Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Nuk e japim Shqipërinë për Evropën!
Nuk e japim Shqipërinë për Evropën! PDF Print E-mail
26 Nentor 2009

Ministri i Jashtëm Ilir Meta nxorri javën e fundit një xhevahir të ri për të justifikuar faljen e 354km2 hapësirë detare Greqisë. Në një deklaratë dhënë pas takimit javën e kaluar me zv/ministrin e jashtëm grek, Dimitris P.Droutsas, minsitri Meta tha se "qeveria është e vendosur të eci përpara me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, dhe se kjo është më shumë në interes të Shqipërisë sepse Shqipëria kërkon të futet në BE kurse Greqia është aty me dekada". Duke patur paraysh edhe deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit grek se "Greqia do të përpiqet që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria në veçanti të futën në BE deri në vitin 2014", del qartë se qeveria shqiptare e justifikon faljen e 354km2 Greqisë me pranimin e kësaj të fundit që Shqipëria të futet në BE.

 

 Por ky arsyetim është i pabazë. Në radhë të parë, sikur ministrat që nënshkruajnë dhe votojnë marrëveshje të këtij lloji të kishin pak ndjenjë kombëtare, as nuk do ta mendonin një marrëveshje të tillë, por do ishin të parët që do ta kundërshtonin, sepse preket territori i vendit i cili u ka besuar fatet e tij. Por meqenëse për fat të keq ministrat e qeverisë shqiptare nuk kanë skrupuj të tillë, atyre u duket tërësisht normale që t'i falin këtë hapësirë detare Greqisë. Të vetmit skrupuj që kanë janë ata për marrëveshjet (apo pazaret) për poste pushteti dhe interesa financiare.  
Së dyti, nuk ka ndodhur që vendet që kanë hyrë në BE, të kenë bërë kompromise të këtij lloji midis tyre. Madje BE është treguar shumë e kujdesshme ndaj çdo problemi që mund të prekte sedrën kombëtare të vendeve që i bashkohen. Në këtë prizëm duhen parë edhe deklaratat e Brukselit për rrugën e gjatë që i mbetet Shqipërisë drejt BE. Brukseli nuk parashikon që Shqipëria t'i bashkohet BE-së përpara vitit 2020.
Së treti, megjithëse Ilir Meta është në krye të diplomacisë shqiptare, me sa duket nuk e ka idenë e situatës gjeo-politike të  Adriatikut dhe Jonit. Ngjitja e Greqisë deri në pikën e famshme 150, do të kundërshtohet nga edhe nga Italia, e cila nuk dëshiron ta ndajë kontrollin e kanalit të Otrantos me një vend të tretë që në këtë rast  është Greqia. Kjo ka shumë gjasa të sjellë bllokimin e kandidaturës së Shqipërisë për në BE nga Italia, nëse ndjekim llogjikën e përdorur nga ministri Meta. Duhet ditur se që një vend të pranohet në BE, duhet që të gjitha vendet anëtare të BE të votojnë pro. Në një rast të tillë pra, Greqia do të merrte 354km2 dhe Shqipëria nuk do të kishte asnjë garanci për hyrjen në BE.
Së katërti, hyrja e Shqipërisë në BE nuk pengohet vetëm nga Greqia. Kushtet e BE në lidhje me nivelin e procesit zgjedhor, korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik nuk janë thjesht frazeologji, por janë kushte të domosdoshme pa realizimin e të cilave e Shqipëria nuk do të mundet të hyjë në BE. Prandaj një votë pro e Greqisë është krejt e pamjaftueshme.
Dhe e fundit, a ia vlen që të falim 354km2 hapësirë detare Greqisë, me pasojat që kjo sjell, si cënimi i territorit, humbja strategjike dhe ekonomike, dhunimi i sedrës kombëtare; dhe të gjitha këto për një votë për të hyrë në BE? Hyrja në BE sot nuk është e domsdoshme, sepse koha pret. Sigurisht që Shqipëria një ditë dotë hyjë në BE, por kjo duhet bërë në momentin e duhur dhe me dinjitet. Ata që u bëjnë dhurata fqinjëve nga territori shqiptar, sikur t'ua ketë lënë babai, e bëjnë këtë vetëm për interesa të tyret politike të momentit, dhe në asnjë mënyrë për interesat e Shqipërisë. Për këtë arësye një ditë Shqipëria do t'i dënojë.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-11-27 23:45:53
ne kemi denoncuar ish princ zogun per shen naunin ilir meta do ti fal 354km2 hapsir detare greqis.kush ja ka falur ilir metes kete hapsir ujore apo e jema.kete njeres duhet varur.si dhe sali bershi dhe ish komunistat qe po udheqin ate vend te mjer.o popull shqipetar ngrihuni dhe i varni keta hajdut se po e shesin dhe ate cop vend qe evropa dhe amerikia na la.si sejtoni atu dhe i shikoni cfar maskaralleqe po u bejne dhe ju votoni akoma per ata hajduata dhe kriminel qe po u thithin gjakun si shushenja dhe ju keni ren ne gjumin e vdekjes.atyre do shtypur kokat dhe femijes se tyre se ndrysha ata do te na pin gjakun prap.Sasan Vlora USA

Koment nga GUEST më 2009-12-14 00:58:06
Ali zenuni gerqin nuk mendoj se duhet dhen as ni cep te tokes shqiptare se boll na kan coptu evropa as edhe nje pjes te detit ju pershendes shum nga gerqina has gjakov

Koment nga GUEST më 2009-12-14 01:02:07
poshtersi e pa degjuar te falesh teritore nga atdheu si kur te jete prone e sateme o ilir meta  


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?