Faqe kryesore arrow Kosova arrow Lufta e drejtë e UCK-së dhe padrejtësia ndaj tyre
Lufta e drejtë e UCK-së dhe padrejtësia ndaj tyre PDF Print E-mail
06 Maj 2011

Ne një thënie te një filozofi ku shkruante për shakën dhe te pavetëdijshme thonte “një i varfër mori hua nga një i pasure 25 florinj,duke siguruar për varfërinë e vet. Te njëjtën dite mire bërsi e gjeti atë ne një restorant para një pjate prej salmoni me majoneze. Ai e qorton. “Si,ju merrni para hua tek unë dhe pastaj porosisni salmon me majoneze? Për ketë ju deshën paratë e mija??  “Unë ju kuptoj- përgjigjet i akuzuari,-kur kam para,nuk guxoj te ha salmon me majoneze. As me thoni kur do ha Salmon me majoneze??? Kështu do te pyes edhe populli kur do te ha salmon me majoneze
Kush mund te doje vendin tone me shume  sesa shqiptaret? Tash kur vendi po shkon drejt një katastrofe ekonomike politike dhe humanitare. Cka ke te pyesësh me shume sesa atë qe për çdo  muaj kemi inflacion ekonomik deri ne 10 për qind e populli i shkret as qe mund te kuptoj se cka po ndodhe ne oborrin e tyre. Apo ndodhe një lëkundje e shtetësisë se vendit tone qe u fitua me gjakun e derdhur neper shekuj për çlirim .

 

Faktori numër një i cili mund te sjell  trazira  është gjendja e rend ekonomike politike, e sidomos dhuna e ushtruar psikike e faktorit ndërkombëtar qe thirren ne emër te asaj se po e ndihmojnë Kosovën e ne fakt ata po bëjnë eksperimente nga me te ndryshmet me vendin tone. E kanë operuar ne te gjithë trupin, vetëm se zemrën ende nuk ja ka marre . A nuk është për tu tmerruar nga Padit e përditshmen qe bene EULEK-si ndaj ish ushtareve dhe ushtarakeve te vendit tim qe me vetëdije po mundohen te humbin qelizën e gjithë asaj gjenerate te art qe ishte e kalitur për te gjitha sfidat . Lufta speciale ndaj tyre kishte filluar qysh nga përfundimi i luftës, njëherë u munduan ti thyen moralisht ,duke u dhen misione për pastrim,me vone i lan nen mëshirën e fatit,ju ngritën kurthe nga me te ndryshmet, Komandanteve me te zot i burgosen ,disave ju përgatiten atentate, disa vdiqën ne komunikacion??? Kjo mesele po vazhdon edhe sot por a duhet populli te hesht para gjithë këtij presioni politik ekonomik dhe ushtarak qe po behet ndaj nesh,them qe ne duhet te jemi zot ne shtypin tone e askush tjetër.  Pse nuk na ndihmojnë te ngjitemi ekonomikisht pse nuk burgosin hajnat,bosët e mafies qe bëjnë vendin tim udhëkryqe te drogës për bote. Pse nuk merreni me  mijëra vepra qe janë mbetur ne sirtarët e gjykatave. Pse nuk ndiqni penalisht mijëra vrasës qe shëtisin lirshëm neper Kosove pa u penguar na askush. Pse nuk vejnë nen kontrolle pikat kufitare te veri. Përgjigjja është e thjesht popullim im?? Ata e duan Kosovën kështu te coptuar ,te mbes e pa zonja te mbijetoje ekonomikisht,e pa zonja ta mbroje veten ushtarakisht.“
Vetëm te barabarte dhe jo inferiore te rrihet karshi politikes ndërkombëtare e sidomos atyre shteteve te mëdha te cilat e kane te zhvilluar demokracinë e brendshme ata i duan partneret serioze qe kane mendim dhe ide te veta,nuk i duan ata qe shtrydhen si limoni e nuk kanë koncept nuk kane ide por bëjnë cka thonë te tjerët
Duhet ndryshuar politika e udhëheqjes se Kosovës sepse kjo politike është  grabitqare qe është bere tash e disa vite sindrom i se keqes. Njeriu lirshëm mund te  trafikoj  droga,prostitucioni, shpëlarja e pares.
Situata e krijuar në rrafshin Kombëtar sa vjen  duke u renduar falë mos seriozitetit të punës nga faktori njeri e që është meritë e atyre që thonë se kanë zgjedhur problemet vendore.
Dhuna e ushtruar neper dekada nga pushtuesit e huaja nuk ka kaluar pa lëne gjurme te mëdha ne mentaliteti,kulturën dhe traditën tone. Një fenomen qe nuk dallon nga vendet e tjera te rajonit ballkanik. Nga erdhe djalli i pare qe prishi baraspeshën intelektuale politike,kulturore,te vendit tim Ilirike ,qe ishte shembull i qytetërimit te hershem qysh para Krishtit,kush na beri qe te ngjajmë me djallin kur ishim me engjëjt dhe përcilleshim me to. Ne kishim diçka qe te tjerëve ju mungonte,mirësjellja,urtësia,bujaria,kultura,tradita,gjuha . Te gjitha këto na dallonin nga barbaret qe vini për te na prure diçka te re qe tek ne nuk ishte pare me herët. Faktet historike tregojnë  se Shqiptaret ruajtën pjesën me te madhe te territoreve te tyre te cilat nuk i humben duke u ndeshen me lloj-lloj popullsish endacake dhe te egra qe luftonin për mbijetese,por arritën ti humbin ne shekujt XIX dhe XX. Fuqitë e mëdha ndanin toka shqiptare duke u  nisur nga interesat e tyre personale dhe aleateve te tyre. Shqiptaret nuk ishin sllave prandaj kjo ndikonte qe tokat tona te epeshin peshqesh për popujt sllave. Këto ndarje dhe pretendime nuk ndalen kurrë se heshturi as gjate luftës se dyte botërore kur Greqia me Panajot Pipineli qe ishte zëvendësministër i jashtëm propozon zhdukjen e shqiptare nga harta. Ai  i paraqite Departamentit te shtetit Amerikan dhe Anglisë këtë kërkese,e para e kundërshtojë ketë ide te aneksimit ndërsa tjetra e morri seriozisht dhe e përkrahu këtë ide për zhdukjen e hartës se Shqipërisë. Pra këto janë vetëm disa fakte qe morra qe te huajt nuk mund te jene ata qe zgjedhin problemet tona,ne duhet te jemi ata qe i zgjedhim ato, duke lartësuar lart e me lart luftë e shenjet qe beri UCK-ja,ne duhet mbrojtur at lufte edhe me trupat tone,ne mund te krijojmë përditë nga një emër ,por kurrë nuk mund te krijojmë një Adem Jashar,Zahir Pajazit,Fehmi Lladrovc,Luan Haradinaj, Ismet Jashar, Ilaz Koder,Hakif Zejnullah,Adrian Krasniq,Bekim Berishe te gjithë këta dëshmorë ishin UCK dhe vete ajo. Ata për ne janë drite qe shndrit ne horizont dhe ndriçon Shqiptarin, e ne jemi ata qe duhet ditur vlerat asaj .Ndarjet për ne janë luftë.
Gazmend islami
Autori është Analist Politik



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-06-06 00:22:12
Dhe atehere kur ne Shqiperi nuk kishte shtet,populli nuk kishte votuar per asnje qeveri,ne zemrat e popullit tone vlonte dashuria per atdhe,per liri,e demokraci.Ne zemrat e trimave shqipetare,kishte vetem patriotizem,humanizem dhe vendosmeri kombetare...per ta mbajtur te paster kombin e Skender beut,per te ruajtur dinjitetin e nderin e shqiperise.Kudo kishte vetem tolerance ne emer te kombit,bashkim dhe vendosmeri deri ne vdekje per atdhe komb dhe shqiperi.Paraja,ka prishur idealet,ka mohuar atdhe,ka varrosur idealet per te cilat dhane jeten mijera trima te kombit tone. 
Qeveritaare ,jeni me popull dhe mos harroni popullin...Mbroni dinjitetin e te reneve,krenarine e kombit,bashkimin e popullit ne nje ideal te vetem,Pa dialog nuk del e verteta,,pa te vertete nuk ka zhvillim,pa zhvillim nuk ka perparim????? 
 
lutfi coka


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?