Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Euleks mos luaj me Atdheun tim
Euleks mos luaj me Atdheun tim PDF Print E-mail
19 Mars 2011

Duhet mbrojtur vlerat e luftes sepse marset tronditin kosoven

EULEK-si  edhe pse në këto momente paraqiten si forca mbrojtëse të shqipëtarve po të shikohen realisht kanë edhe prapavijn e tyre politike.Ne shqiptarët nuk duhet edhe të kemi besim aq të madhë tek Perendimi sepse është po aj Perendimi që coptoj tokat tona .
Çështja e Kosovës edhe pse një kohë të gjatë as që është përmend në qarqet Euro-Amerikane, përkundër asaj që ata për çdo ditë burgoseshin vriteshin vetëm pse ishin Shqiptarë, me përjashtim të disa shoqatave që thërrisnin që mos të shkelen të drejtat e shqipëtarve, prandaj këtu shihet qartë mos interesimi i Perndimit për Kosoven sepse interesat e tyre nuk rrezikoheshin. Iniciativa e Kinkelit me Vedrinin për një autonomi kulturore për shqiptarët e Kosovës nuk bëhej se shtypeshin Shqiptarët por kah fundi i vitit 1997 shihej në qarqet Perendimore se edhe Shqiptarët kishin filluar të organizoheshin në një luftë të armatosur dhe zotërit në fjalë parashikonin se me eskalimin e situates në Kosovë mund të vjen edhe deri te prishja e marrëdhënjeve bilaterale me aleatin e tyre sërbin, që Perndimi kishte një respekt të veqant për të.

 

Ne si popull duhet ti falenderohemi Ushtris Çlirimtare të Kosoves sepse ajo ështe e vetmja forcë që largoj pushtuesin nga Kosova dhe solli trupat e Natos në Kosovë, se po mos të fillonte kjo luftë e armatosur Perendimi do të mbante çështjen e Kosovës si një krahin të sërbis dhe do të kërkonte autonomin kulturore për ne. Fillimi i kryngritjes së aramtosur në Kosovë Perendimin e gjeti të paregaditur se si të veprohet në Kosovë, në fillimin i quajtën terrorist dhe shpresuan se ata „Fëshatar“që kishin rrok armët do të shkatrroheshin qysh me ofenziven e parë dhe i dhanë dritën e gjelberë, Milloshoviqit për të marrë fushtën e egër kundër Shqiptarëve, ku me këtë rast në Drenicen heroike u bë një luftë e ashpër mes UÇK-së dhe forcave sërbe ku heroikisht ra edhe Krykomandanti legjendar Adem Jashari, qysh pas kësaj beteje të përgjakshme Perndimi pa se Shqiptarët ishin të vendosur për të luftuar për një Kosovë të lirë dhe se nuk ishin vetëm „Fshatarët“   por ishte i gjithë populli që kërkonte liri.
Amerikanët kur panë këtë, vrapuan në Kosovë për tu takuar me krerët e UÇK- dhe menjëher me diplomacin e tyre filluan të largojn termin „Terrorist“ kjo nuk bëhej që Perndimin e donte popullin Shqiptarë, por kjo bëhej nga frika sepse shihej qartë që Qeveria e Shqipëris  në këto momente vendimtare diti si të veproj karshi situatës së krijuar në rrafshin Kombëtar dhe ndihmën që u jepte bijëve dhe bijave të Kosovës si me armatim gjithashtu edhe me njerzë profesionist, ndikoj shumë që qarqet e huaja të mendoheshin mirë rrethë vendimeve që do të merrnin për Kosovën, gjithashtu edhe vëllezërit  Shqiptarë në Maqedoni vepronin me një menquri të pashoq , kështu që vazhdimi i luftës në Kosovë,  do të thonte zgjërimi i saj në Shqipëri që ishte gjë e pashkmanëshme në Maqedoni që më vonë mund të prekte edhe dy shtetet e Natos Turqin dhe Greqin dhe mund të vinte deri te ardhja e në konflikti që mund ta ndezte tërë Ballkanin dhe të fillonte lufta e ftoftë mes fuqive të mëdha që këtë nuk e dëshironin asnjëra palë. Lufta e Ushtris Çlirimtare të Kosovës detyroj vendet Evro-Amerikane të veproj me një shpejtësi për ta qetësuar gjendjen. Në shumë shkrime të shumë analistve shqiptare shihet që më shumë falenderojn Naton sesa Bijët dhe Bijat më të mira të atdheut  kur dihet se ata janë që Kosovën e quan në pidestalin më të lart dhe sollën këtë që gëzojn sot Shqiptarët.
Kohëve të fundit burgosjet e disa pjestarve të  pjestareve të UÇK-së, po tronditin opinonin gjere dhe kjo tregon sesa jane te perkryer te huajt per Kosoven të gjitha këto tregojn prap simpatin që kanë fuqit e mëdha për Sërbin.  Këtë lojë po e ndihmojn edhe disa grupacione politike që quajne vetën „Instuticione“ po i japin përkrahje një administrimi të tillë nga kurreshtja për ta rrëzuar politikën demokratike qe po e kerkojne , Vetevendosja,LB,Balli Kombetar, , por do ishte  në dobi të Kombit që forcat e shëndosha politike  të marrin veten dhe ta dhënë kontributin e tyre ashtu siq u ka hije, dhe mos të bëhen pre e disa individëve që në ditët më të vështira të Kosovës shtrinte dorën me prijsin e pushtuesit sërb, në këto momente Kosova ka nevoj për cdo Shqiptarë të ndërgjegjëshëm ka nevoj për një bashkim, por jo vetëm bashkim për sy të botës, por bashkim për veprim të sinqert, të gjithë ata Shqiptarë të cilës do rrymë qofshin, majtist apo djathtist duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për kauzen e shenjët të Kombit që jemi duke pritur me shekuj të tërë.
 
Gazmend Islami
Autori eshte Analist Politik

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive