Faqe kryesore arrow Kosova arrow Jakup Krasniqi shembull “Kombëtar”
Jakup Krasniqi shembull “Kombëtar” PDF Print E-mail
28 Shkurt 2011

Gazmend Islami – Analist

          Demokracia ka mbijetuar e më në fund erdhi edhe në ditët tona, edhe pse gjatë gjithë dekadës së kaluar e urryer, fyer dhe vrarë, mbijetoi me të gjitha mënyrat. Ajo erdhi ndritshëm me humanizëm, me shpirtin e pavdekshëm shqiptar, pra kjo lëvizje duhet të vijë si nevojë e brendshme e një shpirti të trazuar, të lodhur  dhe të turbulluar, i cili kërkon dritë, shpresë…

          Zhvillimet e ngjarjeve të kohëve të fundit dhe lëvizjeve që po bëhen në brendësi të partive politike po shkaktojnë situata të çuditshme, të cilat nuk janë parë më herët, por sa duhen marrë seriozisht të gjitha këto lëvizje mbetet të shihen brenda periudhave më të gjata kohore. Shtysa e brendshme, nga e cila mora spunto që të fillojë këtë temë është se, si sot në shekullin e XXI në Kosovë nuk kemi ende parti të cilat janë të profilizuara dhe të rreshtuara ashtu si janë në të gjithë botën e lirë dhe demokratike.Të gjitha thirren në të djathtën dhe asnjë nga ato nuk thirret në të majtë, apo edhe të qendrës.  Krejtësisht kjo amulli e shkaktuar që nga zgjedhjet e fundit ka krijuar një pasiguri totale tek qytetarët se për ke dhe si duhet të votojnë.

 

          Po e nis analizën time me thënien e një filozofi gjerman, i cili shkruante “Bora është e bardhë dhe e bukur, por kur shkrihet del balta dhe bërllogu që fshehet pas saj”. Prandaj, edhe zgjedhjet e “jashtëzakonshme” që erdhën në Kosovë në dhjetorin e ftoftë me një të mërdhirë “endacake”, erdhën si produkt i sajuar nga parashutistët e PDK-së, të cilët tani e një kohë mbeten papunë.  Dikush mundet me plot të “drejtë” të thotë se kush i parapriu zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, e në të shumtën e rasteve jemi mësuar të dëgjojmë me qindra e mijëra herë analiza të ndryshme se si rezulatat i këtyre zgjedhjeve ka qenë shkelja e Kushtetutës së Kosovës nga ish-presidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Gjithsesi, më në fund presidenti dha dorëheqjen. Me dorëheqjen e tij mori fund edhe martesa e tyre, PDK-LDK. Shkurorëzimi i tyre solli vendin në një gjendje të vështirë të institucioneve dhe normalitetit të jetës së vendit.

          Luftat speciale datojnë qysh nga kohërat e lashta, mirëpo atëherë bëheshin në forma më primitive ndërsa me zhvillimin e teknologjisë moderne ndryshojnë edhe metodat e luftërave special, që tashmë bëhen në botën e zhvilluar. Në dukje e njëjta luftë bëhet edhe në mes partive për pushtet kur ajo merret në kontekstin e plotë të asaj që quhet luftë e së lejueshmes, pra kontrollimi i mediave të shkruara dhe elektronike nga partitë. Propaganda për zhvillimin ekonomik, social, korrupsion, e të gjitha këto lojëra janë të lejueshme në botën e qytetëruar, mirëpo kurrë njeherë që sot në shekullin e XXI të mendohet me logjikën e viteve 45’ të pushtimit diktatorial të Enver Hoxhës. Këtu edhe fillon lufta brenda klasave në PDK që të shpëtojnë veten. Madje disa që u ka ikur tepeleku i kokës dhe janë marrë me “pislliqe”, të cilat ndiqen penalisht u duhet një imunitet i përshpejtuar politik dhe për të marrë kontrollin legal mbi shtetin, mënyra e vetme ishte që të bëheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme, që ata të futen brenda institucioneve që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre të lënë përgjysmë. Mirëpo tash nën petkun e deputetit, gjërat duken më të sigurta. E këtë siguri, ia jep pikërisht imuniteti.

         A nuk është rastësi që të gjithë njerëzit e SHIK-ut që ishin kandidat për deputetë brenda PDK-së kanë marrë mandatin e deputetit sepse struktura e tyre ishte komplet e angazhuar?! Ky është edhe shkaku i manipulimeve të shumta brendapërbrenda PDK-së, e kjo e fundit mësmiri shikohet me rastin e Sms-së që dërgoj Jakup Krasniqi, ku ai anashkalohet nga vetë kolegët e partisë së tij. Ai e thotë hapur që po shantazhohet nga njerëzit e vet. Prapë shihet qartë që këto zgjedhje nuk janë asgjë tjetër vetëm një lojë e njerëzve të pushtetshëm. A është rastësi që deshën të eleminohen nga skena politke të gjithë ata që për dekada bartën barrën më të madhe të Çlirimit të Atdheut?! Duke mos dashur të përmendim detajisht emra, dua vetëm të shkruaj disa fjalë për disa parashutistë, të cilët erdhën si mollë e kalbur, e një nga ata është Memli Krasniqi, biri i njërit ndër themeluesit e LDK-së dhe njëri ndër ata që nuk ngurronte ta ndjek të madhin Ukshin Hoti hap pas hapi dhe përmes shkrimeve madje ta quaj edhe të çmendur.  Pra, kemi të bëjmë me të birin e një të dyshuari. Këtu të kemi parasysh edhe përformancën e tij si reper që ishte, e tash vetëm sa e madhëron kur dihet që janë edhe “fetar” të mëdhenj. Gjithashtu nuk mund ta harrojmë ministrin tjetër Stavilevcin. Vetë mbiemri kujtohet në mendjen e mbarë shqiptarëve të Kosovës për të “mirë”, mos ta harrojmë tash edhe Buzhalën e Ilir Mirenen që po tentojnë drejt kolltuqeve të nxehta. Ndërsa sa për Prof. Hajredin Kuqin nuk kemi çfarë të flasim kur e dijmë fort mirë që është servili i “latuar” apo më mirë të themi njeriu që më së shumti ndihmon “Gjarpërin” për helmimin e shokëve të vet. Ju kërkoj ndjesë, pasi harrova të pyes ku është Gani Koci, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Hajredin Hyseni, Selvije Halimi, Mehmet Hjarizi, Nait Hasani, Rrustem Mustafa, Fatmir Limaj. Po mirë këta nuk ju duhen më, se këta nuk do ta votonin Presidentin, i cili është njeri që i ka shërbyer qëllimeve antikombëtare. Vetëm nëse marrim si shembull ardhjen e tij për të kërkuar takim në Beograd nga Moska, ç’ka ti shtohet më shumë se çfarë miqësie duhet të ketë pasur ky me to?! Më lejoni të shtroj para jush një pyetje fare të thjeshtë,  “Kur “presidenti” juaj përkulej me “nderime” të mëdha para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ç’ka mendoni se do të thoshte Baca po të ngrihej nga varri? Po kur shkoj tek varri i strategut dhe guerilasit më të madh të Kombit, Zahir Pajaziti, si do të vepronte ky hero po ta shihte para vetes atë fytyrë të “plastifikuar”? A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ka bërë për luftën, për kombin, për lirinë që të vije në Kosovë si president ky dallkauk me brirë? A e keni pyetur vehten tuaj ndonjëherë se a ka ndarë ndonjë lek nga miliardat e tij kur populli luftonte për jetë a vdekje? Atëherë le të mbetet në ndërgjegjen e çdonjërit prej atyre që votuan për të. Në të gjithë këtë “kasaphanë” nuk duhet harruar figura madhore e Jakup Krasniqit, i cili nuk u bashkua me “kasapët” për të bërë raprezalje në mesin e popullit tonë. Jakuk Krasniqi me gjestin e tij do t’a ketë perkrahjen popullore të fuqishme, nëse një ditë do të jetë kandidat për postin e Presidentit të Kosovës. Me këtë rast, ai vërtetojë fort mirë se të rrënjosur në zemrën e tij, ka mbi të gjitha Kombin përmbi interesave të ulta meskine personale. Megjithatë ditë të mira do të vijnë për popullin tim, nëse ato do të zgjohen e do të reagojnë sa më shpejt, në mënyrë që Hashim Thaçin me reperët mos t’i lejojmë të vazhdojnë tangon e tyre duke kërcyer para syve tanë.  Nuk mundem të qëndroj pa përmendur këtu edhe një thënie tjetër të një profesori gjerman, ku mes të tjerash në një ligjeratë do të deklaronte: “Një shoqërie për të kaluar nga komunizmi dhe idetë e tij, i duhen së paku 40 vite dhe për ta hequr nga mendja dhe shprehja për të qeverisur në këtë formë me eliminime.”

          Nëse kujtoheni mirë, duhet të mbani mend se Jakup Krasniqi në Rubikon tha që mentaliteti komunist ende bartet tek të gjitha partitë tona politike. Kjo të lë të kuptosh se diçka nuk ecën mirë brenda asnjë partie në Kosovë edhe pse në PDK të gjitha qarqet nuk ishin të theksuara si tek partitë e tjera. Mirëpo tash kur vetëm kanë ndodhur thyrjet e para brenda vijave të trasha, të parët të cilët ende mbesin besnikë të idealeve të tyre se Kosova duhet të bëhet e Shqipërisë dhe atyre që bëjnë të gjitha ashtu sikur dikur bënte Presidenti “Legjendar” vetëm që të mbetej në majë të politikës kosovare, e njëjta është përcjellur edhe tek Thaçi, i cili sillet në parti sikur të ishte një despot dhe si për çudi emiton dikur armikun e përbetuar të tij, Rugovën. Ai thonte të premteve se Kosova duhet të jetë shtet i hapur për vendet e rajonit, ndërsa sa për dallim nga ai, sot z. Thaçi thotë duhet të bëhet liberalizimi i vizave dhe inkuadrimi në NATO dhe BE. Pikërisht këtu fillova të bëja një analizë mes dy figurave më të çuditshme që ka pasur populli kosovar. Në fakt, që të dy kishin vetëm një qëllim, qëndrimin në pushtet dhe sa për gjërat e çështjet e tjera as bëhet llaf se me kë dhe si do të bëhet politika e shtetit. Për dallim nga sa thashë më sipër, ka edhe prej atyre, të cilët idealet  i kanë të kalitura, ku pikësëpari Kombi e në radhë të dytë subjekti politik. Ky është edhe fakti, i cili madhëron zotin Krasniqi, i cili diti të mbajë baraspeshën politike duke kundërshtuar dhunën e ushtruar dhe despotizmin që ushtrohet në PDK. Tashmë, një epokë tjetër duket se po vjen në rradhët e PDK-së, pasi rrugët janë ndarë mes Thaçit dhe Krasniqit, nëse Hashimi i “shkretë” nuk jep dorëheqjen si Kyreministër i vendit. “Luftëra” të ashpra pritet ta ballafaqojnë Thaçin edhe në Kuvend, të cilin as miliardat e eurove të Behgjetit të tij apo planet ruso-serbe nuk do e shpëtojnë. Sot, kemi arritur edhe një pjekuri politike, duke pasur edhe në Kuvend parti, të cilat kanë vendosur baza të shëndosha demokratike. Për disa syresh atdhedashuria është nocion që rreth vetes thith të menduarit dhe vepruarit për komb dhe atdhe. Po humbe mendimin, je i humburi edhe i historisë dhe krejt në fund dua të them që “populli kosovar nuk pranon shtetin dordolec dhe të kapur nga krimi”.


          Së fundmi, populli kosovar çdo ditë me punën tonë do të lobojë për bashkimin me Shqipërinë. Populli jonë nuk pranon sërbin-shkja që të pushtojë brenda trojeve etnike shqiptare! Populli nuk pranon në asnjë mënyrë  “bashkim-vëllazërimin e ri modern “multietnik” dhe as imponimin e një identiteti “neutral” kosovar”.  Në fund, populli jonë atdhetar  nuk pranon më asnjë kompromis me Serbinë vrastare!

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-03-19 01:25:37
plotësisht pajtohem me artikullin tuaj dhe dëshiroj që edhe tjerët të paraqiten me artikuj të tillë dhe njëherë e përgjithmon tu thyhen hundët mercenarëve si këta që ju i keni cekur këtu dhe atyre që populli i njeh mirë. rroftë bashkimi kombëtarë në krye me prijës të tipit të BALLIT KOMBËTAR. 
 
me respekt Dashamiri


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?