Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Pse Vetëvendosja është më ndryshe?!
Pse Vetëvendosja është më ndryshe?! PDF Print E-mail
22 Shkurt 2011

Gazmend Islami – Analist Politik, Dumnicë 
 
“Vetëvendosja” edhe pse e lodhur e shantazhuar dhe e ndjekur këmba-këmbës që nga themelimi i saj nga forcat dhe shërbimet e huaja inteligjente, dhe nga ato të brendshme, ditën e sotme diti t’iu bëjë ballë “furtunave” që ishin përgatitur për ditën e betimit. Ata me krenarinë dhe shpirtin e shqiptarit, gjatë betimit vunë Flamurin Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare dhe u betuan para tij se nuk do të jenë sikur ata që qeshnin në sallë. Këto që qeshnin e bën betimin e tyre nën motivin se do të gënjejnë, se do të vjedhin, se do të plaçkitin, se do të ndajnë dhe coptojnë Kosovën, edhe se do të ndërtojnë pallate e vila aty ku munden, ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” betohej në heshtje shpirtërisht se do të punojë për të krijuar një shoqëri demokratike, do të ndjekë vjedhësit, do t’a hedhë “pakon e finokut” dhe çfarë është më kryesorja do t’a bëjë Kosovën pjesë të pandashme të Shqipërisë. Kjo lëvizje me 14 deputetët dhe mbështetësit e shumtë të saj do të denoncojë vrasësit, do të denoncojë çdo ditë plaçkitësit dhe do të jetë ajo drita që shihet në fund të tunelit të zi, por ama që sa vjen edhe forcohet më shumë, duke synuar sa më shpejt bashkimin me pjesën tjetër të kombit shqiptar.

 

Shoqërinë shqiptare e kanë prishur orekset karrieriste e bajraktariste dhe jovendosmëria e shqiptarëve për t’u ballafaquar me situatatat dramatike si popull i organizuar. Njëra nga goditjet më të rënda sot që po pëson populli shqiptar është mbajtja nën okupim i institucioneve dhe jetës së vendit nga një grup njerëzish që kanë marrë nënkontroll çdo institucion të varur dhe të pavarur. Kjo vjen si pasojë e mosorganizimit dhe kjo mund të përsërit ngjarjet e viteve 1997 në Shqipëri. Shpërthimi “monstruoz” i çmimeve që për vetëm dy muaj arrin shkallën e ngritjes deri në 30% me tendeca të rritjes së mëtejshme është tronditëse, por i lutem Zotit që populli të distancohet nga vëllavrasja. Gjithsesi, unë kam besim tek intuita gjeniale e popullit, i cili i dallon konstruktorët e atyre që bëjnë krim të madh, dallojnë veglat, lajkat, pabesitë e intrigat dhe heshtin. Kurse këta që po sillen në emër të luftës në këtë heshtje tallëse të historisë po dënojnë pa mëshirë si me gjuhën politike të gjithë ata që nuk janë me të, të tmerruar po mundohen t’iu heqin thikat nga goja shokëve të tij, dhe t’ia ngulin në shpinë, por prapë nuk do të mund ti shpëtojnë dot gjyqit të rreptë.
 
Sot, PDK bën edhe erën, edhe shiun edhe borën në Kosovë. Ky subjekt politik është maja e diktaturës moderne që përbuz edhe jetën, që tallet edhe me vdekjen. Këta mund edhe të thonë se janë "Perëndi”, por populli do ta thotë më në fund fjalën e fundit se kush është zot shtëpie në këto troje. A do të jenë despotët apo populli që është i lodhur dhe i rrëzuar përtokë nga “grushtet” e politikës, këtë koha do ta vërtetojë! Mbetja e Kosovës nen diktatin e PDK-së dhe aleatëve të saj tregon joseriozitetin dhe lakminë e tyre për pushtet. Në këto kohë kaq të veshtira për Kosovën, asaj i duhet më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e saj, një lëvizje mbarëpopullore ku në të duhet të rreshtohen të gjithë ata, të cilët në programet e tyre kanë zhvillimin e një shteti demokratik të shëndoshë dhe krijimin e një filozofie politike të së drejtës për të mbrojtur mirëqënien kombëtare, e këtë populli jonë mundet t’ia arrijë vetëm me Lëvizjen popullore-kombëtare “Vetëvendosja” e me aleatët e saj, të cilët në programin e tyre e kanë qëllim imediat shfuqizimin e “Kushtetutës së Finokut” dhe të bëhen pjesë e pandashme e Shqipërisë.
PDK, e cila me intuitën e saj politike e ndihmuar edhe nga shërbimet e fshehta të Shqipërisë dhe Kosovës arriti të përçajë popullin për të sunduar më lehtë dhe për të arritur qëllimin për të sunduar politikisht vendin. Ajo krijojë parti të cilat punojnë për interesat e PDK-së. Unë mendoj që edhe pse ka shums paqartësi dhe ka shumë probleme të mbledhura më herët rreth partive të tjera siç janë LDK dhe AAK, ato më në fund duhet të hapen karshi rinisë së shkolluar dhe edukuar dhe karshi miqve të vet, duhet të kthehen si fuqi e vërtetë politike për të krijuar një opozitë të fuqishme se vetëm kështu mund të ndërtojmë një shtet të fuqishëm me një opozitë të fuqishme. Mendimi dhe ideja është se Kosova ka kaluar fazën e parë të ndërtimit të shtetit, por sa duhet të punohet që partitë të garojnë pa u shantazhuar nga njëra-tjetra, të garojnë pra me programet e tyre politike, ekonomike, sociale, kombëtare, në mënyrë që populli të votojë programin e subjektit politik dhe jo individë të veçantë, siç ka qenë deri më tani.
Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë dhe çfarë të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie të quajtur komb. “Nuk mund të punojmë për vendin dhe kombin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të atdheut”,thoshte i madhi Mit’hat Frashëri.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-02-25 14:19:17
jemi me vete vendosjen. urime heren tjeter me shume deputete


International
English
Faqe interaktive