Faqe kryesore arrow Kosova arrow Distancimi i njëmendët politike
Distancimi i njëmendët politike PDF Print E-mail
04 Shtator 2010

Nga Bekim Rexhepi
 
Këtë javë minoriteti serb i Kosovës, përmes disa segmenteve te jashtëligjshëm ka provokuar rënd një shtet të tërë, duke shpallur një deklaratë të ashtuquajtur pavarësisë së komunave serbe nga Kosova, me autorë të paidentifikuar.
Më sa kuptuam në këtë deklaratë, ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës”.
Beogradi zyrtar dhe liderët politik serbë të Kosovës janë distancuar, duke thënë se ata që e kanë bërë atë nuk ia duan të mirën serbëve në Kosovë.

 

Gati ne te gjitha mediat u publikun këtë deklaratë të ashtuquajtur, ndërsa nxjerrja e saj në qarkullim si e tillë nuk mbarti mbështetje as nga Beogradi, as nga liderët politikë serbë të Kosovës, por duket se ajo është parë me një dozë shqetësimi më shumë në Prishtinë. Pse të mos ketë shqetësim në Prishtinë derisa qeveritë e Kosovës janë në ofsajd prej kohesh me veriun. Ndërsa gjendja atje varet më shumë nga disponimi serb se sa përpjekjet e domosdoshme te qeverive të Kosovës për të rikthyer ne kontroll shtetëror atë pjesë. Qeveria e Thaqit, ka më shumë obligime se sa qeveritë e mëhershme sepse kjo e tanishmja, mbase ka edhe një kushtetutë e cila do të zbatohet me çdo kushte. Ndryshe nuk mund të flasim për shtet ligjor, nuk mund të flasim për qeveri të suksesshme, dhe me se paku mund të flasim për shtet funksional. Provokimi i autorëve serb, përmes një deklarate qe shpallë të ashtuquajturën pavarësi e  komunave serbe nga Kosova, tregon qartë se si mund të jetë edhe një skenar i tillë ne të ardhmen, ky provokim ishte për të parë se si do të reagonin autoritet kosovare te qeverisura nga shumica shqiptare. Reagimi u mblodh serish me retorik boshe, dhe reagimet policore e edhe forcave mbrojtëse të Kosovës munguan në këtë ditë. Reagimi i shtetit ndaj provokimeve do të duhej së paku të kishte një demonstrim, çoftë ky edhe dekorativë sepse megjithatë do t’u sinjalizonte provokuesve se gjërat nuk mund të rrodhen siç ata skenarizojnë gjithnjë gjërat.
 
Bisedimet e bisedave

 
Edhe në këto bisedime që pritet të fillojnë, (mbase edhe mund të kenë filluar diku-diku, jashtë opinionit publik), e ndërsa Serbia duket që më shumë do të përqendrohet tek hapja e serishme e çështjes së statusit politik, duke e bërë rolin determinues, se asnjë zgjidhje nuk mund të ndodh ligjshëm pa pëlqimin përfundimtar të Serbisë. Tani kur kemi realitet pavarësinë e Kosovës dhe një numër solid të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës si shtet, ndalja në çështjen e statusit të Kosovës si çështje e pambyllur, është synimi serb i bisedimeve në tavolinat e ardhshme politike. A do ta ha Prishtina këtë “mamacë” politik dhe të tregohet e papjekur karshi interesit te saj nacional.
Përqendrimi në çështjen e statusit politik të Kosovës nga Serbisë mbetet akoma një qëndrim joserioz e politik, përballë kësaj çështje pengë mbesin edhe shumë probleme të tjera që mund të zgjidheshin duke mos mbajtur ngarkesën më politike qe mbartë statusi. Një qasje më e serioze e Serbisë në Kosovë do të mund të shihej, dhe sikur të angazhohej vërtet në veri të Kosovës qe atje të kthente besimin politik, dhe jo të ndodhin devijime që dëmtojnë vet komunitetin serb. Ndërsa ka kohë që shqiptarët po synojnë qe kjo çështje në veri të Kosovës të mund të zgjidhet me mjete demokratike duke u integrua në institucione dhe në jetën publike, sepse është e pakuptueshme qe të vazhdohet me anarki dhe me distancim agresivë ndaj shtetit dhe ligjeve aktuale të Kosovë. Çdo mbajtje e veriut të Kosovës me struktura paralele, e kriminale, madje duke mbajt në fuqi bindje dhe ligjet e një shteti tjetër përbën një rrezik në vete, nxitë tensione dhe shqetësime politike. Pra qeveria e Kosovës më shumë se tani duhet te intensifikohet në veri përmes aksioneve të saja, për të paqësuar këtë pjesë nga kriminalet dhe strukturat paralele të cilat më një luftë nxitje të re po i kërcënojnë serish shqiptarët dhe serbët.
 
22 Gusht 2010


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?