Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Zgjedhjet e jashtëzakonshme
Zgjedhjet e jashtëzakonshme PDF Print E-mail
21 Dhjetor 2010
Nga Bekim REXHEPI
 
Zgjedhjet janë provat më të mira për demokracinë dhe për legjitimitetin politik, pa këto prova nuk mund të kuptojmë konditat e lirisë sonë dhe njëherasë nuk mund të krijojmë modestin politike, pra pa marrë legjitimitet nga qytetaret.
As një shtet dhe as një qeveri nuk do të mund të fitoi përkushtimin e qytetarëve, nëse nuk i vejnë prioritetet e tyre. Qytetari e do qeverinë ti shërbej, por mund të thuhet se edhe qeveria pa qytetarin se bën dot qeverisjen e saj. Ata janë aq të afërt; qytetari e qeveria si burri me gruan.
Marrëdhëniet e qytetarit me qeverinë janë të afërta, janë aq të moralshme dhe janë aq të ngrohta dhe vetëm si të tilla ato kanë kuptim jetësorë në demokraci. E kundërta e marrëdhënieve të tyre është e turpshme ose vrastare në anarki.

Nuk i lejohet as një mendje të shëndosh të shtjelloj të kundërtën e këtyre marrëdhënieve sepse mund të krijohen modele të turpshme ose vrastare kundrejt qytetarit. Bota ka dhënë shembuj të tillë të turpshëm dhe vrastar.
Ndërsa qytetari duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij, vetën e tij në qytetari, duke kenë i tillë ai mund të vendos për vetën duke përzgjedhë atë ose ata qe thirren në mbrojtje të interesave të tij të përbashkëta. Qytetari nuk përzgjedh vetëm njëherë sa për sy e faqe mandatarin e tij, për të treguar kinse vullnetin e shprehur të ligjitimuesit, ay duhet të jetë koherent dhe sy hapur ne vendimet qe merr qeveria ose mandatari. Ndryshe qytetari shndërrohet në kujdestar përtac karshi një qeverie e cila sprovon vetën me të mirat e vendit. Kur qytetari është përtac, atëherë qeveria shpërdoron të mirat e vendit, jo më në dobi të qytetarit, po në dobi të pushtetit personal.
 

Pse dhe sa të arsyeshme janë zgjedhjet?
 
PSE? -Kosova akoma nuk është subjekt i vërtetë politik sepse ndërvarja e saj nga disa strukturat ndërkombëtare (v.i: EULX, KFOR, ICO, ABASADAT, KS, OKB, BE Grupi i kontaktit, etj), e ka lënë nën hije sovranitetin dhe vetëvendosmërinë e vendit. Kjo gjendje bëhet e papranueshme sepse varësia e shtetit nga disa të tjera struktura janë si një faktor në vete dhe që nuk i lënë vend një perspektive më të mirë të vet shqiptarëve në Kosovës. Ndërsa për ta kuptuar më qartë këtë ne duhet të shikojmë se si edhe klasa politike në vend prej kohesh ka tentuar të mbledhë gjithë atë arsenal të mundshëm në dobi të argumentimit të një farë koncepti të: “shtetit me standarde” apo edhe të :“shtetit modern e multietnik”,  pa i kuptuar fare por duke e shmang të vërtetën dhe historinë e saj. Kosova ka një histori të sajë qe dot nuk e shkëput nga historia e përbashkët e shqiptarëve në trojet etnike e me shtetin amë Shqipërinë. Artificet politike janë të justifikueshme në kohë, por jo realisht vendimtare në fatet politike të popujve. Kështu dikur kemi pasur artificet politike edhe me fatin e gjermanëve, madje me të dy gjermanit e tyre. Ndërsa sot kjo artifice politike nuk ekziston sepse kemi një Gjermani jo të madhe , por fare të natyrshme dhe njëherasë duhet të përkujtojmë se ishin vet gjermanët që patën vullnet të mirë në të gjitha proceset dhe madje në to u sollën me vetëdije nacionale duke kërkuar një bashkim të natyrshëm që kontestohej nga njëra anë diplomacisë botërore.
Ndërsa kontestimin e bashkimit të shqiptarëve, e kanë vetëm fqinjët tanë destruktivë dhe të ndrojtur nga forcimi normal i kombit. Ne nuk mund të na ndalin të drejtën e bashkimit dhe këtë duhet ta kërkojmë me vullnet, madje edhe në proceset qe vijnë sepse pa kërkuar nuk të vjen dhe pa u përpjekur nuk e merr.
Sa të arsyeshme janë zgjedhjet? – Janë sepse kur një pushtet dobësohet për nga legjitimiteti prova e zgjedhjeve mbetet e vetmja alternativë demokratike. Pa këtë alternativë dhe pa provat nëpër zgjedhje dhe zgjedhje nuk mund të kemi demokraci të vërtetë. Pra sa më shumë prova në zgjedhje dhe sa më shumë legjitimitet politik domosdoshmërish konsolidohet demokracia në vend.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive