Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Nderimi i dëshmorëve dhe amaneti i tyre
Nderimi i dëshmorëve dhe amaneti i tyre PDF Print E-mail
19 Shkurt 2011

Nga Frank Shkreli

Me rastin e 3-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kosova dhe i gjithë kmombi shqiptar po feston sot 3-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pas një shekull martirizimi dhe një robërie shekullore nën thundrën sllavo-komuniste edhe për Kosoven, Dardaninë e lashtë, më në fund lindi Hylli i Dritës. Është me vend dhe e drejtë që ky përvjetor të festohet me krenari ashtu si i ka hije kësaj ngjarjeje të madhe historike të kombit. Ky përvjetor, jam i sigurt, do të festohet si ne Kosove ashtu edhe jashte saj me fjalime,me darka të shtruara me ketë rast , me muzikë e këngë, si një ngjarje festive që është.

 
Por këjo është gjithashtu një ditë, në të cilën duhet të reflektohet dhe të mbahen mend e të përkujtohen të gjithë ata që benë sakrificën maksimale për lirinë dhe pavarësinë që gëzon sot Kosova, ata heronjë e heroina që dhanë jetën për lirinë e ketij populli, dëshmorëve, te cilët me veprat e tyre shuguruan vullnetin e popullit duke u ndejtur besnik traditave më të shëndoshta të kombit.

Historia e kombit shqiptar ka nxjerrur shumë heronjë lufte e heronjë paqëje, por edhe heronjë pende, mendimesh e ideshë. Këta heronjë, ishin sy patrembur, urrenin padrejtesitë dhe shtypjet ndaj kombit teë vet dhe ishin të gatëshëm që për lirinë dhe për sigurimin e triumfit kombëtar të bënin sakrificën më të madhe, të jepnin jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe si rrjedhim edhe për atë që besonin se do të ishte një e ardhme më e ndritur e kombit shqiptar. Pavarësia e Kosovës, përvjetori i sëcilës festohet sot eshte, mbi të gjitha, meritë e dëshmorëve të kombit dhe si e tillë është edhe një festim i bashkimit të shpirtërve të të vdekurve me të gjallët, ndërkohë që festohet ky përvjetor i shënuar, por edhe gjatë gjithë vitit. Ky përvjetor, duhet të shërbejë si një lidhje me brezat e kaluar të deshmoreëve, por edhe të rilindasve te kombit, lidhje këto që përshkohen nga dhimbjet dhe sakrificat, por në të njëjtën kohë dhe përcaktojnë detyrat për të ardhmen e kombit.

 

Duke marrë parasyshë antagonizmat dhe përcarjet e tanishme politike në Shqipëri, në Kosovë por edhe në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, dëshmorët janë ata që duhet të bashkojnë të gjithë,pasi ata luftuan për një ideal të shënjtë dhe ndonëse ata vinë nga të gjitha krahinat, e u përkasin të gjitha rrymave politike,qëllimi i vetem i të cilëve ishte për të krijuar një atdhe të dënjë e të pavarur për shqiptarët vet dhe që në të njëjtën kohë, kombi shqiptar të jetë pjesë e bashkësisë euro-atlantike dhe ndërkombëtare, në paqë dhe siguri me fqinjet e vet.

Pavarësia është sanksionuar me luftë kur ishte nevoja, ndërsa, në kohe paqëje si sot, dashuria për atdhe dhe për pavarësi tregohet me punë e vepra. Sot, Kosova dhe Kombi Shqiptar kanë nevojë për heronjë mendimesh e ideshë, njerëz që me fjalë e vepra përpiqen të cojnë në vend amanetet e të parëve si edhe të shpërblejnë gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Këjo, sepse sipas Midhat Frasherit, “Përpjekja për Atdhenë nuk është si puna e yshyrevet, që njeriu e bën hesap a del a s’del, para se t’i marri. Vetëm kur blihen të dhjetat ose kur bëhet tregëti, bëhet hesap a fitohet apo humbet, por jo në ceshtjen kombëtare, jo kur është në rrezik Vendi”.

Le të kujtohen ata që dhanë jetën për atdhe, ashtuqë liria të triumfojë, anë e mbanë trojeve shqiptare. Sepse ata dëshmorë, nga të gjitha viset shqiptare, dhe gjatë gjithë kalvarit të historisë kombëtare, luftuan e vdiqën për këte diteë, për këte pavarësi. Ata luftuan dhe sakrifikuan jetën kundër sllavit, kundër komunizmit, kundër armiqëve të betuar të trojeve ilire të të gjitha kohërave, kundër atyre që shqiptarit i vodhën tokën dhe kundër atyre që kombit shqiptar i cënuan dhe i mohuan lirinë dhe mvetësinë, dhe kunder atyre që më në fund copëtuan Shqipërinë.
Me rastin e festimit të përvjetorit 3-etë të pavarësisë së Kosovës, nga varret e dëshmorëve dëgjohet gjama dhe thirrja për më shumë bashkim, më shume pajtim, sidomos pajtim politik,më shumë respekt për njeri tjeterin,dhe më shumë moral ashtu që sakrificat e tyre maksimale të sjellin ditë më të mira për brezin e sotëm dhe per brezat e ardhëshëm të kombit.

Është një gjë e denjë dhe e drejtë,pra, që të festohet Pavarësia Kosovës, e të përkujtohen edhe sakrificat e dëshmorëve, dhe jo vetëm nëDiten e Pavaresise. Duke marrë parasyshë gjëndjen e polarizuar të politikës shqiptare kudo, besoj se përkujtimi më i mirë i dëshmorëve dhe festimi më i shkelqyeshëm i përvjetorit të 3-etë të Pavarësisë së Kosovës do të ishte që të ndërmirrej nje angazhim serioz, sidomos nga klasa politike shqiptare në përgjithësi, për një moral të ri politik që t’i japë një formë të re debatit dhe diskursit politik për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrvjeshjeve politike që shpesh janë normale, por të paevitueshme në një shtet dhe shoqëri demokratike sic janë Kosova dhe Shqipëria. Respekti dhe besimi në njëri tjetërin janë elementë kryesorë për formimin e një shoqërie të civilizuar dhe ata udhëheqës politikë që përvetsojnë këto cilësi do ti njohë historia si udhëheqes që treguan kurajë morale, në një periudhë jetike dhe jashtzakonisht kritike në historinë e kombit shqiptar. “Ata që luftuan dhe siguruan pavarësinë, besonin se liria ishte sekreti i lumturisë dhe kuraja (civile) sekreti i lirisë.” (Louis D. Brandeis)
Cili do të jetë i pari ndër udhëheqsit e sotëm shqiptarë që do të përpiqet të transformojë atmosferën e tanishme të acaruar politike, morale dhe civile anë mbanë trojeve shqiptare, duke treguar kurajë civile, karakter, respekt dhe mirëkuptim për mendimet dhe qëndrimet e kundërshtarit politik?

Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqeës politikë të cilët janë të interesuar të lënë mënjanë pikëpamjet e kundërta dhe interesat e ngushta përsonale e partiake, me qëllim qeë të arrihen objektivat e interesit të përbashkët shoqëror e kombëtar, si edhe për udhëheqës që përpiqën të bashkojnëdhe jo t’i ndajnë njerëzit. Në këte përvjetor të Pavaresisë së Kosovës, dëshmorët e kombit shqiptar – të pushkës e të pendës --beëjnë thirrje për udheëheqës që punojnë për interesat kombëtare, duke iu pergjigjur në keëte mënyrë edhe nevojave tëqytetarëve për një jetë më të mirë dhe më të begatë.

Këjo, në të njëjtën kohë, është një dëshirë edhe e miqëve që ia duan të mirën kombit shqiptar, sic janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndihmuan aqë shumë në realizimin e Pavarësisë së Kosovës. Duke i uruar Pavarësinë popullit të Kosovës, Sekretarja e Shtetit, Znja Hillari Klinton, u shpreh se Washingtoni “është i përkushtuar për të ardhmen tuaj dhe se jemi të nderuar të jemi miqteë e juaj”, ndërsa ajo porositi në të njëjtën kohë që ky përvjetor të jetë gjithashtu “një rast i përshtatshëm për udhëheqsit e zgjedhur politikë tëKosovës që ta forcojnë përsëri përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë dhe transparencë.”

Në këte datë historike, është thirrja e kombit dhe e dëshmorëve të tij, ajo që ushton për të gjithë e sidomos për klasën politike të të gjitha partive anë e mbanë trojeve shqiptare: shërbeni vendit me integritet, mirëkuptim dhe respekt për njëri tjetërin, sepse duke i shërbyer Kombit për ta bërë atë më të mirë se c’ishte , i shërben më së miri vetes dhe familjes dhe në të njëjtën kohë shprehë adhurimin dhe nderimin ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Shqiptarëve. Ata nuk duan asgjë më pak as më shumë se këte ideal, që ata e ushqyen dhe e shëjtëruan me gjak.
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:50:41
deshmoret jan nderi dhe krenaria e popullit ton martir  
deshmoret jetuan per ne .Dielli me rreze të lira me drit i ndriqon . 
Liria bashkohet me Atdheun . 
Gezimi e harea në qdo anë.Dritesim djellor rrezegjak . 
dëshmorët u ngjallen sot dhe festojm bashk me ne . 
Ata janë vet liria jonë

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:50:22
deshmoret jan vet liria


International
English
Faqe interaktive