Faqe kryesore arrow Historia arrow Propagandë komuniste
Propagandë komuniste PDF Print E-mail
18 Dhjetor 2009
Megjithëse kanë kaluar gati 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri, herë pas here shohim në faqet e shtypit shqiptar hijen e propagandës komuniste kundër forcave nacionaliste dhe Ballit Kombëtar. Kjo propagandë u fillua nga partia komuniste menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes ne shtator 1943  me qëllimin për të justifikuar prishjen e marrëveshjes dhe të përgatiste marrjen e pushtetit vetëm nga komunistët. Më pas, gjatë diktaturës komuniste, kjo propagandë vazhdoi me qëllimin për të ushqyer të famshmen "luftë të klasave" dhe për të mbajtur lart "vigjilencën revolucionare".
  Është fatkeqësi që kjo propagandë vazhdon edhe sot me forma të reja. Duke e kuptuar se historinë e shkruar nga diktatura komuniste sot nuk e beson më njeri, disa pseudo-historianë apo më mirë propagandistë, përpiqen ta mbështesin propagandën e tyre kundër Ballit dhe nacionalizmit tek oficerë britanikë që kanë qenë pranë komunistëve gjatë luftës apo tek historianë që i marrin arkivat komuniste si një të vërtetë të shenjtë.
Shembujt më të mirë janë gjenerali Davies dhe historiani Fischer.

 

Gjenerali anglez Davies erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1943 me qëllimin për të organizuar apo ndihmuar rezistencën shqiptare. Bazën e tij e vendosi në zonën e Martaneshit dhe për fat të keq qëndroi pranë shtabit komunist gjë që ndikoi në influencimin e tij nga komunistët. Jo nga pikëpamjet komuniste, por në analizën e situatës në Shqipëri dhe të forcave politike dhe ushtarake të kohës. Komunistët nuk linin rast pa e paraqitur Ballin Kombëtar si "bashkëpunëtor të gjermanëve", në një kohë që Balli kishte patur përpjekje kundër gjermanëve që në gusht 1943, të dëshmuara nga oficerë anglezë që ishin në atë kohë në Shqipëri. Duke qenë mjeshtra të propagandës, gënjeshtrave dhe skenareve, komunistët arritën ta influencojnë gjeneralin Davies dhe të fitojnë simpatinë e tij, megjithë paralajmëret që i kishin bërë oficerët e parë anglezë në Shqipëri si David Smiley apo Billy McLean.

Madje komunistët edhe sulmin ndaj tij e paraqesin si vepër të forcave "gjermano-balliste", ndërkohë që Balli Kombëtar nuk vepronte në atë zonë. Komunistët shkojnë edhe më larg duke thënë që "ballistët e dorëzuan tek gjermanët", kur e vërteta ishte krejt ndryshe: gjenerali Davies, i plagosur dhe në kushtet e një dimri shumë të ftohtë ku rrezikonte gangrenizmin e plagëve, preferoi të dorëzohej tek gjermanët të cilët mund ta shëronin, se sa të rrinte në një fshat shqiptar ku nuk kishte as mjek dhe as ilaçe. Dhe ashtu ndodhi: gjermanët e mjekuan dhe e dërguan në Gjermani, prej ku u lirua në përfundim të luftës.

Propagandistët e komunizmit mbështeten edhe tek një i ashtuquajtur historian i quajtur Bernd Fischer, profesor historie në një universit amerikan. Z. Fischer ka bërë kërkime të shumta në arkiva dhe ka shkruar një libër që titullohet "Albania at War", por duket që e njeh pak Shqipërinë dhe komunizmin, për të cilin ka mjaft simpati. Fatkeqësisht z. Fischer përdor shumë arkivat e partisë komuniste shqiptare dhe u jep të njëjtin kredibilitet që u jep arkivave angleze, duke mos  e kuptuar për asnjë moment se historia e shkruar nga regjimi komunist është 90% propagandë e shkruar dhe e  rishkruar disa herë sipas intereusave të kohës. Është e çuditshme që z. Fischer nuk e vë në dy"shim  vertetësine e atyre që shkruan Enver Hoxha në "veprat" e tij, Mehmet Shehu, Instituti i studimeve marksiste-leniniste apo historianët zyrtarë të regjimit Stefanaq Pollo dhe Arben Puto.
Një tjetër karakteristikë e z. Fischer është paraqitja selektive e kujtimeve të oficerëve dhe e arkivave angleze, duke privilegjuar raportet në favor të komunistëve dhe duke "harruar" ato në favor të nacionalistëve.
Por pika më e "fortë" e z. Fischer është interpretimi i dokumentacionit që ka gjetur. Interpretimet e tij janë përgjithësisht në favor të komunistëve dhe shquhen për mungesën e argumentimit. Madje shpesh janë të marra direkt nga propaganda komuniste dhe të përkëthyera në anglisht deri në atë pikë sa që kur lexon konkluzionet e z. Fischer ke përshtypjen se po lexon pjesë nga historia e partisë komuniste që mësohej nëpër shkolla gjatë diktaturës komuniste.
Prandaj "Albania at War" mund të shihet më shumë si një përkëthim në anglisht i "Luftës nacional-çlirimtare e popullit shqiptar", dhe jo si një studim i paanshëm historik.

Propagandistët e komunizmit përpiqen të mohojnë edhe Luftën civile të viteve 1943-1944 në Shqipëri. Por është vështirë të fshihet diçka e tillë. Raportet e shumë oficerëve britanikë, të cilët asistonin të pafuqishëm në këtë luftë civile, ku partizanët digjnin fshatra balliste, flasin për këtë.
Për më tepër kujtimet dhe pasojat e kësaj lufte civile që i ndau shqiptarët në dy pjesë janë të gjalla ende edhe sot në mendjen e shqiptarëve, dhe duan s'duan disa, janë bërë një pjesë tragjike e historisë së hidhur shqiptare.

Është e çuditshme dhe pa kuptim që propaganda komuniste e viteve '40 vazhdon edhe sot e kësaj dite. Cili është shkaku dhe qëllimi i saj? Mos ndoshta inercia apo forca 50-vjeçare e zakonit? Apo lufta kundër ideve  që percjellë nacionalizmi shqiptar dhe Balli Kombëtar?

A.M

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?