Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Vlerat e një libri
Vlerat e një libri PDF Print E-mail
08 Mars 2011

Ne kushtet neper te cilat jemi duke kaluar, sidomos duke patur para sysh sjelljet arrogante, meskine dhe, ne menyre absolute, aspak te bukura, te pinjojvet te komunizmit, libri qe eshte botuar  ne kohet e fundit nga Z. Nihat Bakalli,  Nga nje vit ne tjetrin (Copeza te nje jete) eshte nje dritare, kah e cila duhet te drejtohen syte tone, ne qofte se duam te marrim vesht edhe te kuptojme se sa jane perpjekur Shqiptaret ne mergim per t’ i shkuar ne ndihme ceshtjes shqiptare, ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte. 
Ne nje fare soj menyre, Z. Bakalli e merr per dore lexuesin edhe e fut thelle ne jeten e mergimit dhe pikerisht n’ato qarqe, te cilat i perkasin Balli Kombetar ne pergjithesi dhe sidomos drejtuesvet “historike” (mund t’a themi me plote gojen, tani) te kesaj partije, ne supe te se ciles mbahet nje sprovim i gjate n’Atdhe e ne mergim, ne lufte kunder te huajvet pushtuese dhe kunder diktaturavet komuniste e fashiste.
Ne kete drejtim pra dhe ne kete fryme duhet te kuptohet edhe libri ne fjale.
Duke lene ne nje ane  shenimet auto-biografike te autorit, te cilavet nuk u-shpeton asnjeri, qe  pershkohet neper ‘to, ne cdo kohe e ne cdo vend, ne pjesen me te madhe te librit, ai merret me ngjarje dhe njerez, qe kane lidhje te drejte-per-drejte me Ballin Kombetar.  Sic e sheh autori, ngjarjet sillen perhere ne lidhje me Partine Komuniste ne Shqiperi e ne Kosove, ne lidhje me mbeturinat fashiste ose pro-fashiste, ne lidhje me Levizjen e Legalitetit, duke u-mbeshtetur cdohere ne cka kane thene e bere, udheheqesit “historike” te Ballit Kombetar.

 

Ne te njejten kohe, Z. Bakalli nxjerr ne drite vlerat (siedhe te metat), qe kane patur udheheqesit kryesore te Ballit Kombetar, sic kane qene Mid-hat Frasheri, Abas Ermenji, Vasil Andoni, Zef Pali etj., duke mos lene ne nje ane edhe ata te nje shkalle me poshte, si Sulejman Meco, Qazim Prodani, Halil Maci, Imzot Zef Shestani, H. J. Azemi, Luan Gashi etj. siedhe Dr. Ali Koprensken, Dr. Jani Dilon, Hasan Kazazin, etj.
Z. Bakalli merret gjithashtu edhe me levizjet anti-komuniste, kur ai pat qene student ne shkollen e mesme te Shkodres, c’prej fillimit e deri sa ia ktheu krahet vendit te lindjes, per aresye se po behej me i madh kercenimit I sigurimit komunist.
Librit nuk i mungojne as edhe ndeshtrashat e jetes se autorit.
Deri tani, s’kemi pare te shkruhet shume per kete ane te mergimit shqiptar anti-komunist. Ne kete drejtim, me kete liber, Z. Bakalli na duket sikur e ploteson kete nevoje.

Tomor Korabi

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive