Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow I kujtojme me respekt dhe dhimbje martirët shqiptare
I kujtojme me respekt dhe dhimbje martirët shqiptare PDF Print E-mail
23 Janar 2011

‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
Duke dëgjuar këto fjalë të tmerrshme të dala nga goja gjakatarrësh të pamëshirshëm për të "ngrënë" koka njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm për t'i shërbyer dhe për t'u shpërblyer nga një sistem gjakatar komunist, siç ishte komunizmi 50-të vjeçar shqiptar në Shqipëri, nuk ndjen vetëm neveri; urrejtja shkon edhe më tej nga ajo çmendëri komuniste, që shqiptarët e patën fatin e keq për ta jetuar.
Nëse gjithë shqiptarët patën fatin e hidhur ta jetojnë atë çmenduri komuniste, më fatkeqë ishin ata njerëz, ata familje që u përballën direkt, duke pasur fund tragjik: internime, persekutime, dënim me vdekje.
Një ndër ata fatkeqë ndër mijëra e mijëra viktima të pafajshëm që patën të njëjtin fat, ishte edhe i ndjeri Dino Martiko.

 

Njeri me cilësi idealiste dhe me moral të lartë me ndjenjën e vlerësimit të lartë për idealen, të pastrën, të bukurën, madhështoren, për njeriun, atë gjigand të madh intelektual, i cili gjatë torturave të tmerrshme në burg qendroi i fortë edhe kur i përfshinë inskenimin e gënjeshtërt vrasje pa gjyq, ai tregoi karakterin e tij të çeliktë, duke i bërë shpesh herë thirrje hetuesve katila të mos mundoheshin ta preknin atje ku shpirti i tij prej prindi preket dhe lëndohet më tepër, fëmija, djali i tij i vetëm...‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
I nderuari dhe i paharuari Dino Martiko, ai martir i burgosur me pa të drejtë dhe i torturuar në mënyrë ç'njerëzore nga dora e gjakatarëve të kuq, ku i doli shpirti në qelitë e ftohta të burgut, ata mijëra martirë të tjerë, viktima të pafajshëm të komunizmit shqiptar, janë Nderi i Kombit shqiptar.
Vargje pafund duhen shkruar për martirë të tillë si: Dino Martiko, Vasil Lazëri, Kostaq Stefa, Imzot Fran Gjini, Dom Jul Benati, Vehxhi Buharaja, poetët Vilson Blloshmi, Genc leka, Trifon Xhagjika, janë vargje të pashtershme, që qendrojnë në lartësitë e vargjeve të tjera, ashtu siç ishin të larta ndjenjat e tyre atdhetare dhe fisnikëria e tyre e lartë, për të mbetur përjetësisht në lartësi, në piedestal.
Le t'i kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje gjithë martirët shqiptarë, viktimat e pafajshëm të komunizmit gjakatar shqiptar.
Përulemi përpara emrit dhe vepërës së tyre të ndritur.
 
Pierre-Pandeli Simsia

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive