Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Arratisja
Arratisja PDF Print E-mail
03 Mars 2010

Petrit Kello

Vendosa te aratisem, fillova me mendjen time  te planifikoj pa e implikuar as familjen e as te afermit. Mema kishte shkuar te vizitoje te motrat(tezet) ne Vishocice se kishin sebep dhe nje fejese. Ishte dite e Hene data 27 Mars 1950. Ate dite mbollem vragjite e rasatit kishte ardhur te na ndihmonte edhe Fiqja i Xha Hysenit  te cilit i thashe qetesisht, sonte kam vendosur te aratisem. Ai tha se e kishin bere fjalen me disa fshatare qe do te shkonin per felleza malore, bukur i thashe, une skam as felleze as kafas  por do t'ju shoqeroj   deri ne mal dhe... Ashtu ndodhi, me t'u ngrysur ju qepem malit perpjete, kaperxyem vendin e quajtur Dedina, e lame Bitincken ne krahun e majte dhe ju afruam malit te Trenit. Dhe bash atje gjuetaret  pregatiten ushet, ngriten  sarzat e leqve, u fshehen te gjithe mbrapa drizave dhe gjuetaret i dhane feshkellimin fellezave e ato filluane te kendojne pa pushim. Dikush zuri felleza e dikush jo, erdhi koha qe te kthehesh sikush ne shtepi, por une  i thashe te gjithve se kam dhimbje barku e do te qendroj sonte ketu  ne Tren tek ca miq dhe do te vi neser diten ne Bilisht. Pretendova qe do te shkonja ne Tren por me nje here bera drethim rruge dhe i u ngjita kodrave per ne lindje. Ishte nate e erret duke ecur nder vise krejt te pa njohura!

 

Perrenjte, majat e maleve e te kodrave kishin akoma mjaft debore, mundohesha te ecnja ne drejtim te lindjes por po ç'orientohesha  se do kishin shkuar 2 a 3 ore dhe nuk e dija ku ndodhesha! Zbrita ne nje fare rruge, m'u duk sikur kisha hyre thelle ne token Greke dhe fillova te eci rruges.  Mbas pak kohe iu afrova nje fshati, trokita fort me myken e sepatkes qe kisha per mbrojtje ne porten e nje shtepie. Nje qen filloi te lihte pa pushim dhe mbas pak u degjua nje ze gruaje : "kush eshte". Eh thashe! E kuptova qe isha hala ne Shqiperi  dhe ia mbatha kembve, me nje te rendur te jashtezakonshme po asaj rruge qe erdha, por sa iu largova nja nje kilometer fshatit e lashe rrugen dhe ju qepa nje  mali me te djathte. Ecja me te gufuare dhe kur arita ne majen e malit  e  kuptova qe kisha arrire ne vijen kufitare; shkova  nja dy qind metro me brenda dhe pushova pak mbi nje gur per t'u orientuar e çlodhur. Mbas 10 a 15 minutash u futa ne nje monopat kafshesh dhe fillova te eci por ne  drejtim te pa ditur : ishte vend i larte dhe i pyllezuar, dhe me thelle ne nje si perrua, u duken shtepia. Iu avita fshatit por ç'te shoh!  Shtepiat, hauret, plevicat me dyer e penxhere te thyera, rruget e mbushura me orendi e sende shtepiake te hedhura saqe pengoheshe neper to. Nuk kishte as nje levizje. Dukesh qe ishte vend  i abandonuar. Duke ecur neper  rruget  iu afrova nje binaje te madhe. Ajo bina ishte Kisha e  fshatit. Nje tabele me shkronja  te madhe e rrezuar per toke. Me shkrepse i pashe qe nuk ishin shkronja latine. Pernjeheresh  ndjeva nje gezim ne trup, nje shprese qe jeta do te vazhdonte se  u sigurova qe kisha zbritur ne Boten e Lire! Hyra  dhe u struka mbas nje shtepie dhe me shume gezim prita  mengjezin e dates 28 Mars 1950. Me t'u  gdhire mora rrugen  drejt qe te çonte per ne nje fshat me te madh. Sa kisha shkuar nja 400 a 500 metra  u duken dy ushtare  greke te armatosur dhe me nje   mushke  qe po vinin nga ana e kundert; me qendruan, urtesisht, me kontrolluan.               
Iu dorezova dhe sepaten e vogel  qe mbaja  me vehte. Ushtaret u kthyen dhe nga rruga, me bashkeshoqeruan per ne gazermat e ushtrise ku ishte dhe komanda  ushtarake. Atje me priten mire, sollen dhe perkethyes adapt por çuditeshin si kisha shpetuar jeten se te gjitha ato  vende ishin te minuara nga komunistat greke qe ne Gushtin e 1949, qe te ndjekur nga ushtria  greke u futen shumica  ne Shqiperi. Prandaj edhe fshatrat afer kufirit ishin lene te shkaterruara dhe abandonuara. Ne ato kohe  greket e kishin te ndaluar qarkullimin e njerzve dhe kullotjen e bagetive ne ato fshatra buze kufirit te Shqiperise se ishin te minuara rende dhe kishin ndodhur shume aksidente. Pritnin te vinte pranvera, e te sillnin ekspertë per ta pastruar e çarmatosur vendin nga minat, bombat dhe materiale lufte qe kishin lene partizanet e EAM-it.  Perkethyesi me tha se te dyja keto fshatra qe kisha pershkuar une quheshin njera Llabanice e tjetra Kosinec (Maqedonisht). Greqia iu ka nderruar emrat tani? Te dyja fshatrat jane afer fshatrave Trestenik e Kapshtice afer kufirit te Shqiperise. Dhe ujrat e kodrave te ketyre fshatrave formojne nje lume te vogel dhe neper Trestenik e Vishocice derdhet ne lumin Devoll, Shqiperi.
Diten tjeter prej kendej me shpune ne qytetin e Kosturit, atje me bashkuan dhe me te tjere shqiptare te  ikur sikurse dhe une, por nuk kishim liri te shetismin. Na pyesnin gjate dites dhe netet i kalonim ne nje fare binaje qe ruhesh nga rojet me uniforme. Pyetjet dhe hetimet beheshin me perkethyesa dhe vazhdonin dite me radhe duke i perseritur te njejtat pyetje. Nga Kosturi na mbajten pak ditë ne Kozan dhe prej andej  me nje kamion te mbyllur, bashke me ca te burgosur Greke na degdisen ne Selanik. Atje gjetem dhe shume te tjere Shqiptare, Jugosllave, Bullgare, Rumune etj. Ne Selanik na mbajten 5 jave, edhe ketu te izoluar e me roje. Na fotografuan secilin individualisht dhe na paisen me leter njoftime me kete mbishkrim: I IKUR POLITIK. Nje dite nga ditet na grumbulluan ne nje vapor  shkaterrire pa na treguar se ku shkonim! Diten tjeter na zbarkuan ne portin e madh te Pireut e prej ketu te shoqeruar na çuan nje nate ne nje burg  te Athines  ku kishin dhe komunista; te denuar qe e leshuan gojen dhe flisnin lirisht ne favor te komunizmit. Disa djem te gjalle nga tonit gati u perleshen me te burgosurit komunista por u lajmerua dhe erdhi komandanti i burgut e mbajti nje fjalim te repte kundra komunizmit, vetem atehere e kuptuam neve qe qeveritaret greke me anen e zvarritjes  tone  neper burgjet deshin t'i tregonin popullit te vet qe posa kishte dale me triumf ne luften civile qe bene me guerilet komuniste, sesa te meta te medhaja kishte  ne anen  maksiste-leniniste.
Nga Athina kur na moren me kamion na thane se po na shpinin ne kampin e refugjateve, LAVRION. Ne kampin e Lavrionit gjetem shume shqiptare, disa prej tyre kishin rreth 5 vjet qe prisnin ndonje ndryshim e te ri-atdhesoheshin. Kishte ne ate kamp dhe patriote te permendur si Muharrem Bajraktari, Halim Hodo e Myftar Spahija, qe i ishin  shtruar jetes se kampeve. Te tjere intelektuale si Luan Gashi, Abdyl Sino, Adem Selimi  Ejup Binaku, Gani Hamiti  qe zotronin  gjuhe te huaja ishin punesuar neper zyrat amerikane apo Angleze te emigracionit ne kryeqytet. Keta zoterinj shpesh nga rrogat e tyre ndihmonin financiarisht pleqte, familjaret e nevojshem  e te semurët qe dergjeshin ne kampet e  refugjateve.

Ne beharin e pesedhjetes erdhen shume te arratisur nga Devolli dhe Erseka ne Greqi, bile, edhe me grupe. Më arriten ne kamp dhe mjaft te njohur, disa prej tyre me dualle miq te vlefshem; Nafis Kasemi dhe Xha Yzeir Muharemi nga Bilishti, Xha Sulejman Kalaja nga grupi i Zemblakut bashke me tre djemte e tij Bilalin, Alifemine dhe Dokon, grupi i Kapshtices me Safet Kutrollin familjarisht dhe Zini Alickollin e posa liruar nga denimi i burgut disavjecar ne Shqiperi. Me Ziniun e Bilalin mbajta gjithe jeten kontakt me vizita, korrespondence e telefona, edhe pse emigruam ne vende te ndryshme te botes, sepse ata  ishin me te vertete te llogjikshem e te sinqerte. Miqte e ardhur rishtas nga Shqiperia me sollen lajmin fatkeq qe pushtetaret e Bilishtit m'a kishin internuar Memen dhe vellane. Im vella vinte ne shkollen shtatevjecare dhe me mesimet ja shpinte mire. Kishim shprese qe po te mbaronte shkollat, do te kishim dicka perfitim te gjithe si familje apo per ne ato kohra edhe si farefis.

Ndjeva nje tronditje te madhe se  per gjithe keto fatkeqesira faji ngarkohesh dhe  mbetesh mbi mua, por, per moshen  qe kisha une  dhe per menyren  se si ika  nga Shqiperia duke mos  pyetur asnjeri, ngushellohesha ne vehtvete, se nuk ja merrte mendja njeriut qe qeveritaret e asaj kohe do te merrnin  masa aq arbitrare e çnjerzore kunder kesaj familje te pa fajshme qe s'kishte  as nje fare dijenie  rreth vendimit te ikjes time. M'u mbush mendja plotesisht qe Bilishti  administrohesh nga njerez te pa skrupullt, servile te draprit e te çekanit.

Kampi sa vinte e po mbushej me gjithfare rracash e kombesish te ikur nga Perdja e Hekurt. Diten ishin te lire te shetisnin neper rruget e qytetit por  ne mbremje behej apeli nga uniformat dhe mbylleshin  portat  e mund te qarkullonin vetem rojet. Ne vitin '50  e '51 shumicen e refugjateve ne kampin e Lavrios e perbenim neve shqiptaret se permblidhnim  edhe Kosovaret qe vinin nga Jugosllavia. Jeta ne kampin e refugjateve ishte bere mjaft e veshtire dhe as vendbanimi nuk ishte i pershtatshem per te jetuar, aty ketu prej disave shfaqeshin dhe moskenaqesira, por lumterisht, midis neve emigranteve kishte disa burra adapt e te vojtur neper burgjet e kampet e regjimeve komuniste dhe gjithnje keshillonin durim per nje te ardhshme me te mire.

Ne Vitin 1951 u hap ne Athine nje dege e Komitetit Kombetar: Shqiperia e Lire dhe si perfaqesues erdhi nga Roma, antar i Komitetit z. Isan Toptani. Ky Perfaqesuesi i Komitetit dhe Prof. Luan Gashi, nepunes i nje Organizate bamirse Amerikane dhe perfaqesues i Ballit Kombetar si dhe z. Mahmut Memishaj, pa-parti, vinin shpesh nga Athina per te vizituar kampin ne Lavrion,  takoheshin edhe me antarin e Komitetit, qe banonte ne kamp me ne, Z. Muharem Bajraktarin.

Ne fillim te Korrikut 1951, nje grup prej 45 te rinj shqiptare dhe Prof. Halim Hodo, meso-burre, nga Kampi i Lavrionit, dhe dy Intelektuale te permendur, Prof Ibrahim Kelmendi dhe Agronom Adem Selimi, nga Athina, u percuallen nga perfaqesuesit e Komitetit Shqiperia, me nje aeroplan ushtarak Amerikan per ne zonen Amerikane te Gjermanise Perendimore. Ne kete grup shkuan dhe dy shoket e mij te ngushte, Zini Myslym Alickolli dhe Alifemi Sulejman Kalaja. Pa keta dy shoke, per mua kampi ku jetonim filloj te duket mjaft i zbrazet!! Jeta e refugjateve shqiptare ne kampet e Greqise ishte mjaft e veshtire e sidomos per udheheqesat dhe anetaret e Ballit Kombetar qe predikonin "Shqiperi Etnike". Eshte po kjo arsye qe shqipetaret ishin te gatshem te largoheshin nga kampet e Greqise per ne vende te tjera  ku te kishin fushe me te lire per te luftuar komunizmin nen udheheqjen e Komitetit qe kish formuar Mid-hat Frasheri  apo edhe per kryerjen e dokumentave  me lirisht per te emigruar ne Boten e Lire, ne rast se priteshin shpresat per kthim ne vendlindje.
Nje dite z. Skender Dume, na hoqi ne nje ane mua e Doko S. Kalane dhe duke shetitur na tha se kerkohen dy djem te rinj nga te Ballit per ne mision dhe ne qofte se juve e deshironi, mbas egzaminimeve medikale,  te dy do te ishit te pranuare. Pranuam nje-zeri por kerkuam aprovim me shkrim nga i autorizuari  i KKSHL, ose Qendrorit te Ballit.
Mbas nje jave u thirrem ne Athine nga z. Hill i cili na mirepriti dhe na dorezoi  leter-autorizimin nga krye shefi ushtarak KKSHL  drejtuar: Doko Kalaja dhe Petrit Kello. Intervali  me  z. Hill ishte i pranishem  dhe na porositen  te ishim gati se  shpejt do te udhetonim per ne Gjermanine Perndimore.


Ne daten 7 Gusht 1951, une, Doko Sulejman Kalaja, ballista, dhe i  quajturi Muharem Metolli, legalist, me Aeroplan  ushtarak na nisen nga Athina per ne Munchen, Gjermanin Perendimore.  Nga aeroporti i Munchen-it na mori me makine private nje bure i veshur mire dhe me nje trup  madhor, fliste dhe pak shqip. Na tha se ishte  Anglez dhe emrin e kishte John Sterling. Mbas disa oresh rrugetimi arritem ne qytetin Essen, Hanover, zona Britanike. Shtepia ku u strehuam ishte e madhe dhe moderne. Neve qe lame mizerjen e Shqiperise e te kampeve te Greqise na dukesh sikur ishim ne ender! Mbas dy diteve erdhen edhe 4 shqiptare nga te Kompanise 4000 qe ishte formuar ne Gjermani, ne zonen Amerikane qysh ne fund te 1949-es.

Me 10 te Shkurtit 1951 me trasferuan ne Kompanine 4000 me adrese Hohennbrun, Munchen, USA-Zone, West Germany.  Nje dite ne mencen e madhe tek po hanim dreke erdhi dhe u ul ne tryezen mbas meje kryesekretari i Kompanise, z. Njazi Bardha dhe me tha se si mbas regjistimit qe kishin mbajtur deri athere, ne mese 300 vetave  qe kane pershkuar  Kompanine deritash, une isha me i riu ne date lindje nga te gjithe! Kompania ishte me te vertete nje qender e shendoshe, dhe ne Gjermani kishte marre pamjen e nje Shqiperie te vogel. Valonte flamuri shqiptar qe ç'ke me te. Komandant i Kompanise ishte Major Çaush Ali Basho, nje nga shefat e Ballit Kombetar, nen-komandant ishte Kapiden Xhemal Laçi, perfaqesues i legalistave, kishte dhe mjaft oficera dhe nen-oficera te karrieres qe sherbenin shqiptarisht. Shpesh here Kompania dhe qendra te tjera te misioneve vizitoheshin nga udheheqesat e mire njohur te nacionalizmit si Prof.Abas Ermenji, Abas Kupi etj.
Nje dite te Marsit na mblodhen nja  70 vetave ne sallen e komandes dhe ne prezencen  e nje komisioni amerikan te kryesuar nga Kapiten  Thomas Mangeli dhe te komisionit shqiptar te kryesuar nga Major Çaush Basho, na u be nje provim me shkrim se kerkoheshin 6 te rinj, per nje kurs  gjashtemujor me inteligjencen Amerikane. Nga provimi qe dhame dolen keta fituesa. Nga  te Ballit, Haki Mara-Drita, student universitar, Dhimiter Gjergo, student universitar, Petrit Kello, fillorist: Nga te Legalitetit,  Ibrahim Kulla  dhe Qerim Kulla, fillorista, Xhiovan Luka fillorist ose me pak? Na çuan ne nje qytet afer Frankfurtit. Hakiu, perveç kursit qe bente me neve, sherbente dhe si perkethyes Anglisht apo Gjermanisht. Me  sherbimet po vazhdonim mire por kish filluar  nje fare dyshimi se punet tona  po na sabotoheshin  nga dikush me influence nder zyrat e inteligjencave  te aleateve perendimore dhe lajmerohej sigurimi i Shqiperise nepermjet KGB-se  Sovjetike dhe keshtu qe luftetaret e dedikuar per çlirimin e Shqiperise, binin ne gracken e qeverise  komuniste pa-pandehur! (Do te pershkruaj ketu nje ngjarje te vertete pa permendur emra)  

Nje Oficer Anglez, mik i Shqiperise dhe qe i qante zemra per kete disfate qe po pesonin shqiptaret e pa fajshem. Oficeri ba mires pa urdher nga superioret, vendosi te dergoje nje grup kater vetash ne Shqiperi per ta hetuar gjendjen. Keta Zotrinj ishin  tre ballista te vendosur  nga  Vlora  dhe i katerti ishte  nje shoku  im, edhe ky ballist, nga nje fshat afer Korçes qe zoteronte mire radion transmetuese. Te kater u pregatiten dhe u percollen per ne Shqiperi  nga vete oficeri  Anglez e destinimi tyre ishte  Dukati, rrethi i Vlores. Ecen me kembe dhe arriten ne rrethin e Vlores, bene takime me  te njohurit, qendruan neper malet  e kodrat  e rrethit duke bere kontakt dy here ne jave me zyren e oficerit percjelles qe e zotronte dhe shqipen mire dhe mbas pese javesh, me urdher,  u kethyen perseri ne Perendimin e Lire  pa asnje incident! Tash u kuptua fare qarte se spiunin e madh e kishim ne kryeinteligjencen e atyre qe na premtuan çlirim dhe shpetim! Krye shefi i Ballit ndaloi derguarjet e ekipeve per derisa te saktesohesh  se nga ku dilte sekreti. Keshtu qe, grupi i ishullit te Maltes qe ishin shumica ballista u mbyll dhe te gjithe u shpune ne Angli per te jetuar atje, emigrante legale. Me perjashtim te Kryetarit te Grupit, z. Abdyl Sino, qe u trasferua ne kompanine 4000 shqiptare te Gjermanise. Ndersa mua me Hakiun dhe Dhimitrin ne Gjermani, me gjithese ishim shume perpera nga mesimet, na veçuan nga grupi dhe na shpune ne qytetin Frankfurt me te drejte emigrimi per ne Perendim.

U diktua tradhetia e madhe e Spiunit Anglez  KIM PHILBY qe demtoi inteligjencen Anglo-Amerikane, shkaktoi humbjen e jeteve te mijra njerzve dhe mbas ketij spiunlleku te  poshter, Philby,  ia hypi aeroplanit qe vodhi nga vendi i vet dhe  shkoi  ne Moske,  tek padronat e tij qe e paguan dhe shfrytezuan per gjithe jeten e tij.

Eshte krejt e qarte qe kriminelat e regjimit te kuq sunduan Shqiperine duke vrare, prere e munduar popullin e pa fajshem per afro gjysem shekulli. Por edhe pjellat e tyre, ose jane krejt te çmendur, ose pjeserisht te semure nga koka, si per tregim, nje fare Hasan Luci, qe na qenka kapardisur me nje liber te quajtur "VEPRIMTARIA SEKRETE E MERGATES POLITIKE SHQIPTARE"[1944-1992]. Autorit shpifes te ketij libri i mungon serioziteti kur perzjen Midhat Frasherin e Madh e Zef Palin me njerzit e UDB-es! Patriotet e permendur Abas Ermenjin e Muharrem Bajraktarin me Vorioepirotet etj-etj!

Une jam fort njeri i thjeshte dhe i pa kompromentuar por e kam jetuar dhe çmoj  emigracionin edhe veprat patriotike te udheheqesve Nacionaliste Shqiptare, prandaj, edhe autorë  kuqalashë  si shoku Doktor Hasan Luci, qe hala mundohen te shkruajne me Duart e Enverit e Nexhmije Hoxhes, i konsideroj fallco se nxine karten me kot dhe i sjellin çeshtjes dhe historise shqiptare, me teper dëm se sa dobi!     


(vazhdon)

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-03-09 23:01:58
shume prekes artikulli ,  
flm qe e sollet prane nesh per ta lexuar , keshtu mesojme historine e vertete te shqiptareve te vertete dhe te Shqiperise . 
pres me padurim vazhdimin .... 
 
Ju falenderoj nga zemra dhe nje here  
dhe pershendetje te perzemerta nga nje vajze me prejardhje balliste  
 

Koment nga GUEST më 2010-04-07 00:58:14
Shume e vertete te faleminderit presim vazhdimin. Dhimitri nga Korca 

Koment nga GUEST më 2012-03-25 15:57:25
Mallkuar qofte Kim Philby brez pas brezi, se mbase do ta kishin thyer qafen kuqalashet qysh ne 1955.


International
English
Faqe interaktive