Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Larg ekstremizmave fetarë !
Larg ekstremizmave fetarë ! PDF Print E-mail
08 Mars 2011
Balli Kombëtar dënon vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka, shqiptar me origjinë nga Mitrovica. Është e pakuptueshme sesi një shqiptar i Kosovës mund ta kryejë një akt të tillë të shëmtuar ndaj ushtarëve amerikanë, të cilët iu kanë ardhur në ndihmë shqiptarëve në momente shumë të vështira, atëherë ku trupat e Millosheviqit vranë edhe prenë pa mëshirë shqiptarët e Kosovës  dhe arritën tê shpërngulin rreth 1 milionë kosovarë nga vatrat e tyre.

Natyrisht që ky akt i dobët është i papranueshëm për shqiptarët të cilët e konsiderojnë Amerikën si vend mik dhe ndaj së cilës janë shumë mirënjohës, prandaj opinioni shqiptar e ka pritur me dhembje dhe shqetësim këtë ngjarje.

Por duhet kuptuar se vrasësi në këtë rast nuk ka vepruar si shqiptar, por me sa duket si islamist radikal. Forcimi i ekstremizmave fetarë në përgjithësi dhe ai i islamizmit radikal në botë, është një rrezik sot edhe për kombin shqiptar, i cili aspiron për liri dhe demokraci. Ashtu sikurse komunizmi, edhe ekstremizmi fetar   kërkon t'iu turbullojë mendjen njerëzve nëpërmjet  një propagande dhe  ideologjie që në këtë  rast është fetare. Element tjetër i ngjashëm me komunizmin është karakteri internacionalist i kësaj ideologjie, duke bërë që kjo ideologji kërkon të dalë mbi kombet dhe t'i shkatërrojë ata.

Për kombin shqiptar ekstremizmat fetarë janë vdekjeprurës, për shkak se ka besimtarë shqiptarë të tre feve. Mirëkuptimi fetar që ka mbizotëruar tradicionalisht në Shqipëri është vital për unitetin dhe kohezionin e kombit shqiptar.  Për këto  arësye, Balli Kombëtar, ndërsa përkrah lirinë e besimit fetar, dënon me forcë çdo akt apo shfaqje  të  ekstremizmit fetar.

Për fat të mirë ekstremizmi fetar nuk ka përkrahje në trojet shqiptare. Por megjithatë duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse ka qarqe të   huaja të cilat punojnë pa reshtur për të nxitur ekstremizmin fetar edhe tek shqiptarët. Këto qarqe kanë si qëllim zhdukjen e kombit shqiptar dhe e përdorin fenë si një mjet komod për të realizuar qëllime politike. Rasti Frankfurtit, megjithëse mbetet një rast tejet i veçantë, tregon se edhe shqiptarët mund të bien viktima të ekstermizmave fetarë.

Për këto arësye Balli Kombëtar iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të qëndrojnë larg ekstremizmave fetarë dhe të mos bien viktimë e qarqeve të huaja anti-shqiptare që kërkojnë të realizojnë qëllime që nuk kanë të bëjnë fare me aspiratat  shqiptare. Balli Kombëtar iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen  që të punojnë për lartësimin e kombit shqiptar, për të nderuar të parët tanë, veten tonë dhe për t'iu lënë fëmijve tanë një vend të begatë, të fuqishëm dhe të sigurt.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive