Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow NJOFTIM
NJOFTIM PDF Print E-mail
08 Janar 2010
    Me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave,z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, Shoqata e Miqesise Suedi  Kosove, sonte, më 6 janar, duke filluar prej orës 24 në mesnatë deri në ora 24 të datës 7 janar’09, për të dhjetin vit me radhë, në shenjë protestuese ndaj pushtetarëve qeveritarë të Sërbisë, fillon:

         GREVA E URISE

                 Vlen per kurbetcaret shqiptare me banim ne Suedi, le të marrin  pjesë e të protestojnë për shqiptarët e vrarë e të rrëmbyer gjatë luftës 1998/99 dhe që edhe më tej s’ka asnjë gjurmë për rreth 2000-3000 persona: vëllezer e motra, perindër e fëmijë, të cilët në këtë kremte festive të Krishtlindjes, s’dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e tyre, që t’u bëjnë homazhe e t’u ndezin qirinj.  Ne mesin e te zhdukurve pa lene asnje gjurme eshte dhe, Mr. Ukshin Hoti, i cili u lirua nga burgu i Kosovës, më 16 maj 1999, ditën e diel. Mr. Ukshin Hotin  e kanë parë duke dalur nga burgu me një strajcë krahëve, të shoqëruar nga tre punonjës të sigurimit serb, dhe pastaj i humbet çdo gjurmë.

   

                 Këshilli grevist do t’i dergojë telegram protestues Presidentit serb, Dushan Tadiq, i cili qe nga viti 2004, nuk ka aprovuar asnjë dekret presidencial per zbulimin dhe kthimin e të vrarëve tek të afërmit e tyre në Kosovë. Poashtu, kohë pas kohe përmes masmedive dhe shtypit suedez, do ketë raporte rreth ecurise se GREVES SE URISE.

                Sot në Sokholm, z. Anders pati kontakt me zyrtarë te lartë suedez, funksionar i lartë për te drejtat e minoriteteve ne Suedi dhe i beri te ditur per Greven e urise, qe do filloje sonte, ne ora 12 të mesnates.

        Te gjithë vëllezerve tanë ortodoks shqiptarë u urojme Krishtlindjet!   

     Në fund, pershendesim te gjithë motrat e vellezerit, bijt e bijat ne Suedi qe do solidarizohen dhe marrin pjesë në GREVEN 24-orëshe.

Suedi, 6 janar ‘09 ora 21 e 30 min.

Me respekt, Këshilli grevist:

Anders Wessman, Uddevalla-Suedi

Albin Kurti-Kosove

Shqiptar Oseku-Stokholm

Mr. Hajdin Abazi - Kosove

Ibrahim Egriu,Malmö-Suedi

Sali Konjusha,Falun-Suedi

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive