Faqe kryesore arrow Kosova arrow Të mos harrojmë sakrifict e mërgatës shqiptare
Të mos harrojmë sakrifict e mërgatës shqiptare PDF Print E-mail
05 Prill 2011
Intervistë  ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual  krijues dhe ish i burgosur politik

Ta përmendësh emrin  e  zotit Hydajet Hysenit një kohë ishte  frikë nga regjimi jugosllav,po ishte krenari  dhe gëzim  i veçante ta takosh një intelektual,një patriot , një guximtar  dhe një idealist të  veprimtarisë ilegale të  demonstratave të vitit 1981, ku shfrytëzuam rastin ta  zhvillojmë  një intervistë në Prishtinë  në vitin  jubilar të 30-vjetorit  të pranverës se ngjarjeve të vitit 1981 dhe kryetar  aktual i "Shoqatës së ish te burgosurve politik të  Kosovës"që bëri analizë  të thukët rreth ngjarjeve të lartshënuara, po edhe për   artin, kulturën, mediet, luftën e Kosovës, mërgatën shqiptare  etj.

A.Dibrani  :Zoti Hydajet  ky vit shihet se do të jetë manifestimin i ngjarjeve të vitit 1981 ,a mund të na flisni se kush është organizator  dhe iniciues ?

Hydajet Hyseni: Si iniciues  jemi  ne  "Shoqata e ish të burgosurve politik"  duke parë  se vërtet  janë ngjarje  me rendësi për   historinë  e Kosovës  kemi bërë përpjekje qe edhe këto ngjarje të manifestohen sikur  i  kemi manifestuar edhe demonstratat e viteve të 68-ta në bashkëpunim me Arkivin Historik ,Institutin Albanologjike ,Universitetin e Kosovës dhe Institucione tjera përfshirëse qe kanë shprehur  gatishmëri  të bashkë-organizimit. Dëshira e jonë është që këto  organizime të tilla të marrin karakter institucional,deri me tani nuk kemi pasur ndonjë  harmonizim  të mirëfillit po në të ardhmen , pritet që të  intensifikohet  bashkëpunimi në  interesin e këtyre  ngjarjeve, që ishin  nacionale dhe  kombëtare. Kemi bërë një program  të ngjeshur   me karakter kulturor  manifestues ,do të kemi edhe konferenca  dhe  simpoziume ,tubime  si në Kosovë ashtu edhe në mërgatën shqiptare ku besoj se do t'ia dalim në krye që në forma dinjitoze do ta shënojmë pranveren e vitit 1981.
 
A.Dibrani:Zoti Hydajet ju u shprehet se keni pasur manifestim edhe   për përvjetorin  e vitit  1968-tës    si  dhe nga kush ?
 
Hydajet Hyseni:Edhe ato janë organizuar nga" Shoqata e të burgosurve politik", nga "Muzeu i Kosovës"  ,"Instituti Albanologjik"  ai Historik etj. Atë përvojë   që kishim për ato ngjarje, po me te njëjtin program jemi edhe në vazhdimin e shënimit  të demonstratave të 81-shes ku ceka edhe ma herët se  tani ekziston shteti dhe institucionet dhe  është mirë që mos tu lihen ma tutje, vet aktoreve të atyre ngjarjeve të  merren me këto organizime   qe ishim vet protagonistet e tyre dhe ishim haraçpaguesit për to.
 
A.Dibrani:Këto ngjarje ishin si ma masivet që u mbështetën nga mbarë shtresa e lartë  e vetëdijes  siç ishin studentët ,profesorët ,intelektualët , punëtorët etj.  A konsideroni se këto ngjarje  duhet të shënohen edhe si ngjarje të rëndësishme si tradicionale,  sepse këto ngjarje ishin si zëdhënëse e ndryshimit të  sistemit komunist në ish  Jugosllavi  por edhe të parët në rajonin evropian  ?
 
Hydajet Hyseni: Ne  në rastin konkret jemi duke e bërë një shënim të këtyre ngjarjeve  në formë jubilare  qe ka një ndryshim se  janë ma masive, ma te përqendruara ne një organizim të mirëfilltë.  Shoqata e jonë ka bërë ma shumë se çdo institucion tjetër për t'i nderuar këto ngjarje në  një pretekst  të veçanet ,duke i përkujtuar  figurat e veçanta ,datat historike  vlerat e tyre etj  ku siç thatë edhe ju se  ne atë kohë ishin masive dhe këto vlera të asaj kohe po shkohet  që të jenë  manifestime   gjithë popullore .Ne kemi ngjarje të hidhura  sa të duash qe  çdo dite mund ta zëne një  vend ,po do të përpiqemi ti shënojmë në forma simbolike .Ngjarjet ma te rëndësishme  siç janë këto mund te mbesin si tradicionale dhe  jubilare .Shqiptarët ishim të parët në revoltën që regjimi jugosllav i shuajti ato demonstrata me dhunë dhe terror  në formë të përgjakshme ku pati  edhe shumë viktima dhe të burgosur!
 
A.Dibrani  :Edhe të popujt tjerë shënohen data   te ndryshme pikërisht aty ku unë jetoj në Gjermani psh data me karakter  historik po edhe data  lokale, apo edhe familjare  qe konsiderohen i  ma të veçanta prandaj për  këto ngjarje  si  plan program  çka keni   fillimisht?
 
Hydajet Hyseni:Po kemi bërë një serë planesh ku fillimisht do të  jemi  të "Qendra  e Studentëve" qe edhe filluan ato ngjarje,  do të vazhdojmë edhe në  sallën  1 -tetori  që janë mbajtur një mori aktivitetesh. Atje do të mbahet një program i pasur  artistik , ku  e kemi titulluar  "Kujtimi i marsit" po me 26 mars  ashtu   do të jemi të organizuar edhe në Bibliotekën Universitare   që do të mbahet  një orë e madhe letrare. Në këtë organizim  do të jenë  prezent edhe Lidhja e  shkrimtareve të Kosovës qe do të jetë letëraro-artistike ,me një prill  do të kemi një akademi që do të bëhet ndonjë përurim i ndonjë libri që do tu kushtohet dëshmove të kombit njëri nga librat do të jetë edhe një  libër i zotit  Jakup Krasniqit  që do të përurohet atë ditë. Në këtë tubim do të  jetë edhe një libër  nga Sabri Novosella për dëshmorët e vitit  1981-shit .Me 13 maj do të  jetë një takim kushtuar dëshmorit  Tahir Mehes .Në datën 3 qershor do të jetë një konferencë e këtyre  ngjarjeve që do të jetë mjaft  i ngjeshur me aktivitete të ndryshme d.m.th do të ketë një serë  aktivitetesh  të larmishme  që besoj se do të kemi një vit manifestues  jubilar  të 30 vjetorit të pranverës  se marsit  të ngjarjeve të vitit  1981. Vetëm ne këtë mënyrë mund ta shënojmë  bujëshmerinë e atyre ngjarjeve.
 
  A.Dibrani  :Këto manifestime qe pritet të bëhen  faktikisht   shpërthimi i ngjarjeve ishte në Prishtinë,  këto ngjarje a mendoni qe të  organizohen edhe ne qytete tjera ne koordinim me këshillin organizativ,  po edhe në Mërgatën shqiptare  ?
 
Hydajet Hyseni:Mendojmë qe edhe në  qytetet tjera të organizojmë   aty ku ka pasur  aktivitete të atyre ngjarjeve po edhe ne  Mërgatën shqiptare  siç është Amerikë,Gjermania,Zvicerra  Belgjika etj ,po në Maqedoni njëkohësisht do të ketë  organizime te këtilla kushtuar këtyre ngjarjeve .Nuk do te këtë kufij se në ato ngjarje ka pasur  njerëz qe   ishin aktive pa kufij ,po me një theks te veçanet  e falënderoj mërgatën shqiptare që ishte flaka  e  ndezur  gjithnjë  dhe ajo dha maksimumin e vet qe  ndikoj  edhe në  shumë fusha  për një organizim sa ma dinjitoz në interesin e çështjes kombëtare. Këto ngjarje të  atyre viteve  besoj se është një vit i  pasurimit të   së vërtetës  lidhur me ato ngjarje ,është  koha të ndriçohen ato ngjarje dhe ta zënë vendin e vet  në  historinë  e re shqiptare.

A.Dibrani  :Zoti Hydajet  ju thatë se ka  shtet tani,ka institucione , seksione  ministri  gazetar,publicist aktor etj .  A mendoni se këto organizma se e kanë dhënë provën  pranë  popullit  shqiptar  për  ngjarjet  e asaj kohe  apo edhe të luftës se Kosovës  ,me libra,broshura,vepra, shkrime,  filma.  drama  etj ?

Hydajet Hyseni: Nuk mund te themi se u bë diçka e kënaqshme  nuk ka pasur një  unifikim  të përbashkët për ti pasqyruar  ato ngjarje sa e si duhet! Ka mangësi  edhe në programet dramaturgjike  ,programe TV-neve  po edhe ne  publicistikë, që  vërtete është   një boshllëk qe  do ti kushtoj popullit shqiptar,  pasqyrimi i  luftës ,i atyre ngjarjeve te 81-ishit  ,  i rezistencës se minatorëve , po i popullit në tërësi , po edhe  shpresojmë se  në të ardhmen do të këtë   një publicitet ma i  dendur, me qëllim që të plotësohet ky  boshllëk   me  iniciativën e  medieve të ndryshme,   mendoj se do të këtë edhe programe televizive ma efikase,   në dramë po edhe në ndonjë film se  kjo periudhe është  mjaft e pasur, për ti lënë vepra  me vlerë popullit  shqiptar  në bazë të kronologjisë së atyre ngjarjeve  të 81-shit, po edhe të luftës së ma vonshme . Po me këtë rast është  një sinjal i mire i këtij viti që përmes  takimeve të  ftohen njerëzit e të gjitha zhanreve,  gjithçka qe kanë, ti qesin në letër  dhe t'ju lemë brezave qe po  vijnë pas nesh.

A.Dibrani  :A keni ndonjë mesazh  për krijuesit qe të punojnë ma me përkushtim për ndryshimet që u bënë në këtë  periudhë duke filluar me ngjarjet e Kosovës te 81-shit, rezistencës  së ma vonshme deri të fronti  luftarak  ku si rezultat erdhi  deri të një  synim i yni   i shpalljes se pavarësisë se Kosovës  ,po edhe nxitjen e  krijuesve me   financime   nga organeve kompetente të qeverisë  aktuale ?

Hydajet Hyseni:Përmes kësaj interviste shfrytëzoj rastin t'i  ftoj të gjithë krijuesit   që të punojnë ma me përkushtim   në  realizimin e veprave në fjalë. Nëse   e lëmë të na ikë koha dhe të na del   nga dora dhe mendja, do të na kushtoj ,sepse konsideroj se    kjo kohë  është shumë e pasur dhe e lavdishme për popullin shqiptar. Mendoj  të jetë një moment i fundit që të veprohet  dhe të  ndriçohet  kjo kohë se për ndryshe  do të tretem ,do te harrohemi dhe  do te sakrifikojmë një  periudhë  që u  la gjurmë  e veçantë,  prandaj  shpresojmë se edhe  qeveritarët do të ndërgjegjësohen  dhe do tu kushtojnë  rëndësi krijuesve si në  financë ashtu edhe në nxitje  për të gjitha ngjarjet me vlerë kombëtare  në të ardhmen.

A.Dibrani  :Ne jemi dëshmitar të kohës se historia e popullit shqiptar është shtrembëruar nga të huajt ,po tani kemi një potencial të mjaftueshëm historianesh ,krijuesish dhe  publicistësh që  ta përmirësojnë  të kaluarën tonë  të djeshmen të tanishmen dhe të nesërmen ?Nuk është koha ma të këndojmë këngë  odash po të dalim pran botës me filma  gjë që nuk u bënë ,me libra ,gjë që nuk u shkruan  , kemi një thesar  dhe bagazh të madh dëshmish  dhe argumente   mbi terrorin qe u zhvillua nga   pushtetarët serb të kësaj periudhe,ndërsa Serbia   ka nxjerr me qindra dokumente,libra,filma etj. Të gjitha   të rrejshme pa pasur argumente  lidhur me Kosovën,ku propaganda e saj me dokumente të shkruara dhe te shtrembëruara,  pazari po i han tek shumë popuj !?... Heshtja dhe mos veprimi ynë , neve do të   na kushtoj, po edhe po na kushton,  opinioni i juaj ju lutëm ?

Hydajet Hyseni:Po kjo pyetje është shume me vend që vërtet nuk është  shtruar  asnjëherë  seriozisht qe mund te themi se as përse afërmi nuk është bërë diçka e tille. Ka mangësi  dhe gjëra të pa qarta me vetën tonë të pa shpjegueshme...! Ne akoma jemi ne mjegull  nuk dimë të propagandojmë të vërtetën tone të dhimbshme por edhe krenare edhe se i kemi arsyet e plota   të përcëlluara me tragjedi kombëtare,  qe rrallë popull që i ka. Ne i kemi mbetur borxh  edhe luftës se dyte botërore,  pa u shtjelluar gjërat  dhe pa u pasqyruar  ashtu si është dashur!Ne nuk kemi as një film qe të dalim para bote  me ato  periudha  t'i plasojmë të kaluarën tonë tek shikuesi  i huaj , diçka te prodhuar nga vetja e jonë!? Nuk kemi as për lutën nacional çlirimtare ,as vepra letrare sa duhet. Akoma jemi në një kohë agonie të pa qartë për vetën tonë.  Siç duket   akoma kërkon kohë te kthjellohen edhe  mediet  e mirëfillta  nacionale për tu hyre këtyre   obligimeve  historike qe e kërkon  kombi shqiptar,  që vlerat tona  të  jenë prezentë edhe pran popujve tjerë  me një fjalë duhet ta  shfrytëzojmë  kohen dhe freskinë e  këtyre ngjarjeve me qëllim qe mos t'ja lëmë kohës te na i pluhurosë   frymëzimet, kujtimet  dhe   inspirimet  për krijimin e veprave   si në të shkruar , si në pikture , muzike apo edhe te filmi qe  është fjala për zhvillimin e shkencës ,kulturë dhe artit shqiptar  ashtu siç e ka meritua ky popull.

A.Dibrani  :Siç e dimë të gjithë se figura e Adem Jasharit hyri në historinë  e  kombit siç ishte edhe  i madhi Skënderbeu ,ku dha çdo gjë nga vetja për çlirimin e Kosovës!   A ka meritua ky që ta ketë një film , apo dhe ndonjë vepër  ,drame  apo diç tjetër ?
 
 
Hydajet Hyseni:Po si të themi  ka pasur përplasje , iniciativa  diçka simbolike por kur thua në  fushën kinematografike nuk është bërë as gjë !?... Për projekte te tilla duhet  te ketë   njerëz serioz, me një fjale ajo është një figurë ,që  nuk guxon te degradohet    me projekte shkel e shko ,këtu duhet të jenë  aktual njerëz profesionalist po edhe  te financuar nga shteti  duke i mbledhur njerëzit artistet  nga hapësira gjithëshqiptare.  Këtu duhet të mblidhen te gjitha forcat  kombëtare që te dalim me vepra sa ma të mira pran publikut  shqiptar po edhe ati ndërkombëtar.Ka qene mirë  qe edhe  mërgata shqiptare  përmes organizimeve te veta te jete prezentë  sa ma afër,    sepse të bashkuar do të krijojmë fuqinë e të krijuarit   dhe të vepruarit.
 
A.Dibrani  :Tani  pas lutës kemi mjaft  programe televizive   me kohëzgjatje edhe nga 24 ore   ,por janë kontestuese,  janë programe të pa vlera ,me programe të dobëta,  nuk kas program , edukativ sa duhet,histori , gjeografi,   ne te gjitha lëmit ka mangësi  qe nga RTK-ja si program shtetëror  e të gjitha të tjerat,ku nga njëherë janë aq irituese  a thua  se a ka ndonjë  kontrolle   nga ndonjë institucion shtetëror?

Hydajet Hyseni:Po pa dyshim se situata është e pa kënaqshme ,ka vështirësi,ka ngërçe,   ka punë jo profesionale  dhe jo adekuate  në këto programe , mungojnë programet shkollore , mungojnë  programet edukative ,pjesa intelektuale  ngurron të  kyçet  ne çështjen  e se vërtetës  duke ju lëshuar  hapësirën e pseudovlerave nga njerëz  te nivelit te ultë  jo profesional, me logjike te vjetër, duke vrapuar pas    karrierës, përfitimeve,kapitalit etj .
 
A.Dibrani  :A  mundet këtyre medieve  apo programeve tu ndalet hovi, ngase  një numër i tyre edhe  kanë ardhur   deri të paraja ku e di se nga por  nuk ka  plasim te interesave te popullit  në fushën e kulturës ,artit ,shkencës  etj?
Hydajet Hyseni:Nga organet kompetente    shpresohet se do të ketë efikasitet në të ardhmen  duke intervenuar shteti  pa u përzier   ecuria e politikes ne media  dhe pa  e cenuar te drejtën  e  fjalës se lirë të medieve,  shpresojmë se do të ketë progres  jemi shtet akoma i ri duhet ti kalojmë këtë fazë tranzicioni i të këqijave  edhe pa dëshirën tonë.
 
A.Dibrani  :Ma në fund  ju falënderojmë për kohën që gjetet për këtë intervistë duke i shpaluar shumë gjëra në segmentin  kombëtar të kulturës,   artit , dhe historisë së lavdishme të ngjarjeve të vitit  81-shit e këndej, keni ndonjë mesazh tuajin me qe  ju ishit protagonisti   po thuajse  numër një i atyre ngjarjeve te përgjakshme dhe ish i burgosur shumëvjeçar  ?
Hydajet Hyseni:I përshëndes të gjithë  qytetarët e Kosovës   dhe lexuesit e kësaj interviste qe sa do pak u munduam tu  kujtojmë   atë periudhë të hidhur, po edhe të lavdishme të popullit shqiptar  me qëllim që të jetë si synimi   bashkimit  i të gjitha forcave politike   dhe krijimin e  unitetit  institucional,  kur është ne pyetje çështja e Kosovës ,shfrytëzoj rastin ti përshëndes te gjithë  mërgimtaret   ku do qe janë  neper botë .
 
A.Dibrani  :Në këtë interviste shpesh përmendet mërgimtaret    edhe se jemi ne fund të intervistës  ma imponuat një pyetje , a mendoni se"Mërgatës Shqiptare" po i hyjnë  në  hak organet qeveritare nga e para qeveri deri me sot pas luftës  së Kosovës,  duke e harruar dhe shpesh edhe duke e  keqtrajtuar nga njerëz  te pa ndërgjegjësohem që  rastësisht  janë futur në institucionet qeveritare  që aspak nuk meritojnë të jenë  aty ku janë!?... Dihen meritat e mërgatës  në të gjitha kohërat.  Sot nuk kanë as një përfaqësues në parlamentin e Kosovës ?

Hydajet Hyseni:Me keqardhje e them se  mërgatës shqiptare nuk mund ti dilet haku asnjëherë  duke e pasur parasysh   pa kursyeshmërinë   ne asnjë kohë   të vetës së tyre  ,asnjëherë nuk e kanë kursyer kapitalin që të jenë prezent pran atdheut, nuk i harrojmë  sakrificat e tyre edhe ne luftën e Kosovës , nuk harrohen  edhe investimet e tyre  të deri tanishme . Nuk them se është përfillur sa duhet , por  përfaqësimin e tyre  besoj se parlamenti i Kosovës do ta këtë ne qendër te vëmendjes   se për ndryshe  deri me tani   Kosovën e ka mbajtur gjalle mërgata    dhe këto gjëra janë  qe duhet të diskutohen në të ardhmen !

Intervistoi Asllan Dibrani Prishtinë shkurt 2011
 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?