Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Të lirohen aktivistët e Vetëvendosjes!
Të lirohen aktivistët e Vetëvendosjes! PDF Print E-mail
18 Qershor 2010
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
www.illyricumlibertas.org


Reagim

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.

Kërkojmë nga SHPK  që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori supozojmë i pavarur i Republikës së Kosovës kërkojmë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.

U bëjmë apel gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve shqiptarë të Kosovës që të mos bëhen instrumente në duart e atyre që vazhdimisht veprojnë kundër pavarësisë dhe demokracisë në vend.


Shpresojmë që Lëvizja VETËVENDOJE të ketë suksese në synimin e shpallur sot për të garuar si subjekt i barabartë për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë të Kosovës të cilët janë të lodhur nga korrupsioni , keqqeverisja dhe paaftësia kronike e treguar nga qeveritarët e ndryshëm shqiptarë të Kosovës deri sot.

Illyricum Libertas është bashkë me lëvizjen Vetëvendosje në këto momente të rënda për të.

                                                                                                        

Valon Kurtishi

Kryetar

______________
Tetovë/Oaeneum
12.06.2010


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:38:33
Neve shqiptarve qysh ne kohnat e otomanve osman e deri ne diten e sodit spona lan qe tamarri rrugen ton qena tokon sbashkut,aty kuna lidh gjaku gjuha, e themeli,aty duhe takemi  
sbashkut vevndosjen,meni za te pergjithshe kudo jan shqiptare  
jasht atdheut,kjo asht detyra jon,por perfat te keq derdhme gjaku per bashkim,edhe kjo na shkou bosh,e pse,pse kryesi  
shqiptar nuk ka pjekuni per bashkim,vec rrin me edukimet e 
okupatorve shekullo, te vendikut e te osmnve,domethan 
nen sundimi e sllave te karpati e xhonturgjeve te stambollit 
 
kjo gja asht e acikshme sa ua pajme inditetin e fenave qe naj  
hollen ne kohnat e okupimit shekullor,po ecim me ato gjana  
fallce,tyen shpif ne cdo menyr,se nuk e shkrujm te verteten  
e historis son kombtare,sot e pysim disa her vehten a jemi  
shqiptar a sjemi shqiptar,e kuj i tokojm,per ata edhe sot luejn  
mene.se nakan ba larosh.


International
English
Faqe interaktive