Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow 7 vjet më parë ndahej prej nesh Prof. Abas Ermenji
7 vjet më parë ndahej prej nesh Prof. Abas Ermenji PDF Print E-mail
10 Mars 2010

Më 10 mars 2003 u nda nga jeta prof. Abas Ermenji, i cili kishte qenë një nga drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar gjatë Luftës dhe kishte pasuar Mid'hat Frashërin e madh në drejtimin e partisë Balli Kombëtar në  emigrim që prej fillimit të viteve '50 e deri në vitin 1993, vit në të cilin u bë i mundur krijimi i Partisë Balli Kombëtar (PBK) në Shqipëri pas 50 vjetësh  diktature komuniste. Kongresi i 8-të i PBK i mbajtur në Tiranë, e zgjodhi unanimisht Prof. Abas Ermenjin kryetar të PBK, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2002.

Homazhe  Abas Ermenjit, Tiranë 2003

 

Varrimi i Prof. Abas Ermenjit u bë në Tiranë, pasi në një nga sallat e pallatit të Kulturës u bënë homazhe ku morën pjesë me mijëra antarë të Ballit Kombëtar dhe nacionalistë nga e gjithë Shqipëria, trevat shqiptare dhe diaspora. Morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të larta të shtetit dhe politikës.
Emocione dhe mbresa të veçanta ngjalli fjala e z. Luan Myftiu e titulluar "Apostull i vëllazërimit kombëtar".
Prof. Abas Ermenji u kthy në Shqipëri në vitin 1995 dhe u zgjodh dy herë deputet i Ballit Kombëtar në  Kuvendin e Shqipërisë; po ashtu drejtoi aleancën "E djathta e Bashkuar Shqiptare" (DBSH), e cila luajti një rol në ruajtjen e kohezionit politik të Shqipërisë në vitin e vështirë 1997. Por punën më të madhe Prof. Abas Ermenji  e ka bërë në ringritjen  e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve, me anë të një numri të madh konferencash të mbajtura në të katër anët e Shqipërisë gjatë viteve 1995-2001. Një arritje tjetër me rëndësi ka qenë pëcjellja e frymës kombëtare nga Balli i kohës së  Luftës dhe nga apostulli i shqiptarizmit Mid'hat Frashëri, tek Balli i sotëm.

Duke përcjellë Prof. Abas Ermenjin, Tiranë 2003


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-03-20 23:42:22
lavdi punes dhe vepres se tij mos iu kalbeshin eshtrat kurr GEGA besjan


International
English
Faqe interaktive