Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow “Do pema të rrijë e qetë, por nuk e lë era”.
“Do pema të rrijë e qetë, por nuk e lë era”. PDF Print E-mail
21 Dhjetor 2010

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Epilogu: Të gjithëve na kujtohet momenti i trishtueshëm në datën 12 tetor, kur zonja Hillari Klinton, shefe e Politikës së Jashtëme në Departamentin e Shtetit vizitoi Kosovën, në mjedisin shqiptar po hiqeshin Flamujt Kombëtarë, element zbukurimi për Prishtinën, por në radhë të parë, simboli i identitetit tonë kombëtar. Askush nuk doli të pranonte përgjegjësinë për urdhërin e dhënë. Ky veprim u vesh me një vello mistërioze, duke ja atribuar ndërhyrjen Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Duke mos e besuar që kjo është e vërtetë, ky fakt i trishtueshëm dhe provokativ për shqiptarët, vërtetoi edhe një herë se ekzekutivi vendimarrës pothuajse është inekzistent përballë faktorit ndërkombëtar.
Prologu: Politika e klasës drejtuese në Kosovë, nuk mundet kurrësesi të identifikohet me ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare, veçanërisht të veteranëve të luftës çlirimtare dhe të rinjve shqiptarë, si përfaqësues të atdhetarizmit të flakët.

 

28 nëntor 2010: Në formën e një kundërmësymjeje, për të rifituar terrenin e humbur prej klasës politike dështake, “Vetvendosje” dhe faktorë të tjerë atdhetarë, ditën e Flamurit Kuq e Zi, në këtë festë të shenjtë mbarëkombëtare, e veshën Prishtinën dhe tërë Kosovën Kuq e Zi. Ky ishte leksioni i parë që analistët duhet të kuptonin se, pa bujë dhe pa zhurmë, ishte krijuar një forcë e re politike, që do të futej bindshëm në fushatë dhe do të fitonte dukshëm në raport me forcat e tjera politike me para, me njerëz, përvojë politike dhe elektorale.
Çuditërisht, këtë frymë të re politike e përkrahën dy ekstremet në popullsinë e Kosovës, rinia shqiptare me Flamurin Kombëtar dhe brezi i vetaranëve dhe pensionistëve, të cilët shohin me shpresë rrugëtimin politik drejt realizimit të aspiratave kombëtare për identitet dhe Bashkim Kombëtar.  
Komisioni Qëndror Zgjedhor ka dhënë rezultate paraprake dhe deri tani është kuptuar se, “Vetvendosje” është legjitimuar si forcë politike balancuese në politikën e Kosovës . Pas këtij momenti të pritshëm, do të lindin shumë probleme të reja në jetën politike shqiptare, të cilat po i shtrojmë në formën e tyre të drejtëpërdrejtë:
“Vetvendosje” ka shtruar si problem thremelor, bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë.
Ka shtruar si problem, largimin e faktorit ndërkombëtar nga Kosova, i cili në këto 10 vjet ka kapitulluar në misionin e tij.
Ka kërkuar korrigjimin e “Pakos Antihsari” mbi vlerësimin e enklavave serbe dhe të pozicionit të Kosovës Veriore, ku me të drejtë, denoncohet fakti se, po ushtrohet një pushtet paralel nga Beogradi.
Ajo ka kërkuar respektimin e simboleve kombëtare shqiptare, pa përjashtuar këtu në programin e vet, qëndrimin ndaj veteranëve të luftrave çlirimtare dhe interesat e shtresave të ndryshme sociale të popullsisë shqiptare.
Për koseguencën e mbrojtjes së këtyre pikpamjeve shumë më herët, edhe atëherë kur nuk e besonin se çfarë ndodhte në rrugët e Prishtinës, kur nga ndërkombëtarët vriteshin veprimtarë atdhetarë, me veprimtari aktive dhe pasive, me demostrata, protesta masive të hapura, paqësore dhe të vendosura, me greva urije, Albin Kurti dhe veprimtarë të tjerë të “Vetvendosjes”, u futën në burg, u rrahën dhe tentohej të diskriminoheshin në kufijtë absurd.
Askush nuk do ta besonte të ashtuquajturën përrallë se gjoja, këto ai i ka bërë për t’u bërë si individ faktor në politikë dhe për t’u futur në parlament, kur atij nuk i kanë munguar dyert e hapura për ta bërë këtë me çdo forcë politike që do të përfshihej, mjafton të hiqte dorë nga këto koseguenca politike me frymë kombëtare.
Fakt: Albin Kurti dhe lëvizja “Vetvendosje” hyn në Parlamentin Shqiptar të Kosovës triumfalisht që në aktin e parë të rrugëtimit të tyre politik, duke besuar se pikëpamjet që mbartin do t’i mbrojë edhe me votën popullore, me të drejtën kushtetuese, e cila deri tani është nëpërkëmbur nga autoriteti ndërkombëtar. Dukëshëm bëhet e qartë se, skena e përgjumur politike e deritanishme e parlamentit dhe klasa politike do të zgjohen dhe do të jenë të papërgatitur për të marrë vendime, përballë presionit të këtij grupimi deputetësh të vendosur me frymë kombëtare, si një grupim me element thelbësorë, figura të spikatura të luftës dhe të unitetit, që kanë një begraund me një atdhedashuri të konfirmuar.
Por efekti i futjes së deputetëve të “Vetvendosjes” në Palamentin Shqiptar, nuk do të jetë pa gjurmë në politikën e shtetit amë, Republikës së Shqipërisë, për shkak se atdhedashuria është një “sëmundje ngjitëse” tek rinia shqiptare. Republika e Shqipërisë dhe Kosova janë dy enë komunikuese me të njëjtin bazament kombëtar. Në Republikën e Shqipërisë, klasa politike ndihet komode, duke mos e zënë në gojë çështjen e Bashkimit Kombëtar, me pretendimin se gjoja, “atë nuk e dëshiron faktori politik ndërkombëtar”. Atëherë, pse shtete anëtare të Bashkimit Evropian se kanë për gjë të veprojnë në këtë drejtim për problemet e tyre, si në rastin e Greqisë, që nuk lë gjë pa bërë për minoritetin e saj brenda territoreve shqiptare, e duke shkuar edhe më tej, me pretendime territoriale?
Përfshirja e “Vetvendosjes” dhe Albin Kurtit në Parlamentin Shqiptar të Kosovës do të bëjë të mundur, që në jetën politike mbarëkombëtare të zyrtarizohet ideja e Bashkimit Kombëtar dhe në këtë kontekst, klasa politike do të jetë e detyruar të pozicionohet, qoftë dhe formalisht dhe askush nuk do të guxonte të deklarohej kundër kësaj ideje, e cila është e saksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kjo situatë do t’i vërë të gjithë në provë.
Dikur filozofi kinez i kohërave antike, Sun Xhu ka thënë: “Do pema të rrijë e qetë, por nuk e lë era”. Me sa duket, do të fryjë erë e fortë në politikën shqiptare. Vazhdo “Vetvendosje, vazhdo Albin, suksese.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-12-30 12:58:57
K.Raka Kacanikasi.  
O dr.sulejmani, po harron që ne jemi kosovar, deri dje ca ishim jugosllav, ca shiftari, e tani jemi kosovar. A don ta dish pse, sepse e kemi trashegim nga baballarët që na quheshin jugosllav, ne pra ata qe e quajm veten kosovar jemi në fakt ish jugosllav. ne e përqafuam flamurin jugosllav, e përqafuam flamurin që e ndëruam dhe i vendosëm një yll edhe me te madh se shqiponjën e tani yllat i kemi më të vegjël po shqiponjën dykrenore e hjekëm se pastaj ne smund të quheshim kosovar. Shiqoje dmthenjen e flamurit te kosovës ku figuron harta e Kosovës që dmth - kosovar. Po nuk dij si do tja bëjmë hallit nëse ndahet kosova se veq ne fakt kjo hartë ka filluar të ndryshojë- një pjese te vogël veq ia kemi dhen macedonis, nje pjes ja japim malit te zi e nje copë të madhe serbisë e ather qfar emri do të marrim ne, ju lutem na ndihmoni të shpikim edhe nje komb tjeter rezerv... 
O zgjohuni oj ndërgjegje kombëtare shqiptare dhe ndaloni këta bashibozukë, renegatë, trathtarë që dojnë ta ndajnë kombin në dysh. Luftoni dhe demaskoni këta të shitur... 
O zgjohu oj mëmë Shqipëri se nuk ka kosovar, se nuk ka kultur kosovare se nuk ka gjuhë kosovare se nuk ka identitet kosovar, se nuk ka gjak kosovar, por ka vetëm një komb, vetëm një gjuhë, vetëm një kultur, vetëm një gjak dhe ai është Shqiptar...


International
English
Faqe interaktive