Faqe kryesore arrow Diktatura Komuniste arrow Jani Dilo: Koha për ndryshim
Jani Dilo: Koha për ndryshim PDF Print E-mail
11 Shkurt 2010

Nga Etien Dilo

"Ka ardhur koha Per ndryshime", lexojmë ne shtypin amerikan ç'thotë Jani Dilo këtu e gjysmëshekullit me pare: "Ka ardhur koha që bota e lire, te inagurojë një politikë tjetër". Vetëm kjo "politikë tjetër", faktori i jashtëm, do të detyronte komunistët ne pushtet t'i hapnin rrugë pluralizmit; përmbysej sistemi socialist; Shqipëria e vogël nuk mund te rronte si një ishull i mënjanuar. Dhe koha që po jetojmë, i vërtetoi këto që thotë Jani Dilo:

Liberation' Offers Best Peace Hope, Easton Man Says
("Clirimi" jep me tepër shpresa per Paqe", thotë burri nga Estoni)


Clirimi i vendeve te robëruara përben te vetmen mbrojtje ndaj një fitoreje botërore nga Bashkimi Sovjetik, sipas Jani Dilo, banues ne 639 W.Lafayette St.
Duke folur në Asamblenë e Shteteve Europiane te robëruara te Merkurën ne New York, Dilo tha se politika e vendeve te lira doli se ishte e gabuar. Një vetëkënaqje, tregoi historia dhe eksperienca. Clirim, tha Dilo, nuk do të thotë luftë, por një zvogëlim të potencialit ushtarak të Bashkimit Sovjetik.
 

 

 

Dr.JANI DILO, ne International Peasant Union     

Dilo, kryetar i Delegacionit të Bashkimit Ndërkombëtar të Fshatarësisë, deklaroi se një politikë çlirimi "do të thotë praktikisht që Bashkimi Sovjetik të detyrohet të tërhiqet në kufìjtë e tij të mëparshëm".
"Nuk ka rrugë tjetër per një paqe e rregull ndërkombëtar", tha ai. "Misioni i politikës së jashtme të botës së lire duhet të jetë ai që t'u japë të gjitha shteteve siguri dhe mbështetje per të përcaktuar vetë, ashtu si u pëlqen, fatin e tyre, pa patur frikë që të shtypen nga disa shtete të tjera që kanë a janë shumë me tepër të armatosur".
"Vetëkënaqësia dhe zbutja, deklaroi Dilo, janë politika te gabuara dhe ndihmojnë Bashkimin Sovjetik. Ideja e koekzistencës paqësore, shtoi ai, është krejt e huaj per filosofine Sovjetike".
E keqja me politikën e tanishme, vijoi Dilo, është se "Bota e lire" përpunon politika të tilla që të mund t'u bëjë balle planeve agresive te Sovjetëve, kurse duhet që ata, përkundrazi, t'i përshtatin planet e tyre që të mos bien ndesh me ato te politikës së "Botës së lire".
"Ka ardhur koha per ndryshime ", tha ai. "Ka ardhur koha që bota e lire të inagurojë një politikë tjetër, një politikë që duhet t'u drejtohet të gjitha shteteve dhe popujve. Qellimi i saj duhet te jetë liria". ("Easton Expres", 16.12. 1955)

Cili ishte Jani Dilo? Lexuesi në Shqipëri që nuk e ka jetuar Luftën Nacionalclirimtare, është njojtur me këtë emër kryesisht nëpërmjet veprës së Enver Hoxhës "Rreziku anglo-amerikan". Enver Hoxha e përmend midis "baballarëvet të kombit" dhe se Mit'hat Frashëri, në qeverinë që do të kryesonte, e kishte caktuar ministër kombëtar. Me vendosjen e pluralizmit u fol se, ashtu si na ka nderuar Faik Konica midis personalitetesh në botë, na ka nderuar dhe Jani Dilo! Shpreha habi, se e dija ç'personalitet ishte Konica. "E ku ta dini ju, me tha z. Mentor Coku - një nga ata të mërguarit politikë në fund të Luftës që pati fatin të kthehej në Shqipëri - se cili është Jani Dilo! Ju dini vetëm ç'ka thënë Enver Hoxha. Frika akoma s'u ka dalë njerëzvet. Jani Dilo në shahun tonë ka patur rol kryesor. Disa here shokët i ka nxjerrë nga situata te vështira. Ai gezonte respektin dhe dashurinë e njerëzvet" Dhe vazhdoi: "De Goli gëzonte respektin e njerëzvet. Jani Dilo gëzonte respektin dhe dashurinë. Me kupton se ç'dua te them. Ju, te kini 5 perqind te cilësive që ka patur Jani Dilo, është vlerë e madhe..." Nuk mund ta kundërshtoja, "padija nuk është argument" (Spinoza). Kemi kaluar kohë që të kujton inkuizicionin; kudo duhet te hynte vetëm "drita e partisë". Pastaj, ka dhe do te ketë nga ata që u duhet padija, te mos njihen të gjithë personalitetet e kombit. "Mit'hat Frashëri, thotë një nga ish-udhëheqësit komunistë, "Shekulli", 20 tetor 2005, s'kishte ndonjë gjë te veçante"; neper arkiva zhduken shkrimet "brillante" te Jani Dilos. Kësaj i thonë të lësh ne harresë ata që punuan per kombin. Harresa është me keq nga baltosja. Zoti na dhëntë mend "te mos shesim mënd nga mëndtë që s'kemi", te mos baltosim a te lëmë ne harresë personalitetet e kombit tonë!
 Zhdukja fizike vjen një dite; ajo që është me e dhembshmja, është zhdukja e veprës, e idealit per te cilin punuan e
Luftuan ata personalitete të papërsëritshme të kombit,ashtu si është e papërsëritshme koha që i bëri të tillë.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-02-13 00:49:05
FALNDEROJME "GAZETEN BALLI I KOMBIT" DHE AUTORIN E SHKRIMIT QE NA MUNDESOJE TE LEXOJME PER BURRIN E KOMBIT JANI DILP, PER KETE PERSONALITE TE SHQUAR QE ME CILESITE E TIJ; VYRTYTET E AQ TE LARTA SHQIPTARE NDERON AQ SHUME SHQIPERINE . 
ZOTI na dhèntè mènd ta ushqejmè kètè popull me qumeshtin e vet.,pse jeta ka kuptim me sa ka ideal,ka vlerè ,me sa ka miresi ,burreri e patriotizem Eshte pèr te ardhur keq,personalitete tè tilla,bota na i njeh e ne i lèmè nè heshtje si JANI DILO Nuk ka nevojè pèr lavdi ky burrè i pushkes dhe i penes po,ATDHEU ka nevoje pèr Te. 
KRESHNIKU


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?