baje politika, por nuk asht e zoja sepse mediokriteti, urrejtja, formimi i dobet i politikaneve ne keto 100 vjet ka ba qe te mos paqesohet Ballkani dhe pjesa tjeter ajo e Perendimit.
Tashti qe Spanja e Perendimit, mbreteria spanjolle, konservatore ne tradita, fetare dhe moderne pa asnje paragjykim i jepe nje shqiptarit Çmimin ’’Princi i Austurias’’. Me te shpejte pa u tha boja e kartes çohen shqiptaret nga kater anet e globit sikurse nje dallge e fuqishme dhe grushte bashkuar; o burra negara se kush ta fyeje, ta poshteroji me gjithefare etiketash te paqena marresin e Çmimi ma prestigjioz, ma te randesishme ne bote pas çmimit Nobel.
 
•    Shqiptaret dijne si te shajne dhe te levdojne. Perse heshten institucionet, shoqatat duke mos e nderue Mbreterine e Spanjes per ket nder qe ja beri birit te vet?
 
 Shqiptaret dijne jo vetem te shajne, por dine edhe te levdojne. Perse ne ket Nder kaq te Madh qe i bahet vendit tone prej Mbreterise spanjolle me dhanien  e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ nje shqiptarit, nje shkrimtarit shqiptar me emrin Kadare, nuk e pershendesim me fjale te mira? Pse u mbyllet goja institucioneve, shoqatat, mediat per te falenderue Mbreterine e Spanjes? Kush i pengon te hedhin dy gisht fjale ne nje leter?
Per fatin tone te keq asnje fjale e mire nuk u ndegjue nga media, u shkrue si lajm i rendomte, qe shpejt i thahet edhe boja, asnje falenderim nga presidenti, nga institucionet dhe shoqatat akademike e letrare sepaku ne adrese te Ambasades spanjolle ne Tirane apo e asaj Ambasades Shqiptare ne Madride!!!!!!!
A kemi te drejt ne qe inatin ta shtrijme deri te Mbreteria spanjolle me heshtjen, indiferencen shteterore dhe ate shoqerore ndaj nje vleresimit boteror te kultures letrare te Shqiperise. I hueji te nderon kulturen ne nje naltesi para nje audicioni te elites se kultures boterore e na nuk na e qet goja nje ’’FALEMINDERIT’’!
A duhet te dallojme ne praktike qendrimet tona te mendesise ndaj nje realiteti si ky raste klasik qe po permend se nuk po ndryshojne MENTALITETI shqiptar. Rezulton nje nivel i prapambetur gati ne te gjitha fushat e shoqerise tone. Asht mberthye mendesija jone pas do turrave te kalbta ideshqe po na zvarrisin e nuk po na lejne me kuptue fundin e kesaj tunelit, qe nuk po don shoqeria jone te dale. Mendoj se ka nje logjike kjo heshtje shqiptare ndaj perendimit ne ket rast: duke mos respektue vedin tone, pra duke mos respektue Kadarene atehere si kena me shprehe MIRENJOHJE  ndaj Mbreterise se Spanjes?
 Mendoj se kjo esht nje sjellje e nje mungese te kultures shqiptare ndaj perendimit. Bota te afron me deshmi konkrete dhe nje pjese e shqiptarve reagojne pakuptim ndaj kesaj skene absurde.
Mos t’ja kish dhene asnji shqiptarit nuk e besoj se ishte çuar kush peshe per ta ofenduar Perendimin as per racizem dhe as per asnje gje tjeter. Faktikisht me ket heshtje ndaj Mbreterise Spanjolle i kemi dhane nje imazh jo te denje per mendesine shqiptare.

Merri keto dy paragrafe me mendje te ftohte dhe peshoji se cila duhet per tu vleresuar nga keto paragrafe?
Une per vete e çmoj shume jo vetem  si Kadare qe mori trofene, por e mori si shqiptar, pra Mbreteria respektoi vendin tone per letersi sepse Kadareja ka shkruar kryesishte dhe tanesisht per Shqiperine dhe Ballkanin, ku ka ndikuar shume ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne fushen letrare ne raport me vendet ballkanike.
Ti i din shume mire, prandaj merre me ambel, me qete dhe çmoje jo vetem ne gjeografi kombin tone ne dhenien e Çmimit ’’Princi i Austurias’’ Kadarese dhe jo si individ sepse esht puna e tij dhe jo e shqiptarve dhe te huajve(jo te paragjykohet). Pra t'i vleresojme keto raporte qe permenda e mandej te dime se ç'qendrim duhet te mbajme per Kadarene.
 
•    Verberia e pakufishme ndaj fyerjeve publike; a ka nje fund, apo logjik njerezor? Pa hanxharet e diktatures nuk mund te rrojne nje grupe njerzish.
 
Per qejfe te barkut e per te surdise trurin apo edhe sipas gjykimit si te vijne shahet njehere a dy here nje shkrimtar si psh. Kadareja, por kjo nuk ka te sosun, nuk ka te ndalun. A duhet t’i thote mendjes njeriu se ku po shkon me ket baltosje te tjerit xhanem? A ka rentabilitete ne sfondin dhe ne esencen e mendimit shqiptar? Kjo sharje ndaj Tij konstante; a sjell risi ne mendime, ne estetike njerezore, ne kulture,...? A i vlen kultures shqiptare? Duke mos gjetur nje pergjegje te dobishme jam pezmatue shume.
E bash, kjo me ka irritue mue shume sepse me kujton nje nga sjelljet e periudhes se diktatures komuniste afro 50 vjet. Pra kjo deshmon se nje pjese nuk mund te rrojne pa hanxharet e diktatures.
E kjo sjellje qe asht shndrrue ne HEMORAGJI SHQIPTARE.
A ka kufi kjo perbuzje ndaj tij qe nuk ka pase asgje ne dore as ne qeveri, as ne parti dhe as kerkund. Nuk e imagjinoj se ç’te keqe i ka sjelle Kadareja ketij kombit xhanem qe zhbrazen me lehtesi, pateklif stuhira fyerjesh e poshterimesh, kazana plehi mbi te????
A ka limit kjo fyerje publike ndaj tij qe po jeton jashte Shqiperise me buken e vet e me djersen e vet me familjen e vet? A ka nje ngopje pilafi prej kesaj lageshtije masive e pandalur?
•    Ke perfaqesojne dhe kush jane kjo pjese qe turfullojne egersisht dhe pse?
 
Mendoj se njeriu duhet te dije te drejtat e veta si dhe te tjetrit ne shoqeri. Dhe perderisa vazhdon periodikisht i sinkronizuem kjo vertitje e volantit te sharjeve ne boshllek, patjeter qe nuk produkton mençuri, por nje emnues reaktiv, qe asht i damshme ne koston morale te shoqerise.
Une kuptoj tjeter se shumica e tyre nuk do t’i ket lexue asnje faqe te nje librit te korpusit te veprave te Kadarese, se nuk ka sesi ta shpjegoje gjithe ket mllefe plot vrer, qe te sekelldise trurin e stomakun. Keta perfaqesojne ate shrese njerzish ne mesin e popullsise shqiptare qe jane viktimat e nostalgjise komuniste.
Keta i mundon nje soj gerbulet qe quhet smirezia, xhelozia, qe i terbon dhe i hedh shakull ne klubin e intrigave dhe te turpit.
 
•    Menyra e te fyerit ndaj Tij eshte vetem nje nihilizem dhe nje turpe moral.
 
I gjithe ky kor qe nuk ndalet kurre sa here merre Çmime nderkombetare ne fakte shpreh para lexuesit nje urrejtje, nje xhelozi te marre, nje mllef te pakuptimte ndaj nje personit, qe perban portretin ma te shemtuar para Kadarese dhe kombit shqiptar si individe me Te Drejtat dhe Lirite e Njeriut, por edhe para botes se qyteteruar.
 Kadareja asht nje shkrimtar i kombit jo vetem i Shqiperise, por i Kosoves, i Maqedonise, i Malit te Zi, i Çamerise. Eshte shkrimtar i Ballkanit, i Europes, i dy kontinentve te Amerikes, i Australise, i Zelandes se Re dhe i Kanadase.
- Meqe shkrimtarin e kombit tone ne nuk po e mbrojme, a duhet te bajme pyetjen:
 A duhet te mbrohet nga shteti shqiptar me ane ligjesh Ismail Kadareja nga gjithe kjo fyerje publike prej nje mase njerzish te papergjegjshem? Ligjet jane, prandaj te zbatohen dhe te mos perfitojne ne emer te demokracise per te fyer personin duke cenue personalitetin e tij ne ambiente publike. Dhe keto ftyra te vrenjtuna e te vrerosuna qe bahen trima ne virtualitet; a eshte njerezore kjo peshtirosje e verbet e pandalshme.
 
•    Ku e kane hallin qe nuk ndalet ky tren me klubaxhinjte e sherrit?
 
Perhere i baj pyetje vedit, se ku asht ne te vertete thelbi i kesaj sulmi shpatare ndaj Kadarese?
Me gjithe ket guxim te marresh qe kane, nuk e di ende: perse nuk e nxjerrin koken e kesaj djallit qe i mundon kaq shume tash gati 20 vjet kunder shkrimtarit? Shkrimtar per mileniumin e trete ma shqiptar se Kadareja besoj se veshtire i vjen Shqiperise per shume mote.
 
•    A e dekurajojne shkrimtarin Kadare ky vandalizem fyerjesh?
 
Absolutisht! Perpose i kane perforcue principet dhe angazhimet per t’i shkue deri ne fund ne realizimet e ideve te tija ma me vendosmeri ne projektin e madh te Perqasjes se Mendesise Shqiptare ne nje kontur te re shqiptaro-europiane.
Duhet ta dije ky kor vajtuesash se nuk mund ta mposhtni, as ta dekurajoni aspak ne punen e Tij krijuese me fyerjet sistematike me papergjegjshmerine, perveç se shembellejne portretin e shemtuar te moralit te tyre. Sepse nuk asht aq e lehte te rrezosh perdhe prej klubeve te sherrit e te thashe e themeve angazhimet e Kadarese.
•    Thirrje vllaznore

Hiqe mendsh ti se une jam ndonje fanatik, apo fans i tij. Me beso se po te flase si shqiptar dhe me nje sinqeritet te kulluar, pa asnje perfitim moralo apo synim propogandistik. Esht e drejta e juaj qe te ruani ate konsiderate per Kadarene, por e çmova se me duhet edhe une te them mendimin tim pa te prek te drejten tende.
 Ismail Kadareja asht rilindasi i sotem?
 
Ismail Kadareja asht shkrimtari qe une qysh ne vitin 1973 u njofta me romanin ’’Kronike ne gur’’ dhe menjehere u thashe miqve te mi, se Kadareja asht romancier moderne, i kohes. Kjo nuk asht pak per ate qe ka lexue lloj – lloj romane te periudhave te ndryshme te klasikeve te letersise shqiptare dhe ate boterore. Kadarene e kam shijue edhe me poemat dhe poezite e tija qe per shijet e mija  krahasohet me poetet boterore. Ne periudhen e diktatures shkruejti brenda botekuptimit te tij modern, qe nuk perputheshin me kohen.  Pas 1991 asht i vetmi shkrimtar qe vazhdoi serine e veprave me botekutptimin vizionit modern te kohes. Nuk bani ndonje kushedi shkapercim shume – gradesh, akrobacinash sikurse kane ba koleget e tij ne substancen e landes.
Asht nje shkrimtar qe po anatemohet verberisht nga nje bande njerezish qe shijuen kupen e mjaltit sistemit diktatorial aty ne Tirane. Asht nje shkrimtar qe penden dhe mendjen nuk e ndal per Shqiperine, gja qe e pasyron neper subjektet e librave qe blehen dhe lexohen me shume vemendje nga Trojet shqiptare dhe nga te huajt me admirim. Bota kulturale e huaj, ku ne te gjitha kontinentet e ka ngrite ne piedestal Kadarene me ftesat dhe me dhenie çmimesh.
Ky po punon edh ne moshe mbi 70 vjetat pa u ndal per te rrite imazhin e nje popullit, qe politika per afro 50 vjet dhe keto 18 vjet e ka perdhose ultesisht. Kjo eshte nje sherbim patriotik qe e kryen ai ne shtepin e vet ne Paris. Temat ballkanike te moçme u ka heqe pluhunin dhe u ka dhane nje perndritje ne nje krijimtari te perfytyrimit te ri moderne.
 Gja qe per mue si amator i letersise do ta quaja Kadarene nje Rilindas per epoken e re sepse Ndergjegja e popullit shqiptar nuk u zgjue deri ne çlirim te plote nga roberia komuniste dhe tash 18 vjet nje tjeter roberi po provon populli me kaosin dhe papergjegjshmerine e poltikes ndja nje popullit dhe nje kombit.
Mendimin rilindas qe u varrose per 65 vjet jo prej okupatorit otoman, por prej politikanve shqiptar. Ai  po e risjell me nje profil te re ne kulturen shqiptare, qe per kulturen boterore asht nje risi, asht nje kontribut i ri per mileniumin e trete. Pra Kadareja po shtampon emrin e tij ne KULTUREN BOTERORE.  Ne daç pranojeni ne daç mos e pranoni, kjo asht realiteti qe po e deshmon Kadareja me çmimet e njepasnjeshme qe akademite e kryeqyteteve te botes po ja japin.
Dihet pse bota asht vezake!
Sepse xhelozia e Njeriut asht metali kockor qe e ka deformue token.
 Prandaj te jetojme me sy te hapur de jo me gjyslyke nihilizmit.
Kadarene duhet ta nderojme dhe sepaku t’i themi per keto trofe qe po merr si shqiptar me punen e tij te madhe: ’’FALEMINDERIT ISMAIL KADARE’’!




Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?