Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Thirrje autoriteteve shqiptare: mbroni shqiptarët e Malit të Zi!
Thirrje autoriteteve shqiptare: mbroni shqiptarët e Malit të Zi! PDF Print E-mail
06 Maj 2011
P   E  T   I   C  I   O   N

PRESIDENTIT TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
PARLAMENTIT TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
QEVERISE SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
MINISTRISE  PUNEVE  TE  JASHTEME  TE SHQIPERISE
MINISTRISE  PUNEVE  TE  BRENDSHME  TE SHQIPERISE
          
            Sic eshte bere e ditur,ne baze te urdher-arrestit  te  Interpolit te Malit te Zi, organet e policise te Shtetit Shqiptar me daten 1 maj 2011,ne piken kufitare  Qafe Morine  kane kryer  arrestimin e  bashkekombsit   tone Gjon Lucaj  nga  Malesia me shtetesi  malazeze dhe pritet qe brenda pak diteve te behet edhe ekstradimi  i  tij  drejt Podgorices.
            Zoti Gjon Lucaj eshte akuzuar dhe denuar ne mungese nga  Gjukata e Larte Malazeze me 3 vjet e 3 muaj heqje lirie(burgim),si pjestar i nje grupi malsoresh ne skenarin e njohur  antishqiptar cerrnogoras”Fluturimi I Shqiponjes”.
            Tashme eshte e njohur publikisht  se me daten 9 shtator 2006,ushtria,policia,forcat paramilitare te armatosura dhe ato te  sherbimit sekret malazez,me urdher te Kryeministrit  Millo Gjukanovic dhe Presidentit Filip Vujanovic,me qellim per te friksuar shqiptaret dhe per  tu rrembyer atyre pushtetin lokal, nje nate para votimeve ndermuoren nje fushat  te eger  dhune e masaker te vertet  krimi  mbi  te gjithe Shqiptaret e Malsise.

            Qindra  dhe mijera  ushtar  e polic  malazez,te armatosur gjer e ne  dhembe, ne oret e vona te kesaj  nate shtatori,ne  pabesi ,me urrejtje cinike  dhe pa asnje shkak ,sulmuan  me ashpersi  te tere Malsine,bastisen barbarisht  c”do  shtepi dhe rrahen e  torturuan,te gjithe  popullin,ku nuk u kursyen as grate ,femijet ,foshnjet  e te moshuarit.
            Gjate ketij  akti e sulmi  te shemtuar agresioni ,hordhite vrastare sllavo-malazez ,pasi e pergjaken   kete krahine,arrestuan  edhe 18 djem  trima  te saj dhe vrane 4 te moshuar,te cilet rane heroikisht si deshmore te Lirise,duke mbrojtur  me fjale vatrat,femijet dhe te drejtat e tyre te ligjshme.
            Falsitetin e plote  te ketij  plani  kriminal  me emrin e koduar”Fluturimi  i Shqiponjes” e tregoi  edhe vet  procesi  i dhunshem  diskriminues ,hetimor e  gjyqsor ,qe u ndoqe ndaj  shqiptareve,i  cili u pranua  dhe kritikua  si i till edhe nga shtypi e forca te shumta  progressive politike  ne kete shtet.
            I gjithe  Kombi  Yne,opinioni  perndimor,por edhe ai  perparimtar boteror  jane  shokuar  rend  nga kjo  gjakderdhje e shkaktuar prej krimineleve  malazez dhe e kane  denuar ate si nje krim  te ulet  dhe rracist kunder popullit  shqiptar, qe jetone ne trojet e  veta  shekullore, te cilat  fatkeqsisht   sot  ndodhen nen  thundren  e  eger  te  pushtetit  shovinist  sllav  te  Podgorices.
            Arrestimi  i  bashkombesit  tone ,Zotit  Gjon Luca ne Shqiperi,si dhe vendimi per tja u dorzuar ate  policise   gjakatare  dhe  gjykatave  antishqiptare  cerrnogorase per ta denuar  e ka tronditur rend  c’do  shqiptar  te  diaspores  tone   ketu  ne  Shtetet  e  Bashkuara  te  Amerikes,prandaj ne kerkojme  nga  autoritetet me  te  larta  te  Shqiperise ,qe brenda  rregullave  dhe  ligjeve  te  behen  te  gjitha perpjekjet e mundeshme,me qellim  qe  ai  jo vetem  te mos  u  dorzohet  persekutoreve antishqiptar  te shtetit malazez,por  te merret  edhe ne mbrojtje,duke  i  dhene  atij  statusin  si  i  perndjekur politik ,qe ja garantone  edhe e drejta nderkombtare.
            Kemi  besim se  kerkesa  jone e drejte dhe e ligjeshme,per mbrojtjen e jetes  se zotit  Gjon Lucaj do te merret  ne konsiderate nga ana e juaj.


Keshilli  Drejtues
Themi  J.Tushe
Pashko  Rr.Camaj


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive