Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Ç’argumentat e pavarësisë
Ç’argumentat e pavarësisë PDF Print E-mail
12 Dhjetor 2006

Reagim lidhur me shkrimin e Jakup Krasniqit, botuar në „Kohën ditore“ 27/11/2006 dhe në Web faqen e „Shekulli“ 26/11/2006 tek kategoria: Analiza 

Bekim Rexhepi

 Pritja ime qe e paksa e përshtatshme në kohë dhe duke mos gjetur asnjë reagim te mundshëm lidhur me artikullin e J.Krasniqit, aherë u bëra gatshëm të mos jemë më i përshtatshëm me kohën dhe me mos reagimin ndaj artikullit dhe vet autorit.S’e kanë Krasniqi dhe artikulli i tij për shfaqjen e shqetësimit që përfaqësojnë disa shqiptar, as për shtyrjen e Statusit Politik te Kosovës!.

Por ajo që e vretë më tepër duket se është papërshtatshmëria politike më kohë, madje në artikull më shumë se sipërfaqësisht trajtohet tendenca e profilizimit politik duke gjetur teori të butë dhe aspak vitale. Brengosja për mënyren e pakoinçidencë për “shkrimin e parullave”, e bënë Krasniqin më të padurushëm në kohë papërshtatshmërie. Dikush aq naivë do të mund të besonte se demokracia aktuale në Kosovë e lejoka qytetarin e saj të shkruaj parrula pa frikë? Pra, kjo demokraci që e lejoka qytetarin e Kosovës të shkruaj parulla pa frikë, nuk e justifikon dot logjikën e regjimite dhe të solidarve të tij. Policë të huaj e vendor bën arrestime te disa shqiptarve që na shkrun parrulla pa frikë, sepse fundi edhe arrestimet janë demokratike për solidaret e Regjimit aktual në Kosovë.

Nëse mbi iden e madhe te lirisë, nuk je qasur deri në fund me seriozitet e duhur, aherë ka te ngjarë qe besushmeria në proceset politike te zgjatura dhe te mundimshme te jetë fokusuar në fenomene te aluzioneve dhe në paraqitjet farsike.

Më vije keq, pikrisht për disa bartës, që më herët ia filluan me zellë të paraqiten më me besim në formulimin e idesë së madhe te lirisë, por që tani kan pësuar ndryshime. Këto ndryshime janë pasojë të lodhjeve dhe afekteve politike, shoqëruar me tendenca komplikuese në vijime te procesit politik të Kosovës.

Kosova si etnikum ka mbijetuar regjime te ndryshme, por fundi ajo do ta sfidoj edhe regjimin më atidemokratik që po ushtrohet me bekimin e solidarëve vendor, ku bën pjesë edhe Jakup Krasniqi “deputet” dhe “Sekretar i Përgjithshëm partie”!.

Në këtë aktualitet politik që ka Kosova, përseritja e parullës për shtetin e pavarur dhe sovran, nga solidaret e sotëm të regjimit të UNMIKut, s’është gjë tjetër pos involvim i tërë në vizionin e paqartë dhe rreth tij.

Nuk ka më aq fat për manipulime me vullnetin e popullit në Kosovë, sepse hendeku i për marifete te tilla çdo ditë e më shumë është ngushtuar, shfajsimi për solidarizim me regjimin në te ardhmën nuk do te ketë, sepse gjatë këtyre shtatë viteve te bashkëqeverisjes Kosova është futur ne grackë, sepse vetvetiu kan lejuar dhe kan pranuar qe në ndërtimin e lirisë sonë te jenë bashkëpjesëmarrës edhe te tjerët. Sot pamohueshëm jemi në atë gjendje kur liria jonë po menaxhohet më shumë nga te tjerët se sa nga vetja jonë. Në fakt qasja jonë, për lirinë tonë ka marrë konotacion intermitente dhe ka hapur shumë dilema që të ngrisin në neverie dhe skepticizmi.

a).- Kush janë dhe sa janë ata qe dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën si pjesë te Serbisë, brenda sovranitetit të saj me një demokraci në ndërtim e sipër.

b).- Kush janë dhe sa janë ata që dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën të shkëputur përfundimisht nga Serbia, dhe me një fqinjësi normale.

c).- Kush janë dhe sa janë ata që dilemën e tyre, e rrisin dhe vazhdojnë ta shohin Kosovën në mos-funksionalitetin shtetëror dhe shoqëror, me një varsi imanente

nderkombëtare.

Në këto dilema nuk kemi arritur të gjykojmë me një kultur publike të përplasjes se mendimeve, pa të cilën është vështirë te aludohet në krijimin e një shoqërie të fortë, të shëndoshë, vitale dhe të përshtatshme, e cila do të ishte në gjendje të menagjojë qëllimin e saj final dhe seriozë.

Duke mos e thelluar në logjikën e argumentave te “qëndrushme” apo te “paqëndrushme” te paqitura në artikullin e z.Jakup Krasniqi, që i takojnë më shumë kaptinave historike dhe ideologjike. Unë do të doja që argumentat për pavarsinë sot më shumë ta ndihmonin Kosovën realisht sesa t’i përshkruanim ato si fakte.

Duke mos u pajtuar me komentuesin politik, në trajtë më të fortë dua t’i bëjë me dije z..J.Krasniqi, se procesi politik aktual nuk do ta sjellë pavarsinë e plotë te Kosovës me argumentat e përshkrimit historik, por se pavarësia arrihet vetëm dhe vetëm me argumentat faktik dhe real qe akoma kjo klasë politike në Kosovë nuk i ka deshmuar.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive