Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Një gjigant i diplomacisë amerikane përkrahës i të drejtave të Shqiptarëve ndërroi jetë
Një gjigant i diplomacisë amerikane përkrahës i të drejtave të Shqiptarëve ndërroi jetë PDF Print E-mail
21 Dhjetor 2010

Nga Frank Shkreli 

Administrata e Presidentit Barack Obama njoftoi se Ambasadori Richard Holbrooke, perfaqsuesi i posacem i Presidentit Obama per Pakistanin dhe Afganistanin nderroi jete mbreme (14/12/2010) ne Washington ne moshen 69 vjecare.  Ambasadori Holbrooke, i cili per shaka e perkedhelje thirrej "buldozer", per stilin e tij te forte te diplomacise, u semure ne pune ne Departmentin e Shtetit dhe nderroi jete nga semundja e zemres.   Zoti Obama e cilesoi Ambasadorin Holbrooke, "thjeshte, si nje nder gjigantet e politikes se jashtme amerikane", dhe nje "figure te larte" te diplomacise se Shteteve te Bashkuara. Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton Clinton lavderoi sherbimin e gjate te Ambasadorit Holbrooke duke thene se ai i " kishte sherbyer Shteteve te Bashkuara per pothuaj 50 vjete."  Ambasadori Holbrooke nderroi jete vetem disa dite para se administrata e Presidentit Obama kishte ne plan te paraqiste raportin e saj  me te fundit ne lidhje strategjine e luftes ne Afganistan. Vdekja e tij ne kete kohe, ka te ngjare qe te afektoje seriozisht planet e administrates Obama per tu dhene me shume kompetenca dhe nje rol me te madh forcave afgane ne luften kunder talebaneve, gje qe shpresohet se do te mundesonte kethimin e forcave amerikane ne atdhe. Pritej  gjithashtu qe gjate ketij tranzicioni, Ambasadori Holbrooke te luante rolin kyc.

 

 Ambasadori Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per
cdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy.  Si nje diplomat me karjere
 te gjate, ai admirohej   por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se cdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit  dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave  terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin  Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e  saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO. 


Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija.  Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se "Diplomacia me  Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se -- dhe ky eshte  thelbi i ceshtjes -- se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i  interesuar per ato qe  po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje.  Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se  kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh."
  
Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA  ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove.  Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por  ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es -- gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c'mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave,  kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen  e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej  me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke -- veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot.  Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t'i jene atij mirenjohes  per rolin e gjithanshem  qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per  mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

Frank Shkreli

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive