Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Duhet te krijohet me urgjence Komiteti i Mbrojtjes se Trojeve Shqiptare (KMTSH) ne Mal te Zi
Duhet te krijohet me urgjence Komiteti i Mbrojtjes se Trojeve Shqiptare (KMTSH) ne Mal te Zi PDF Print E-mail
04 Maj 2010
 Te shpetojme tokat tona nga sllavizimi malazez

            Tragjedia e dhimeshme e sllavizimit te Trojeve Shqiptare nen pushtimin e eger malazez,eshte duke ndodhur ne prezencen tone, perpara syve tane  dhe per c’do dite. Ajo po zhvillohet  ritmikisht e  pa u ndalur edhe tani ne kohen e demokracise, sipas planeve te vjetra strategjike te Cetinjes, te hartuar qysh nga shekujt e kaluar e ne vijim. Shteti  shovinist cernogoras,me te gjithe arsenalin e makines se vet ushtarake dhe levat e tij,duke bere gjithmone presion te madhe, denime, vrasje  dhe diskriminim te gjithanshem  ndaj shqiptareve,i ka larguar ata gradualisht “step by step’nga teritoret  e veta dhe ka realizuar spastrimin  etnik te tyre.Koloni te shumta sllave, malazeze, serbe, boshnjake e tjer,(si ajo e fundit ne Karabushkopolje), te mbeshtetura e suportuara nga pushteti,policia dhe ushtria e tyre,tashme jane vendosur  me kohe ne  hapsirat tona,duke i grabitur  ato ne menyrat me te dhuneshme. Aktualisht ne to eshte  shkaterruar me urrejtje te pameshirshme dhe  zhdukur perfundimisht  c’do  shenje, gjurme dhe vlere  kulturore e lashte,mesjetare dhe e sotme  e kombit  tone me te vjeter europian,iliro-shqiptar.

Okupatoret  malazez,per realizimin e qellimeve te tyre kobezeza e kolonizuese,kane punuar gjithmone intensivisht kunder nesh,duke ushtruar forcen dhe  perdorur te gjitha mjetet e  ashpra te dhunes, por fushatat me te medha  te ketij krimi kaq makaber  e gjenocidal ndaj shqiptareve,ata i kane kryer gjate regjimit komunist  jugosllav,qe udhehiqej e drejtohej nga diktatori e antishqiptari tinzar e dinak,Josif Broz Tito. Ne kete periudhe pushtetaret e Cetinjes,me pabesine dhe  djallezine e tyre  qe i karakterizone ne gen,duke kombinuar mjafte mire format e shtypjes policore dhe skenaret e erret te proceseve te montuara e denimeve te  padrejta penale  me “Teorite  dhe praktikat sllave e Titiste”,te shkombetarizimit e te spastrimit etnik,realizuan ne menyre te heshtur debimin me masive  te dhjetra mijera  shqiptareve nga vatrat e veta,dhe i degdisen  rrugeve  te veshtira te emigrimit neper bote.Ata  e shfrytezuan ne maksimum kete kohe te “arte” e teper te voliteshme  pesedhjete vjecare,qe u krijoi  e dhuroi atyre ishe federata  sllave ballkanike me emrin Jugosllavi,si dhe diktatura e saj,duke bere edhe traktate e marrveshje te fshehta me klane e shtete te tjera kriminale  te gadishullit tone e me gjere,per ti shperngulur shqiptaret jashte vendit te tyre edhe me identitete te tjera  kombetare,si mysliman,turq,boshnjak,e tjere, skenar te  cilet mbajne  firmen dhe vulen e UDB-se ,qe njihet si nje nga strukturat shteterore me terroriste ne bote. Por edhe shteti  yne i atehershem,i ashtuquajtur komunist shqiptar,qe ne fakt i ngjante me shume  nje diktature fundomentalisto islamike  si ajo e Sadamit,se sa nje vendi socialist, me politiken  e tij te c’mendur veteizoluese, natyren jo demokratike  dhe qendrimin  antiperndimor e antiamerikan,ai u la duar te lira pushtueseve tane malazez,serb, maqedonas e grek, qe te vepronin lehtesisht e me qetesi sipas interesave te tyre,duke na coptuar akoma  me shume dhe  kenaqur deshirat e veta ekspansioniste me trojet tona shqiptare. Me synime te caktuara ultra-shovene dhe etje te madhe,per te rrembyer sa me teper siperfaqe te medha nga  trupi i kombit tone,si dhe per ta  eleminuar perfundimisht popullin shqiptar ne rajonet veriore te tij  qe ndodhen nen ombrellen e shtetit cerrnogoras, malazezet  e zhvendosen qellimisht edhe kryeqytetin e tyre nga Cetinja ne Podgorice dhe  brenda nje kohe te shkurter i ndryshuan asaj,jo vetem  emrin  ne ”Titograd”,por edhe perberjen e popullsise,duke e sllavizuar ate plotesisht.Keshtu Podgorica,qe  tashme e kishte humbur identitetin  e vet te paster etnik shqiptar dhe ishte bere teresisht cirilike,ajo u perdore si nje qender e avancuar dhe baze e fuqishme  e Cetinjes (brenda nesh), per te kryer  sllavizimin  e metejshem e te shpejt edhe te qendrave  te tjera te kesaj treve. Me  metoda te ashpra shtypese e raciste,brenda disa dekadave u spastruan etnikisht dhe u  sllavizuan edhe qytetet shqiptare, te  Tivarit, Plaves,Gucise,Rozhajes e tjere,te cilet tani flasin  me detyrim  vetem gjuhen e okupatorit tone te huaj e barbar cerrnogoras. Pasi  invadoret malazez  shtyne ne duare dhe vune nen kontroll  te plote, pothuajse shtatedhjete deri ne tetedhjete perqind te trojeve tona, ata filluan  menjihere  e pa vonese  sulmin e vet agresiv e te pergjithshem kunder qytetit  tone te lashte e te bukur bregdetar te Ulqinit,Tuzit dhe Malesise,duke i shtrire gjithmone e me thelle mbi tru- pin e tyre metastazat  kanceroze te sllavizimit,per ti shkombetaruzuar edhe keto rajone te pastra shqiptare.Megjithse tani ne kohet  e reja,shteti i Podgorices ndodhet ne kushte jo te favorshme,per  te  kryer veprimtari  te hapta e ne permasa te medha kriminale si dikur,qeveria e tij  po i bene  sfide prap edhe demokracise, perndimit e opinionin perparimtar boteror dhe po vazhdone te  ndeshkoj e terrorizoj perseri shqiptaret, duke ndermarre masakra te pergjakeshme ndaj tyre,si ajo e 9 shtatorit te vitit 2006 ne Malesi,ku u rrahe e torturua  pa asnje shkak,nje popull i tere i pafajshem dhe i pambrojtur nga askush.Shteti cernogoras,ashtu si dhe me pare,po  vazhdon te sillet edhe tani me brutalitet ekstrem,pa ndjenja humane dhe si nje okupator i eger  ndaj  bashkekombesve  tane, duke  u mohuar atyre te gjitha  te drejtat e ligjeshme, njerezore e kombtare,qe  sot ja u njehe,garantone dhe mbrone  demokracia perndimore,bota e qyteteruar  dhe e drejta nderkombtare.
             Populli shqiptar nen Mal te Zi,aktualisht po perjetone vuajtje e tortura fizike te medha,varferi dhe mjerim te tejskajshem ekonomik,  ofeza e perbuzje te ulta nacionale, perdhosje e fyerje te simboleve  tona kombtare,liri  minimale e te drejta  teper te kufizuara dhe nje diskriminim e gjenocid te gjithanshem,sikur te jete i roberuar  nen thundren e nje regjimi ushtarako-policor fashist dhe jo ne trojet e veta e ne shtetin e tij  demokratik,qe eshte i perbashket me sllavet dhe multietnik nga perberja.Atij i jane mbyllur te gjitha  shtigjet e rruget  dhe i eshte privuar  c’do mundesi,per te jetuar normalisht,i qete,i lire e njesoj si nacionalitetet e tjera  dhe aktualisht ka vetem nje alternative, ose te pranoj  me turp sllavizimin,ose  te largohet pa vullnetin e tij e me sy te perlotur  nga  vatrat e veta shekullore.Kjo situate e rende per shqiptaret nen Mal te Zi, kohet e fundit eshte bere  edhe me shume kritike e  mjafte e padurueshme.Ajo po i detyrone ata dhe sidomos brezin e ri, qe te braktisin pergjithmone  shtepite e veta,per te mos u kthyer me  dhe te enden e bredhin neper rruget e dyerte e Europes, si njerez te humbur e pa Atdhe,duke i lene te lirshem cerrnogorasit qe te bejne me shpejtesi sllavizimin e tyre.
            Tani eshte duke u luajtur akti i fundit i kesaj Drame Tragjike dhe ne qoftse ne do ta lejojme ate,shume shpejt ne pjesen jugore te shtetit  malazez,as qe nuk do te behet me fjale fare per shqiptar dhe troje arberore,sepse kjo histori do te marre fund  e groposet pergjithmon.Edhe keto treva te kombit tone,gradualisht do te pesojne te njejtin fat,si teritoret e tjera shqiptare,ne rrafshinat e Nishit e te Sanxhakut,qe i gllaberoi Serbia dhe si Krahina e  Camerise tone martire qe u dogje e masakrua me zjarr, hekur dhe barot nga shteti  helenik grek  dhe terroristi Napolon Zerva, rruga  kriminale e te cileve  po ndiqet edhe sot me krenari,nostalgji e vendosmeri  nga klane  dhe pushtetar te  caktuar  te Athines.Nje dite te aferme edhe kjo “Fatkeqesi  e Zeze” per Ulqinin,Tuzin,Malesin e tj,  do te ndodhe, sepse ne vet me sjelljet dhe veprimet tona personale, si popull e si komb po e lejojme dhe po pajtohemi me  te, pamvarsisht se me zemer e shpirt e urrejme dhe nuk  e deshirojme  ardhjen e saj.
            Askush nuk po e ngre zerin.Te gjithe po tregohemi sikur kemi hequr dore nga e drejta jone per te mbrojtur vatrat tona te shenjta, nderin dhe lavdine e te pareve tane,qe i ruajten me gjak e sakrifica dhe na i lane amanet  keto troje, qe te mos  ja falim kujt e te mos na i preke kush.Si eshte e mundur qe akoma po lejohen te livadhisin lirshem e derdellisin  disa element tradhetarte e mercenare  me DAMKE,te ulur ne kolltuqet e Qeverise se Podgorices,apo te future ne Partite Politike Sllave,te cilet kane dale hapur me kohe  kunder popullit dhe interesave tona, duke dhene me mburrje edhe intervista e leksione tradhetishe neper studio televizionesh e organe te tjera shtypi,per sherbimet e medha qe po u bejne pushtuesve malazez ne kurriz te Ceshtjes tone Kombtare?Ku jane djemte e Malesise,te Ulqinit,Plaves e  te Gucise,nga  ndodhen sot keta heronje, intelektual, gazetar,patriot e veprimtar,qe tunden me demonstrata Europen edhe Boten,duke thirrur”Free Kosova”,”Serbia out”,USA-KLA,Amerika-UCK”  neper Bon,Londer, Paris,Nju Jork e Uashington dhe bene aq shume sakrifica me dollar dhe me pene per Lirine,Demokracine dhe Memedhene? Pse heshtin vellezerit tane ne Podgorice,Prishtine,Shkup,Presheve,Manastir dhe Tirane kur ne Malesi,Tuz e Tivar po shtypet nje popull i tere shqiptar? C’far u be keshtu me Diasporen tone patriote qe ka rene ne gjum e qetesi,kur disa shqipfoles te verber politik,duke u  vetquajtur edhe” Lobi Shqiptar” i saj(sic eshte NAAC-u,apo ndonje tjeter,qe nuk i ka zgjedhur askush si te till) u lodhen duke shtruar bankete,”party”,dreka,darka e gosti  dhe ngritur dolli me diplomatet cernogoras,qe vazhdojne akoma te hapin dosje te zeza,ndertojne kurthe agjenturore te pabesa dhe ndjekin nga pas me thike ne dore patriotet tane neper bot,pse kerkojne per vellezerit e tyre te drejta,liri e demokraci?Me se merren partite  tona politike,te pozites e opozites dhe disa lider te tyre qeveritar,apo parlamentar te Shqiperise e Kosoves,qe njihen si patriot si edhe shoqatat  e ndryshme atdhetare,kur trojet tona po na i rremben  e sllavizone serbi, malazezi, maqedonasi dhe vellezerit e bashkekombesit tane te nje gjaku,qe presin ndihme nga ne, po vuane mbi shpinen e tyre padrejtesine me te medhe qe njehe historia prej shtetit te Podgorices, Beogradit, Shkupit e Athines? Kur do te  ndergjegjesohet  populli yne qe te ngrihet e veproje si nje trup i vetem e si komb,per ta flakur tej shtypjen,shfrytezimin dhe diskriminimin e vazhdueshem qe po na bejne  klanet  kriminale te shtetit cerrnogoras?

        Komiteti i Mbrojtjes te formohet sot,sepse neser eshte  vone.

            Ne nuk duhet te jetojme me me endra e iluzione si deri me sot dhe te presim,se dikush do te na i rregulloj punet tona,apo te mendojme se okupatori malazez  qe po na shtype egersisht per c’do dite,tani eshte zbutur e bere me njerezor e demokrat dhe do te na i japi te drejtat tona.Askush nuk mund te na mashtroj me demagogji,perralla e intriga te vjetra sllaviste, dhe te na mbaje  gjalle  me shpresa e premtime boshe qe nuk realizohen kurr,te cilat dalin nga zyrat e Podgorices dhe jane pjelle diplomacise  antishqiptare te shtetit malazez.Koha,populli dhe interesat tona kombtare e kerkojne me ngut,qe te veprojme  sa me shpejt dhe tu dalim zot tani  trojeve amtare dhe te drejtave tona,te cilat po na i rrembejne  dhe mohojne kolonizatoret e rinje te Cetinjes.Atdheu eshte i te gjitheve dhe te tere detyrohemi qe te punojme e kontribuojme se bashku,per ti sherbyer atij  me perkushtim e sakrifica,por aktualisht Ai eshte ne rrezik   dhe ka leshuar KUSHTRIMIN,qe ta mbrojme ate prej vdekjes,qe po i kanoset  nga hienat e stepave sllave,prandaj  pa vonese e pa humbur kohe,le  ti pergjigjemi  THIRRJES se tij me te gjitha  energjite tona dhe te perdorim te tera format dhe mjetetet,demokratike per ta parandaluar kete akt SPASTRIMI  ETNIK te shemtuar,KOLONIZIMI e SLLAVIZIMI,qe po kryen  sot ndaj nesh shteti  malazez,i drejtuar nga boset e krimit dhe antishqiptaret ,Millo Gjukanovic,Filip Vijanovic,Miomir Mugosha e tjere me bandat e tyre te mbushura plote e perplote me element te rezikshem terrorist,ish ushtar besnik te formacioneve e strukturave kriminale e vdekjeprurese te drejtuara nga Milloshevici, Karaxhici, Mlladici e tj.
            Tokat dhe vatrat  tona shqiptare nen Mal te Zi,nuk jane prone vetem e patrioteve tane te medhenje e te nderuar si Koco Danaj, Mehmet Bardhi, Nazif Cungu,Nikoll Camaj,Ismail Cunmulaj,Vasel Sinishta, Gjok Martini, Gjeto Sinishtaj,Ramiz Llapashtica, Ndue Paloka Camaj,Nosh Rroku Camaj,Gjergj Dedvukaj,Gjon Dedvukaj,Muhamet Gjokaj,Vasel Dedvukaj,Gjergj Kalaj,Doktor Adem Sinanaj ,Naim Balidemaj,Adem Demaci,Rexhep Qosja,Azem Syla,Albin Kurti,Hysni Syla,Ali Ahmeti,Ramush Hajredinaj,Agim Ceku,Rrahman Jasharaj, Alban (Hamdi)  Dega  e qindra te tjere,prandaj edhe mbrojtja e tyre nuk eshte detyre vetem per ta,por  OBLIGIM I SHENJTE per c’do shqiptar,kudo qe te jetone dhe per te gjithe kombin tone.
            Duke e pare dhe vleresuar me syrin kritik te gjithe situaten e rende  dhe teper te veshtire,qe po kalojne bashkekombesit tane nen okupimin mazlazez ,te mbushur me padrejtesi e diskriminim,si dhe trysnine e gjithanshme  qe po  behet atyre per ti eleminuar si  komb e treva shqiptare, mendojme se veprimet tona te deritanishme,per ta parandaluar kete FATKEQSI kaq reale e kercenuse, kane qene dhe jane teper  minimale e sporadike dhe te pa mjaftueshme e te pafuqishme,per te arritur nje qellim te till.Koha,por edhe pervoja e historia e lavdishme e popullit tone,kane tr gjeguar  dhe vertetuar mjafte qarte,se asnje detyre e  objektiv i vogel apo i madhe,krahinor apo kombtar dhe i castit,apo i perspektives qofte,nuk mund te ralizohet  plotesisht dhe me sukse,pa patur me pare nje drejtim dhe organizim te mire,si dhe nje program  pune, aktivitet e veprimtari te dendur patriotike e mbarkombtare.
            Populli yne,qysh prej koheve te lashta,por edhe gjate Mesjetes me Heroin tone Legjendar,Gjergj Kastrioti(Skenderbeu) e ne vazhdim,sa here qe eshte kercenuar Atdheu dhe Liria e tij,Ai eshte mbledhur me urgjence ne Kuvende Kombtare nga bijet e tij e patriotet e medhenje,si Avdyl Brasheri,Ymer Prizereni, Dede Gjon Luli,Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa  Buletini,Hasan Prishtina, Bajram Curri e tjer,ka krijuar strukturat e tij mbrojtese dhe u ka bere ball  te gjitha ushtrive te huaja pushtuese malazeze,serbe, maqedanose ,greke,turke e tj,duke u dale zot tokave shqiprae.Vetem ne kete menyre,duke patur nje organ te till(Komitet,Lidhje,apo Keshill) drejtues,kombetar e demokratik,ne mund ti mbrojme te drejtat dhe trevat tona shqiptare nen Mal te Zi,prandaj nje institucion  i till duhet te krijohet sa me pare qe te jete e mundur dhe te filloje menjihere  nga puna e  vet,mbi bazen e nje programi te caktuar,per te perballuar dhe zbrapsur agresionin e hapur  sllavizues qe kane ndermarre  pushtetaret e Cetinjes ndaj shqiptareve ne ate shtet.Duan,apo nuk duan  qeveritaret cernogoras dhe disa bashkpuntor e kolaboracionist shqipfoles (si ata te Partise shqiptare te UDSH-se me ne krye Ferhat Dinoshen,si dhe Nikoll Gegaj,Luigj Shkrelja e tjere) qe i sherbejne me deshire e vullnet vetem Cetinjes,na lejojne apo do te na ndalojne,kjo Qender, apo ky Komitet eshte e drejta jone per ta formuar dhe ne do ta bejme ate me gjithe Fondin e vet perkate, i cili do jete legal e demokratik,bile edhe brenda shtetit kriminal te Podgorices.Ai do te ndjeke  nga afer te tere  zhvillimin e ngjarjeve dhe informoj me hollesi opinionin perparimtar boteror, per  te gjithe aktivitetin antishqiptar te shtetit malazez,duke ndermarre edhe veprime konkrete perkatese per demaskimin,denimin dhe nderprerjen e tij.Kur sot ne bote ekzistojne dhe veprojne  legalisht edhe shoqata e organizata kriminale e terroriste,sic eshte edhe ajo e”VORIO EPIRIT” e cila mbeshtetet e financohet nga shteti shovinist grek,qe kerkone hapur pushtimin e Shqiperise se Jugut,ne nuk mund te na e mohoj askush krijimin e nje strukture te till kombtare shqiptare,per te mbrojtur te drejtat dhe trojet tona  nen regjimin podgorican,por edhe nen serbi,maqedoni  e greqi,si dhe vlerat demokratike  qe kemi krijuar deri me tani me aleatet tane perndimor ne kete pjese te rajonit tone,paqen,qetesine dhe stabilitetin, te cilat po  kercenohen  seriozisht nga disa  milloshevician te rinje cernogoras. Ky Komitet,as qe mund te mendohet,se do te ngrihet  me qellime te caktuara,per te vepruar kunder interesave te  popullit  dhe shtetit malazez,sepse shqiptaret teper paqsor e bujar,jo vetem qe nuk i deshirojne ,por edhe nuk i lejojne veprime te till ndaj fqinjeve tan, megjithse ata vazhdojne te sillen  si okupator me ne.Komiteti i Mbrojtjes  se Trojeve shqiptare nen Mal te Zi,do te punoj intensivisht duke i perdorur te gjitha format  dhe mjetet demokratike ,qe nga demonstratat,mitingjet,bojkotimet masive,informimet e veprime te tjera,me qellim,jo vetem per te sabotuar dhe penguar  veprimtarite ogurzeza te klaneve  kriminale  te Cetinjes,qe na  kane rrembyer siperfaqe te medha  tokash,por edhe per te parandaluar diskriminimin e sllavizimin  e te dhunshem qe ata kane ndermarre kunder nesh.


Nga: Andy Apolloni
         Paulo Traboini

New York,April 22,2010



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive