Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë
Kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë PDF Print E-mail
30 Qershor 2010
Edhe sot e kësaj dite e kam në vesh atë zërin e  qetë të   Jovan Trebickës   .Gjithnjë  i   ëmbël,  i   butë  në   komunikim .  I   matur   në   këshilla    Të kristalta mendimet:
  ” Të mirin ,të drejtin ,duaje!  Tek ai buron mirësia nga shpirti.  Rastis që dhe i ligu edhe gënjeshtari bën mirë ,  por atij i del  ligësia nga  shpirti..bole… shpesh   e ka”patericë”që ligësia t’ja rritë frymëmarrjen.   Asgjë nuk e bën më të bukur një njeri se sa një zëmër e ndriçuar si e Xha Jovanit që dinte të përcillte të vërtetën e pëlqyeshme tek të tjerët.. Librin nuk e ndante nga dora.
 Ç’farë mëndje e pangopur!
    Ç’sy  të gjallë !

      Shihte dhe atje kur në atë kohë mëndja  nuk do guxonte. Vetë qëndrimi i tij,me atë ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme, shtatin të drejtë nga dinjiteti, pasqyronte atë  që  poeti    Agim Mehqemea ka shprehur në vargje,që më flasin edhe për xha. Vanin :
                                              ..”Më mirë i vetëm se sa i vetmuar,.
                                                 Se shpirti brengën e ka pastaj dhuratë
                                                 I vetmi s’është i vetëm,i pafat…”
 I vetëm nga lufta klasore.Jo i vetmuar,se brengën e kish luftuar, kurrë  s’kishte qëndruar larg nga zëmrat .
         Shumë mirënjohës i jam jetës që më dha rastin ta takoja Jovan Trebickën..E njoha në Gjerbës të  Tomorricës në vitin 1970-të.birin e familjes  së dëgjuar Trebicka,vëllanë e oficerit trim Loni Trebicka vrarë në pabesi nga forcat e terrorit të kuq…
  Vrarë si babai i tij,Argjiri, dhe si xhaxhai Vasili,nga shovenistët grekë:Njerin e dogjën të gjallë,tjetrin  ja nxorrën sytë pastaj e vranë.  
Nga jeni? - më pyeti në shumës,me gjithë ndryshimin e moshës që kishim.
-Nga Sheperi i Zagorisë- iu përgjigja.  Ç’ti thoshje tjetër ?  Një fshat me afro 70 shtëpi,me 16-të burgosur politikë-shtova, dhe mëndja më shkoi tek i dehuri nga mrekullitë satanike që kish strehuar  në shtëpinë e tij, Mugoshën . Koha-kjo mësuese e palodhur e jetës- i mësoi ,se e kish bërë për të zezën e tij,të Sheperit,të të gjithë Shqipërisë.
     -Të jesh krenar,shtoi xh. Jovani,që “je nga vëndi i Jani Dilo-s.Burrë i rrallë.Burrë i pushkës dhe i penës  si vetë Ai.Gazeta “Ora” që dilte në atë kohe në Korçë drejtohej prej Tij. Atje  ku i shkelte këmba  ato vënde ishin ishuj lirie .., një shëmbull ku mund të çojë trimëria,burrëria,ideali i pashuar shqiptar ! Robërit i kthente mbrapa,të plagosurit urdhëronte të mjekoheshin.. Plot besim futeshin në betejë kur udhëhiqte Jani  Dilo. Betejat si, Strugë-Qafë Thanë,  Barmash etj. janë udhëhequr prej tij . .Bile të mos kishin mbritur dy fshatarë me kuaj  shpejt te Jani ,gjermanët desh i rrethuan  në kthesat e Barmashit se  forcat e P.D. ishin larguar qysh mbrëmane nga  ura,vëndi që u qe caktuar. Po, Jani gjeti forca e i zmbrapsi  gjermanët .Në atë betejë forcat e Maliq Dusharit qenë më të shumtat dhe më të armatosurat... Koha tani nuk e do Janin .Luftës së ndershme i lehin  gjithmonë shumë të pandershmit . E nesërmja do të flasë  shumë për Të. .Në Leskovik donin t’i ngrinin bust për së gjalli,në rrezik vuri jetën e Tij dhe shpëtoi rreth 100 vetë nga vrasja e sigurtë  e dorës së huaj!
  Mor bir,-foli i menduar  -  një vepër që mburret sot nga frika,nesër do të qëllohet me fjalët më të liga.Po, edhe e kundërta...”
Kam në bibliotekën e shtëpisë sime “Gramatiken dhe Sintaksa  e  Gjuhës Shqipe” të Ilia Dilo Sheperit“ botuar në Vlorë,1927-Sot,ky libër aq i vlefshëm,dhe për  shkollat,ndaluar nga kriminelët e librit! Ç’të thuash..!?..  Po, çka mbetur nga biblioteka e Babait të  Janit?
   -Diçka ,i thashë shkurt .Si në kohen e inkuzicionit
    -Koha..
Me “kohë” kuptonte materjalizimin e strategjiasë komuniste për të persekutuarin, në tre fjalë:  
   p e r s e k u t i m  ,    t j e -t ë r s i m,     p ë r ç m i m  .  .
Nuk kish psikollogjinë e skllavit.Kështu e deshi jetën dhe jeta e deshi si shqiptar të vërtetë,karakter të lartë.. Bile një ditë i nervozuar shtoi: “  Kuqalashet , janë si   ai shkopi i rënë në hale.Nga do që ta kapësh të ndyn . “      I kishin dënuar  të birin,Nardin,për agjitacion e propagandë.
  Në natyrën e tij ishte ajo veti që quhet  t a k t ,që është dhe lulja më delikate e fisnikërisë.
     Merrej me të bijën,Vjollcën,nxënëse gjimnazi,që,nuk ulej të bënte detyrat.
 -Pa ,eja bija ime! Më trego mua si i zgjidhni ju këto problema në shkollën tuaj? Mbase dini  ndonjë mënyrë më të mirë?
 Nisën e zgjidhën tërë problemat e kapitullit…
      …  Arriti të 80-tat,kujtonte e shoqja ,Marika .Forcat po e linin dal nga dalë. Mëndja i  mbeti gjithmonë gjallë.  Ngrihej  e  shkonte te biblioteka…Tanimë një bibliotekë me libra të rralluar.. E kishin  spiunuar ,mbante libra të  ndaluara. Duhej  të zhdukeshin që të mos përfundonte dhe Ai në Spaç Ditën qe kontrolluesit shikonin librat e gazetat në  bibliotekë  .,ato që kish hequr në një dhomë tjetër-digjeshin për të mos ngelur asnjë shënjë e tyre! Tymi  nga saçi  në magjirjo ngjitej lart,  lotët xha  Jovani i gëlltiste poshtë.. .S’kish ç’bënte ndryshe përfundonte dhe Ai në ato… ingranazhe të asaj makinerie që, bluante kocka e kullonte gjak..
  …- Do shkojmë të votojmë për demokracinë- i thanë,atë mëngjez marsi 1992-shit  xha Vanit që kishte  ditë që nuk dilte  dot as në oborr..
       Pritni fëmijt e mi ! Me një hop e me pak ndihmë,u ngrit nga krevati. Veshi  kostumin. ..Pa dale të vë dhe këtë limodhetën! Me kujdes e rregulloi me ata gishtrinj që i kishin mbetur si qirij.E,mori një qëndrim të hijshëm :
           Do vij të votoj për D e m o k r a c i n ë .  Sa mirë që ia  harrita   k ë s a j       d i t e !
    Dhe u nis e vate…  
   Bota e marrë  gjumashe  po shihte  fundin e saj.  Lindi një mëngjes i ri,pas gjysëm shekulli çmëndurie komuniste.
      Mëndja e Tij e zgjuar kuptonte ç’momente kalonte vëndi. Politikanët komunistë kishin p r o j e k t u a r  vrasjen e demokracisë. Banda që kish  bërë të sajën ideollogjinë e kuqe,kërkonte e kërkon  gjak  dhe… me gjak do ta dorëzonte pushtetin  edhe pse veshi mantelin e demokracisë..Ajo është dhe shtet dhe mafi-mafi e kuqe.Ajo të vret e thotë –vrau veten,të  shtyp me makinë e thotë”aksident”, të masakron e thotë e vranë për flori,të shan e thotë  më shave, i bën gjithë ndyrësitë dhe avuketrit “brillandë” mbushin xhepat.   Padrejtësia  lulezon, drejtësia hesht  !
  .Arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë Ramizi i partisë, e kish menduar :” Të drejtat e njeriut janë diçka brënda nesh dhe mund të abuzohet…kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin…në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin…komunistët reformatorë do të zbatojnë strategjinë tonë…Me këtë strateghi do të kemi..ish klasën komuniste në klasë kapitaliste”(vendimi i byrosë politike ,tetor 1988-të)-.Elbete,shqiptarët janë pak të ashpër .Nuk e kuptojnë demokracinë pa një “çikë” didakturë. ,pa i përçarë me njeri-tjetrin . Ndryshe do ta kishin vendosur me kohe se,nuk paska më demokrate se ata!!!
    Para xh. Jovanit dilnin pyetjet:a do ta mundojë shumë kolera komuniste këtë vënd. Ata që,kishin tradhëtuar luftën e nacionalistëve, Kosovën ,e kishin ndërtuar  njeriun e ri,do të ndryshonin një ditë?
    I shërbeu jetës dhe në kohën që vdiq.
   Mendonte  “Të kuqtë janë si stapi që ka rënë në hale…”.    U nda nga kjo botë duke lënë pas të 86-tat. Pati një fund aq të natyrshëm dhe të qetë si rënia e një frute të pjekur.
  Thirri fëmijët t’i afroheshin i shikoi të gjithë  drejt e  në sy,me radhë ….
Po iki nga kjo botë. E mora dhe gëzimin:Nardi  m’u bë me djalë Kjo derë s’do mbyllet.
       Një amanet kini nga unë : “Kur Kosova  të jetë së bashku me Shqipërinë,të vini mbi varrin tim e të më thoni”.
        Kalonte nga brezi në brez jeta por,dhe  vetëdija.   U   besonte të bijve  trashgimninë shpirtërore që ai vetë dikur e kish marrë në dorëzim. Trashëgonte atë pasuri që përbën ndryshimin që ndan patriotin nga tradhëtari.
                                                                                                 

Ksenofon  M.  Dilo.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-07-18 01:08:45
"PA KOSOVE E CAMERI NUK KA SHQIPERI" 
Vezhguesi


International
English
Faqe interaktive