Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Radioja e mesazheve miqësore
Radioja e mesazheve miqësore PDF Print E-mail
16 Shtator 2010

Radio Zëri Arbrit, si asnjë radio tjetër shqiptare në internet falë moderatorit të saj Z. Imri Trena ka gjetur mënyrën për të komunikuar aq afër, aq shqip, aq lirshëm e bukur me mërgimtarët shqiptarë nga katër anët botës. Mesazhet miqësore të dhëna me sinqiritet e zemër nga studioja e radios nxisin emocone të forta malli dhe respketi për fajlën e shkruar shqipe, këngët dhe muzikën  e  mirëfilltë tonën. Temat e përzgjedhura për të cilat debatohet drejtpërsëdrejti me dëgjuesit janë të karakterit edukativ, janë në shërbim të ruajtjes së vlerave më të mira kombëtare dhe të bashkimit. Dëgjuesit e shumtë nga Evropa, Amerika deri edhe në Zelandën e Largët, flasin për sukseset, hallet, pse jo, edhe për dobësitë, ndarjet, inatet partiake e klanore që po pengojnë ecjen tonë përpara. Në mesin e dëgjuesve ka analistë, poet, shkrimtarë, humorist, këngëtarë e piktorë që me prezencën e tyre e begatojnë programin e radios.  Radio Zëri Arbrit me seli në Norvegji në vitin 2011 feston përvjetorin e dhjetë të ekzistencës së tij.

 

Themeluesi i këtij mediumi, Imri Trena i ndihmuar nga e shoqja Shemisija dhe e bija Majlinda qe 9 vite krejt në baza vullnetare e mban Radion. Veprimtari Trena pas përndjekjeve të dhunshme nga regjimi gjakatar i Beogradit me familjen e tij të ngushtë, në vitin 1999, vendoset në Norvegji. Me të arritur në shtetin me demokraci të konsoliduar si njeri me ndërgjegje të kristaltë kombëtare dhe përvojë të pasur në fushën e kulturës në mediat e shkruara dhe elektronike në Kosovë, merr inisiativën për hapjen e klasëve në gjuhën shqipe për refugjatët e posaardhur. Për një kohë punoi, punon edhe tash si mësues me mjaft sukses, kurse më 2 korrik 2001, në 11 vjetorin e miratimit të Deklaratës  Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, përherë të parë, nga studioja e tij në Osllo, dëgjohet gjithandej tokave Skandinave dhe më gjërë fjala e bukur shqipe. Imri Trena, përveç punës në radio  vazhdon të merret me shkrime. Deri më tash shkrimtari Trena ka botuar dhjetë libra, prozë e poezi. Që nga viti 2005 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Sabit Abdyli, Auckland


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-09-18 21:59:06
peshèndetje z.Sabit Adyli,vertet ska qka te shtoj për zërin e Abërit...i paski then të gjitha, ështe radio gjithëkombëtare,me shume vlera,muzik të mirëfillt,e sodomos edhe e udheheq një njëri shumë i sinqert,shumë i mirë ...e falendëroi përsonalisht z.IMRI TRENEN dhe familjen e tij....me shumë respekt:Fahrija...

Koment nga GUEST më 2010-09-18 21:59:51
Ju përgëzoj për këtë shkrim i nderuar Sabit Abdyli. Vërtet një radio që shëron shumë plagë. 
Me respekt: Ali Rexhepi.

Koment nga GUEST më 2010-09-18 22:00:02
Ju lumtë z.Sabit Abdyli. Një shkrim i shkurtë dhe mjaft i qartë, por mbi të gjitha realist. 
Respekt dhe të gjitha të mirat nga Zymer Sahiti, Shtime.

Koment nga GUEST më 2010-09-29 13:45:56
i Deshiroj Sukses.. RADIO ZERI ARBERIT i cili po ben gjithqka per neve veq sukses.. per punen te pa lodhshme.. 
Respekt.. nga GJILANI VALonI...

Koment nga GUEST më 2010-09-29 13:45:46
Pershendetje z.Sabit , te falemderoj per keto fjale miradije qe ke shenu per ne . zoti te shperbleft , Me respekt nga une Driton Jashari , Kumanove

Koment nga GUEST më 2010-10-08 10:47:48
po z. sabite te gjitha keto qe i keni permendur jan nje merite e z,imri trenes i cili ka verete nje vullnet te forte ne pune ,qe me fjale te pershkruhet e tij duhet bukur shum te shkruhet. por nje falenderim desha edhe ta shkruaj per z imri trenen dhe i deshirojm shendet dhe sukses me te tutjeshem.pershendetje z.sabit avdyli

Koment nga GUEST më 2011-04-05 15:08:17
Imri Trena,Shemsije dhe Majlinda Trena,Ali Rexhepi, 
janë emra që i njeh kudo bota shqiptare dhe më gjërë.Ata këtë e kanë dëshmuar me punë të pa epur,pavarësisht kushteve në radion"ZËRI I ARBËRIT", 
me sakrifica,sjellëje miqësore dhe fjalën e bukur shqipe,ia dolën të bashkojnë shpiptarët e gjitha trojeve etnike dhe diasporës në valët e radios që buron zë arbëri.Të cekurit më lart janë krijes me shpirt të dëlirë artisti,po më tepër se kjo:Imri Trena kryan misionin e shejtë të mësuesit në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Norvegji.Dhjetë vjet në shërbim të kombit,të fjalës shqipe në radio larg tokave shqiptare për të mbajtur gjallë frymën shqipe është mision i shejtë kombëtarë. 
 
Me Radio "ZËRIN E ARBËRIT" ne të mërguarit jemi më pranë atdheut,me këngën e pastër dhe të bukur shqipe,me krijuesit dhe fjalën shqipe të shkruar,ku njohim penat më të arta të shkrimtarëve tanë,ku shtrojmë sofrën e bukur poetike rreth së cilës takuam 
Rizah sheqirin,Hydajet Hysenin,Hasan Qyqallën,Halil Xanin,Rexhep Mehmedin,Imri Trenën,Sabit Avdylin,MartinÇunin e shumë krijues tjerë të shquar. 
Shumë rrespekt për punën intelektuale dhe kombëtare të familjes Trena dhe z.Ali Rexhepi 
 
Shaban Cakolli 


International
English
Faqe interaktive