Përkujtim i 30- vjetorit të ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë |
|
|
|
08 Mars 2011 |
Nga Asllan Dibrani
Kujtime nga burgu i Nishit në Serbi ne vuajtjen e dënimit
Një shkëmbim korrespondence nga burgu i Nishit në vuajtjen e dënimit si ish i burgosur politik qe patëm fatin me mijëra intelektual student nxënës dhe punëtor të burgosur nga regjimi ish jugosllav! Komunikimi ishte mjaft i vështire por ndonjë shkresë u përhidhte edhe në ndonjë xhep të gardërobave qe i përcillnim për pastrim në shtëpi. Përpos letrave postuese të rregullta , që nga një censurë e rreptë i humbshin mbi 50-60 %. Edhe këto vargje e kane pasur atë fat që kanë mbërri dhe janë ruajtur deri me tani. Vargjet ju kanë kushtuar vajzës së vëllait Shqipe Dibranit qe ishte në moshën fëmijërore por një nxënëse e zellshme ... Shkrimin po e dërgoj ashtu siç është shkruar në origjinal nga unë në moshën rinore në rrethana të asaj kohe në burgun ma famëkeq të Nishit!..
Shqipja dhe shkronjat shkrim origjinal!

Jemi në pragun e përkujtimit të 30 -të vjetorin e demonstratave te 81-it që ishin demonstratat ma te përgjakshme në vargun e rezistencës shqiptare kundër barbarisë serbe, qe e ushtronte një terror të pa parë në Kosovë një periudhë e rezistencës shqiptare dhe një bagazh i fund shekullit për historinë e popullit tonë. Djemtë dhe vajzat ,intelektual , student , nxënës dhe punëtor sakrifikuan për çështjen kombëtare dhe idealet për atdheun gjë qe dëshmuan edhe ngjarjet e viteve 81-shit .Atëherë ishte vërtet vështirë të futet njeriu në veprime ilegale dhe ja dolëm në mal e therë ,universitet e fabrikë, shkollë e gjetiu me aktivitete ilegale duke shkruar afishe ,lexuar revista e libra me frymë kombëtare duke lënë gjurmë në pregaditjen e popullit deri në demonstrata masive dhe në fund, ajo veprimtari e atyre të burgosurve politik u përhap edhe në perëndim qe me shtypin dhe propagandën e vet lëshojë dhe u reflektua thellësisht ne shpirtin e popullit shqiptar të Kosovës për ta luftuar okupatorin , ku si rezultat prapë doli edhe koordinimi dhe lëvizja brenda në Kosovë qe shpërthej aktiviteti i rezistencës në formë guerile deri në front ushtarak në krye me UÇK, ku prinin prapë ish të burgosurit politik edhe në frontin e luftës ,ku dolëm të fituar, me një të luftë se shenjt kundër armikut. Në këtë përvjetor i përshëndes te gjithë te burgosurit politik ku do që janë ,veprojnë dhe jetojnë duke filluar nga grupi ilegal qe kam vepruar në "Komiteti i Kosovës për te drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi " me të cilën gjë u arrestuam dhe u dënuam nga gjykata jugosllave në Prishtinë me datën 11.10.1984,në seancën e përbëre nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, nga trupi gjykues Ymer Osaj, dhe Shefki Syla, kryetar gjyqtaret porotë Azem Syla dhe Dojqi Maksimoviq e Iliaz Aliu me procesmbajtësen Samile Torakun punëtore e kësaj gjykate me ç'rast na shqiptuan dënimin me kohëzgjatje sipas radhës :
Dënime me kohëzgjatje të jashtëzakonshme për shkaqe te bindjeve politike nga aparatura serbe !
1.Rifat Kafexhlli u dënua me kohëzgjatje 20 vjet burg
2.Nuhi Bunjaku u dënua me kohëzgjatje 15 vet burg
3.Shaqir Ruhani u dënua me kohëzgjatje 15 vjet burg
4.Xhemail Krasniqi u dënua me kohëzgjatje 15 vjet burg ,ku edhe vdiq ne burgun e Nishit
5.Sadik Jashari u dënua me kohëzgjatje 14 vjet burg pas daljes nga burgu vdiq si pasojë e perjetimeve rrenqethese ne burggjet e Sebisë.
6.Hazir Xhafolli me u dënua me kohëzgjatje 13 vjet burg
7.Ajshe Gjonbalaj u dënua me kohëzgjatje 12 vjet burg
8.Asllan Dibrani u dënua me kohëzgjatje 10 vjet burg
Hamit Pireva u dënua me kohëzgjatje 5 vjet burg
Mentor Krasniqi u dënua me kohëzgjatje 3 vjet burg
Kadri Labinishte u dënua me kohëzgjatje 3 vjet burg
Beqir Gjonbalaj u dënua me kohëzgjatje 2 vjet burg
Trendelina Labinishta u dënua me kohëzgjatje 3 vjet burg
Qeram Telqiu u dënua me kohëzgjatje 1 vjet burg
Gani Bunjaku u dënua me kohëzgjatje 7 muaj burg deri sa ishim ne zhvillimin e hetimeve në ditën e gjykimit u lirua pa kurrfarë kompensimi edhe se nuk kishin fakte mbi akuzën e ngritur ndaj tij.
Grupi ynë u cilësua si një grup nder ma te rrezikshmit duke e ngritur aktakuzën sipas neneve edhe ligjit penal të ish Jugosllavisë me ngarkesë penale për veprimtari armiqësore nga neni 136 al.1 lidhur me nenin 125 qe ndëshkohet sipas nenit 139 al.1 te LPJ për të cilën akuzë mund të shqiptohet dënimi edh me vdekje ,kështu shkruan dhe theksohet në aktgjykimin e Gjykatës se Qarkut në Prishtinë të datës së lartshënuar.
Në te njëjtën shkresë shfrytëzoj rastin t'i përshëndes shokët e bashkëvajtjes se dënimit në burgun e Nishit të burgosur politik ku po përpihem ti theksoj emrat e tyre por qe harrohet ndonjë i kërkoj ndjesë . Të burgosurit politik në burgun e Nishit ishim arrestuar nga rrethe të ndryshme të Kosovës pjesa dërmuese ishin njerëz me influencë me nivelin e arsimit të lartë dhe intelektual,por të internuar nga një burg ne burgun tjetër pjesa dërmuese te shpërndarë në burgjet e ish Jugosllavisë ,si në Slloveni , Kroaci,Bosnje,Serbi ,Maqedoni Mal të Zi dhe Vojvodine ndërsa në Kosovë vuajtjen e dënimit nga ish te burgosurit politik e kanë kryer një numër shume i vogël. Merrne me mend se sa i ka kushtuar një vizitë një ish të burgosuri me shkua në slloveni dhe me u kthye ,me qellim të një vizitë kohe prej 5 minutash,edhe atë përmes grilave të rrethuar nga gardianët (policia) e burgut. Në vizitë na shoqëronin nga dy polic si ne të burgosurit ashtu edhe familjarët qe vini në vizitë. Të burgosur politike ne vitin 1985 ishim shumë,po kishte edhe shume shqiptare për vepra ordinere të cilët organet policore të burgut bënin presion qe mos te shoqërohen me neve duke bere ndasi me qellim te objektivave te veta qe te fut përçarje edhe ne vuajtjen e dënimit .Në burgun famëkeq të Nishit shpesh herë ka ndodhur qe një pjesë e madhe e të burgosurve politik kemi qenë nëpër pavijone të izoluara me vite të shumta me të cilën shpesh here ishim të shkatërruar nga torturat ose në procesin e shërimit të plagëve qe na u kishin krijuar nga policia e burgut. këto tortura i përjetonim edhe pas disa vite burg qe na iu kishin shqiptuar dënimet. Në ato dhoma të ngushta kushtet ishin jo të mira dhe kthina të vogla të vendosur nga 5-6 të burgosur, po zakonisht këtu na lenin nga një të burgosur politik shqiptar ndërsa të tjerët me qellim na i futnin edhe njerëz vrasës kriminel, të çmendur me qellim presioni në personalitetin tonë,duke na sulmuar edhe ne gjumë ,dhe si përfundim u krijonte një presion psikik dhe fizik. Këta ordiner dhe kriminel shpesh here nga te burgosurit polik janë zbuluar me mire sjellje qe organet e burgut i kane stimuluar me privilegje siç ishin lëshuare n vikende për shtëpi,shkurtim kohëzgjatje të burgut ,lejim vizite ma shpesh etj. Ma në fund i prezantoj të burgosurit politik të asaj kohe duke ju sugjeruar dhe bërë thirrje të gjithë ish të burgosurve ,intelektualëve, dhe studiuesve qe të mbledhin të dhëna sa ma tepër nga kjo periudhë me qellim që të grumbullojmë te kaluarën tonë në kasaphanet serbe dhe ne bazë të sajë ta pasurojmë atë pjesë të historisë me qëllime qe t'u lëmë dokumente me shkrim brezit që po e leme pas .Te burgosurit politik të asaj kohe në burg te Nishit ishim mesa vijon:
Emrat e të burgosurve politik ne burgun e Nishit!
Hydajet Hyseni,Berat Luzha,Martin Cuni,Sejdi Veseli,Gani Krasniqi,Sylë Muja ,Gani Koci,Ramadan–Gashi,Xajë Nura, Sali Sefa,Bajram Kosumi,Kadri Llugaliu,Sali Salihu,Rexhep Maqedanci,Musli Kosumi,Kadri Osmani,Muhamet Rogova ,Xhemail Krasniqi i vdekur ne burgun e Nishit nga keqtrajtimet !Sejdi Elezi,Bedri Bajrami ,Hasan Ukhaxha Enver Dugolli ,Agim Sahiti,Halit Berisha Sabri Sopi,Gursel Sylejmyani dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit Ferizaj me gjthë vellaun Bajramin !?...Sejdullah Musliu, Jonuz Musliu, Myslim Dobruna, Selim Zhubi ,Hysen Gega , Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi,Vehbi Fetahu,Xhvat Zeka,Ali Lajqi,Emin Krasniqi Ahmet Isufi,Salih Mala , Ramiz Arifi , Skender Vardari dhe unë Asllan Dibrani etj.
Ju kërkoj falje për emrat që nuk u përmenden nga qe nuk patëm shënimet e tyre...Respekt për te gjithë ish te burgosurit politik, qe ishin pishtarët e lirisë ,zëdhënësit e çlirimit të atdheut nga çizmja e armikut,duke e vetëmohuar vetën e vet për idealet e kombit dhe çlirimin e atdheut...
|
Koment nga GUEST më 2011-04-05 15:08:36 E kujtoj si sot tridhjetë vjetorin e demostratave studentore.Ato ishin guri i parë i themelit të këtij shteti të ashtuquajtur sot i pavarur.Të mos ndodhnin këto ngjarëje të 1981,Kosova do vonohej edhe më,po jemi të lumtur që sot në mesin tonë kanë mundur të kthehen nga ato burgje famëkeqe dhe jetojnë mes nesh si Artikullshkruesi Asllan Dibrani,Bajram Kosumi,Martin Çuni dhe gjithë emrat e veprimtarëve të cekur më lart.Ata sakrifikuan për atdheun,pa llogaritur se do të kthehen në mes nesh,por ja fati e deshi,ata sot janë mes nesh. | |
|