Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Hafis Ymer Bakalli - punėtor i palodhur i Lirisė Kombėtare
Hafis Ymer Bakalli - punėtor i palodhur i Lirisė Kombėtare PDF Print E-mail
18 Dhjetor 2006

(Mesazhi i Dr. Nihat Bakallit, drejtuar Mbledhjes Perkujtimore per ndere te babajt te tije, Hafis Ymer Bakalli, mbajtur ne Shkoder, Shqiperi, me 16 te Dhetorit 2006)

Ne pamundesi te jem personalisht i pranishem ne kete Mbledhje Perkujtimore, qe po i behet babajt te cmuar, Hafis Ymerit, me lejoni te marr rastin te Ju paraqes falenderimet tona te sinqerta per pjesemarrjen tuaj edhe punen me shum vlere, qe po i behet Njeriut tone te dashur dhe te pa-harruar.

Shpallja e babajt tone si “Qytetar Nderi” (post mortem) nga Keshilli Bashkiak i Shkodres gjen falenderimin tone te posacem. Njekohesisht, ne menyre te vecante e vleresojme   gjestin e Bashkesise fetare myslimane te qytetit per organizimin e kesaj konference.

Brezi i gjere Bakalli e cmon shum kete konference, sepse keshtu do te nxirret ne drite puna, qe ka bere e veprimtaria, qe ka zhvilluar Fort i Perndereshmi Hafis Ymer Bakalli, ne dobi te ceshtjes kombetare dhe te asaj fetare.

Vetem ardhja e Demokracise ne token shqiptare dhe vetem ne saje te nje mundi te madh, i dhane udhe te mbare nxjerrjes ne pah te vleravet kombetare e fetare te te gjitha fytyravet te ndritura shqiptare, te mohuara nga regjimi diktatorial komunist. Hafis Ymer Bakalli, paste perhere drite ne jeten e amshueme, i perkiste ketij brezi dhe simbas mendimit tone te pervuejtur, e meritonte nje vend te tille, sepse gjate gjithe jetes se Tije, Ai ka qene perhere ne radhe te pare qofte si fetar i permendur, qofte si punetor i Lirise Kombetare, qysh para shpalljes se Pamvaresise Kombetare dhe mbrapa. Ne fushen fetare, mesimet e Tija kane lene nje mbrese te thelle. Ne fushen kombetare, Ai e ka mbrojtur Lirine Kombetare, ne cdo vend, me pushke ne dore.

Per babajn tone, Njeriun tone te pa-harruar , une se bashku me motrat Nazife e Nezihat, me vellaun Myfitin, me nipat e mesat e shumte, siedhe me njerezit e tjere te aferm kemi shum per t’a perkujtuar  dhe shpresojme se gjera te reja do t’a gjejne udhen per te dalur ne shesh.

Edhe nje here, falenderojme gjithe ata qe po marrin pjese ne kete Mbledhje Perkujtimore siedhe ata qe e kane marre guximin per t’a vene ne vendin e duhur emerin edhe nderin e te perndereshmit Hafis Ymer Bakalli!

Zoti qofte me ju!

Nihat Bakalli – ne emer te mbare brezit te gjere Bakalli

New York, me 12 te Dhetorit 2006


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:03:55
Kam ndegjuar mė par pėr patriotin Shkodran,por disi pak nė munges tė shkrimeve.Prandaj kam deshir qė tė kemi njė shkrim mė tė gjėr pėr jeten dhe vepren e Hafis Ymer Bakallit. 
 
Suti nga Suedia

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:06:23
Hafis Ymer Bakalli esht yll i lirise kombetare dhe ska dyshim i ka meritat me te spikatura te kombit Shqiptare.

Koment nga GUEST më 2007-01-16 11:58:07
Pershendes dhe falenderoj bashkombesit tone, si dhe njohesit e vepres se gjyshit tone te nderuar Hafiz Ymer Bakallit.Per te gjetur me shume, per jeten e vepren e tij, mund te kerkoni ne adresen e e-mail ,  
 
mbesa tij, nga Shkodra,


International
English
Faqe interaktive