Faqe kryesore arrow Letersia arrow Per te vleresuar nje krijim letrar fjalet dhe mendimet jane te pashtershme...
Per te vleresuar nje krijim letrar fjalet dhe mendimet jane te pashtershme... PDF Print E-mail
22 Janar 2007

Pierre-Pandeli Simsia

Mendime për romanin e Robert Martikos

 Pierre Pandeli Simsia Ndërsa po lexoja një vepër letrare, krijim i fundit, nga një mik i panjohur,seç më erdhën në mendje disa nga vargjet e mija që i kam shkruar  para pak vjetësh:
"E-mail, ti zog magjik i padukshëm/ që çon e sjell mesazhe pambarim/
ç'ma mbushe sofrën me miq dhe shokë/ ç'ma ngrohu zemrën gjaku i gjakut
tim.../ Më erdhën pranë shokët, miqtë e vjetër,/ sa shumë vite kisha pa
i parë/ pimë gjithë natën, pimë e s'u dehëm/ nga vargjet e krijuesëve,
me humorin tonë të rrallë.../"

Çdo ditë, çdo mbrëmje, sofra e shtëpisë sonë "mbushet" plot me miq dhe  shokë, të njohur e të panjohur... Flasim, kuvendojmë, shmallemi... me  njëri tjetrin. "Zogu" i padukshëm e-mail, më i shpejti ndër "zogjtë"  fluturues çdo ditë na i mbush shtëpinë plot me miq dhe shokë. Falë Internetit, listave dhe forumeve të ndryshme në të, nëpermjet  komunikimit, mesazheve dhe mendimeve të ndryshme që japim e marrim me njëri  tjetrin për probleme, krijimtari letrare të ndryshme... jemi bërë me  shumë miq dhe shokë, anembanë kudo janë, pavarësisht njohjeve tona  fizike.
Përveç shokëve dhe miqve të mi këtu në Nju Jork po permend disa nga  marrëdhëniet e mija të shkëlqyera, miqësore dhe paqësore që kam me  bashkatdhetarët e mi në shtete të tjera si: Faruk Myrtaj, Vasil Qesari, Vitore  Leka, Mirela Bogdani, Nestor Kotte, Rozi Theohari, Fatmir Velaj, Ilir  Borova, Petraq Pali, Denada Sopiku, Mardena Kelmendi, Raimonda Moisiu,  Mëhill Velaj,Valter Lazëri, Sillo Muçko, Lindita Dede, Adnan Mehmeti,  Albert Zholi, Gazmend Gramatiko', Gjeto Turmalaj, Mimoza Ibrahimi,Mina' Papajorgji....,që, përveç diskutimeve të ndryshme, shkëmbim mendimesh në listat e internetit, vazhdojmë të mbajmë edhe lidhje private, nëpërmjet mesazheve të urimit me e-mail dhe me telefon...
Një mrekulli të shoqëruar me shumë emocione dhe dashuri, jetuam unë dhe familja ime këto ditët e fundit. Para pak kohësh një çift shqiptarë larguar nga Shqipëria pas viteve 90-të dhe sot me banim në Gjermani, Bardhyl dhe Mereme Beguli, më dërguan e-mail, ku ndërmjet të tjerash më shkruanin se në muajin Janar të vitit 2007 do të vinin tek vajza e tyre në Nju Jork dhe kishin dëshirë të më takonin edhe mua...
Nuk mund ta përshkruaj atë lumturi-mrekulli që përjetuam ne të gjithë si familje, kur në derën e apartamentit tonë na erdhën miqtë e panjohur. Atë ditë më kishte "ardhur" i gjithë Berati im, pavarësisht se ata miq nuk janë nga Berati, më kishte "ardhur" e gjithë Shqipëria... Njohja jonë me Familjen Beguli që tashmë është një miqësi e vërtetë,
sepse folëm e biseduam si të ishim miq të vjetër të njohur prej kohësh, u  bë, falë "zogut" magjik të padukshëm, e-mail, Internetit, shkrimeve,  mesazheve dhe diskutimeve të ndryshme që ne shkëmbejmë me njëri tjetrin...
Një njohje tjetër e kohëve të fundit, përsëri falë Internetit është një tjetër njeri, intelektual, krijues shqiptar me banim në Korfuz, Greqi. Robert Martiko.
Edhe pse është emër jo shumë i dëgjuar më parë në gjininë e prozës, por i dëgjuar dhe i respektuar për qytetarët dhe qytetin e tij, Vlora e bukur, ku u rrit dhe kaloi vitet e nxirra të fëmijërisë së tij si fëmijë i një familjeje të persekutuar me baba të burgosur ku edhe vdiq në qelitë e ftohta të burgut, Martiko, kohët e fundit ka nxjerrë në dritë veprën
e tij letrare, Romanin "Dritëhije shpirtrash të humbur".
Ndërmjet vuajtjeve të shumta të një fëmijërie të sterrosur nga një regjim kriminel gjakatar komunist shqiptar, Robert Martikos është tepër e vështirë për t'iu hequr nga mendja edhe viti i zi i tmerrshëm 1979 kur babait të tij  Dino Martiko gjatë torturave të tmerrshme në burg i përfshihet edhe një inskenim i gënjeshtërt vrasjeje pa gjyq, ai tregoi  një
karakter të çeliktë, duke iu bërë shpesh thirrje hetuesve të mos mundoheshin... ‘‘Të varrnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm, Robertin..."
Edhe pse është vepra e tij e parë, romani "Dritëhije shpirtrash të vdekur" e rendit Robertin në një krijues me të ardhme të shkëlqyer, shumë premtues në krijimtarinë e tij letrare. Robert Martiko ka gjetur një gjuhë tjetër për të komunikuar me lexuesin e tij, krejt të ndryshme nga ç'lexojmë pothuajse çdo ditë në pafundësinë e prozës shqiptare.
Edhe pse është vepra e tij e parë, edhe pse profesioni i Martikos është ai i inxhinierit mekanik, kjo vepër e radhit atë në të quajturit shkrimtarë për vetë vlerat e larta që ka ky libër, për vetë mënyrën se si e ka fantazuar dhe shkruar Martiko atë libër.
Siç edhe thuhet në biografinë e Robert Martikos:  "...Është për të  shënuar se Roberti nuk shkroi në vitet e para të rinisë së tij: porsa ndjeu vokacionin e tij të parë për letërsinë, ngaqë nuk donte të ndjehej i perzier me sistemin. Të njëjtin parim vijon të ndjekë edhe sot. U edukua prej prindërve dhe veçanërisht prej të atit me ndjenjën e vlerësimit të
lartë për idealen, të pastrën, të bukurën, madhështoren, në radhë të parë për heronjtë më të mëdhenj të botës, ndërmjet tyre: Krishtin, Leonidhën, Sokratin, Skënderbeun, Vilhelm Telin, Zhan D’Arken, Masaniellon, Thanas Dhjakun, heronjtë e Revolucionit Grek, të Luftës së Dytë Botërore... dhe gjithë botës..."
Pra siç shihet edhe nga ky shkrim Robert Martiko nuk shkruajti në kohën e kolerës diktaturë ashtu siç kanë shkruar ata, të përkëdhelurit, shërbëtorët e atij regjimi, ata "krijues-e, që i shërbyen me devotshmëri me punën dhe propagandën e tyre, që sot çirren dhe bërtasin...
E ndërsa lexoja librin "Dritëhije shpirtrash të humbur", si lexues i thjeshtë që më ka tërhequr shumë ky libër, jo në rolin e kritikut letrar, më vinte të shkruaja e të shkruaja radhë pafund fjalësh, mendime të mijat, vlerësime për librin dhe autorin e tij Martiko pa pasur asnjë dilemë, pikëpyetje apo pikëzgjidhje në veten time, për të kërkuar nëse ka mbetur ndonjë fjalë a gjysmëfjalë pa u thënë nga të tjerët.
Fjalët, mendimet, janë të pafundme për t'i shprehur e për t'i shkruar në vlerësimin e një krijimi letrar dhe, askush, për të shprehur mendimet e tija nuk duhet të ndodhet në pikëpyetje nëse ato fjalë apo gjysma fjalë janë vjedhur nga "kalemxhinjtë" apo shërbëtorët e kalemxhinjve, siç lexojmë të shkruhet nganjëherë, kur është fjala për pëlqimin dhe
dhënien e mendimit për një krijim letrar dhe autorin-en e tij.
Është një hipokrizi e madhe dhe dyfytyrësi e atyre njerëzve kur shprehen se dashje pa dashje vihen në dilemë të madhe, sepse fjalët për të vlerësuar krijuesit e vërtetë na i paskan vjedhur kalemxhinjtë dhe shërbëtorët e kalemxhinjve, duke i shëmtuar ata ose ato të vetëquajtur shkrimtarë-e apo poetë-e. (Harrojnë ata-ato, mjeranë-e që jane bërë vetë objekt diskutimi në forume të ndryshme Interneti për vjedhje mendimi dhe vargu nga krijuesë-e të tjerë me shembuj dhe fakte konkretë).
Kemi lexuar me qindra dhe mijëra shkrime të ndryshme edhe nëpër forumet e ndryshme në Internet dhe deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë njeri të vetëquhet shkrimtarë-e apo poetë-e, as ndonjë kalemxhi që të jetë shërbëtorë të ndonjë kalemxhiu. Kjo që thuhet dhe shkruhet nga njerëz hipokritë,ziliqarë dhe servilë është fantazia dhe imagjinata e tyre e sëmurë e atyre meraklinjve dilemaxhinjve krijuesa, që nuk kanë me se të merren, por kërkojnë të gjejnë nëse ka mbetur ndonjë fjalë apo gjysmëfjalë për të thënë një të vërtetë... Fjalët janë ato që janë, me mijëra dhe, disa njerëz nuk kanë pse të vihen në kërkim nëse u ka mbetur ndonjë fjalë a gjysmëfjalë pa u thënë për të shprehur mendimet e veta; as në dilemë nuk kanë pse të jenë.
Ajo që dimë dhe që është fakt është se, njohim disa dilemaxhinj që me ndihmën e servilizmit të tyre kërkojnë ngritjen e lavdisë së tyre, dikush të shkruajë për ta. Me një buzëqeshje të tyren të shtirur dhe të pështirë të dalë boje që vetëm ata dinë ta përdorin mjeshtërisht, me atë takt servili dhe lajkatari që vetëm ata dinë ta përdorin të futen vend e pa vend nëpër shoqata të ndryshme ku edhe kanë dështuar, në persona, në familje,orar e pa orar, të hyjnë të ulen, të shtrohen të hanë e të pijnë alla shqiptarçe nëpër familje me fëmijë të vegjël, pa menduar se ka shkuar ora 2 e mëngjesit e ditës tjetër, duke ngritur dollira me urime dhe lavde për të zotin e shtëpisë krijues, hipokrizia dhe dyfytyrësia e tyre del fare hapur kur flasin sot, duke i rekomanduar lexuesit edhe për shkrimtarët e vërtetë të mirëfilltë, që sipas tyre duhet të zenë vendin në letërsinë shqiptare, kur deri pak kohë më parë kanë folur të kundërtën e asaj që flasin sot...
Porta e Letërsisë Shqiptare është e hapur dhe kushdo mund të hyjë në atë portë dhe është letersia e vërtetë shqiptare ajo, është lexuesi, nëse të pranojnë apo jo.
Letërsia e sotme shqiptare nuk ka nevojë për rekomandime kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë shkrimtarë-e apo poetë-e Krijuesi-et e rinj sot duhen përkrahur, stimuluar, kurajuar...,Bëje edhe ti dilemaxhi ziliqar këtë dhe mos u shqetëso nëse ka mbetur ndonjë fjalë apo gjysëmfjalë për të thënë të vërtetën për shkrimtarët e vërtetë" ashtu siç i mendon ti dhe që ta thotë imagjinata jote. Çdo lexues ka shijet e veta për të vlerësuar veprën dhe krijuesi-en e veprës së shkruar dhe nuk ka nevojë për rekomandime dyfytyrë njerëzish.
Sot çdokush mund të shkruajë, sipas deshirës, shijes,vullnetit, xhepit, fantazisë ... së vetë që ka dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë nëse ai-ajo krijues-e është apo jo shkrimtarë-e apo poetë-e. Askush nuk e quan veten shkrimtarë-e apo poetë-e edhe pse mund të jenë botuar dy apo edhe më shumë libra të tij. Krijuesin-en e thjeshtë e etiketojnë në
pseudoshkrimtarë-e vetëm dilemaxhinjtë, ziliqarët, të papunët... Nuk duhet të na duket çudi e madhe nëse lexojmë një krijim të një krijuesi-e të ri-re, pavarësisht se nuk është i moshës së re. Krijuesi-ja mund të nxjerrë edhe veprën e tij-saj të parë në moshën e tij-saj 60 vjeçare. Kjo nuk duhet të na shqetësojë, as të na çudisë, sepse jo çdokush që ka talent dhe dëshirë të shkruajë dëshiron të quhet shkrimtarë apo poetë-te.
Çdo krijues ka familjen, fëmijtë e vetë dhe si pasuri, ndoshta dëshiron t'i lërë pasardhësve të vetë krijimtarinë e tij letrare, pa e menduar ndonjëhere se është shkrimtarë-e apo poetë-e, pa e menduar nëse i pëlqen dokujt krijimtaria e tij-saj apo jo. Ç'rëndësi ka kjo për t'u shqetësuar të tjerët dhe për të rënë në dilemë...?!
Çdo krijues ka profesionin e vetë, të cilin e ka të mbrojtur nëpërmjet shkollës që ka kryer dhe diplomës që ka si dhe punës që ka bërë dhe bën. Sot, kur e drejta e fjalës dhe e  krijimtarisë letrare është e lirë, lexojmë shumë krijimtari letrare edhe nga ata ish oficerët e djeshëm të ushtrisë, ish sigurimsat,  ekonomistat,  inxhinierët, artistët,  punëtorët e thjeshtë, bujqërit, mekanikët ... që kanë talent për të shkruar... dhe nga askush nuk është dëgjuar që ndonjëri të vetëquhet shkrimtarë-e apo poetë-e, apo pseudoshkrimtarë-e, siç u pëlqen t'i quajnë dilemaxhinjtë. Kjo, po e përsëris edhe njëherë është fantazia e sëmurë e njerëzve  hipokritë, ziliqarë dhe të papunë.
Po përse vallë shqetësohen këta dilemaxhinj nga ata  që sot i etiketojnë si të vetëquajtur shkrimtarë-e, poetë-e, kur në të vërtetë nuk është dëgjuar dhe lexuar nga asnjë krijues-e të vetëquhet shkrimtarë-e...?!
Kjo është vetëm imagjinata e sëmurë e një njeriu në dilemë....
Besoj se ndonjë ditë të shkuar ata dilemaxhinj me servilizmin, buzëqeshjen e tyre të shtirur dhe të pështirë të dalë boje, kanë trokitur në ndonjë derë shtëpie të ndonjë krijuesi-e apo gazetari-e dhe i kanë kërkuar të shkruajnë për ta, t'i thurrin lavde për krijimtarinë e tyre letrare ... Dhe sigurisht, me tipat që kanë edhe e kanë bërë dhe duhet të
kenë patur sukses në atë çfarë kanë dëshiruar të bëjnë, të shkruhet për veten dhe krijimtarinë e tyre, përderisa lavdia dhe mbivleresimi i tepruar dhe i pamerituar që ata-ato krijues, gazetarë i kanë thurrur me shkrimet e tyre atyre dilemaxhinjve nuk ka munguar të mbushë faqe të gazetave...  Dhe falenderimi, sigurisht, duhet të ketë ardhur i menjëhershëm, pse jo edhe i ka ritrokitur përsëri "gazetarit-es", "shkrimtarit-es" në derën e shtëpisë me torten e urimit, si "shpërblim" për atë çfarë ka shkruar, duke i kthyer reston t'i thurrë lavde, "si një shkrim i përkryer, i palexuar ndonjëherë deri më sot, se je i-e rrallë në të shkruar, me një fantazi për t'u patur zili, ke shkrirë gjithë talentin tënd, është ky ai shkrim që doja unë... Hajt ta pimë edhe një gotë tjetër për miqësinë tonë të përjetshme..." Nga njerëz me shumë fytyra miqësia e shtirur nuk mbetet kurrë e përjetëshme...
Mos vallë servilizmi dhe dyfytyrësia e tepruar e dilemaxhiut ka arritur ndonjë ditë kulmin e pështirosjes së tij ndaj ndonjë krijuesi-e dhe tani s'i ka mbetur gjë tjeter dilemaxhiut, vetëm ish mikun-en  e tij-saj të hershëm krijues të rrallë, siç kanë dashur ta quajnë më parë, tani dalin me një gjuhë tjetër, duke i etiketuar të vetëquajtur shkrimtarë-e
apo pseudo shkrimtarë-e?!... Neveri...!

Duke lexuar romanin e Robert Martikos "Dritëhije shpirtrash të humbur" edhe pse nuk është emër i dëgjuar më parë në gjininë e prozës edhe pse është vepra e tij e parë, mënyra se si e ka trajtuar dhe shkruar Ai këtë libër, shpreh mendimin tim personal se Martiko është një krijues që duhet lexuar, pavarësisht mendimit dhe opinioneve të të tjerëve që mund të kenë kur të lexojnë atë libër.
Aspak nuk ndodhem në pikëpyetje, as në dilemë nuk jam, nëse ka mbetur ndonjë fjalë a gjysmëfjalë për të shprehur mendimet e mija personale për këtë libër dhe autorin e tij. Nuk dua t'ia heq lexuesit interesin e tij për ta gjetur dhe lexuar këtë libër, veçse e rekomandoj ta bëjë një gjë të tillë. Vetë lexuesi, pasi ta ketë përfunduar së lexuari këtë libër,
do të jetë i aftë të gjejë jo gjysmafjalë, por fjalë të shumta pambarim për të komentuar dhe vlerësuar librin dhe autorin Robert Martiko.
"Mos ndërto lumturinë me fatkeqësinë e tjetrit" "Këtij parimi i kanë mbetur besnikë ai dhe gjithë familja e tij. Ky parim që bëhet edhe ideal i romanit konsiderohet prej shkrimtarit  si parimi më hyjnor dhe më i lartë njerëzor..." shkruhet në Biografinë e autorit Robert Martiko.
Parathënien e Romanit "Dritëhije shpirtrash të humbur" e ka shkruar nje njeri tepër i njohur i letërsisë shqipe; poeti i mirënjohur, fituesi i disa çmimeve të dyta dhe të treta  të këngëve të festivaleve në RTVSH Foto Malo.
I uroj autorit Robert Martiko suksese në rrugën e gjatë, të bukur dhe të vështirë të prozës, faleminderit për këtë vepër që na dhuruat.
Mirëpresim vazhdimin e dritëhijeve...

Pjesë të shkëputura nga Parathënia e librit:


 "... Motivet dhe argumentat e veta autori i kërkon dhe i gjen në hapësirën pa caqe gjeografike, sepse e keqja që denoncon gjallonte në shumë vende e sisteme shoqërore pa liri demokratike. Shtrirja drejt materialit jetësor e fantastik në shumë mjedise, shumica e personazheve që rrëfejnë për fate, vende dhe regjime, përcjellin dhe materializojnë  shkallë-shkallë mesazhin e divorcimit prej çdo lloj dhume, por edhe prej difekteve të karakterit njerëzor në përgjithësi... Rrëfenjat e veta autori i quan derivate mirazhesh dhe është i mendimit se shpesh bota shpirtërore e njeriut mbruhet në mënyrë të çuditëshme dhe tekanjoze prej absurditeteve më të përbindëshme që shtrëngohet të përjetojë... Autori zotëron një kamera dinamike, përdor një gjuhë të qartë e precize dhe arrin me natyrshmëri efektin e dëshiruar... Këto përbëjnë një arësye më tepër që lexuesi të hyjë në mikrobotën e këtij romani e të përballojë një varg ndeshjesh me ngarkesa të ndijshme emocionale dhe psikologjike...


Pierre-Pandeli Simsia


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-06-19 12:12:28
shum mir por un i kerkoj disa libra te tjera qe te mund ti lexoj Droja nga Rifat Kukaj Rrethimi Verorja

Koment nga GUEST më 2009-11-03 01:59:31
Une mendoj se veprat e rifatit jan pa komente dhe kan nje bot te madhe 
ato e shtyn lexuesin te lexoj sa me shum , gje e cila mungon shum ne shoqerin tonë


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?