Në Auckland u festua Dita e Flamurit |
|
|
|
07 Dhjetor 2010 |
Mërgata shqiptare në Zelandë të Re sot në qytetin metropol të Aucklandit festoi 28 Nëntorin. Në një ambient të stolisur me flamuj kombëtar dhe zelandezë, shqiptarët u mblodhën së bashku i madh e i vogël, siç thuhet, që në ora 18:00 të mbrëmjes. Fillimisht u këndua Himni kombëtar “Rreth Flamurit te përbashkuar” dhe pastaj para manifestuesve foli kryetari i Mërgatës z. Ali Hoxha. Ashtu bashkërisht mërgimtarë nga Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Peja, Tirana e Shkodra, Shkupi e Prespa në sallën që frymonte krejt shqip, uruan njëri tjetrin për festën, kënduan e vallëzuan deri në orët e vona të natës.
Manifestuesit kishin sjell me vete ushqime tradicionale të gatuara nga duart e vyeshme të gruas shqiptare dhe pije. Nën tingujt e muzikës shqipe të të gjitha zhanreve darkuan së bashku. Në qytetin e Aucklandit që ndodhët në Ishullin verior të Zelandës së Re pothuaj se janë të vendosur të gjithë shqiptarët. Shumica prej tyre të ardhur në vitet 1990-ta pasi eksodit në Shqipëri dhe përndjekjes së dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre nga okupatori serb, në vitin 1999.
Sabit Abdyli, Zelandë e Re ( 28 nëntor 2010)
|