Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Pyetje e lypur
Pyetje e lypur PDF Print E-mail
03 Mars 2010

 Astrit Lulushi

Kur pyetja lyp pyetje - "petitio principii" (lat.) - kjo i referohet gjëndjes në debat ku njëra palë i kërkon tjetrës të bëjë lëshime në një pikë të caktuar në mënyrë që të dilet nga "ngërci", ndërsa pala tjetër thotë se nuk është "ngërci" që sjell bllokimin e debatit,  por është "pika e caktuar" që i kërkohet të pranojë. Në "petitio principii" ndodhet politika shqiptare sot.

Demokracia sjell demokratizim, apo anasjelltas? - një tjetër "petitio principii" mes shqiptarëve ku pyetja lyp pyetje, si në rastin e zanafillës - "veza, pulën apo pula, vezën".

Sigurisht demokracia sjell a duhet sjelle demokratizim, por kur këtë shumë vetë nuk e shohin, tjetri priret të mendojë se demokratizimi mund të jetë ndryshim në mendësi, sjellje, mirëqenie e mënyrë jetese, prandaj është demokratizimi që sjell demokracinë. Dhe argumenti "cila sjell cilën?" vazhdon të vijë rrotull, ndërsa është vetë demokracia që humbet në këtë vorbull;  "demo"- populli, njërëzit që ikin, kthehen, lëvizin, ndjekim me sy të zgurdulluar, si Chaplin në "Kohët Moderne", majtas, djathtas, qendër, përsëri majtas për të parë se nga cili krah vjen demokracia dhe ku shkojnë a zhduken efektet e saj.

 



Shumë, përfshi ata që ende kanë plagët e diktaturës - sepse askush nuk është përpjekur vërtetë seriozisht, t'ua mjekojë - dhe të tjerë që e ndjejnë veten të fyer a poshtëruar prej saj - sepse ndjesë hapur, askush nuk ka kërkuar - mendojnë se demokracia ku ata jetojnë nuk i bind të paktën për një gjë, se e kundërta e drejtësisë nuk është padrejtësi, e kundërta e vyrtytit nuk është ves, a e kundërta e moralit në politikë nuk është amoralitet. Si rregull njeriu gëzon të drejtën e pronës, por kjo pronë është zaptuar ose i është dhënë një personi tjetër me arsyetimin se aty ka punuar a jetuar në kohën kur pronari i vërtetë dergjej burgjeve a baltrave të internimit. Ish të dënuarit e të përndjekurit vazhdojnë të kërkojnë kompensim për dëmet që u shkaktoi diktatura. Ish pronarët gjithashtu. Rreth tyre pak gjëra në qeendrim, sjellje e mendësi kanë ndryshuar dhe duket se mendojnë se më parë duhet demokratizim.

Lumturia është qëllimi i vetëm a kryesor i cdo njeriu normal; si rrënja që nuk ka qëllim tjetër, vec gjelbërimin e pemës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për njerëzit në grup dhe lumturinë e përgjithëshme. Në demokraci njeriu ka mundësi të vihet në kërkim të kesaj lumturie. Gjetja e saj është cështje tjetër. Nee diktaturë qëllimi kryesor ishte mbijetesa, për disa edhe me cdo kusht. Sa vetë mbijetuan e sa jo, kjo mbetet e debatueshme. 20 vjet nga fundi i diktaturës, ende nuk dihet sa njerëz figurojnë të humbur ndërsa varre masive, si të kohërave antike, zbulohen.

Por edhe jeta në demokraci është e ndërlikuar, sepse njerëzit këtu kanë më shumë mënyra e mundësi për të qenë të mirë, por edhe të këqinj; të lumtur, por edhe të mjerë; të pasur një ditë, të varfër ditën tjetër. Mundësitë për të lexuar gjithcka, apo e drejta, liria për t'u arsimuar i bëjnë njerëzit në demokraci me shumë gjasa për më të ditur - njohës të gjërave të shumta -  e mira dhe e keqja, e drejta dhe gabimi tani varen nga përzgjedhja që bëjnë, pa qenë të detyruar, si në diktaturë, para dy alternativave të zgjidhnin; të kishin a tee mos kishin, dhe asnjerën nga këto të mos ishin në gjendje t'a zgjidhnin me vullnet të lirë.

Demokracia i bën njerëzit të provojnë më shumë, të kenë më shumë, të hanë më mirë e të vishen e krihen si të duan, pa patur frikë se mund të internoheshin a dënoheshin për propagandë nëse nuk i përmbaheshin konformitetit a vijës së një diktatori, partie a kryeministri, që dilte bulevardid me gërshërë në dorë mes njerëzve që ulnin kokat për t'u qethur si bagëti; ose kur grupe huliganësh të rinj komunistë dilnin rrugëve për të sulmuar ata/ato që vishnin BlueJeans a funde mbi gju. Pa asnje nga këto, demokracia ndihmon a ndikon që njerëzit të ndjehen më të lirë, të jetojnë më mirë, me shije e kuptim, sepse një jetë e ekzaminuar i bën ata më te mësuar e më të ditur sesa njerëzit nën diktaturë, ku librat më të vlefshëm ishin më të ndaluarit.  Kjo është ndoshta edhe një nga arsyet që menjëherë pas rënies së diktaturës e në vazhdim, librat e autorëve perëndimorë të përkthyer mbizotërojnë a gëzojnë përparësi mes botuesve dhe në tregun e librit shqip. Dhe kjo prirje mendohet të pakësohet vetëm kur njerëzit të provojnë e ndjejnë demokratizim dhe pastaj të fillojnë të hedhin në letër pershtypjet e përftuara.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?