Duhet besuar vetëm atyre që flijuan për Kombin |
|
|
|
05 Qershor 2011 |
Forcat e huaja edhe pse në këto momente paraqiten si forca mbrojtëse të popullit shqiptar po të shikohen realisht kanë edhe prapavijën e tyre politike. Ne shqiptarët nuk duhet edhe të kemi besim aq të madh tek Perëndimi sepse është po ai Perëndimi që copëtoi tokat tona .
RIKUJTIM
Po te merret për baze harta e Shqipërisë qe e përshkruan Studiuesi HANI ku vendin tone e ndan ne katër vilajete. Autori thotë se Shqipëria shtrihet nga 39-43 grade gjerësi veriore, pra nga Presheva ne Novi Pazare deri ne Toplicë, qe do te thotë nga kufiri verior i Shkodrës deri ne Nish. Po ku mbeten te gjitha këto territore Shqiptare . Me dhunën e ushtruar nga Serbia dhe Mali i zi ne njërën an dhe Turqia e cila qe nga Pavarësia e këtyre vendeve nuk hezitoje ti dhuron 70.000 km2 toka shqiptare.
A është ky terror dhe tkurrje e territoreve e cila behej vetëm për te mbajtur baraspesha politike. Te gjitha u bene me bekimin e po këtyre vendeve qe ne po i quajmë mike dhe na lenë nen mëshirën e fatit. Leo Freundlich i përshkruan masakrat serbe ne vjeshtën e vitit 1912-1913 ne trojet shqiptare kështu.“Me qindra kufoma te masakruara notonin ne rrjedhat e lumenjve. Ata qe mund te shpëtonin sëmundjeve,urisë,plumbave te pushkëve grumbulloheshin ne vende te caktuara dhe u jepnin ka një plumb kokës. Torturat më te mëdha i pësonin grat shqiptare të cilat i përdhunonin e më pas i lidhnin,i bënin ,kapice dhe i mbulonin me kashtë dhe i digjnin të gjalla. Nuk mund pa përmendur edhe projektet e tjera te serbeve qe bënin për zhdukjen e popullit Shqiptare nga Hartat po cekim me rend
1. Nacertenja e Ilija Garsheninit
2. Projektet e Vasa Cubrilloveiqit.
3. Projektet e Ivo Andriqit,Stevan Moleviqit,Dobrica Qosiqit
4. Instruksioni i Drazha Mihajloviqit
5. Memorandumi i Akademisë Serbe te Shkencave
6. Programi i Sheshelit dhe Dobrica Qosiqit tash se fundmi për ndarjen e Kosovës
Po te flasim për këto programe veç e veç duhet një libër i tere, por te gjitha këto u bene me bekimin edhe te atyre qe ne sot i quajmë Shpëtimtar.
Çështja e Kosovës
Edhe pse një kohë të gjatë as që është përmend në qarqet Euro-Amerikane, përkundër asaj që ata për çdo ditë burgoseshin vriteshin vetëm pse ishin Shqiptarë, me përjashtim të disa shoqatave që thërrisnin që mos të shkelen të drejtat e pakicave , prandaj këtu shihet qartë mos interesimi i Perëndimit për Kosovën sepse interesat e tyre nuk rrezikoheshin. Iniciativa e Kinkelit me Vedrinin për një autonomi kulturore për shqiptarët e Kosovës nuk bëhej se shtypeshin Shqiptarët, por kah fundi i vitit 1997 shihej në qarqet Perëndimore se edhe Shqiptarët kishin filluar të organizoheshin në një luftë të armatosur. Ata parashikonin se me eskalimin e situatës në Kosovë mund të vjen edhe deri te prishja e marrëdhënieve bilaterale me aleatin e tyre serbin. Perëndimi kishte një respekt të veçanet për të. Ne si popull duhet ti falënderohemi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ajo është e vetmja forcë që largoj pushtuesin nga Kosova dhe solli trupat e Natos në Kosovë, se po mos të fillonte kjo luftë e armatosur Perëndimi do të mbante çështjen e Kosovës si një krahinë të Serbisë dhe do të kërkonte autonomin kulturore për ne. Fillimi i kryengritjes së armatosur në Kosovë Perëndimin e gjeti të pa përgatitur se si të veprohet , në fillimin i quajtën terrorist dhe shpresuan se ata „Fshatar“që kishin rrok armët do të shkatërroheshin qysh me ofensivën e parë dhe i dhanë dritën e gjelbër, Milloshoviqit për të marrë fushatën e egër kundër Shqiptarëve, ku me këtë rast në Drenicën heroike u bë një luftë e ashpër mes UÇK-së dhe forcave serbe ku heroikisht ra edhe Kryekomandanti legjendar Adem Jashari. Pas kësaj beteje të përgjakshme Perëndimi pa se Shqiptarët ishin të vendosur për të luftuar për një Kosovë të lirë dhe se nuk ishin vetëm „Fshatarët“ por ishte i gjithë populli që kërkonte liri dhe që në ballë u printe UÇK-ja e organizuar në mënyrë hierarkike, ky organizim tronditi edhe më shumë qarqet Euro-Amerikane.
Amerikanët kur panë këtë, vrapuan në Kosovë për tu takuar me krerët e UÇK- dhe menjëherë me diplomacinë e tyre filluan të largojnë termin „Terrorist“ kjo nuk bëhej që Perëndimi e donte popullin Shqiptarë. Po bëhej nga frika sepse shihej qartë që Qeveria e Shqipërisë në këto momente vendimtare diti si të veproj karshi situatës së krijuar në rrafshin Kombëtar dhe ndihmën që u jepte bijve dhe bijave të Kosovës si me armatim gjithashtu edhe me njerëz profesionist. Kjo ndikoj shumë që qarqet e huaja të mendoheshin mirë rreth vendimeve që do të merrnin për Kosovë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës detyroj vendet Euro-Amerikane të veproj me një shpejtësi për ta qetësuar gjendjen. Në shumë shkrime të shumë analistëve shqiptare shihet që më shumë falënderoj Naton sesa Bijtë dhe Bijat më të mira të Atdheut kur dihet se ata janë që Kosovën e quan në piedestalin më të lart dhe sollën këtë që gëzojnë sot Shqiptarët. Te gjitha këto duhet tu tregojnë Shqiptarëve se nuk duhet të jetojnë në iluzione se këta janë shpëtimtarët tanë sepse po te huajt po ndihmojnë në ndarjen e Mitrovicës të gjitha këto tregojnë prapë simpatinë që kanë fuqitë e mëdha për Serbin.. Por këtë lojë po e ndihmojnë edhe disa grupacione politike te cilat nuk ngopen kurrë me pushtetin. Çdo dite e me shume shihet qe me çdo kusht te huajt duan ta zbehin luftën e shenjet te UCK-se, qe për ne si popull është Historia me e Lavdishme e Kombit. Thirrjet për politikanet tanë?? Merreni veten jepeni kontributin e juaj ashtu siç u ka hije dhe mos bëheni pre e politikave qorre. Në këto momente Kosova ka nevojë për çdo Shqiptarë të ndërgjegjshëm ka nevojë për një bashkim, por jo vetëm bashkim për sy të botës, por bashkim për veprim të sinqertë, të gjithë ata Shqiptarë të cilës do rrymë qofshin, majtist apo djathtist duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për kauzën e shenjët të Kombit.
Gazmend islami
Autori është Analist Politik
|