Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Komunikatë e shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Komunikatë e shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar PDF Print E-mail
30 Mars 2010

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
http://www.illyricumlibertas.org
 
Komunikatë për media

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, e pranoi me shqetësim të thellë agjendën e aktiviteteve të Ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z.Ahmed Dautogllu gjatë vizitës së tij në IRJM. Agjenda u realizua në tërësi pa as më të voglin reagim të strukturave shqiptare të cilat e kanë për obligim kombëtar, qytetar, moral, ligjor dhe kushtetues që ta mbrojnë interesin kombëtar shqiptar në Fyrom.
Duke parë mungesën e reagimit të atyre që duhet të reagojnë në kësi situata absurde, ne si shoqatë për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar shqiptar detyrohemi ti drejtohemi ministrit në fjalë si dhe opinionit të gjerë me këto kërkesa:

 

Së pari, kërkojmë që në komunën shqiptare të Ohrit të mbyllet sa më shpejt konsullata turke e nderit që e inauguroi ministri në fjalë, pasi ekzistenca e saj në këtë pjesë të vendit do të ndikojë në shkombëtarëzimin e mëtejshëm të shqiptarëve në këtë qytet, të cilët të gjendur nën presionin e përditshëm të shovinizmit sllavomadh kanë tendencë të turqizohen për të shpëtuar më lehtë nga shtypja e madhe që ushtrohet mbi ta. Në këtë drejtim, të mbyllet dhe konsullata turke në Manastir pasi aty nuk ka turq etnikë, dhe të hapet një e tillë në Radovish, Vallandovë apo Gjevgjeli ku ka nevojë reale për konsullata të tilla dhe ku jeton një pakicë e vërtetë turke.
Së dyti, kërkohet nga Ministri i jashtëm turk që të ushtrojë ndikimin e tij politik dhe moral në mbylljen sa më të shpejtë të kolegjit turk “Jahja Kemal” në Strugë dhe degëve e tij në Gostivar dhe Shkup, pasi këta luajnë një rol të tmershëm shovinist dhe antidemokratik duke asimiluar fëmijët e vegjël shqiptarë, fenomen që i shkon përshtati shovinizmit maqedonas i cili është i interesuar për uljen e numrit të shqiptarëve në IRJM. Të largohen nga IRJM edhe qendra për kulturë turke “Junus Emre” si dhe ndërtesa e vjetër e Hanit Kurshumlia në Shkup ti kthehet përsëri në pronësi dhe shfrytëzim Instutitit të trashëgimisë shqiptare në Shkup.

    Së treti, kërkojmë nga shteti turk që të koncentrojë përpjekjet e tij të drejta për shpëtimin dhe përparimin e kulturës turke në Maqedoninë lindore ku jeton pakica e vërtetë turke, e jo të përpiqet që të turqizojë shqiptarët etnikë në Maqedoninë perëndimore ku as ka pasur në të kaluarën, as ka sot dhe as ka për të pasur ndonjëherë prezencë racore apo kulturore turke.

    Së katërti, kërkojmë nga Ministri turk, që në kuadër të miqësisë turko-sllave që e shpalosi gjatë takimeve vëllazërore me sllavët në Shkup, të kërkojë nga partitë gjoja turke në FYROM tek të cilat ka ndikim dhe të cilat i financon shteti turk, që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo lokale, këta të votojnë partitë e mëdha shqiptare si BDI apo PDSH dhe jo partitë sllave VMRO apo LSDM, siç kanë vepruar deri më sot.
Së pesti, kërkojmë nga shkëlqesia e tij Ministri i jashtëm Dautogllu, që të ushtrojë ndikimin e tij tek miqtë e tij personalë sllavë si kryeministri Gruevski, presidenti Ivanov dhe kryeparlamentari Veljanovski, si dhe te populli maqedonas në përgjithësi, në mënyrë që këta të mos i diksriminojnë më shqiptarët në IRJM, njëjtë siç nuk diskriminohen por përkundrazi favorizohen të a.q “turq” në këtë vend të vogël ballkanik.

Duke vlerësuar lart dëshirën e mirë të z.Dautogllu që me anë të kësaj vizite të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve tona si dhe të thellimit të miqësisë në mes tre popujve tanë, popullit autokton shqiptar dhe dy popujve nomadë të ardhur këtu atij sllav dhe turk, nuk mund të mos e shprehim mospajtimin tonë të thellë më përzierjen e z.Dautogllu në çështjet që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë  me identitetin kombëtar të komunitetit shqiptar si në IRJM, ashtu edhe më gjerë në gadishullin Ilirik.
                                                                                                               
                                                                                                          

Kryetar, Valon Kurtishi
______________
Tetovë/Oaeneum
26.03.2010



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive