Reagim ndaj aksionit represiv të Policisë së Kosovës kundër lëvizjes VETËVENDOSJE
04 Maj 2010
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
www.illyricumlibertas.org
Reagim
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, reagon ashpër ndaj aksionit represiv të Policisë së Kosovës kundër lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë , gjatë të cilit u lënduan dhe u arrestuan një numër i madh i aktivistëve paqësorë.
Duke dënuar fuqishëm aktin terrorist të organeve policore, kërkojmë nga gjyqësia e Kosovës që të lirojë urgjentisht personat e arrestuar arbitrarisht dhe pa asnjë arsye gjatë ceremonisë mortore në Prishtinë.
Kërkojmë edhe njëherë nga misioni EULEX dhe nga gjyqësia vendore që të lirojnë menjëherë dhe pakushte Albin Kurtin nga të gjitha akuzat false të ngritura ndaj tij, pasi këto vetëm shkaktojnë konflikte të këtilla të panevojshme jo vetëm mes shqiptarëve por edhe me ndërkombëtarët në Kosovë, si dhe tensionojnë situatën e përgjithshme në rajon.
Shpresojmë që Lëvizja VETËVENDOSJE të dalë edhe më e fortë se më parë nga pengesat e këtillla absurde që i dalin në rrugën e saj drejt realizimit të synimeve shumë të drejta të popullit tonë.