Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Vendim i drejtë i GJND
Vendim i drejtë i GJND PDF Print E-mail
25 Korrik 2010

Nga Valon Kurtishi



Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë me seli në Hagë të Holandës bëri sot publik vendimin e saj në lidhje me ligjshmërinë ose paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Republika e Kosovës, me përkrahje ndërkombëtare dhe në një proces të drejtë dhe demokratik shpalli pavarësisnë e saj nga Sërbia hegjemoniste më 17 shkurt 2008. Që atëherë shpallja e këtillë e nëjanshme e pavarësisë së vendit është kontestu
Si më të zëshme në këtë drejtim kanë qenë fuqi të tilla globale si Federata Ruse, Spanja apo Republika popullore e Kinës, kurse në përmasa lokale vende të tilla fqinje si Rumania apo Greqia. Në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, vende të caktuara janë nisur nga motive të ndryshme që mund të ndikojnë sipas tyre në integritetin e tyre territorial. Kështu, Spanja p.sh e ka kundërshtuar fuqishëm pavarësinë e shpallur më 17 shkurt, duke iu frikësuar një precedenti të tillë të mundshëm me krahinat e saja problematike të Katalonias dhe sidomos të Baskisë.



Rumania nga ana tjetër përpos lidhjeve emocionale (aksi ortodoks) që ka me Sërbinë si dhe lidhjeve të fuqishme ekonomike (kujto hidrocentralin e Gjerdapit), në kundërshtimin e pavarësisë është nisur edhe nga problemet e e mundshme territoriale në Transilvani (pakica e madhe dy milionëshe hungareze). Edhe Sllovakia përtej lidhjeve miqësore me Sërbinë, është motivuar nga mosmarrëveshjet territoriale etnike me Hungarinë në kundërshtimin e interesave shqiptare.


 

Qiproja greke nuk ka njohur pavarësinë shkaku i konfliktit të njohur që nga viti 1974 prej të cilit vit ishulli është de fakto i ndarë mes veriut dhe jugut, turk dhe grek përkatësisht. Qiproja greke në mosnjohjen e shtetit të pavarur të Kosovës është nisur edhe nga funksionimi i aleancave të saja me regjimin e Millosheviqit si dhe nga politikat tradicionale antishqiptare të aksit Beograd – Athinë.



Rusia nga ana tjetër më tepër se shkaku i ndjesive pansllave, nuk e njeh dhe e kundërshton pavarësinë për arsye të rivaliteteve globale me SHBA dhe botën perëndimore në përgjithësi. Madje në një akt gati gati të dëshpëruar dhe shumë jonormal, Federata Ruse duke shfrytëzuar sipas saj “precedentin e Kosovës” ka njohur pavarësinë e krahinës rebele osetiane të Gjeorgjisë.



Megjithatë për hir të së vërtetës, duhet thënë se rasti i Kosovës dhe rethanat ballkanike ndryshojnë katërcipërisht nga rrethanat politike, historike, juridike dhe shembujt e tjerë të mosmarrëveshjeve dhe kontesteve të ndryshme territoriale-etnike në Spanjë, Rumani, Qipro apo edhe Gjeorgji- Rusi. Krahina socialiste autonome e Kosovës në bazë të kushtetutës së fundit të ish Republikës socialiste federative të Jugosllavisë nga viti 1974, ka qenë një element konstituiv i federatës me të drejtë të plotë për tu shkëputur nga kjo federatë në rast shpërberjeje të kësaj të fundit. Vetë kushtetuta ka pasur më tepër tendenca konfederative sesa federale. Sipas ekspertëve të ndryshëm europianë, kjo kushtetutë në fakt e ka transformuar vendin në një konfederatë “par excellance”.



Kufinjtë mes tetë njësive kanë qenë interfederalë d.m.th shtetërorë. Këtu dhe në formulime tjera juridike si ajo për “popullin punues të Kosovës si bartës të sovranitetit” është bazuar edhe rezoluta e Parlamentit Europian nga viti 1991, e cila i bënte thirje Këshillit Europian që të njohë që të tetë njësitë federale, pra përveç gjashtë republikave socialiste edhe dy krahinat autonome socialiste.
Kjo nga aspekti ligjor. Përveç tij, heqja me dhunë e autonomisë së Kosovës, pra degradimi juridik i një njësie federale si Kosova nga një njësi tjetër federale si Sërbia në vitin 1989, ka qenë krejtësisht antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik i bazuar vetëm në ligjin e më të fortit.


Nga ana tjetër, që nga viti 1989 deri në vitin 1999, si rezultat i përdorimit të dhunës së shfrenuar shtetërore kundër një populli të tërë dy milionësh në Kosovë, regjimi sërb e ka humbur edhe argumentin e fundit në favor të vazhdimit të kontrollimit të territorit të kontestuar mes dy palëve në fjalë. Përdorimi i dhunës në shkallë të gjerë si dhe tentim- gjenocidi i vitit 1999, legjitimon përfundimisht të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje si e paraparë me kartën e OKB dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje në të. 



Vendosja në Kosovë e forcave të NATO-s si dhe e misonit të përkohshëm të OKB - UNMIK bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB në vitin 1999, krijon një gjendje cilësisht të re dhe interesante nga aspekti juridik. Vazhdimi i procesit demokratizues dhe insistimi i aleates së madhe dhe historike, shtetit mik dhe vëlla amerikan si dhe Gjermanisë, Britanisë e Francës në Bashkimin Europian, çuan në përfundimin e gëzuar të procesit të nisur më 17 shkurt 2008, kur pavarësia e Kosovës u shpall në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me demokracitë më të zhvilluara të planetit.Që atëherë pavarësia e vendit është pranuar nga mbi 60 shtete (69) kurse Kosova është bërë anëtare e organizatave të tilla me peshë si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Bashkimi Europian ka ndërmarë një numër të veprimeve në mënyrë që Kosova të mos mbetet një vrimë e zezë në rajon duke punuar në drejtim të heqjes së vizave për qytetarët kosovarë si dhe në drejtim të dhënies së një perspektive të qartë e të fuqishme për anëtarësim të plotë në BE.



E pakënaqur nga vendimi i këtillë si dhe e frikësuar nga numri i madh i njohjeve të shpejta të shtetit të ri, diplomacia sërbe ndërmori një aksion të gjerë kundërshtues dhe bllokues i cili kulmoi me paraqitjen e kërkesës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë para panelit të gjykatësve të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e pranuar nga asambleja e përgjithshme e OKB. Në çuarjen e rastit para gjykatave ndërkombëtare, Sërbia ka luajtur në kartën e përçarjes, ndasive e rivaliteteve globale mes demokracive perëndimore nga njëra anë dhe një numri të vendeve ish komuniste dhe të atyre të botës së tretë, që kanë divergjenca të theksuara gjeopolitike, ideologjike, ekonomike dhe sistemore me të parat.



Këtyre lojërave politike dhe makinacioneve strategjike sërbe sot u erdhi fundi i pashmangshëm. Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, 10 nga 15 gjykatësit kanë votuar në një mënyrë në favor të interesave të Republikës së Kosovës, një ka abstenuar dhe vetëm katër të tjerë kanë votuar pro interesave të Republikës së Sërbisë. Kjo i ka befasuar edhe proshqiptarët apo prosërbët më të mëdhenj. Sipas vendimit të sotëm, të lexuar nga presidenti i GJND, Hisashi Ouada, “Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk pengon shpalljen e pavarësisë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme”. Kjo deklaratë dhe ky vendim është një fitore e madhe në rrugën e forcimit dhe konsolidimit gjithnjë e më të madh të shtetit të ri shqiptar në Ballkan.

Vendimi i sotëm i Gjykatës ndërkombëtare të së drejtës në Hagë çel mundësinë për shtimin e njohjeve të pavarësisë së vendit nga 69 që është sot në 120, shifër që hap rrugën për një pranim të mundshëm të Kosovës në OKB si anëtari i 193 i saj. Rruga e mundimshme e Kosovës drejt OKB, BE, NATO-s, dhe organizatave tjera ndërkombëtare si i barabartë mes të barabartëve po bëhet një realitet i dukshëm, i prekshëm dhe i pakthyeshëm. Merita historike për këtë i takon popullit shqiptar të Kosovës nga njëra anë si dhe aleatëve tanë të mëdhenj historikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë e Britanisë së madhe nga ana tjetër. Rruga drejt bashkimit të krahinës shqiptare të Kosovës me shtetin amë – Republikën e Shqipërisë sot mer një kuptim të ri, bëhet më konkrete dhe duket opcioni i vetëm i realizueshëm në praktikë. Të shkohet me radhë dhe me kujdes në drejtim të faktorizimit përfundimtar të elementit etnik shqiptar në Europën juglindore.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:32:47
ta gezojme si ne nje dite feste te madhe vendimin e GjNd per te drejten e njohjes se pavaresise se Kosoves nga e gjithe bota se dhe ata qe mbanin anen e Serbise e shohin qe e kane gabim dhe do detyrohen taa njohin . Tani une mendoj qe te gjithe Kokat e kombit se bashku me popullin e pa lodhur kudo qe te jene te mendojne per shqiperine etnike e te bashkuar me te gjitha trevat qe iu shkeputen nga trungu ne vitn 1913 kjo do te ishte edhe ne nderin e Evropes plake per te chuar ne vend nje padrejtesi qe i eshte bere vendit te Skenderbeut i cili e ruajti Evropen nga hordhite turke . Emiganti i vuajtur 

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:33:11
Zgjidhja me e mire eshte qe Kosova dhe Shqiperia te jen 1 Shtet qe ishte ne dobi te kombit. 
Ne ushtri,kultur,sport e shum gjera tjera pozitive per kombin. 
 
SHQIPËRIA SHQIPTARVE


International
English
Faqe interaktive