Ushtrimi i së drejtës për t'u bashkuar me Shqipërinë - prioritet i Vetëvendosjes |
|
|
|
05 Prill 2011 |
Intervistë me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu
1. Tash vetem se kan filluar bisedimet e ashtuqujtura teknike mes qeverise Thaci dhe Serbise si eshte qendirimi i VV
1. Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër këtyre negociatave sepse ato janë të padrejta dhe të pabarabarta . Të pabarabarta për faktin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të negociohet me një shtet i cili nuk ti cili nuk të njeh si shtet. Dhe të padrejta për shkak të së kaluarës kriminale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
2. A duhet VV qe per te arritur objektivat e vete te mos anashkaloje as protestat kur vendi po shkon drejt ndarjes ne vija te trasha
2. Siç e kemi thënë edhe shume here te tjera pjesëmarrja e Lëvizjes VETEVENDOSJE ne zgjedhje dhe futja ne institucione ne këtë rast ne Kuvend është vetëm një mjet shtesë për ti realizuar qëllimet tona qe do te thotë se ne për asnjë çast nuk do te heqim dore nga mjetet tjera demokratike siç janë aksionet ,protestat ,tubimet dhe demonstratat
3.Siq shihet Thaci e kishte vetem farse mbledhjen e fundit te Kuvendit te Kosoves se me ne fund as qe u muar parasysh Kuvendi
3. Pjesëmarrja e delegacionit te Kosovës ne bisedime me Beogradin pa miratimin Kuvendit është veprim jolegjitim për shkak se takimi po mbahet kryesisht dhe kryekëput vetëm me vendim te Qeverise ,pa e marre miratimin nga Kuvendit. Pra Hashim Thaqit dhe qeverise se tij po i ngutet dhe kjo tregon për krizën morale e politike qe kjo qeveri i ka.
4.Thaci dhe Qeveria e tij po sillen sikur despot te vendit a kan fuqin politike dhe popullore per tu sillur ne kete menyre
4. Tani me jemi mësuar te shohim pushtetarët të cilët pa kurrfarë turpi vihen mbi interesat e vendit duke marre vendime te njëanshme dhe duke e injoruar jo vetëm Kuvendin e Kosovës por edhe vullnetin e qytetareve .
Janë këta politikane te cilët na moralizojnë për respektimin e Kushtetutës ,si dokumentin baze te vendit dhe janë te njëjtit te cilët e shkelin atë sa here qe u nevojitet për te mbijetuar politikisht.
5.Kjo pyetje ndoshta te bezdise po ne gazetaret jemi te tille? A besoni sinqerisht ne VV apo keni pare antarsimin ne te si nje mundesi per nje karriere me te shpejte politike
5. Qysh si studente kam filluar te marre pjese ne aktivitetet e organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE pasi qe aty shihja forcën e vetme politike e cila denonconte absurditetin e vendimeve te marra ne dëme te Kosovës dhe ofronte një koncept krejt te ri ,atë te vullnetit te popullit dhe te qytetarit aktiv.
Angazhimin tim ne Lëvizje e shoh si aktiviste te saj si shume aktivit tjerë qe kjo lëvizje ka ,kurse funksionimin aktual e shoh veç ne suaza te përgjegjësive dhe detyrave që unë kam para popullit te Kosovës
8.Ne rrafshin teorik,mund te kete dielema rrethe prioriteteve për popullin tone se si te veprojm,republike apo bashkimi i trojeve shqiptare ne nje shtete shqiptar:Cili do te ishte qendrimi juaj
8. Dy prioritetet e Lëvizjes VETEVENDOSJE! për popullin e Kosovës janë shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik te cilat nuk mund te arrihen pa realizimin e VETEVENDOSJES se brendshme dhe asaj te jashtme. E para ka te beje me atë se çfarë shteti duan qytetaret e Kosovës kurse e dyta ka te beje për ushtrimin e te drejtës për tu bashkuar me Shqipërinë
9. Një thënje latine thot"Eshte humane te gabosh por te ngulesh kemb ne te gabueshmen eshte cmdnuri" sa i shkon kjo thenie Qeverise Thaci
9. Veprimet e deritanishme te Hashim Thaqit edhe pse te gabueshme ato janë bere me vetëdije te plote nga ai kurse këmbëngulësia nuk mendoje qe është atribut qe mund ti jepet atij sepse është ky po ai të cilit që nga Rambujeja e më pas nuk ju pa këmbëngulësia, pra profili i tij është profil prej politikani lehtë të shantazhueshëm i cili mbijetesën politike e kthen si qëllim në vete dhe i cili kembëngulësin e vetme e ka mbetjen në pushtet.
Intervistoi:Gazmend Islami
|