Nga Asllan Dibrani
Manifestimi i ditës së flamurit kombëtar u shënua në mbarë Evropa nga shqiptarët e Diasporës , një manifestime shumë kurajës dhe me nivel shpresë dhënës për organizimin e mërgatës sonë në perëndim ishte edhe ai që u mbajt edhe në Bitikheim-Bisingen në rrethin e Shtutgardit që u organizua nga shoqata "Mërgimtari" dhe shkolla shqipe me mësim plotësues .Për këtë tubim ja kishin mërsyer turma mërgimtaresh nga rrethe të ndryshme pos Shtutgardit për ta nderur festën e madhe te flamurit kombëtar ditën e pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin 1912 që e ngriti patrioti i madh Ismail Qemali në Vlorën heroike që ishte një dite e shkëndisë së dritës dhe e simbolitte lirisë për shqiptarët.
Ora 19 e 30 minuta salla e madhe për një kapacitet rreth 350 veta u stërmbush me mbi 500 veta ku ishte një atmosfere festive te të gjithë mërgimtareve të te gjitha moshave .organizimin e këtij tubimi madhështor e beri shoqata kulturore Mërgimtari ne Bietikheim .Programin e hapi mësuesja e shkollës shqipe po nga ky qytet Ruka Ymri ku fillimisht filloj edhe himni kombëtar pastaj Hatixhe Xhaferi e mbajti fjalën e rastit për Ditën e Flamurit dhe ditën e ngritjes se flamurit në Vlorën heroike në vitin 1912. Pastaj programin vazhdoj me nxënësit nga shkolla shqipe me mësim plotësues ne gjuhën shqipe "Mërgimtari"
Këta fëmijë u prezantuan me disa recitime vargjesh me motive patriotike kushtuar flamurit dhe pavarësisë se Shqipërisë siç ishin:Luana Bojku ,Shpetim Hyseni,Floriana Xhaferaj Engjell Hatifaj,Hamide Kokollari,Valdrin,Florenta dhe Lorion Rafuna etj.Në vazhdim dy nëna fëmijësh recituan vargje të bukura për gjuhën e ëmbël shqipe . Në vallëzim u prezantuan Mimoza Arifi dhe Jeton Rrezja. Në këtë tubim u prezantua edhe këngëtarja Floriana Imeri.
Naser Berisha anëtar i kryesisë së kësaj shoqate deklaroj në pika të shkurta lidhu me aktivitetin themelimin e sajë, kontributet,ndër të tjera theksoj se shoqata jonë ka si synim me e ruajtur unitetin, kulturën, zakonin tonë duke i mbështetur festat tona kombëtare ,theksoj ma tutje se me rastin e themelimit të kësaj shoqate jemi përqendruar që mos t'i lëmë hapësirë partive politike të na e prishin organizimin në parimet kombëtare dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Ju më sollët ndër mend edhe një pyetje ju nuk i dhatë asnjë partie fjalën në këtë mbrëmje dhe siç u duk asnjë force politike nuk ishte prezent ?
Po siç thash edhe ma herët nuk ka prezent asnjë parti politike, se deri sa ishim të organizuar në parti politike nuk kemi mundur ta tubojmë asnjëherë kaq numër të madh të publikut, asnjëherë nuk kemi kaluar pa ngatërresa ndërsa tani ju e patë se ishte një krenari gjithë ai publik që ishte nuk ishte asnjëri që ka synim prishje të rendit por se cili ka ardhur me festua dhe me u kënaqur me bashkatdhetarët.
Në ketë tubim ishte një atmosferë festive një gjallëri kompakte por shih sa kënaqësi është ta shihesh një nënë shqiptare duke u përkujdesur në edukimin e fëmijëve tanë që ta ruajnë edukatën zakonet ,veshën ,tradite kombëtare,që ta ruajmë rezistencën tonë që mos të asimilohet brezi i ri i që po lindin dhe po rriten në mërgim ,mos të harrohet gjuha kultura por edhe vesha shqiptare siç po e shihni edhe në foto.
Diaspora shqiptare gjithnjë është duke e kuptuar realitetin aktual se organizimi ma i efektshëm dhe ma fitimprurës është për interesin tonë kombëtar që të jetë në baza të kulturës ,aktivitetit , në klube shqiptare ,shoqata,sport shkurt një bërthamë globale rreth çështjes tonë kombëtare pa parti politike në diasporë e pse jo mos të shkojmë drejt një organizimi të një lobi në Evropë që do të jetë shumë ma i përshtatshëm për një organizim të mirëfilltë të diasporës shqiptare.
Në vazhdim të programit moderatorja Ruka Imeri ftoj në skenë këngëtarin dhe solistin e mirënjohur Qamil Zekën me të cilin rast, atmosferën e ndezi dhe shpesh here u duartrokit dhe ka krijuar një emër shumë te mirë tek publiku në Shtutgard dhe ma gjerë ku gëzimi, kënga gjatë kësaj feste zgjati deri pas mes nate te shtunden që lamë pas.
Shkruar me 28 Nëntor.2009 Shtutgard
|