Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Jemi Shqiptarë i thashë
Jemi Shqiptarë i thashë PDF Print E-mail
22 Janar 2010

Eduard M. Dilo

(tregim i bazuar ne ngjarje te vertete)

Ishte dite korriku.  Ne ate salle gjyqi te mbushur me gjimnaziste, zhvllohej nje tragjedi nga ato qe dhe Shekspiri i madh do ta kish zili..., dhe me siguri do te shkruante nje kryeveper tjeter.

Sa tragjedi te tilla u luajten mbi jeten e atyre njerezve krejt te pafajshem, sidomos ne qytetin jugor, ne ate qytet te gurte,te lashte e historik , ku kish lindur dhe  "prijesi" nje diktator i rralle ne  sojin e diktatoreve.
Shume te zellshem ishin, sidomos ne ate djep kulture, ata  qe perfaqesonin e predikonin plot pathos mesimet e partise  dhe te diktatorit.

I kthyer vertete ne nje qytet policor, kudo qe te shihje dhe hidhje veshtrimin, ne cdo kend rruge dhe rrugice shtruar me kalldrem gjithe mozaike,  do te shihje  ato fytyra  te fishkura e  thatanike me sy si gjarperinj qe  te ngjallnin tmerr.
Ne kete fryme  te tmerreshme diktatoriale  zhvillohej drama qe  pershkruajme.
Civilat thatanike  me ata sy djallezore qe i "shetitnin" andej - kendej,  fytyre lige ishin te pranishem ne ate salle.
Prokur(h)orri, nje  mesoburre me ate ze te cjerre e aspak njerezor, kishte vendosur nje pale syze  jo se i kish te nevojshme, por per t’i dhene rendesi postit therriste e cirrej   sikur te ishte ne maje te malit jo ne sallen e gjyqit.
Gjykatesi, fill pas tij, "shkelqyshem"  bente dhe ai detyren e partise, ulerinte e skuqej deri tek veshet, kishte merak  mos ngelej me mbrapa prokur(h)orrit....
e pastaj merrte verejtje si zbutes i luftes karshi armikut "te kllases"!
Deshmimtaret e rreme,  qe mesimin e eproreve nuk e kishin pervetesuar mire, filluan te qanin mbasi degjuan zerin e te pandehurit qe u tha qartas:
-"Shteti pa spiunazh nuk mund te jetoje,por kujdes se spiunat pasi i shfrytezon i zhduk!"
Dridheshin se mos nuk riperteritnin mire shprehjet qe u kishin mesuar shoket e hetuesise dhe pastaj mjere ata.
-"Si ky do t’ju bejme "-u qene kercenuar xhelatet me veglat e torturave ne duar atje ne bodrumet e erreta e plot lageshti, hekura nder mure e pllanga gjaku, te burgut ku diktatura enveriane bluante jete njerezish.
I burgosuri, burre trim e i vendosur, nje shqiptar i vertete edhe pse  ishte  sfilitur nga torturat cnjereziore qe kish kaluar ne ato muaj ferr te hetuesise, prape mbahej e  nuk ja bente syri terr.
Kishte te drejte, vetem te drejte, ishte krejt i pafajshem per ato qe akuzohej, ndaj dhe nuk i trembej drames qe luhej ne kurrizin e tij.
Nga sa e kishin kercenuar ne ato kater muaj hetuesi dhe menyra se si po zhvillohej gjyqi, mori parasysh qe e priste denimi kapital.
Gjyqi zgjati dy dite.  Ne te u lakua shume emri i te vellait, nje ish shok klase me diktatorin, qe ne kohen e luftes ishte nje nder eksponentet e  Ballit Kombetar.
Diktatori i kish kerkuar bashkpunim e i kish ofruar poste shume te larta , por Ai nuk kish pranuar.
Ai luftonte  per Kombin dhe asnjehere nuk e shkonte nder mend te luftonte si diktatori kundra kombit!
I pandehuri  i drejtohet trupit gjykues :
-" Gjyqin tim zhvilloni apo te vellait qe kam tani afro 30-te vjet pa e pare.
Per here te fundit e pashe ne betejen e Barmashit, kur une rene ne toke i plagosur rende, pashe fytyren e komandantit, vellait tim, qe po me lidhte plagen.
Predhen e kam akoma ne trup....

...nuk kuptoj pse dridhen e qajne  deshmimtaret, njerin e njoh se e kam bashkefshatar, ndersa tjetrin per te paren here e njoha ne seancat e hetimit....;    
...profesore kujdes!  Nxenesit tuaj po e humbasin provimin".
Ironizoi ai xhelatet qe kishte perballe dhe vazhdoi i patundur ne fjalen e tij:
"Ju e dini mire c’denim u jep Zeusi te pa-afteve.
Jam i sigurt se nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te jini ne karrike qe  jam une sot".
Xhelatet te zverdhur nga sa degjonin ngrine nga guximi i te pandehurit. U dukej sikur vete Zeusi zgjidhte cilin te qellonte me rrufe.
Nje polic e terhoqi nga rrobat per ta ulur poshte.
-Hidhni prangat dhe ne izolim urdheroi prokurhorri.
-Jo! -foli nje nga gjykatesit. Ai sot eshte perpara nesh qe te mbroje te drejten e tij.
Salla e mbushur me  gjimazste, filloi te flase:
- " lirojeni, lirojeni eshte i pa fajshem, deshmimtaret vetem genjejne; keshtu na meson partia?
Kjo eshte drejtesia qe na predikoni ne shkolle….!"
Gjyqi po merrte nje drejtim tjeter, ndaj u kerkua prej drejtuesve pushim, e nxenesit u shperndane...
Gumzhinin   kalldremet e qytetit  nga zerat e te rinjeve jo djallezore: "eshte krejt i pa fajshem...., sa keq qe e denojne kot....,si genjejne  e  qajne deshmimitaret....,  te jeni te sigurt  qe do ta lirojne...s'ka fare faj....etj. etj...!"
Pas pushimit filloi seanca tjeter, por me nje ndryshim.
Ne salle ishin vetem fytyre fishkurit, ndersa ne rreshtin e pare te karrikeve ulur prane njeri tjetrit ishin vellai i madh i te akuzuarit me nipin e tij, akoma te pa rritur.
I akuzuari hodhi syte nga njerzit e pakte qe ishin ne salle.
Rron mor vella, po vellai tjeter rron apo ka vdekur?
Rron iu pergjegj vellai, por i semure ne shtrat prandaj nuk erdhi sot ketu.
I pandehuri , brenda kangjellave dhe policeve qe e rrethonin mori pamjen e nje luani qe pret te sulmoje.
Kryeprokurhori  ngriti dosjen e hetimit dhe e drejtoi nga i akuzuari, trupi gjykues dhe salla.
Eshte firma jote ketu i pandehur?
- Po firma ime dhe njolla gjaku ;  mori fryme me veshtiresi dhe vazhdoi.  Ate firme ma kini marre  ne kapitje pas torturave te tmerrshme.
-Neve nuk perdorim tortura ne hetime, folen njezeri "njerzit e drejtesise".
- Po keto c'jane u pergjigj i pandehuri dhe ngriti lart kemishen e trupit.
Familjaret ne salle, u drodhen kur pane ate trup te sakatosur nga torturat, te nxire nga goditjet, plage te pasheruara nga djegiet me cigare dhe hekur te skuqur...
Kurajo i foli vellai nga vendi ku ishte ngritur me kembe mbeshtetur ne bastunin e pleqerise ardhur para kohe.
Dy pika loti zbriten ne faqet e nipit te parritur.
Pusho armik i popullit dhe partise, tradhetar i atdheut, reaksionar...  dhe cfrynte me jarge qe i vareshin nga goja qafderrit prokurhorr.
I akuzuari me nje ze qe kumboi ne ate salle te zbrazur iu pergjigj :

-"Mos ngaterro Atdheun dhe popullin me partine.  Atdheu dhe populli jane Shqiperia.
Partia eshte nje organizate e perkoheshme, partia..."
Plumbin kokes, plumbin kokes, vareni tek sheshi, bertisnin fytyre fishkurit nga salla.
U kishte nenvleftesuar nenen parti dhe s'mund ta duronin.
Drejtesi foli vellai me nipin dhe zeri i tyre doli si gjemim nga salla e atij gjyqi ne ate tragjedi te vertete qe luhej ne fillimin e Korrikut te viteve '70, ne qytetin e gurte djep kulture i Atdheut tim.
Kryeprokur(h)orri urdheroi mbylljen e seances per ate dite. Ishte shume i lodhur.

 

***
Diten tjeter pas disa oresh seance gjyqesore u dha nje denim me burgim te gjate ose "heqje lirie"  si ishte norme te thuhej ne ate sistem qeveritar, udhehequr nga nje bande kriminelesh dhe partia "famemadhe".
Liri, vetem emrin kish te tille, se  per  te s'kish patur kurre, asnjehere qekurse diktatura ishte instaluar.
Vellai i plakur para kohe u ngrit nga karrikja dhe me bastunin ne dore u drejtua nga vellai i vogel per ta takuar.  Nje polic e pengoi, por nje nga gjykatesit foli: -lejoheni  ta takoje vellane, ai tani eshte gjykuar.

-Te kesh Zotin  me vehte se njerzit te denojne  dhe e perqafoi.

Kryeprokur(h)orri , kryetari i gjykates, hidhnin syte si nga vellezerit dhe nga gjykatesi qe foli.
Prangat folen te dy njezeri dhe ne qeli..
Denimin i pafajeshmi, e kaloi ne nje nga burgjet tmerr te atij vendi, punoi e u sakateps  ne galerite e thella te nxjerrjes se mineraleve.
Per hir te se vertetes po shkruaj dhe nje nga momentet te jetes se tij ne burg qe me ka treguar vete.

***
Nje te Diele, dite pushimi, ne kamp pas revoltes qe beme nga mijerat e te denuarve me afrohet nje mesoburre prane dhe kokeulur me thote :

" Me fal njemije here, me fal, per ato qe te kam bere...nuk me kishte shkuar kurre ne mendje  se do te perfundoja ketu.  Ti kishe plotesisht te drejte ate dite ne sallen e gjyqit  ne c'do gje qe shprehe.  Gjithashtu te drejte pate kur na u drejtove duke na thene : “nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te jini ne karriken qe  jam une sot ."
Ishte nje nga xhelatet e pranishem ne gjyq qe i sherbente diktatorit.  Ishte penduar dhe kerkonte ta rifillonte jeten.
Ndava ne mes   mollen qe kisha ne duar dhe gjysmen ja dhashe atij.
Jemi Shqiptare: -i thashe...
Me pa drejt ne sy, e mori me kenaqesi dhe me falenderoi.  Nuk e pashe me me .
Nga nje miku im mesova se e kishte vrare roja nje nate.
Gjoja deshi te arratisej nga burgu me tha miku.
Ndodhi te zakonshme keto ne burgje vazhdoi ai dhe psheretiu thelle.

Ish i pandehuri doli andej gjalle, por nuk jetoi gjate.

Edhe pse i ri ne moshe, nderroi jete, pa pare kurre nje dite  te lumtur.

New York, 2010

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-23 12:45:19
Te lumte EMD!! Te vertetat e tmerreshme te kohes komuniste duhen te dalin ne shesh! Uroj te marrin mesimet e duhura brezat e ri dhe pasardhesit! Keshtu te mos perseritet tragjedia e shkuar, e cila i shkaktoi deme te medha popullit shqiptar! 
Uroj qe edhe neofitet e demokracise (ish-komunistet ose bijt e tyre) t'a lexojne kete shkrim dhe se pakut te bejne nje "mea culpa"! 
NYB

Koment nga GUEST më 2010-01-23 12:44:36
Nje gjyq qe ne ato dite te nxehta Korriku te viteve '70 tronditi gjithe Gjirokastren.Ne ato vite jetonin akoma ne kete djep kulture njerez qe kishen pare e degjuar Babane e te akuzuarit se si e mbronte Shqiperine nga rreziqeshit qe i kanoseshin,por ne podiume si rilindas qe ishte.Tani degjonin te birin qe mbronte dinjitetin dhe virtytet shqiptare,por nga banga e te akuzuarve dhe i torturuar rende....Kohe gjakpiresish qe hengren mish njeriu.

Koment nga GUEST më 2010-01-23 12:42:18
Tregime dhe vetem Tregime por, kur do te vine nji dite qe, do te lexoim Denime dhe vetem Denime per, te tan ata kriminella qe, ja thithen si ushujza Gjakun Shqiptarve te pafajshem per 50 vjet pa pushu dite dhe nat dhe, sot te tan kta Kanibal ,Vampira, Ulkonja Krokodila qe nuk i gjen as ne Xhunglat ma te tmerrshme te Globit as nuk u gerdhishten bile sot e ksaj dite po, mi bin Shqipnis dhe te tan Botes kryq e terthor pa i hi nji ferr ne kam .Pse mos te bahet edhe ne Shqipni nji NURENBERG i DYT dhe te denohen keta Kriminella nji her e pergjithmon t"ju bahet thirrje te tan organizatave per te drejtat e Njeriut,Interpolit qe te kerkohen ku jan e ku sjan e ti kthejn ne Shqipni dhe aty tju nepet denimi ne" Emen te Popullit"te atij Populli qe vujti si asnji vend tjeter dhe qe nuk e meritoi kurr at vujtje qe ja bani shqiptari SHQIPTARIT

Koment nga GUEST më 2010-01-25 16:25:57
Nje artikull plot humanizem qe ben tirrje per nje pajtim kombetar:"Ndava ne mes mollen qe kisha ne duar dhe gjysmen ja dhashe atij.Jemi shqiptare i thashe".A i kini pare o njerez shtyllat e denimit ne Maliq,Reps,Spac....dhe njerezit e lidhur ne 'to gjysem lakuriq qe torturoheshin nga xhelatet e pangopur me gjak.Une nuk perdor fantazine por kujtoj c'kam pare me syte e mi.Heroi i shkrimit eshte nje nga ata qe i provoi keto shtylla,por sa i denje per emerin shqiptar-di te fale.Une e kuptoj kete shkrim keshtu:pa harruar te kaluaren,pa lejuar qe ajo te perseritet prane,ti japim doren njeri tjetrit dhe te ndertojme nje Shqiperi qe te nai kene zili te tjeret.Larg prej hakmarrjeve dhe perdorimit te te njejtave metoda qe perdori sistemi gjakatar gjysem shekullor ne vendin tone.Cdo nate e gjate ka nje mengjez te ndritshem thote nje thenie e vjeter.Dhe shqiptaret te jene te bindur se shpejt do ta shohin driten e ketij mengjezi.Lavdi luftetareve te kombit shqiptar qe nder shekuj dhane jeten per lirine e trojeve tona te shenjta,lavdi pishtareve te lirise qe me vetmohim luftuan me jeniceret gjakpires qe prodhoi diktatura proletare dhe sllavizmi ne Shqiperi dhe Kosove !

Koment nga GUEST më 2010-01-27 23:05:01
Heroi i kètij tregimi pèrfaqeson SHPRESEN edhe ahere kur mendohej se,ajo humbi... por, kurrè e HARRUAR : 
SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE  
turpin e paçin me vehte ata ,qè gjakosen flamurin me gjak vèllai dhe ua dorezuan tè huajve... 
LAVDI HERONJVE qè mbi ç'do gje deshen SHQIPERINE dhe shqiptarin te LIRE

Koment nga GUEST më 2010-03-20 23:45:45
Lexova me vemendje gjithcka e me vjen keq qe sot ne Shqiperi Kriminelet kane marre fatet e vendit tone ne dore e si duken bathet si zor te ikin ,ata duhet te kishen dhene llogari me kohe.Familja ime ka 500-600 vjet qe i sherben Shqiperise keshtu qe dhe mua me dilte si detyre te vazhdonja rrugen e te pareve te mij ,kam punuar ne Ministrin e mbrojtjes ne Tirane por e pesova dhe une bashke me disa shok te mij mbasi njeri prej te besuarve tane u lidh me Sigurimin e i tregoj te gjitha -sot ky spiun jeton ne Amerik gjoja i persekutuar ,ky beri disa vjet burg mbasi dhe vete Sigurimi pra Armiku i yne e urreu kete plehre .I lutem Zotit kur do te vij nje Burre i vertet te shpetoj SHQIPERIN e kam besim se do te vij nje dite e te japin llogari ata qe e shqyen Shqiperin .persh...Jugu


International
English
Faqe interaktive