Faqe kryesore arrow Emigracioni arrow Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit
Në Bietigheim - Bissigen në rrethim e Shtutgardit u manifestua dita e Flamurit PDF Print E-mail
19 Dhjetor 2009
Nga Asllan Dibrani

Manifestimi i ditës së flamurit kombëtar  u shënua në  mbarë Evropa  nga shqiptarët e  Diasporës  , një manifestime  shumë kurajës  dhe me nivel   shpresë dhënës për organizimin e mërgatës sonë  në perëndim  ishte edhe ai që   u mbajt edhe në Bitikheim-Bisingen në rrethin e Shtutgardit që u organizua nga shoqata "Mërgimtari" dhe shkolla shqipe me mësim plotësues .Për këtë tubim ja kishin   mërsyer   turma mërgimtaresh nga rrethe të ndryshme pos Shtutgardit  për ta nderur  festën  e madhe te  flamurit kombëtar ditën e pavarësisë së Shqipërisë  28 Nëntorin  1912  që e ngriti  patrioti   i madh Ismail Qemali  në Vlorën heroike  që ishte një dite  e shkëndisë së dritës dhe e simbolitte lirisë për shqiptarët.
Festa e Flamurit 2009 në Shtutgart - Gjermani

Ora 19 e 30 minuta salla e madhe   për një kapacitet rreth 350 veta  u stërmbush me mbi 500 veta  ku ishte një  atmosfere festive  te të gjithë  mërgimtareve të te gjitha moshave .organizimin e këtij  tubimi madhështor e beri shoqata kulturore Mërgimtari  ne Bietikheim .Programin e hapi  mësuesja   e shkollës shqipe  po nga ky qytet Ruka  Ymri ku fillimisht  filloj edhe himni kombëtar pastaj Hatixhe Xhaferi e mbajti  fjalën e rastit për  Ditën  e Flamurit dhe ditën e ngritjes se flamurit  në Vlorën heroike në vitin 1912. Pastaj programin vazhdoj me  nxënësit  nga shkolla shqipe  me mësim  plotësues ne gjuhën shqipe "Mërgimtari"

Këta fëmijë u prezantuan me disa recitime  vargjesh      me motive patriotike kushtuar flamurit  dhe pavarësisë se Shqipërisë siç ishin:Luana Bojku ,Shpetim Hyseni,Floriana Xhaferaj Engjell Hatifaj,Hamide Kokollari,Valdrin,Florenta dhe Lorion Rafuna etj.Në vazhdim dy nëna   fëmijësh recituan vargje të bukura  për gjuhën e ëmbël shqipe . Në vallëzim  u prezantuan Mimoza Arifi dhe  Jeton Rrezja. Në këtë tubim  u prezantua edhe  këngëtarja Floriana Imeri.

Naser Berisha anëtar  i kryesisë së kësaj shoqate deklaroj në pika të shkurta  lidhu me aktivitetin themelimin e sajë,  kontributet,ndër të tjera theksoj se  shoqata jonë ka si synim me e ruajtur unitetin, kulturën, zakonin tonë duke i  mbështetur festat tona kombëtare ,theksoj ma tutje se me rastin e  themelimit të kësaj shoqate jemi  përqendruar  që mos t'i lëmë hapësirë partive politike të  na e prishin  organizimin   në parimet  kombëtare  dhe ruajtjen e  identitetit tonë kombëtar.

Ju më sollët ndër mend edhe një pyetje  ju nuk i dhatë asnjë partie fjalën në këtë mbrëmje  dhe siç  u duk asnjë force politike nuk ishte prezent ?

Po  siç thash edhe ma herët nuk ka prezent asnjë parti politike, se  deri  sa ishim të organizuar në parti politike nuk kemi mundur ta tubojmë  asnjëherë kaq numër të madh të publikut,  asnjëherë nuk kemi kaluar  pa  ngatërresa   ndërsa tani  ju e patë se ishte një krenari gjithë ai publik që ishte nuk  ishte asnjëri që ka synim prishje të rendit por se cili  ka ardhur me festua  dhe me  u kënaqur me bashkatdhetarët.


Në ketë tubim ishte  një atmosferë festive  një gjallëri  kompakte    por shih sa kënaqësi është ta  shihesh një nënë shqiptare duke u përkujdesur  në edukimin e fëmijëve tanë  që ta ruajnë edukatën   zakonet ,veshën    ,tradite  kombëtare,që ta ruajmë  rezistencën tonë  që mos të asimilohet brezi i ri i  që po lindin dhe po rriten në  mërgim ,mos të  harrohet gjuha   kultura  por edhe  vesha shqiptare siç po e shihni  edhe në foto.  

 Diaspora shqiptare gjithnjë është duke  e kuptuar realitetin  aktual se  organizimi ma i efektshëm  dhe ma  fitimprurës është   për interesin tonë  kombëtar që të jetë  në baza të kulturës  ,aktivitetit , në klube shqiptare ,shoqata,sport  shkurt  një bërthamë globale rreth çështjes tonë kombëtare  pa parti politike në  diasporë  e pse jo  mos të shkojmë drejt një organizimi   të një lobi në Evropë që  do të jetë shumë ma i përshtatshëm  për një organizim të mirëfilltë të diasporës shqiptare.                        

Në vazhdim të programit  moderatorja Ruka  Imeri ftoj në skenë këngëtarin dhe solistin  e mirënjohur  Qamil Zekën  me të cilin rast, atmosferën e ndezi dhe shpesh here u duartrokit dhe ka krijuar një  emër  shumë te mirë tek publiku  në Shtutgard dhe ma gjerë ku gëzimi, kënga gjatë kësaj feste zgjati deri  pas mes nate te shtunden që lamë pas.


Shkruar me 28 Nëntor.2009 Shtutgard

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?