Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Edukimi politik
Edukimi politik PDF Print E-mail
24 Maj 2010
nga Bekim Rexhepi
 
Mungesa e edukimit
Mungesa e edukimit politik kërkon njëherësh vetvetiu edukim politik. Ne nuk kemi edukim politik qe të mendojmë se bëjmë politikë, madje nuk kemi arritur që të krijojmë ato kushte të nevojshme dhe të  domosdoshme, që lënë një bazë të shëndoshë për edukim politik. Edukimi politik, siç arrijmë të kuptojmë në këto kushte nuk e bënë dot vetëm një katedër politike e një universiteti. Edukimi politik do mbase investime të thella, që nga këto investime do të mund të dilej me suksese për edukimin politik, sepse të investosh në diç, padyshim se nuk mund të quhet edhe fare e kot. Edukimin nuk duhet ta bëjmë mbi racionalitete, ndofta dhe pse duhet të kemi frikë nga politika kërcënuese, por, sepse është nevojë dhe domosdoshmëri e jona emancipuese. Të jesh i edukuar në politikë do të thotë më shumë për vete si politikan, për shoqërinë, për vendin dhe për vlerat e përgjithshme. Nuk është thënë kot se nga “edukimi nuk ka dëme”!.

Masat e edukimit
Masat e edukimi janë të shumta, por duhet të ndiçen ato më të rëndësishmet, më të domosdoshmet, e siç janë shkollat përkatëse, universitet, kolegjet apo dhe institucionet. Një masë e rëndësishme që do të mund të zhvillonte mendimin për edukim politik do të ishin edhe bibliotekat. Bibliotekat i mundësojnë entuziazmuesit e fushës së politikës të përfitojnë njohuri dhe mbi edukimin nga/dhe teoritë politike. Shfletimi i sa më shumë i librave politik do e mos krijon mendimin pozitivë për politikën dhe njëkohësisht i mbartë elemente të rëndësishme dhe të favorshme për një edukim politikë. Ndërsa, duke mos pasur literaturë të nevojshme apo të domosdoshme në biblioteka, nuk mund të flasim edhe aq për edukim politik, ta marrim këtë me një shembull metaforik; “ nuk mund ta drejtosh një makinë në një autostradë të rrezikshme, duke mos njohur makinën dhe duke mos pasur aftësi për të drejtuar në autostradë”.
E para e punës që duhet të bëjmë për edukimin, është mbushja e bibliotekave me literaturë të nevojshme, dhe qe entuziazmuesit e fushës së politikës të kenë mundësi të ushtrojnë edukimin dhe të mund të mbushin vetën e tyre më dije. Hapja e shkollave e universiteteve mbase duhet të bëhet, edhe pse ndofta ka mungesë të mësuesve apo profesorëve, alternativa na shpie qe ata të mund të merren edhe në vendet e tjera, që konsiderohen të zhvilluara dhe të edukuara politikisht.
Pastaj, recidivistët edhe në institucionet politike, entuziazmuesit e rijë të mund të kenë qasje, duke vëzhguar punën e përditshme në zyrat e përfaqësuesve politik, pjesëmarrje në debate parlamentare, në seminaret politike e, dhe në shumë aksione politike që i ofrohen shoqërisë. Ka të drejtë Patrice Canivez, kur thotë se: “Edukimi duhet të jetë konservativë, nga ana tjetër pikërisht, sepse është i lidhur me aksionin. Brezat e rijë duhet të ndihmohen të gjejnë vendin e tyre në Botë”.
                                    
Edukimi konservativë
Autoriteti duhet të marrë më me ngulm arsimimin jo përmes ushtrimit të mekanizmit të forcës, por përmes aksioneve që të rrisin novacionin në shoqëri sepse jemi bërë të shqetësuar me dukurit regresive. Mbase prej kohesh tendencat regresive duket se janë gjalluar, jo pa ndonjë interes të veçantë dhe orvaten të rrënojnë themelet e kulturës se lashtë sedentare që kanë vlerë në retrospektivën indoevropianëve të vjetër. Evropa më shumë se sa diku tjetër është shpërfytyruar nga barbaria e lindjes, madje kjo në dheun e shqipeve qe stacionuar dendësisht. Evropa nuk bëhet dot pa figurat më eminente të saj si Gjergjit Kastrioti, Nëna Teresë, Shën Albani dhe të tjerë.  Këto tendenca regresive po përpiqen të ç’mitizojnë këto kode të kulturës së madhe. Ky lloj regresioni i dalë si lugat i është futur edhe nga brenda kulturës shqiptare, lëvizjet e shumta, të reshtura po i sillen përreth me një lloj edukim banal për të ç’koduar kodet e kulturës. Sfilitja nga miti me pseudo fakte të ndjellë nga regresistët ne emër të historisë së vërtetë po vazhdon, po e kthe edukimin kulturor në krizë identiteti dhe fataliteti. Identiteti është i nevojshëm për secilin njëri, ndërsa arrijmë te konkluzioni se tendenca për të shkrirë identitet është vetëm paraqitja e një kollitje të keqe, madje në stinë vere. Ndërsa ne nuk na mbete sfidë tjetër, po veçse rikthimi në edukim konservativë, duke i njohur sa më thellë vlerat e kulturës sonë dhe duke i bërë ato prezencë në botë. Indiferent nuk mund të mbetet sa politika dhe as politikani i sotëm shqiptar.
 
23-05-2010

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive