Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Momente nga harresa
Momente nga harresa PDF Print E-mail
20 Nentor 2009

Astrit Lulushi

Duket se cdo ngjarje mbresëlënëse ndodh aty ku njera mbaron e tjetra fillon, apo në caqet ekstreme, në sipërfaqe qofë ajo tokë, kufi midis shteteve, moment katastrofe, fillimi e fundi i një jete. Thuhet se faqet e para dhe të fundit të nje libri janë më të vështirat për t’u shkruar. Po ashtu që një libër të lexohet, fillimi duhet patjetër të jetë interesant, por jo kusht që të përcaktojë leximin deri në fund, megjithëse fillimi i mirë nuk përbën garanci për pëmbajtje a fund të ngjashëm.

 

Koha, sic matet sot, eshtë ide e re, dhe feja ndërhyri që të matej qoftë duke filluar nga lindja e Krishtit, apo nga lindja e Muhamedit. Edhe fillimi dhe fundi i një njësie kohore i ngjan një libri. Shekulli është njësi kohore. Shekulli i kaluar, për shqiptarët, ishte pjesërisht i lodhshëm por i sukseshëm dhe e kryesisht i fjetur, por i dëmshëm. Mbi të gjitha, njësitë matëse të kohës, në këtë rast shekujt, janë krijesa artificiale, të paramenduara, të njeriut për rregull e kontroll. Natyra vepron ndryshe. Ngjarjet ajo i rendit pa rregull, pa paramendim, pa dallim, thjesht natyrshëm. Një vështrim mbi datat historike lë të kuptohet se fillimi i shekullit të XX për shqiptarët kaloi në heshtje. Kjo ndoshta sepse ishte një datë që fillonte nga lindja e Krishtit, pa asnjë lidhje me vendet e perandorisë Osmane, me kalendar që zinte fill me lindjen e Muhamedit. Por vitet që pasuan ishin të pazakonta, nga cdo pikëpamje. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” u kishte thënë Vaso Pasha në kufi të shekulli XIX, ashtu si thuasje në të njëjtën kohë (1899 ) Sami Frasheri nëpërmjet librit “Shqipëria, c’ishte, c’është cdo te jete” skicoi “hartën rrugore” që shqiptarët duhej të ndiqnin gjatë shekullit të XX, nëse synonin të arrinin gjëkundi. Cdo mjet i mundshëm do të përdorej për të arritur aty ku duhej, paralajmëronte Sami Frasheri. Dhe problemi kryesor ishte gjuha dhe shkrimi i saj.

Vetëm 6 vjet në shekullin e ri (XX) kishin kaluar, kur intelekualët shqiptarë iu bashkuan Komitetit turk të Bashkimit dhe Perparimit, që ishte formuar në Stamboll. Një nga premtimet kryesor të këtij grupimi “xhon turk” ishte liria shtypit n në rajonet e perandorisë. Shqiptarët nga ana e tyre kishin kohë që mendonin për një autonomi për vendin, nderkohë që pergatiteshin edhe për pavarësi, nëse perandoria Osmane tërhiqej nga premtimet, vecanërisht premtimi për lejimin e gjuhës shqipe në shkolla e administratën vendore.

Në nëntor 1908, një grup intelektualësh shqiptarë u mblodhen në Manastir dhe zgjodhën alfabetin Latin si njëjtësues për gjuhën e tyre, duke hedhur poshtë idetë për shkronja Arabe e Cirilike. Një vit më vonë, më 1909, shqiptarë a “turq të rinj” përkrahes të idesë per një shqipe me shkronja arabe, u mblodhen po në Manastir, por pa sukses; kufiri nga lindja në perëndim ishte kapërcyer kur Sami Frasheri botoi veprën e tij ku shkruante se “për 500 vjet, shqiptarët kishin investuar për mbajtjen në këmbë të perandorisë Osmane, prandaj shpërbërja e saj ishte edhe humbja e tyre. Por nëse për të shpëtuar veten, Turqia do të sakrifikonte shqiptarët, mes kësaj cmendurie shqiptarët do të përpiqeshin të shpëtonin mendjen e tyre.” Kjo ishte idea e shqiptarëve në kufirin midis dy shekujve, që u konkretizua më 1908 me miratimin e alfabetit të shqipes.

Në këtë vazhdë më 1911, shqiptarët kryengritës në Tuz ngritën flamurin tyre për herë të parë që nga koha e Skenderbeut. Kjo ngjarje e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli u pasua nga shpërthimi i luftës së parë ballkanike (tetor 1912) që i shtyu shqiptarët të nxitoheshin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nënor. Kaq shumë ngjarje vendimtare në kaq pak vite, sot mund të gjykohen edhe si paralajmërim se pjesa tjetër e shekullit do te kalonte thuajse pa ndonje zhvillim pozitiv, pak do të ndërtohej, ose do të bëhej më shumë zhurmë, për më keq se asgjë.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive