Faqe kryesore arrow Kosova arrow Jo Paçolli president i Kosovës!
Jo Paçolli president i Kosovës! PDF Print E-mail
19 Shkurt 2011

Pa u mbushur mirë 3 vjet nga Pavarësia e Kosovës, kosovarët po i hynë një  aventure të rrezikshme: po zgjedhin president një biznesmen të quajtur Behgjet Paçolli. Një biznesmen kosovar i cili e ka ushtruar aktivitetin e tij në Zvicër dhe në Rusi. Një biznesmen kosovar që ka miq të fuqishëm në Rusi. Një biznesmen kosovar që është i martuar dhe ka fëmijë me një ruse.
Natyrisht që jeta private i përket gjithsecilit. Por kur pretendon për presidencën e një vendi, jeta private bëhet publike, sepse mund të ketë pasoja për fatet  e vendit.

Ajo që është shumë e çuditshme, është lehtësia me të cilën ky biznesmen i drejtohet presidencës së Kosovës, kur dihet lufta e ashpër politike që mbizotëron aty.  Në krye të një partie të vogël por me mjete të mëdha financiare,  Paçolli po i imponohet Kosovës, duke shfrytëzuar një situatë politike mjaft të çuditshme. PDK e Hashim Thaçit  ka nevojë për aleatë për të formuar qeverinë, dhe çuditërisht refuzon çdo aleancë me LDK, AAK dhe Vetëvendosjen duke vendosur për një aleancë me AKR-në e Paçollit. Arësyet e këtij vendimi janë të mistershme, por vlen të shënohet që PDK refuzon aleancën me të gjitha ato formacione që kanë qenë të lidhura me luftën ashtu si ajo vetë. Vlen gjithashtu të shënohet që Hashim Thaçi që prej dhjetorit të kaluar, apo më saktë që prej zgjedhjeve të kaluara është nën presion nga Këshilli i Europës nëpërmjet raportit të Dick Martyt.

 

Kandidatura e Behgjet Paçollit është pritur në mënyra të ndryshme në Kosovë. Ka disa që besojnë me naivitet se ai do të investojë në Kosovë dhe si me magji ekonomia kosovare do të rregullohet. Por fatkeqësisht biznesmenët e zotë nuk bëhen politikanë të mirë, sepse kanë  botëkuptime krejt të ndryshme.
Por ka edhe nga ata që e shikojnë me shqetësim këtë kandidaturë të një biznesmeni  rusofil të katapultuar në krye të shtetit kosovar, i cili nesër do të flasë dhe do të marrë vendime  në emër të Kosovës.

Do të ishte e arësyshme që kosovarët të mos e votojnë kandidaturën e Behgjet Paçollit, i cili nuk besojmë se është njeriu që i duhet sot Kosovës për President. Në këtë funksion duhet të zgjidhet një personalitet më një eksperiencë të gjatë të aktivitetit politik në Kosovë, një njeri i besueshëm dhe pa ambiguitet, një shqiptar i vendosur. Përndryshe aventura nga më të rrezikshmet mund ta presin Kosovën në muajt dhe vitet që vijnë. Dhe nuk do të ishte hera e parë në histori që shqiptarët me duart e tyre prishin në një moment hutimi atë qe me aq mund dhe gjak ndërtojnë në vite.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-02-19 12:53:40
Mos ja jepni Kosoven Rusise Nenes se Serbise,mos e ketheni dhe njehere Kosoven ne RFS te Jugosllavise

Koment nga GUEST më 2011-02-22 21:39:36
esht i mesuar ky vend me kta tipa deri kur dote zgjas kja tragjedi popull i yn i dashur flini flini dhe mos ndegjoni kosova po ec per para

Koment nga GUEST më 2011-02-22 21:39:56
deputet kosovare: degjoni zerin e atyre qe u ndihmojne me zemer " vini nje grua presidente" po votuat pacollin, gjaku dhe sakrificat e kosovareve shkojne kote. therrisni mendjes dhe mos humbisni kosoven qe nuke e keni vetem ju por dhe te tjeret qe u sollen ne kete dite. kujdes , kujdes kujdes.

Koment nga GUEST më 2011-02-26 20:16:49
E para:Zgjedhjes se pacollit ne ate post do ja shofi sherrin populli shqiptar atehere kur mafia greko-serbe-ruse do ja bejne demin kosoves. 
E dyta:Te vjen ndot nga vetje kur shef nje njeri idiot kafshe te ulet ne karriken e nderuar te Rugoves.Ju te dashur vellezer te administrates presidenciale kosovare ju lutemi futeni karriken e Rugoves ne muze e mos ta ndyje ai njeri kafshe qe nuk e dallon asgje nga shtazet por vetem qe flet dhe mesa kuptojme flet mire gjuhet sllave...............................................


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?