Kohët e fundit Athina zyrtare i ka shtuar përpjekjet e saj për të zgjeruar në mënyrë artificiale minoritetin grek ne Shqipëri , pas shumë vitesh aktiviteti për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Kurse Tirana zyrtare, e cila ka ndjekur një politikë nënshtrimi dhe servilizmi, nuk ka reaguar, madje shpesh herë është bërë bashkëpuntore e ekspansionizmit grek. Ky qëndrim i Tiranës zyrtare është edhe më i pakuptueshëm, aq më tepër kur qeveritë shqiptare që kanë ardhur në fuqi në Tiranë nuk kanë bërë thuajse asgjë për minoritetin shqiptar në Greqi.
Kur flasim për këtë minoritet, nuk bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë, por për minoritetin çam autokton që jeton ende në Camëri si dhe për komunitete të tjera shqiptare. Për fat të keq opinioni shqiptar ka pak njohuri për minoritetin shqiptar në Greqi, por me sa duket edhe qeveritë shqiptare nuk janë më të informuara.
Shteti grek nuk e fut kriterin etnik në numërimin e popullsisë së tij dhe ndjek politikën e mos-njohjes së minoriteteve në përgjithësi dhe të atij shqiptar në veçanti. Por shumë studime dhe hulumtime krysisht të huaja, tregojnë se minoriteti shqiptar në Greqi përbëhet sot nga minoriteti çam dhe ai arvanitas.
Minoriteti çam është autokton dhe jeton në krahinën e Camërisë, e cila ndodhet ngjitur me Shqipërinë si vazhdimësi e saj në veri-perëndim të Greqisë. Numri i popullsisë çame që jeton ende në Camëri vlerësohet sot të jete rreth 40 mijë vetë, të cilët jetojnë nën presionin e shtetit grek për të mos përdorur gjuhën shqipe dhe për të mos shfaqur identitetin e tyre shqiptar. Gjenocidi i vitit 1944-45 kur Greqia përzuri rreth 20 mijë çamë nga trojet e tyre pasi vrau disa mijëra të tjerë, është ende i gjallë në mendjet e çamëve të sotshëm.
Nga ana tjetër arvanitasit janë shqiptarë të vendosur në Greqi disa qindra vjet më parë. Sot ata banojnë kryesisht ne Greqinë qendrore dhe në Atikë. Profesori Jacques Leclerc i Universitetit Laval në Kanada, vlerëson se nga 140 mijë arvanitas që jetojnë sot në Greqi, 50 mijë prej tyre flasin ende shqipen arvanite (arvanitika). Ai thotë se "popullsia shqiptare në Greqi është e shpërndarë në Greqinë qendrore dhe jugore (Atike, Eube, Cyclades), por edhe në Epir ku ka shqipfolës të krishterë që flasin dialektin çam, si edhe në Trakën perëndimore"[1]
Shqipja e dialektit lab flitet edhe në prefekturën e Janinës, ku në dy fshatra të rrethit të Konicës është gjuha që flitet nga shumica e popullsisë. Po ashtu në vetë qytetin e Janinës ka ende një minoritet shqipfolësish që përdorin një dialekt midis atij lab dhe çam.
Një tjetër zonë ku flitet shqipja e dialektit tosk ështe prefektura e Follorinës ku në disa fshatra si Drosopog, Flampuoro (Negovan [2]) dhe Lechovo (Leshovë[3]) flitet nga shumica e popullsisë.
Në Greqi ka sot rreth 300 fshatra ku flitet shqip. Këtë shifër e sjell një grup hulumtues i Komunitetit Evropian i cili vizitoi Greqinë nga 4 deri 10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës. [4] Kurse Profesori Jacques Leclerc thotë se ka mbi 200 fshatra shqiptare në Greqi.
Të dhënat e mësipërme tregojnë se ka një minoritet të vjetër shqiptar në Greqi të cilit i mohohet mësimi i gjuhës shqipe dhe të gjitha të drejtat që duhet të ketë një minoritet sot në Europë.
Është ky një fakt që shteti shqiptar duhet ta marrë në konsideratë dhe të përdorë të gjitha mekanizmat e mundshme demokratike për të kërkuar statusin e minoritetit për bashkombasit tanë në Greqi. Kjo mund të bëhej në bisedime direkte me Greqinë, por sidomos duke e parashtruar problemin përpara institucioneve përkatëse të Europës, pjesë e së cilës është edhe Greqia, dhe si e tillë duhet të respektojë konventat europiane për minoritetet ( p.sh: FCNM Framework Convention for the Protection of National Minorities të nënshkruar edhe nga Greqia)[5]
Është me të vërtetë për t'u habitur që shteti shqiptar deri më sot nuk ka bërë thuajse asgje në këtë drejtim.
Nga ana tjetër Tirana zyrtare duhet të gjente një zgjidhje për problemin e pronave të çamëve që u larguan forcërisht nga Camëria në vitet 1944-1945 dhe që sot jetojnë në Shqipëri. Shteti grek i ka çpronësuar ata padrejtësisht, duke i konsideruar pronat e tyre si "të braktisura". Camët duhet të lejohen të kthehen në pronat e tyre dhe për këtë i takon përsëri shtetit shqiptar që ta ngrejë çështjen pranë Këshillit të Europës dhe organizmave të tjerë përkatës.
Siç shihet shteti shqiptar, duke përdorur mekanizma demokratikë pranë organizmave të BE-së, ka jo pak mundësi që të ecë përpara me çështjen e pronave çame dhe me çështjen e minoritetit shqiptar në përgjithësi dhe atij çam në veçanti në raportet e tij me Greqinë. Po ashtu edhe organizata dhe shoqata të ndryshme politike e kanë këtë mundësi. Ka ardhur sot koha që të mos rrihet më duarkryq në këtë çështje, sepse konteksti gjeo-politik është favorshëm dhe është ndoshta momenti i fundit kur mund të bëhet ende diçka për Camërinë dhe minoritetin shqiptar në Greqi.
A.M
Referenca:
[1] http://www.tlfq.ulaval.ca/axl/europe/grece.htm
[2] http://en.wikipedia.org/wiki/Flampouro_%28Florina%29
[3] http://en.wikipedia.org/wiki/Lechovo
[4] http://www.ballikombit.org/index.php?option=com_content&task=view&id=170&Itemid=1
[5] http://en.wikipedia.org/wiki/Framework_Convention_for_the_Protection_of_National_Minorities
|
Koment nga GUEST më 2010-10-08 10:47:31 DO VIJ DITA QE DHE KTO TROJE DO JEN PRAP TONAT ,DO VEJ E DREJTA TEK I ZOTI,DHE E DREJTA ESHTE ME NE,POPULLI SHQIPTAR NUK HARON.GREKU JA KA PATUR DHE JA KA ME DJALLZI POPULLIT TON,POR DO VIJE DITA QE DO JA SHTYPIM KOKEN GJARPERIT GREK. JU PERSHENDET ME RESPEKT GAZETEN TUAJ. | Koment nga GUEST më 2010-11-13 00:35:47 Shqipëria Etnike Shqiptarëve Vdekje tradhtarëve Kisha Srebe dhe Greke janë të njëjta,këto asgjë nuk kanë të bejnë me fenë,emer më i përtshtatëshem do të ishte këto janë formacione politike dhe inspirim paramilitar. Pra Greqia nuk ndryshon kursin,as mos të presim. Në shqipëri greqia me BEKIMIN e "qeverisë" ka instalu kishën ortodokse greke. Balli duhët të masivizohët,dhe të punoj më shumë,njëherit të largohet mentaliteti,"vetëm unë" dhe "Vetëm ne" . Më ketë rast kam propozim të konkret,së pari kreu i Ballit Kombëtar të bashkohët "në terë Shqipërinë Etnike"pstaj të "lidhë" marrëveshje apo të bashkohët edhe me organizatat(partitë) që e kan të njejtin program dhe janë dëshmuar në të kaluarën. Me ketë propozim në mënyrë me të sinçertë ,ju ftoj për bashkëpunim dhe bashkëveprim,për qeshtjen e madhe KOMBËTARE. Osman Halitaj Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH Kryetar (dega për Kosovë)
| Koment nga GUEST më 2010-11-13 00:39:07 eshte e pamundur qe trojet etnike shqiptare te harrohen shpejt nga shqiptaret le te asimiloje greqia sa te doj tokat e cameve por dote vije koha qe ato do te jene perseri te tonat te bejne durim camet se zoti do ja dhuroj perseri jame nje atdhe dashur shqiptar . | Koment nga GUEST më 2010-11-13 00:39:58 Vetem po te ngrihemi fuqishem kundra veprimeve te kujdo qofte, ne dem te shqiptareve ,kudo qe ndodhen, vetem atehere do te mund te mbrojme interesat tona kombetare. Ngjarjet e sotme tregojne se gjithemone e me shume, politikberesit e Tiranes po ndjekin rrugen e Esat Toptanit duke ju shitur kujtdo dhe ç'te mundin per interesat e tyre personale. Historia ka lene jashte kufijve te 1913 pjesen me te madhe te popullsise sone. Varferia dhe politika antipopullore e ndjekur edhe pas viteve 90, ka detyruar te emigrojne 1/3 e popullsise se mbetur te shtetit shqiptar. Ne Parlament po votohen ligje dhe marreveshje qe cenojne rende interesat e popullit dhe ato te sovranitetit. Kush do ta mbroje kete komb te coptuar dhe te braktisur ? Vetem po te mblidhemi te gjithe se bashku, brenda dhe jashte Shqiperise dhe te ngreme fuqishem zerin tone kundra veprimtarise se Esatisteve Toptanas "demokrate" dhe te çfaredo ngjyre qofshin, vetem atehere do te mund te fitojme te drejtat tona te njohura edhe nga konventat europiane. Te demostrojme dhe te bejme peticione perpara çdo Ambasade shqiptare, kudo ne bote, per te denuar shitjen e detit dhe greqizimin e Shqiperise qe po e merr persiper shteti yne me anen e regjistrimit te popullsise me vetdeklarim. T'i kerkojme me kembengulje te zbatoje detyrimin per te gjithe minoritetet shqiptare dhe te mbroje te drejtat e emigranteve kudo qe ndodhen. Shteti dhe politikanet tane,ne te dy shtetet shqiptare (Shqiperi dhe Kosove) duhet te ndergjegjsohen per fuqine e popullit shqiptar (brenda dhe jashte vendit) dhe t'iu kerkohet ,ne rast te shkeljeve te interesave kombetare ,Kushtetutes dhe sovranitetit, te japin llogari dhe te mos e perfaqesojne më, popullin dhe shtetin shqiptar. Sot me shume se kurre, Shqiperia ka nevoje per forcen dhe mendjen e bijve te saj te diaspores. Problemi i popullsise çame dhe i arberoreve kudo ne Greqi, eshte nje problem kombetar dhe pa u zgjidhur simbas normave qe vete Europa i ka ratifikuar, nuk do te kete kurre paqe as ne shpirtin tone dhe as midis popujve te Ballkanit. Nuk besoj se na eshte ftohur gjaku yne luftarak, qe te leme fatin tone kombetar ne duart e nje grushti esatistesh te cilet nuk ndryshojne ,per nga veprimet me armiqte tradicional te popullit tone Ju pershendes Fatbardha Demi
| |