Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Reagim ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves
Reagim ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves PDF Print E-mail
02 Prill 2010

REAGIM I SHOQATËS GJITHËSHQIPTARE „TROJET E ARBRIT“ -  LIDHUR ME        HEQJEN E EMBLEMËS SË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT                        

Në shenjë respekti për përvjetorin e 132 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mënyrë simbolike, sjellim reagimin e 132 Intelektualëve Shqiptarë nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora kundër vendimit absurd të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës,
SHOQATA GJITHËSHQIPTARE “TROJET E ARBRIT”

Lajmi për heqjen e emblemës së Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit na ka habitur dhe tronditur pa masë, se me këtë akt të vrazhd dhe vandal, Gjykata Kushtetuse e Kosovës ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e 13 milionë shqiptarëve anë e kënd rruzullit tokësorë, kështu, duke hapur plagët historike për të gjithë ata shqiptarë të cilët humbën me të dashurit e tyre gjatë pushtimit pesëshekullorë të perandorisë osmane dhe pushtimit njëshekullor sllav, pushtim i cili ende sot e asaj dite vazhdon në një pjesë të mirë të trojeve tona etnike. Jemi kundër, se kjo logo nuk prezanton vetëm zyrtaritetin e qytetit të Prizrenit, por simbolizon historinë e sakrificës dhe luftën kundër zhbërjes kombëtare nga pushtimet shekullore me etni të ndryshme, që sot edhe po bëjnë inicime të turpshme. Andaj, multietniciteteve të mbetura e të vona, ju, Gjykatë Kushtetuese, mund t’u jepni diç më të vonë, dhe që nuk cenon assesi të mirën e lavdi!
shme kombëtare ndërshekullore. Dhe ju përkujtojmë se, Kushtetutshmëria dhe Kombëtarja janë në binarë të veçantë. Shoqata gjithëshqiptare “Trojet e Arbrit”, përmes këtij reagimi, fton Gjykatën Kushtetuse të Kosovës që në mënyrë urgjente ta heqë vendimin e saj dhe mos të luan me faktologjinë kombëtare, historike e politike, si dhe me ndjenjat shpirtërore të mbi 13 milionë shqiptarëve gjithëkah janë, pa përjashtim.

 Gjithashtu, ftojmë Asamblenë Komunale të Prizrenit, e në veçanti partitë Shqiptare, e që janë të përfaqësuara në këtë Asamble, që urgjentisht ta hedhin poshtë, bashkarishtë, këtë vendim të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës. I bëjmë me dije të gjithë qytetarët e Prizrenit, se Prizreni nuk është qytet multietnik, siç mundohen t‘i japin këtë ngjyrë disa qarqe të caktuara që veprojnë kundër Kombit shqiptar. Sepse, një qytetet mund të jetë multietnik vetëm atëherë, kur në atë qytet banojnë dhe jetojnë katër deri në pesë etnitete të ndryshme, me përafërsisht numër të njejtë të banorëve. Ndërkaq, në Prizren është e kundërta e asaj, aty jetojnë 85% shqiptarë dhe 15% minoritarë. Pra, me këtë ju bëjmë me dije ju dhe opinionit të gjër, se Prizreni është qytet multikulturor dhe jo multietnik. Nëqoftëse Gjykata Kushtetuse e Kosovës nuk do ta heqë këtë vendim edhe pas refuzimit të këtij vendimi nga ana e Asamblesë Komunale te Prizrenit, pra, nga perfaqësuesit e popullatës së Prizrenit, e që janë të zgjedhur nga vet qytetarët e këtij qyteti me rrethinë, atëherë do t‘ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideje, që të mblidhen dhe të demostrojnë në qytetin e Beslidhjeve Shqiptare në Prizren, derisa këta gjykatës të kthejnë vendimin e tyre politik. Andaj, edhe njëherë, jemi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për mospërdorim të mëtejmë të logos së Lidhjes së Prizrenit, për Komunë të Prizrenit.
Studiues, historianë, publicistë ,veprimtar dhe anëtarë të Shoqatës Gjithëshqiptare “Trojet e Arbrit”, nga të gjitha trojet shqiptare:


1.Prof.dr.Muhamet Shatri - Kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Prishtinë
2. Mr.sc Nue Oroshi, Nënkryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”-anëtar i
Asamblesë Komunale në Prizren
3. Dr.sc.Mentor Quku, Sekretar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”-
4. Akademik Mark Krasniqi – Studiues, ish kryetar i PSHDK, shkrimtar
5. Emin Fazlija - Kryetar i Beslidhjes Kombëtare Demokratike shqiptare-Gjermani
6. Prof.dr Ramiz Abdyli - Profesor-Historian, Studiues-Shkup
7. Prof.dr Jahja Drançolli-Medievist, Ligjerues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, dega e Historisë, Prishtinë
8. Prof.dr.Riza Sadiku - Bashkëpunëtor i lart Shkencor në Muzeun e Kosovës,Prishtinë
9. Akademik Gjelosh Gjokaj-Piktor i përmasave ndërkombëtare-Kryetar i Shoqatës “Lahuta” në Gjermani
10. Akademik Beqir Meta – Studiues – Historian, Profesor - Tiranë
11. Prof.dr. Muharrem Dezhgiu - Instituti i Historisë, Tiranë
12. Prof.ass.dr. Qerim Dalipi - Ligjerues në Univerzitetin e Tetovës
13.  Prof.ass.dr. Fehari Ramadani - Dekan në Fakultetin Filozofik të Tetovës
14. Willy Gjon Kamsi-Ish ambasador i parë i Shqipërisë në Vatikan,studiues Shkodër
15. Prof.dr Sabile Keçmezi-Basha - Punëtore shkencore në Institutin e Historisë në Prishtinë, shkrimtare, poete, publiciste
16. Prof.dr. Lush Culaj - Punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës
17. Selman Etemi - Anëtar i Kryesisë së Shoqatës „Trojet e Arbrit“, studiues, Hamburg     Gjermani
18. Tomë Mrijaj - Sekretar i Lidhjes së Prizrenit me seli në New York studiues, publicist, SHBA.
19. prof. dr. Izber Hoti - Punëtor shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë
20. Dr.sc. Mehmet Rukiqi - Studiues i etnologjisë në Prishtinë
21. Mr.sc. Mehmet Gjoshaj - Bashkëpuntor i lartë Shkencor në Muzeun e Kosovës
22. Prof.dr.Hajredin Isufi – Studiues, Durrës
23. Prof.dr.Bahtie Gerbeshi-Zylfiu - Ligjeruse në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit
24. Abas Fejzullahi - Kryetar i Bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicërr
25. Mr.sc. Besim Morina – Historian, Drenas
26. Ma. Esilda Luku - Ligjeruese në Univerzitetin Aleksandër Mojsiu në Durrës
27. Mr.sc. Parim Kosova - Përgjegjës i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren
28. Mr. sc.  Skënder Asani – Historian, studiues, Shkup
29. Nimon Mulliqi - Kryetar i Ballit Kombtar Dega në Gjermani
30. Mërgim Korça - Studiues., publicist, Detroid-SHBA
31. Prof. Ass. dr. Bajram Xhafa - Ligjerues në Univerzitetin e Shkodrës, Shkodër
32. Avni Bilalli-Sekretar i Shoq. Kult. Shqiptare “Jetullah Islami” në Kiel, Gjermani
33. Eugen Shehu – Studiues dhe veprimtar kombëtar në Zvicërr
34. Ma. Enver Sulaj – Publicist, shkrimtar - poet, Prizren
35. Mr. sc. Bedri Muhadri - Punëtor shkencor në Institutin e Historisë, Prishtinë
36. Fatbardha Saraqi-Mulleti-Publiste, shkrimtare, Shkodër 
37. Ali Daci -  Studiues dhe publicist, Mali i Zi
38. Mr. sc. Gjon Berisha- Historian- Studiues, Gjakovë
39. Rexhep Kastrati - shkrimtar, publicist, poet, Prizreni
40. Rukie Rama - Publiciste, mësuese, ish e burgosur politike-Bruksel, Belgjikë
41. Aleksandër Ndoja –Gazetar-Publicist,  Rrëshen, Mirditë
42. Petrit Palushi – Shkrimtar – Studiues, Kukës
43. Gjon Marku – Publicist, shkrimtar, studiues, Rrëshen
44. Hysen Azemi –Punëtor shkencor në Arkivin e Kosovës-Ferizaj
45. Agron Shabani –Publicist-gazetar, politikolog, Wenden - Gjermani
46. Mr. sc. Adnan Fejzullai- Studiues, Historian- Shkup
47. Shefqet Kelmendi -Publicist, poet, ish i burgosur politik, veteran i nacionalizmës shqiptare
48. Jusuf Bajraktari-Mirashi  - Studiues dhe veprimtar kombëtar - Suedi
49. Fazli Hajrizi -Studiues-publicist, Mitrovicë
50. Mr. sc. Sadri Rexhepi -Studiues -historian, Podujevë
51. Ma. Nuridin Ahmeti –Instituti Albanologjik, Prishtinë
52.Prof.Dr. Ahmet Xhigoli-Project Manager-Sëisscom it Services AG BERN
53. Fran Canaj –Publicist, shkrimtar, Tuz -Mali i Zi
54. Pjetër Geci –Shkrimtar, publicist Gjakovë
55. Nexhmi Bushati –Studiues, profesor, Shkodër
56. Rexhep Dedushaj -Studiues, Prishtinë
57. Pjetër Marku-Piktor-studiues, Rrëshen 
58. Muharrem Canaj - Veprimtar kombëtar, Qamëri
59. Hasan Gjonbalaj - Publicist- shkrimtar, Pejë
60. Avdullah Miloti –Studiues, Shkoder
61. Mr. sc. Fadil Geci –Veprimtar kombëtar e politik - Skënderaj
62. Gjovalin Quni-studiues-Drejtor në Biblotekën e Shkodrës
63. Prend Buzhala –Shkrimtar, poet, studiues, publicist- Klinë
64. Rrustem Rugova-Publicist, gazetar- Istog (Burim)
65. Ramadan Reshitaj –Shkrimtar, publicist -Suedi
66. Dodë Pepkola - studiues Rrëshen
67. Mr. sc. Zelije Shala-studiuese, Arkivi i Kosovë, Prishtinë 
68. Qazim Kabashi –studiues, veprimtar shumëvjeqar, Prizren
69. Lekë Shtia-studiues, Rrëshen
70. Gjetë Doda –shkrimtar-publicist, Rrëshen
71. mr. sc. Ramadan Mehmetaj –historian, studiues -Pejë
72. Preng Gjikola - studiues,publicist - Mirditë
73. Enver Zhinipotoku - studiues-publicist, Ferizaj
74. Kolec Çefa –shkrimtar-studiues, Tiranë
75. Terezina Gjeçi - studiues, Rrëshen 
76. Klajd Kapinova - publicist-gazetar-shkrimtar, studiues-New York SHBA
77. Zef Lleshaj-studiues, Gjakovë
78. Frrok Kristaj –gazetar-publicist-shkrimtar, Prishtinë
79. Fatime Ahmeti –publiciste-gazetare, Prishtinë
80. Fritz Radovani –shkrimtar, studiues, publicist, Melborn Australi
81. Mikel Gojani –gazetar - publicist, shkrimtar,  Klinë
82.Mr.sc.Sadik Krasniqi -Instituti Albanologjik, Prishtinë
83.Mr.sc Jetish Kadishani – Studiues - Bibloteka Kombtare e Kosovës Prishtinë
84. Demush Zefi –gazetar- poet-publicist, Ferizaj
85. Pal Canaj – studiues, shkrimtar,  Klinë
86. Tonin Ndoja – studiues, afarist – Toronto, Kanadë
87. Nexhmedin Kadriu –studiues- veprimtar,  Austri
88. Abas  Fejzullahi -Kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë  në  Zvicërr
89. Ibrahim Metaj-Veprimtar i Nacionalizmës së vjetër Kombëtare, publicist, Suedi
90. Luz Thaqi Kryetar i BD të PSHDK Gjermani, dhe anëtar i Kryesis së PSHDK-së në  Kosovë
91. Talat Pllana- Kryetar i Bashkësisë Shqiptare “FAIK KONICA” në Britani e Madhe.
92.Martin  Quni –Publicist, poet dhe veprimtar,  Gjermani
93.Mirash Hajdaraj -Sekretar  BD të PSHDK-së në Zvicërr
94.Zef Thaqi -Kryetar i Degës së PSHDK-së në Karlsruhe-Manhajm-Gjermani
95.Lekë Përlleshi -Drejtor i shkollës “At Gjergj Fishta” në Jagodë të Klinës
96.Tomë Jaku -Anëtar i Ballit Kombëtar në Amerikë
97.Skënder Berisha -Kryetari i Lidhjes së Prizrenit në SHBA
98. Agim Paçarizi -Profesor i historisë, Kryetar i LAPSH "Naim Frashëri", Këshilli Kantonal në Gjenevë
99.Teuta Shala –Historiane - Instituti i Historisë, Prishtinë
100.Genc Mula -Veprimtar kombëtar, Gjenevë
101. Gjon Tushaj -Profesor i Historisë, Prizren
102. Valbonë Krasniqi –Profesoreshë, Gjenevë
103. Avdulla Osmani   -Informaticient, Zvicërr
104. Hamit Krasniqi   -Veprimtar Kombëtar, Zvicërr
105. Nebahate Mustafa –Edukatore, Zvicërr
106. Antigonë Krasniqi –Arsimtare, Zvicërr
107. Selim Hasanaj veprimtar- Shkrimtar, Sarpsborg Norvegji
108. Valbon Krasniqi  - Veprimtar, Zvicërr
109. Lorenc Përllesha  -Veprimtar, Londër
110. Florim Bajraktari –Veprimtar, hotelier-Zvicërr
111.Rasim Hajdari -Inxhinier i Xehtarisë-Zvicërr
112.Qaush Krasniqi- Kryetar i Degës së BKDSH-në Gjermani
113.Mr.sc.Ramadan Ramadani -Profesor-Studiues, Prizren
114.Ruzhdi Jata -Gazetar, Londër
115.Naim Nela –Ekonomist, Londër
116.Ibrahim Përlesha –Publicist, Burrel Shqipëri
117. Ibrahim Egriu- Intelektual dhe  veprimtar në Suedi
118. Ramadan Reshitaj –Gazetar – publicist – veprimtar në Suedi
119. Selajdin Bajraktari –Arkitekt,  Augsburg Gjermani
120. Bedri Çeku -Veprimtar kombëtar, Prizren
121. Prof.Tahir Berisha -Veteran i arsimit,  Londër
122. Nadire Ademi Hashani -Mësimdhënëse në shkollën”Kosova” Londër
123. Mr.sc.Milaim Islami -studiues-tekstshkrues, Prishtin
124. prof.dr.Pjetër Pepa- studiues-publicist, Tiranë
125. Ma.Sabit Syla Historian -Instituti i Historisë, Prishtinë
126. Nikollë Kerhanaj –Publicist – shkrimtar, Prizren
127. Mr.sc.Driton Kajtazi –Studiues, publicist -Zvicërr
128. Mr.sc.Ramadan Hoxha –Studiues –profesor, Francë
129. Dake Mahmutaj -Profesoreshë e Gjuhës Shqipe, Namyr -Belgjikë
130. Fiqirie Canolli –Veprimtare e Shoqatës “Dora Dorës” në Bruksel
131. Altin Filo –Veprimtar dhe librar në Bruksel.
132. Feriha Rada -Profesoreshë e Artit, ish punëtore në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të  Prizrenit -Londër

Mbesim me shpresën, se gjëra dhe vendime të kësillojshme vlerëzhbërëse, e në dëm të Kombit, të mos kemi  në të ardhmen, në të kundërten do bëheni mekatorë ndaj Historisë Kombëtare Shqiptare!                                                  

Nga trojet gjithëshqiptare, më 31 Mars 2010

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-04-07 00:59:58
Me te forte ishim nen sundimin serbosllav. E them kete, se te gjithe ishim tok ne kundershtim. Tani shumica ben sehir dhe as qe i intereson zhvleresimi ndaj te mires kombetare. E gjithe Kosova prostetojke per mosndryshim te emrave shkollash, sheshesh e rrugeve, kurse tani nje gjykate plotesisht servile jo vetem ndaj pushtetit multikulti por edhe ndaj aparateve politike te konstruktuara nga vet Serbija, njehere na ishte Unmiku, tani EULEXI, te cilet mbikqyrin format te cilat duhet permbushur per hire te ardhacakeve sllave dhe mbeturina tjera ne kete pjese te Shqiperise etnike. Qka eshte me e keqja, edhe organet e Kosoves perkrahun nje vendim te tille nga Gjykata kushtetuese.  
Kjo qka po ndodhe ne Kosoven tone eshte turpi me i madh qe mund te ndodhe. 
Keta intelektuale e paskan bere hapin e duhur, por shume besohet se do te bie ne vesh te shurdher, pra te atyre te cilet edhe kombin shqiptar e zhduken dhe sot quhemi kosovare. 
Populli duhet me qdo kusht ta bej hapin e vet, perndryshe do e kemi me veshtire sesa kur ishim nen Serbi - keshtu po i vjen era. 
 
Dreni 


International
English
Faqe interaktive