Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Shqiptaret kane sepse te krenohen per ish-presidentin Gerald R.Ford!!
Shqiptaret kane sepse te krenohen per ish-presidentin Gerald R.Ford!! PDF Print E-mail
16 Janar 2007


Nihat Bakalli New York

Nuk eshte qellimi yne t’a merzisim lexuesin tone me kete shkrim ne lidhje me jeten edhe te bemat e Zotit Gerald R. Ford, mbasi ata jane vene ne dijeni “ad nauseam” nga shtypi ne shikim ose me shkrim  per ish-presidentin, qe solli stabilitet ne shtetin amerikan shum te trazuar te vitevet 1970. Ai nuk u-zgjodh “president” nga populli amerikan, por i sherbeu atij me te gjitha fuqite deri diten e fundit. Duke folur ne ceremonine perkujtimore kushtuar ish-presidentit te sapo-vdekur, Presidenti i Shtetevet te Bashkuar te Amerikes, Zoti George W. Bush tha nder te tjera: Ne mes te shum trazimevet, Gerald Ford ka qene nje shkemb stabiliteti…

 Shqiptaret kane sepse te krenohen per Zotin Gerald R. Ford, atehere kur ky nuk ishte vecse nje deputet, duke perfaqesuar nje pjese te vogel te shtetit Michigan, aty ku gjendeshin te grumbulluar, duke shpetuar nga kthetrat komuniste, fill mbas Luftes se Dyte Boterore, shum vellezer e motra shqiptare, te cilet punonin, duke derdhur gjak e djerse neper punishtat e automjetevet amerikane. Kane sepse te krenohen edhe kur Z. Ford u-be “president”.

Ne zyrat e tija ne Grand Rapids, Michigan dhe ne Dhomen e Perfaqesuesvet, ose ne Shtepine e Bardhe, ne Washington, D. C.,  Zoti Gerald R. Ford i ka pritur miqesisht Shqiptaret, anetare e udheheqes te Ballit Kombetar e te Lidhjes Kosovare dhe ua ka degjuar me shum kujdes ankesat,  sidomos ato qe kishin te benin me gjendjen e mjere te vellezervet e motravet te tyre, nen pushtimin e eger serbo-komunist te Kosoves, te Maqedonise, te Malit te Zi dhe te vendevet Presheve, Medvegje e Bujanovc. Edhe kjo, shum kohe me pare se te fillonin ngjarjet e trazimevet te medha ne Kosove, kur Zoti Ford nuk ishte vecse nje deputet dhe me vone perfaqesues republikan ne Dhomen e Perfaqesuesvet, ose kur u-be President. Moshataret e Ballit Kombetar e te Lidhjes Kosovare i ruajne si nje relike shum te pasur, kujtimet e tyre me Zotin Gerald R. Ford. 

Per ne Shqiptaret ato ishin kohe shum te turbullta, mbasi ballafaqoheshim nga dy rreziqe shum te medha. Nga njera ane ishin komunistet (apo sic quheshin atehere “titistet”) jugosllave dhe nga ana tjeter, ata te Enver Hoxhes. Njera ana bertiste me te madhe “bashkim-vellezerim”. Kurse ana tjeter gerthiste “Parti, Enver – Jemi gati kurdohere!”

Ne lypnim miq te sinqerte, sidomos mbrenda botes amerikane, e cila nuk kishte shum kohe qe kishte filluar t’a njihte rrezikun komunist dhe ua shtrinte doren te pa-mundurvet!

Kete ndihme na e dhane pa kursim njerez si Zoti Gerald R. Ford.

“Ishte vera e shtyre e vitit 1968 – kujton i perndershmi Hafes Jusuf Azemi – dhe gjendeshim ne nje sheti verore te organizuar nga Shqiptaret ne qytezen Aurora te shtetit Illinois. Kryetari republikan i kesaj krahine, Zoti Marshal ishte bere shkaktar qe ne kete sheti te merrte pjese edhe Zoti Ford, aso kohe ish-perfaqesues i pakices republikane ne Dhomes e Deputetevet ne Washington se bashku me Senatorin Charles Percy, mik i sinqerte i Shqiptarevet te Amerikes. Zoti Marshal me zgjodhi t’u flisnja miqvet amerikane per ceshtjen shqiptare. Une fola me buze qe me dridheshin prej emocionit per tere Shqiptaret, duke treguar per vuajtjet nen regjimet komuniste ne Shqiperi dhe ne ish-Jugosllavine. Pash se Zoti Ford urdheroi sekretaren te merrte shenime. Kur u-nda prej nesh, ai premtoi se prej shenimevet do te bente nje raport per t’ia referuar komisionit perkates. Kurse, Senatori Percy, i cili me vone u-be kryetar i Komisionit te Punevet te Jashteme te Senatit amerikan, e dha premtimin (dhe e mbajti) se do t’a ndiqte ceshtjen se afermi. Per kete kemi nje leter-kembim te gjate.”

Vazhdon Zoti H. J. Azemi: Nje tjeter takim qe kemi patur me Zotin Ford, ka qene kur ky ishte president, ne 1975 ne Shtepi te Bardhe, ne Washington, D. C. Kemi qene te ftuar si nje “dergate” e Ballit Kombetar dhe e Lidhjes Kosovare. Aty benin pjese, pervec meje dhe Z. Ajet Rushiti, nga ana e Lidhjes Kosovare, edhe Zz. Dr. Faton Gashi, Ekrem Bardha, i cili aso kohe ishte “sekretar” i Ballit Kombetar per Shtetin Michigan dhe Petrit Butka, nga ana e Ballit Kombetar. Edhe njehere na e vuri veshin mire Zoti Ford dhe sekretari tije mori shenimet e rastit. Mbas bisedimevet, na ka ftuar vete sekretari i Zotit Ford per nje dreke. Ne kete takim te rendesishem ra te sy kujdesi qe po tregonte presidenti amerikan per ceshtjen tone. Luajti nje rol te dores se pare edhe Deputeti i Shtetit Illinois, Zoti Dervinski, i cili  nuk i eshte ndare kurr ceshtjes shqiptare.

Keto takime edhe bisedime e kane sheshur udhen per brezat qe do te vinin mbrapa, per t’i dhene nje shteg ceshtjes shqiptare. Prandej, cuditemi tani kur shohim ndokend t’a rrahi gjoksin per te bema e te tjerevet…

Duhet te zejme ne goje edhe nje tjeter rast. Eshte ai i nje vashe nga krahinat shqiptare, sot nen Mal te Zi. Ungji saje tregoi nje deshprim te madh kur mori vesht se Donika, mesa e tije, do te deportohej mbrapa ne Mal te Zi nga autoritetet amerikane. Edhe ketu ka luajtur rol  te madh Zoti H. J. Azemi. Ai shkoi pa vonese ne Washington, D. C. edhe trokiti ne deren e Shtepise se Bardhe, e cila ishte perhere “e hapur” sic donte te thoshte vete presidenti. Mjaftuan dy-tri telefonata nga ish-presidenti dhe Donika mbeti ne token amerikane. Ajo sot jeton bashke me burrin e dy vajza ne shtetin e Kalifornise.

Prandej, Shqiptaret kane aresye t’a kujtojne edhe t’a nderojne Zotin Gerald R. Ford, presidentin e 38-te te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes.

Nihat Bakalli

New York, Janar 2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-22 10:39:38
Ndofta shkrimshkruesi ka dashur te thote me titullin se shqiptaret kane pse ta duan presidentin Ford apo se shqiptareve ka se pse u vjen keq per vdekjen e presidentit Ford, pasi ai u ka bere te mira, por shqiptaret nuk kane pse krenohen per presidentin Ford, sepse nuk eshte merita e tyre qe presidenti Ford u be ai qe u be. Redaksia e gazetes Balli i Kombit nuk duhet te jete e pa vemendshme ndaj gabimeve te tilla.

Koment nga GUEST më 2007-01-22 10:37:38
Duke dashur te shpreh komplimentat per artikull-shkruesin, mund te shtoj se nder vite shqiptaret kane pasur lider te tille anembane botes, qe kane ditur te prezantojne fisnikrine e tyre dhe te gjejne gjuhen e mirkuptimit me autoritetet e nivelit boteror, jo vetem per çeshtjen kombetare, por edhe me gjere.Kesisoj na bejne te ndjehemi krenare qe jemi shqipter, por edhe na ncisin ambicjet tona per perfaqesim ne ♪5eshtjen mbarshiptare. 
Lexuese nga Shkodra e Shqiperise.


International
English
Faqe interaktive