Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Politikanėt shqiptarė dhe Urtėsia e Solomonit pa urtėsi
Politikanėt shqiptarė dhe Urtėsia e Solomonit pa urtėsi PDF Print E-mail
02 Janar 2007

"Shqiperia, 16 vite deshmoi krizen per lidere. Vete kokat qe hiqen te tilla, jane te mbushur me gafa dhe mekate. Keta te molepsur e kane vendin ne gjyq". Me keto fjale shprehej nje lexues i shqetesuar ne nje nga faqet e shtypit shqiptar.

3 mije vjet me pare Solomoni u gjend perballe nje dileme. Para tij ndodheshin dy gra, cdo njera prej te cilave pretendonte se foshnja ishte e saj. Duke njohur instinktin e nenes, Solomoni kerkoi nje shpate per ta ndare femijen ne dysh keshtu qe te dyja grate te mund te kenaqeshin duke marre nga nje pjese secila. E tmerruar, nena e vertete  pranoi qe femija t'i jepej gruas tjeter; "Vetem femija te shpetoje!", thirri ajo, duke e bere te qarte terhtorazi se cila ishte nena e vertete.

Kur morri shpaten ne dore, Solomoni nuk kishte ne plan ta perdorte ate. Urtesia e kishte mesuar se gjykimi i shendoshe e arsyeja  gjithmone triumfojne, por vetem pasi kalojne neper prova te veshtira; se arsyeja dhe gjykimi i shendoshe shfaqen tek njerezit qe u besojne atyre, dhe qendrojne larg nga njerezit me mendime te keqia e shpirt te korruptuar.

Tani qe Kosova po ben perpjekje per te fituar pavaresine e per te dale nga tutela nderkombetare, eshte fatkeqesi por e vertete te thuhet se Shqiperia ka nevoje per nje Solomon, arbiter nderkombetar, per zgjidhjen e ceshtjeve me te thjeshta por te domosdoshme per nje demokraci e ndoshta per te mbijetuar ne epoken bashkekohore.

Ceshtja e dates se zgjedhjeve i ngjan nje komedie tragjike qe publikun ne salle e ben te qeshe ndersa njerezit jashte te qajne. Publiku ne salle qesh me lojen e politikaneve amoral ne rolet kryesore, ndersa njerezit jashte qajne sepse Shqiperise i eshte dhene roli i dores se dyte, ai i foshnjes se pambrojtur qe politikanet e hedhin dhe e presin sipas qejfit.
 
Kur duket se nje konsensus mbi daten e zgjedhjeve nuk mund te arrihet,  te dyja paleve u mbetet vetem nje rrugedalje; te bien dakord qe nje grup nderkombetar te vendose mbi kete ceshtje. Kjo do te zgjidhte edhe konfliktin e pafund politik, qe jo vetem ka bllokuar prej vitesh procesin e zhvillimit, por ne shume aspekte e ka kthyer ate prapa.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-09 11:59:14
Pas nje vezhgimi dhe njohje relativisht te gjate te historise sone kombetare e gjej me shume vend konstatimet e mesiperme. I vetmi udheheqes ne historine tone qe mundi te krijoje nje stabiliteti te qendrueshem uniteti kombetare ishte Skenderbeu. Udheheqesit tone duhet mendojne per jeten post politike ne menyre qe te sillen dhe drejtojne vendin me ca mencuri. Nuk di se me cfare metri e masin vehten dhe kontributin e tyre ne krye te qeverisjes.


International
English
Faqe interaktive