Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Njė jetė luftė kundėr komunizmit, njė jetė mall pėr Kosovėn
Njė jetė luftė kundėr komunizmit, njė jetė mall pėr Kosovėn PDF Print E-mail
16 Janar 2007

Nga Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Gjurmëve të kohës - Shaqir Xhemë Kabashi

 Shaqir Kabashi ishte një nder  pjesëtaret më aktiv të operacioneve angloamerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet 1950-1953. Shaqiri lindi më 1927 në Kabash, fshat ky i njohur në Anamoravë  për sakrifica e flijime për çështjen kombëtare. Po përmend këtu disa prej flijimeve të familjes së Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashës 1910 bashkë me kushërinjtë e tij të parë, Adem e Mustafë Kabashin. Agushi, vëllai i gjyshit të Shaqirit, vritet më 1913 bashkë me 50 e më tepër kushërinj të tjerë nga forcat serbe, Tafa /kushëri/ vritet më 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushërinj të parë të Shaqirit/ vriten në mars 1945, në malet e Kopilaçës në luftë me Brigadën e XVII – të  sllavomaqedone.  Hasani, komandant Batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset për vdekje duke çarë pritën  në kufirin maqedonas - grek, me 28 nëntor 1945 /varri nuk i dihet/,  Rexhepi, zëvendëskomandant Batalioni  /kushëri i parë/ në dhjetor të vitit 1945 vdes në Florinë /Greqi/, Ibrahimi /vëllai/ në vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar)*, Ahmeti  /kushëri i parë/  1953, i pushkatuar)* Gjemajl Aziz Azizi /1915-1995/ dënohet me 10 vjet burg për shkak se u kishte bë konak kuadrove angloamerikane: Shaqirit me shokë.  Sylejman Agush Rexhepi /1931-2004/ me 10 vjet  burg,  vëllezërit Jahi e Isamjl  Selmani me nga 6 vjet burg se ishin takuar me nacionalistet antikomunist: Ahmetin, Shaqirin, Ibrahimin e Beqir Bajgoren.

Shaqiri që në moshën 17 vjeçare i rrëmbyer nga ndjenja patriotike, u bë krah i fortë i çetave  balliste që ishin vu në mbrojtje të trojeve denbabaden shqiptare, në Anamoravë të Kosovës e më gjerë. Fundja, ai po ndiqte rrugën e paraardhësve të tij, që kurrë nuk pushuan së luftuarit kundër pushtuesit të huaj. Në çetat, që për një kohë të shkurtër u shndërruan në batalione /1944-1945/ u çelikos për t’u përballuar katrahurave që sjellë lufta. Në Batalionin e Parë, i cili vepronte në malet e Karadakut, /1944-1945/  Shaqiri  që kishte trashëguar cilësitë më të mira të të parëve të tij dallohet si një ushtarak model, i zoti, trim dhe me mendje të shkathët. Në gjykime i drejtë, por herë-herë i rrëmbyer. Kundërshtar i devotshëm i komunizmit. Si pjesëtar i forcave angloamerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuara me parashutë nga territori grek, italian e gjerman kundër regjimit komunist në Shqipëri.  Edhe pse  kishte desantuar shume herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur. Në desantin e parë /gusht 1951/ i vritet i vëllai Ibrahimi. Ilegalisht vjen në vendlindje, nëntor 1950 dhe në vitin 1952 pas desantit në Shqipëri. Herën e dytë ishte i plagosur në këmbë. Shërohet  ilegalisht në shtëpinë e Xhemajl Azizit në Kabash dhe pas  dy-tri javësh e kalon kufirin maqedonas për në Greqi. Kjo ishte hera e tretë /1945, 1950 dhe 1952/ që po e kalonte në këmbë, shkelte të njëjtën rrugë.  Me dështimin e aksioneve për ta mposht regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1953 Shaqiri vendoset në Amerikë. Në vitin 1966 i përmalluar për shokët, familjarët... vjen në Turqi /Stamboll/. Aty çmallet me të vëllain Destanin, motrën Faten dhe familjarët tjerë të ardhur nga Kosova kastile për ta takuar Shaqirin. Në të kthyer për në Bufallo të Amerikës ndalet te kushërinjtë, shokët e luftës: Nezir e Mejdi Kabashi në Gjermani.  “Xha Shaqiri,– ishte i matur, i vëmendshëm, fjalëpakë, modest, mirë i informuar për situatën në të gjitha tokat shqiptare e më gjerë. Sa mori vesh se jam me profesion mësues ju bë qejfi shumë. Kosovës, tha disa herë, i duhen njerëz të ditur e të shkolluar. Djalin e vëllait, Salihun, që ish vendos në Stamboll për të jetuar, e urdhëroi: Kthehu prej nga ke ardhur. Atje, duhesh të qëndrosh! Guri i rëndë është veç në vend të vet.  Kisha dëshirë të fliste për rezistencën, aksionet e rrezikshme të vitit 1944 -1945, desantët aq te guximshme me parashutë në vitet 1950-1953, kalimin ilegal të kufijve Shqipëri-Kosovë,  Maqedoni-Greqi, por nuk e tha asnjë fjalë për atë periudhë.” /Sipas Ferat Abdylit, arsimtar, i lindur më 1940 në Kabash, i cili u takua me Shaqir Kabashin në Stamboll, gusht 1966. 
Nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë...
Në  vitet 1990 dhe 1993 vjen në Shqipëri në kërkim të eshtrave të vëllait të tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumë hulumtimeve këmbëngulëse, peripecive, harxhimeve të shumta arrin t’i gjej eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit /Shqipëri e mesme/. Në Kabash, në shtëpinë e tij, më 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi,  kushëri i afërt me Shaqirin,  derisa fliste për të atin, Ahmetin, i pushkatuar në vitin 1954, hulumtimet e tij për ta gjet varrin, të cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin në Shqipëri,  nën tymin e cigareve që i ndizte njërën pas tjetrës, më tha: “Pasi e rivarrosëm Ibrahimin, Shaqiri  për ta ngushëlluar vetën  dhe mua,  i mërzitur ndërhyri me fjalët: U hoq qafe njëherë e përgjithmonë sistemi komunist, që na ka shkaktuar kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje... nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë duke kërkuar eshtrat e burrave të zhdukur,   të cilët e kundërshtuan, nuk e deshën, e luftuan murtajën komuniste..  Fundi bacoo, nuk i dihet burrit!  Pas gjetjes së eshtrave të Ibrahimit,  Shaqiri  u lirua nga ankthi që e kishte rënduar  dyzet vjet me radhë.  I gëzuar edhe për faktin e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ai e ndjente, besonte fort  se edhe Kosova ka për ta gëzuar lirinë.  E përcolla me veturën time deri në kufi të Greqisë. U ndamë,  me shpresë se do të shihemi prapë,  por  Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur u çlirua Kosova, vdiq në dhjetor të vitit 1997 në Bufallo të Amerikës, atje edhe u varros.”                                                                

 

Nacionalisti antikomunist Shaqir Xhem Kabashi /1927-1997/ si pjesëtar i forcave angloamerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuara me parashutë nga territori grek, italian e gjerman, kundër regjimit komunist në Shqipëri.  Edhe pse  kishte desantuar shumë herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur.


Ahmet Kabashi 1913-1954; Pas lëshimit me parashutë në vitin  1953, ra në grackën e Sigurimit e realizuar me ndihmën e KGB-ës që merrte informata prej agjentit anglez, Kim Filbi dhe me dt. 13 prill 1954 Gjykata e Lartë Ushtarake /Republika e Shqipërisë/  në bazë të nenit 64 e 75 K.P e dënon me vdekje – pushkatim dhe po at vit ekzekutohet. Përkundër hulumtimeve të djalit Habibit dhe Shaqirit  varri nuk  iu gjet.  Ahmeti ishte në grupin e Hamit Matjanit.


 
Ibrahim Kabashi 1929-1951; vritet si pjesëtar i njësitit diversant anglo-amerikan në gusht të vitit 1951 në Shqipëri.  Në tetor të vitit 1993, i vëllai Shaqiri, pas shumë peripecive i gjen eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit /Shqipëri e mesme/.
 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-22 10:39:55
LAVDI TE GJITH PATRIOTEVE SHQIPTARE QE DHAN JETEN PER IDEALIN KOMBETARE.

Koment nga GUEST më 2007-05-08 16:46:37
lavdi te gjithkabashasve, qe jan shum qe e dhan jeten per bashkimin komtar.tye sabit te pershendes nga suedija, 

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:40:02
nga familja e ahmet kabashit nese keni ndonje video apo informat ma te qer na dergoni ne imellen ju lutem

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:42:17
lavdi


International
English
Faqe interaktive